Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: KURESHTJA FËMIJËRORE

Shko poshtë

Vullnet Mato: KURESHTJA FËMIJËRORE Empty Vullnet Mato: KURESHTJA FËMIJËRORE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 02, 2010 11:37 pm

Vullnet Mato: KURESHTJA FËMIJËRORE 14124_1194314349188_1568334934_30398687_3178865_n



Vullnet Mato: KURESHTJA FËMIJËRORE 12441_1135744604981_1568334934_30292397_345785_n
Vullnet Mato

KURESHTJA FËMIJËRORE

Kur nipi sapo shkelte në jetë
bënte pyetje që më vinin në siklet:

Pse përrallat s’janë të vërteta ?
Pse njerëzit ikin fare nga jeta?

Pse dielli nuk kthehet prapa?
Pse gojët nuk kanë tapa?

Pse kafshët kanë katër këmbë?
Pse pleqtë hanë pa dhëmbë?

Pse qumështi bëhet kos?
Pse ca burra bëhen qeros?

Pse peshku s’laget në ujra?
Pse kacagjeli i shkel pulat?

Pse yjet rrinë natën pa gjumë?
Pse edukatoret trashen shumë?

Pse babi fle me mamin?
Pse kalamajt s’i bën dhe babi?

Pse më japin të ha me zor?
Pse zhvishen lakuriq në televizor?

Pse plehrat i hedhin te rruga?
Pse xhaxhi kafshon tetën te buza?

Pse gocat veshin fustan?
Pse ndryshe nga çunat e kanë?

Tani këto “pse” i ka sqaruar,
por ka ndonjë më të ndërlikuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi