Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: TREKËNDËSHI I FALËNDERIMEVE TË MËDHA

Shko poshtë

Vullnet Mato: TREKËNDËSHI I FALËNDERIMEVE TË MËDHA Empty Vullnet Mato: TREKËNDËSHI I FALËNDERIMEVE TË MËDHA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 08, 2010 9:16 pm

Vullnet Mato: TREKËNDËSHI I FALËNDERIMEVE TË MËDHA 25057_1199319234307_1568334934_30407591_8008177_n


Mjeku BESMIR ZANI, lexuesi dashamirës nga Fterra
që u ngjit e ma gdhendi emrin te faqja e malit shkëmbor.


Vullnet Mato: TREKËNDËSHI I FALËNDERIMEVE TË MËDHA 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n

Vullnet Mato


TREKËNDËSHI I FALËNDERIMEVE TË MËDHA

Kam falënderimet e mia të mëdha,
si të gjithë njerëzit
mirënjohës në botë.
Të parin falënderoj nga zemra
Zotin e madh,
që më la të qëndroj kaq vjet përmbi glob.

Falënderimi i dytë
shkruhet te varri i nënës e babës,
që më ngjizën me brumë
nga më i veçanti,
mes gjashtë vëllezërve
t’i artikuloj fjalët,
me tingullin dhe shkëlqimin brilant të artit.

Falënderimi i tretë
që më del nga xhani
dhe e ka peshën po aq të rëndë,
është për lexuesin zemërzjarrtë,
Besmir Zani,
që ma gdhendi emrin te mali në shkëmb.

Me trekëndëshin
e falënderimeve të mëdha piketova,
rrotullimin hapësinor
në globin e së mirës.
Kaq mbështetje në hapësirë
donte Pitagora,
që ta rrotullonte globin sipas dëshirës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi