Vullnet Mato:Cikël poetik
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato:Cikël poetik
Vullnet Mato:Cikël poetik
Vullnet Mato
ERDHI DITA E VERËS
Erdhi dita e verës !
Erdhi katërmbëdhjetë marsi
dhe na thërret si paganët
të dalim ndër livadhe,
t’i themi qiellit:
zboi thasët e shiut prej plastmasi,
e na nxirr diellin si një ballakume gjigande.
T’i themi së bashku kësaj stine të re:
Mirë se vjen, pranverë,
me mall të kemi pritur,
se na u dogj qielli
me shtatqindmijë rrufe
dhe toka deri te rrënjët
na është përmbytur !
T’i themi, eja pranverë
për ata që s’kanë zjarre,
që s’kanë kondisionerë
dhe s’kanë rezistenca,
se vetëm ti di t’i ngrohësh,
moj stinë bujare,
që nga poret e lëkurës
deri te zemrat.
Eja pranverë,
të na çelësh lulet në shpirtra,
të na blerojnë, malet,
kodrat dhe fushat,
të na bredhin si flutura
mbeskat dhe nipat,
të na puthen djemtë dhe vajzat te gusha;
Eja të na çelësh dyert
dhe dritaret e plogështisë,
të na çapiten
pleqtë e plakat e mardhura te oborri,
të thithin diellin
dhe kaltërsinë tej shtëpisë,
e të pëshpërisin:
dhe ky dimër të keqen na e mori!...
PËRULEM PARA DIMENSIONIT TËND
Tani na vjen çudi,
që në çerdhen tonë të vjetër,
ku ne u lidhëm
me fije besnikërie,
mbetëm si në ditët e para,
përsëri vetëm,
pasi pëllumbat tanë
u bënë me flatra lirie.
Dhe të frymëzuar
nga dashuria e përkujdesja jote
u shpërndanë të shtojnë
foletë e reja të kësaj bote.
Por një fill të padukshëm
ka secili te këmba,
të lidhur tek ne
direkt në dy zemrat.
Dhe për këtë,
para teje përulem thellësisht,
moj grua
me dimensione të mëdha njerëzore.
Përulem urtësisht
para pjellorisë dhe amësisë,
me të cilat qëndron përjetësisht superiore;
Njësoj si toka
që rrit e pjek fruta të begata
për të marrë edhe bërthama
më shumë urata.
MAKUTËRIA E NJERIUT
Në lëndinën e përhumbur
me varre granit,
vrundullon era e vjeshtës gjetheverdhë.
Të vdekurit e mjerë
nën dheun melankolik
flenë gjumin pambarim
me baltë mbështjellë.
Mes lulesh pa kursim
që s'ua shijojnë aromat,
ata nga poshtë
tresin avuj psherëtimash,
që ne flemë në çarçafë të ngrohtë
të shkujdesur se mbi kufomat
një ditë do të na vërshojnë krimbat.
Dhe ndodh në orën
kur yjet mbyllin sytë e rënduar,
ndonjë hajdut
ua prish gjumin e mesnatës;
Në thellësi të tyre
me lopatë duke gërmuar
për t'u hequr një varëse floriri
nga eshtrat e qafës.
Apo për t'u shkulur një unazë
nga falangat kockore,
i kthen përmbys
t'u dhunojë kalbësirën e krimbur.
Atëherë në ballin e tyre
prej ashte gëlqerore
u gdhendet një rrudhë
për pangopësinë e njeriut;
Që shpesh harron
përkohshmërinë mbi dhe’
dhe lakmon me makutëri
të mbledhë çdo gjë.
Por prapë të gjitha i lë
atje ku i gjen,
se në varrin e sigurt nuk i duhet
asgjësend për asgjë...
FLETËTHIRRJE PËR NË VARR
Sonte në mbrëmje më erdhi një letër.
Më ftojnë
të shkoj në botën tjetër...
Kërkojnë jo pak,
disa dhjetëra milionë…
"Po s'i solle,
do nisesh !", më thonë.
Aq para,
sa ka zaje lumi,
s'mund t'i gjej as në fanitje gjumi.
Kujt t'ia kërkoj jetën hua ?
Cili vdes
për të më ngjallur mua ?
Dhe kështu
e shoh veten tek nisem,
nëpër krisma të shurdhëta
tek gremisem,
i ftuar drejt këtij absurdi të shkoj
me një karikator kallashi në gojë.
Ata presin...
Dhe unë pres...
Dhe qesh e qaj.
Dhe qaj e qesh.
Ç'më gjeti me këtë fletëthirrje mortore,
në ushtrinë e të vdekurve
të radhitem para kohe !
S'qe thënë të shkoj dikur vet,
më rekruton me përdhunë
xhelati lek.
Se kështu më dënoi fat eprori,
me vendimin e ligjit që bën sot horri.
1997
NË DEGËT E ZEMRËS
MË LODRON KY ZOG
Nipit Rei, në 10 - vjetorin e lindjes.
Kjo lirikë e shkruar
me rrezen e praruar
nga ditët e pakta me diell
të këtij viti,
është për ty, Rei,
që je bërë për mua
kryepoezia më e ngrohtë
në krye të shpirtit.
Dua në krye të dashurive
për fëmijët fisnor,
të këndoj
me të gjithë volumin e mushkërive,
dashurinë për ty,
o biri im shpirtëror,
që më je bërë
kryekënga e të gjitha melodive.
Nuk më kishte shkuar
ndërmend ndonjëherë
se në kryet e thinjur
të viteve të mi,
mund të më dhurohej
një pasuri kaq me vlerë,
sa kjo kryepasuri që më fale ti.
Ndjenjë kaq e fortë,
s’më kishte pushtuar,
pas asaj
për zemrën e paharruar të nënës,
o Rei, që lodron
si zog krahëshkruar,
nëpër të gjitha degët e mia të zemrës.
Rei, që brenda damarëve të mi cicëron,
duke pulsuar pareshtur
bashkë me gjakun.
Rei - eliksiri i të gjithë viteve të vonë,
ilaçi çudibërës
për të mos u plakur !…
G A B I
Leckashitësit bërtasin
mes togjeve përkulur:
Hajde, këmisha, bluza,
njëqind lekë copa!...
Zhele që i ka përkundur era
si flamuj të zbardhulur.
nëpër kosha plehrash nga gjithë Evropa.
Me aroma vdekjesh
e kutërbime plagësh,
mbulon linjat varfëria e zgjatur shqiptare.
Vesh larushitjen e zhvleftësuar
të botës moderne,
kur moda ka ndryshuar
dhe në vendet afrikane.
Hajde, të mbathura,
pesë copë njëqint lekë,
sutjena, çorape, perde, kanotjere!...
Eh, si është katandisur
ky popull i shkretë,
ky popull rreckaman me elitë milionere !...
Vullnet Mato
ERDHI DITA E VERËS
Erdhi dita e verës !
Erdhi katërmbëdhjetë marsi
dhe na thërret si paganët
të dalim ndër livadhe,
t’i themi qiellit:
zboi thasët e shiut prej plastmasi,
e na nxirr diellin si një ballakume gjigande.
T’i themi së bashku kësaj stine të re:
Mirë se vjen, pranverë,
me mall të kemi pritur,
se na u dogj qielli
me shtatqindmijë rrufe
dhe toka deri te rrënjët
na është përmbytur !
T’i themi, eja pranverë
për ata që s’kanë zjarre,
që s’kanë kondisionerë
dhe s’kanë rezistenca,
se vetëm ti di t’i ngrohësh,
moj stinë bujare,
që nga poret e lëkurës
deri te zemrat.
Eja pranverë,
të na çelësh lulet në shpirtra,
të na blerojnë, malet,
kodrat dhe fushat,
të na bredhin si flutura
mbeskat dhe nipat,
të na puthen djemtë dhe vajzat te gusha;
Eja të na çelësh dyert
dhe dritaret e plogështisë,
të na çapiten
pleqtë e plakat e mardhura te oborri,
të thithin diellin
dhe kaltërsinë tej shtëpisë,
e të pëshpërisin:
dhe ky dimër të keqen na e mori!...
PËRULEM PARA DIMENSIONIT TËND
Tani na vjen çudi,
që në çerdhen tonë të vjetër,
ku ne u lidhëm
me fije besnikërie,
mbetëm si në ditët e para,
përsëri vetëm,
pasi pëllumbat tanë
u bënë me flatra lirie.
Dhe të frymëzuar
nga dashuria e përkujdesja jote
u shpërndanë të shtojnë
foletë e reja të kësaj bote.
Por një fill të padukshëm
ka secili te këmba,
të lidhur tek ne
direkt në dy zemrat.
Dhe për këtë,
para teje përulem thellësisht,
moj grua
me dimensione të mëdha njerëzore.
Përulem urtësisht
para pjellorisë dhe amësisë,
me të cilat qëndron përjetësisht superiore;
Njësoj si toka
që rrit e pjek fruta të begata
për të marrë edhe bërthama
më shumë urata.
MAKUTËRIA E NJERIUT
Në lëndinën e përhumbur
me varre granit,
vrundullon era e vjeshtës gjetheverdhë.
Të vdekurit e mjerë
nën dheun melankolik
flenë gjumin pambarim
me baltë mbështjellë.
Mes lulesh pa kursim
që s'ua shijojnë aromat,
ata nga poshtë
tresin avuj psherëtimash,
që ne flemë në çarçafë të ngrohtë
të shkujdesur se mbi kufomat
një ditë do të na vërshojnë krimbat.
Dhe ndodh në orën
kur yjet mbyllin sytë e rënduar,
ndonjë hajdut
ua prish gjumin e mesnatës;
Në thellësi të tyre
me lopatë duke gërmuar
për t'u hequr një varëse floriri
nga eshtrat e qafës.
Apo për t'u shkulur një unazë
nga falangat kockore,
i kthen përmbys
t'u dhunojë kalbësirën e krimbur.
Atëherë në ballin e tyre
prej ashte gëlqerore
u gdhendet një rrudhë
për pangopësinë e njeriut;
Që shpesh harron
përkohshmërinë mbi dhe’
dhe lakmon me makutëri
të mbledhë çdo gjë.
Por prapë të gjitha i lë
atje ku i gjen,
se në varrin e sigurt nuk i duhet
asgjësend për asgjë...
FLETËTHIRRJE PËR NË VARR
Sonte në mbrëmje më erdhi një letër.
Më ftojnë
të shkoj në botën tjetër...
Kërkojnë jo pak,
disa dhjetëra milionë…
"Po s'i solle,
do nisesh !", më thonë.
Aq para,
sa ka zaje lumi,
s'mund t'i gjej as në fanitje gjumi.
Kujt t'ia kërkoj jetën hua ?
Cili vdes
për të më ngjallur mua ?
Dhe kështu
e shoh veten tek nisem,
nëpër krisma të shurdhëta
tek gremisem,
i ftuar drejt këtij absurdi të shkoj
me një karikator kallashi në gojë.
Ata presin...
Dhe unë pres...
Dhe qesh e qaj.
Dhe qaj e qesh.
Ç'më gjeti me këtë fletëthirrje mortore,
në ushtrinë e të vdekurve
të radhitem para kohe !
S'qe thënë të shkoj dikur vet,
më rekruton me përdhunë
xhelati lek.
Se kështu më dënoi fat eprori,
me vendimin e ligjit që bën sot horri.
1997
NË DEGËT E ZEMRËS
MË LODRON KY ZOG
Nipit Rei, në 10 - vjetorin e lindjes.
Kjo lirikë e shkruar
me rrezen e praruar
nga ditët e pakta me diell
të këtij viti,
është për ty, Rei,
që je bërë për mua
kryepoezia më e ngrohtë
në krye të shpirtit.
Dua në krye të dashurive
për fëmijët fisnor,
të këndoj
me të gjithë volumin e mushkërive,
dashurinë për ty,
o biri im shpirtëror,
që më je bërë
kryekënga e të gjitha melodive.
Nuk më kishte shkuar
ndërmend ndonjëherë
se në kryet e thinjur
të viteve të mi,
mund të më dhurohej
një pasuri kaq me vlerë,
sa kjo kryepasuri që më fale ti.
Ndjenjë kaq e fortë,
s’më kishte pushtuar,
pas asaj
për zemrën e paharruar të nënës,
o Rei, që lodron
si zog krahëshkruar,
nëpër të gjitha degët e mia të zemrës.
Rei, që brenda damarëve të mi cicëron,
duke pulsuar pareshtur
bashkë me gjakun.
Rei - eliksiri i të gjithë viteve të vonë,
ilaçi çudibërës
për të mos u plakur !…
G A B I
Leckashitësit bërtasin
mes togjeve përkulur:
Hajde, këmisha, bluza,
njëqind lekë copa!...
Zhele që i ka përkundur era
si flamuj të zbardhulur.
nëpër kosha plehrash nga gjithë Evropa.
Me aroma vdekjesh
e kutërbime plagësh,
mbulon linjat varfëria e zgjatur shqiptare.
Vesh larushitjen e zhvleftësuar
të botës moderne,
kur moda ka ndryshuar
dhe në vendet afrikane.
Hajde, të mbathura,
pesë copë njëqint lekë,
sutjena, çorape, perde, kanotjere!...
Eh, si është katandisur
ky popull i shkretë,
ky popull rreckaman me elitë milionere !...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi