Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: PËR TY QË SONTE UDHËTON

Shko poshtë

Vullnet Mato: PËR TY QË SONTE UDHËTON Empty Vullnet Mato: PËR TY QË SONTE UDHËTON

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 18, 2010 10:03 pm

Vullnet Mato: PËR TY QË SONTE UDHËTON 25309_1206622536885_1568334934_30419919_3322930_n


Vullnet Mato: PËR TY QË SONTE UDHËTON 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n
Vullnet Mato

PËR TY QË SONTE UDHËTON

Kjo vjershë që shkruhet
në muret e zemrës sime,
për ty që udhëton sonte
në natën e errët pis,
dua të bëhet te veshi yt,
jehona e një tingëllime
me zërin e dashur të njerëzve të shtëpisë.

Nëse ndjehesh i vetmuar në çdo hap,
rimat t’u kthefshin
në tinguj kënge.
Melodinë shoqëruese
kjo poezi e përhap
në valët infra
që takojnë zemrën tënde.

Nëse errësira rrugën ta mjegullon,
vargu t’u bëftë
më i shkurtri shteg,
fjala poetike –
dritë që vezullon
diku te një pemë,
lart përmbi degë.

Nëse buza jote thahet nga etja,
strofa t’u bëftë burim në afërsi,
aty ku ndodhesh
të gurgullojë befas,
të pish freskinë
e këtij krijimi për ty.

Nëse pengohesh
në gurë borë apo baltë,
mos mendo
për t’u ndalur në udhë.
Kjo poezi t’u shtroftë përpara si asfalt,
sepse ty po të pres
me merak edhe unë!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi