Agim Gashi: Agim Gashi:Jetë varri
Faqja 1 e 1
Agim Gashi: Agim Gashi:Jetë varri
Agim Gashi
Jetë varri
Në këtë natë acari
I vetmuar në dhomën e errët
Si errsirë varri
Vendosa ti shkruaj rreshtat e zymtë e të zi
Që kohët e fundit i mbaja në vete
Se mu dukeshin sekrete të pa shpalosura
E sonte doja ta di si duket varri
Si do të dukesha unë atje
Dhe a ka dallim varri i kësaj jete
Me varrin e botës tjetër
A dallon vetmia i të gjallit
Nga vetmia e të vdekurit
Ngadalë por gjithnjë e më sigurt
Po shkoj rrugës së pakthimit
Rrugës drejt vdekjes
Drejt varrit
Nëse do të kem varr
Oh sa trishtim
Dhe vjen dita e vdekjes
Dikujt do ti dhimbsem
Dikush do të qaj
Dikush do të gëzohet
Dikush më përshëndet
Më këngën e Adelina Ismailit „Shko n´RRS“
Dhe nëse kam fatin të kem varr
E më dërgojnë atje
Në varreza diku
Me hoxhë a me prift
Për mua ska rëndësi
Bën edhe pa ata
Me rëndësi është
Se kur të më lëshojnë në varr
Do më bie drita e kësaj bote
Për hern e fundit-aman
O Zot çfarë dhimbje do të jenë
Ato të mija kilogramëve dheu
Kur të bien mbi mua
Për tu bërë dhe
Dhe posa të më kenë varrosur
Varrtarët do gëzohen që u krye puna e tyre
Dikush do të thotë
E pat puna e tij
Një më pak
E unë i vdekur pres natën e parë
Gjerdek nuk është varri
Atje n´thellsi
Në atë errsirë ferri
Do të më vërsulen dy korba të zi
Që të ma hajnë nga një sy
Se edhe ashtu vlerë më nuk kanë
Gjaku nuk pikon
Gjak në varre nuk ka
Pastaj do fillojnë fazat e prishjes
Sëpari qelbet truri
Fillojnë krimbat të lëvizin
Të hanë çka të gjejnë në trupin tim të vdekur
Dhe unë që kam dhjam të tepërt
Edhe krimbat do të dhjamosen
Si bibanët që dhjamosen për bajram
Krimba të shëndoshë
Të bardhë e me zanat
Për ta ngrënë edhe pjesën më të imët
Të mishit tim
E pas ca ditësh
Do të bëhem skelet
Nuk do të dashurohem më
Skeleti im do të dridhet nga të ftohtit
Nuk do e shof veten më kurrë
Sa interesante jeta e varrit
As pasqyrë atje nuk ka
Por nëse më dërgon fjalë
E dashura ime që e dashta aq shumë
Se do të më kthehet përsëri
Do e filloj luftën e pamshirshme
Me krimba e korba
Sëpari do i kthej sytë e mi
Po mos të jenë sytë sdo ketë as dritë
Pastaj mishin që ma hëngren krimbat
Do ua marrë përsëri
E pjesë-pjesë të imta
Ta vej në skeletin tim
Të dukem si njeri
Do i jepi fuqisë sime për dashuri
Duke i larguar dhe e drrasa
Nga varri im
E ti kthehem ylberes sime
Me ngjyrën mbretrore
Do të dukem si shafran i artë
Vetëm era varr do më vijë
Ajo do ta ketë aromën e kopshtijeve
Tallazi i flokëve të saja
Do lëshon erë të butë pyjesh
Erë të fushave të shkërmoqura
Ndërsa unë do lëshoj patjetër
Erë të tharë nga jeta ime e shkuar
Dhe do bërtas si zogu në hamulloret e djegura
Si fyelli i ëmbël i bariut
Endërr e jetës së shkuar
Vallë a kam jetuar ndonjëherë
Si paskam marrë frymë pa Ty
Dhoma e errët si varri
Nis të marrë dritën e agimit
Vesa duket që ka mbuluar natyrën
Arat akoma në gjysmë errsirë
Ia lëshojnë përkdheljen jetës
Burimet e pastërta prroje detra e lumenj
Dhe lot të kthjellët të dashurisë
Cicërrimat e zogjëve të magjepsin
Oh sa mirë që nuk qenkam në varr
Mos vdeksha kurrë
Pa të shti edhe njërë
Në gjiun tim
Ditët pa ty janë të errta
E nata si ferri
Sepse pa ty
Erë varri më vie
I gjallë e i vdekur jam
Vetmi e pëjetshme është kjo
E unë akoma jetoj për hatrin tënd
Borkum, 11.03.2010
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi