Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: TË PASHË TEK PUTHESHE

Shko poshtë

Vullnet Mato: TË PASHË TEK PUTHESHE Empty Vullnet Mato: TË PASHË TEK PUTHESHE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 19, 2010 10:18 am

Vullnet Mato: TË PASHË TEK PUTHESHE 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n

( Për këtë poezi me temë pabesinë në dashuri, të botuar te
revista “Ylli”( 1974 ) më është ndaluar e drejta e botimit për 5 vjet,
me pretendimin absurd se dielli ishte Partia. Akuzën politike e
mbështeti në diskutimin publik Poeti ”K” autor i vargjeve të
mediokritetit të tij politik: “Le te rrjedhe çeliku për dyfek e plugje,
le të pëlcasë armiku moj kala e kuqe“ duke thënë se dielli ishte
fiksuar si simbol i Partisë dhe nuk duhej përdorur me kuptime të tjera
poetike. Fjala e tij tingëlloi e tmerrshme për mua, sepse pak kohë me
parë, me ekspertizën që ai u kishte bërë poezive të dy poetëve Vilson
Blloshmi e Genc Leka ata ishin pushkatuar. U mundova të mbrohem duke
thëne nga halli, se dielli është një trup qiellor i zjarrtë i
pavetëdijshëm, që sa më shumë t’i afrohesh, të djeg e të shkrumbon,
kurse Partia një pararojë e ndërgjegjshme e klasës punëtore, që sa më
shumë t’i afrohesh, të fut në gjirin e saj e të lartëson. Kështu që
krahasimi nuk mund të qëndronte edhe në anën kuptimore. Aq më tepër te
kjo poezi, ku bëhej fjalë vetëm për dashurinë. Por përcaktimi që i
kishte bëri poeti i dështuar në poezi bashkë me dështimin e kalasë së
kuqe të proletarëve të tij, i kishte vënë vulën dënimit tim. Tani atë
poezi po e publikoj edhe në FB, për ta ç’vulosur përfundimisht puthjen
dashurisë për të cilën u shkrua.)


Vullnet Mato: TË PASHË TEK PUTHESHE 24020_1203882068375_1568334934_30415264_6365939_n



Vullnet Mato: TË PASHË TEK PUTHESHE 24020_1203883028399_1568334934_30415270_6157069_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi