Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: TË PRES NË TË GJITHA DITNETËT

Shko poshtë

Vullnet Mato: TË PRES NË TË GJITHA DITNETËT Empty Vullnet Mato: TË PRES NË TË GJITHA DITNETËT

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 19, 2010 10:43 am

Vullnet Mato: TË PRES NË TË GJITHA DITNETËT 25309_1207300593836_1568334934_30421162_4819160_n

Vullnet Mato: TË PRES NË TË GJITHA DITNETËT 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n

Vullnet Mato



TË PRES NË TË GJITHA DITNETËT

Të pres Tesmina
në të gjitha ditënetët.
Në 365 reflektimet e pasqyrës vjetore
shoh vetëm fytyrën tënde,
siç shoh njëllojshmërinë e yjeve
në kupën qiellore.


Mendoja se bota
ishte plot me fytyra femrash elegante
dhe te secila gjendet ç’i duhet një burri.
Por e pashë, se mbi të gjitha
qenka bota e madhe
në dimensionin e vogël të një trupi.


Balli yt i ngushtë
mbuluar me krela bionde
është një arë me grurë të pjekur që tallazitet
nga frymëmarrja e ngrohtë mbrëmësore.
Duart e tua ledhatare,
janë dy valë të freskëta lumore
që mbështjellin trupin e zhuritur nga vapa
në ditët e zagushisë verore.


Gjinjtë e tu të bardhë
janë dy fole të pushta,
ku zogjtë e puthjeve çuçurisin ëmbëlsisht.
Të pres Tesmina
në të gjitha ditënetët e vitit.
Deri në vdekje të pres ty të vish...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi