Skënder Korça:Cikël poetik
Faqja 1 e 1
Skënder Korça:Cikël poetik
Skënder Korça:Cikël poetik
Kur shikon me sy
nate
Sytë i ke sikur urithi
Për të parë vetëm një njeri
Në natën tënde
Nën dheun tënd sa herë
Mashtroje skraja për ikje
Heshtur vije tek unë
Kur ti shikon
Çdo gjë të duket e bukur
Kur unë të dukem i verbër
Sikur sytë e tuaj nën dheun tënd
Në pasqyrën tënde të palarë
Sapo del nga drita jote në dritën time
Bëhesh kujtesë e natës
Kur mbyllë sytë në dritë
As dritën e as mua nuk na do
Për lakuriqin në mbrëmje
Për urithin në tokë ditën
Jam identik kur ti shikon
Kur lanë pasqyrën tënde
Kam fluturuar me fshesë shtrige
Edhe natën edhe ditën
Për të jetuar një ditë
Me lakuriqin dhe urithin tënd
Kur Ti me shikon
Autopsi
(Kushtuar kokës
për të vendosur vet)
Prehem në mbrëmje
Për të qenë gati nesër
Me helm përmbushur kupash
Sa ëmbël të shohin cezarian të prerë
Në luftimin tënd pa autopsi
Pëlhura me shumë ngjyra
Nxjerrët nga barku im
Për të arritur në bregun e largët
Pa pasion pa siguri
Për një autopsi të huaj
Kundërshtuar kam lindur
Me dashurinë time erdha tek ju
Në gjeneratën që me therret rebel
Për të përjashtuar një kirurgji
Kafkën që ma presin në veriun tim
Arka me kocka të mia
Kanë lënë në oborret e tyre
Kur ndërtuan pasionin
Për të më vrarë e gjykuar
Kur doja të dija varrin tim
As drejtpeshim nuk do kirurgu
Pret në mes të mushkërisë sime
Sikur të lëvrojë në arën me plot koka
Sëpatat e tyre mprihen pa mejdan
Për të vdekur i bukur trupi im
Kur nuk je vetja ime në veri
Aty kisha vetëm kokën time
Lisit tim ja hodha ujin me gjak
Në truallin autopsisë që po zbret
Përditë në lëmshin e thurur në bisht
Sa dëshmitarë të duhen
Për rrëfimin tim, të botës sime
Për tokën time veri ku më rri pushka
Pa decentralizim mendjesh
Për të ikur edhe njëherë autopsisë
Mos më gjyko pse jam kështu
Sikur thikat që më godasin
Në konferenca elefantësh
Për të lëshuar perin që më vari në litar
Që ma dredhon në autopsinë time
Bota do pazaret pa mua
Pa lisin tim që kushton shumë
Për autopsinë që po e paguajmë vet
Kur në dorën time më la thikën
E më tha, preje vetën tënde
Kam për të vendosur një ditë
Autopsi të mos ketë për mua
Sepse po ngritem për fatin tim
Për të ikur në gjirin e nënës sime
Sepse ajo nuk më do përgjysmë
03/03/2010
"Sikur te vdisja duke vendosur fatin tim, vdekja do ishte arti me i
bukur" thenie personale... (S.K)
Intrigë mendjesh
Fjalë vrastare
Boshte të mendjes së thyer
Thirrje me trumbetë nga gjumi lënë
Diell i zënë me çarçaf
Për të mbuluar herë gënjeshtër
Me dëshirën intrigë mendjesh
Në botë çfarë është kjo jetë?
E jeta çfarë bote përmban?
Intriga me pak gëzim për karakter
Gëzime me intriga pa karakter
Trumbetat nuk ndalen
Në mendjen e thyer për arkivole
Butësisht mbetesh njeri
Me helme pasionesh
Mjaltë me lule gjemba për t’u ushqyer
Pa dashjen tënde futesh në valle
Për të lozur me fat
Sikur në djepin që bie një barbar
Një ditë mëson për vetën tënde
Kush je para tyre dhe para vetes
Thua njeriu që shqyhem sikur një qilim
Me fluturim mendjesh
Nga lartësia e rrokaqiellit të rrëzuar
Në intrigën e artit modern – dashuri
Ndryshe përvetësuar
Sa herë hapja sytë
Shihja gdhendje skulpture
Dorë të artë gjyshi
Në artin e botës moderne
Mure veprash ideale që rrijnë atje
Me hiroglife të deshifruara
Në perëndim ngrita muze
E vjedhjës së artit të tim baba
Bukën e gojës ja fala me nënën time
Shpatën time e vura në sheshe plakë
Sot mbeta lakuriq në përvetësim ndryshe
Shpallem pirroman në atelenë time
Ndryshe do isha unë
Bir i tragishëmisë kulturore
Në shesh të lënguar për sytë e Homerit
Me vesh të prerë të Van Gogut
Për bizonin e plagosur të shpellës sime
Kur gjyshi im fali Lirinë sheshit plak
Unë dhe ty bëhemi vetëm histori
Sepse të parët tonë ishin donatorët e bardhë
Pa trëndëfile të kuqe u bëmë dashuria e plakës
Blue dhe bardhëruar urova të varfërin e largët
Për të shëruar plagët e mia globale
Kur unë lëngoj sot në ndarjen e murit kinez
Paguaj sot përvetsimin e artit tim
Ndryshe nga ata që vuajnë nga nishanet
Sikur sollën lirinë time
Lakuriquar jam paqësor edhe pa Ty
Me ninullat e Panteonit që i kam kënduar unë
Për të mos u përvetësuar më nga TY
Më kthe borgjin me ftesë në dasmën tënde
Ku martohesh dhe gazmon me këngën time lirie
Kur orkestra ime bëri simfoni në sheshin tënd plak
Kur me kamgjikët e kohës më hoqe lëkurën time
Pallto e gjyshit tim me leshra të bardha
Sikur zemra ime natyrale
Një ideologji
Ndarje,
Bashkim?
Moratorium,
Ngrirje në vend,
Për demagogjinë e kohës së tyre
Duke thënë jemi bashkë,
Prapë ndarje
Projekte famoze të dala nga arka djalli
Servime në tavolina darkash mishngrënëse
Kur thonë ata bëhet kjo gjë ,
Flet një demagog hero i shpallur
Kur pra o besim i mjerë i imi ?
Në ditën e zhveshjes nga tradita
Ashtu e kërkon koha e tyre
Të zhveshur në elitën e bashkuar
Pa guxim e pa roje shpirti
Me një këpucë e një opingë në ushtri
Laramanë në ideologjinë e luftës për Liri
Sikur kjo ideologji arkivi e ditës që do vje
Bluebardha pelerina e dashurisë
( Nënë Tereza)
Dashuria ishte shenjtëria saj
Me sy dashurie pa ngjyrë fytyrash
Sikur urtësia e nënës kur je në gji
Sikur botën që nuk e pa të ndarë
Bluebardha pelerinë e dashurisë
Dashuri kryevepër
Të sëmurin kur prekte ajo
Sëmundja bëhej dashuria e ngadhënjimit
Vuajtja harresa që bëhej vetëm kujtim
Emri saj Nënë, thirrja e pa amshim
Në boshtin e lëmshit tokësor
Dashuria është alfabeti i shkruar nga ajo
Sot kur citojmë shkronja dashurie
Mësojmë vyrtytet e origjinës bij
Për krenarinë dhuratë dashurisë njerzore
Emri saj Nënë,
Nëna ime, bija e kombit tim
Nëna yte, bija e dashurisë universale
Nëna e dashurisë, modeli i shenjtërisë
Nënë Tereza bluebardha pelerinë e krenarisë
Thënie :
DASHURIA E DHURUAR PËRMES NËNËS TEREZE, ËSHTË KUPTIMI UNIVERSAL I DASHURISË PËR
HUMANEN, PËR NJERZIMIN QË VLERAT E SAJA SOT JANË MBURRJA DHE KRYEVEPRA E KOMBIT
TIM, PËR TË MËSUAR TË GJITHË LËMSHI TOKËSOR SE JU KEMI DHURUAR MODELIN UNIKAT
BOTËROR PËR TË CILIN BOTA VUAN SHPESH....(SKENDER KORÇA)
TE DASHUR MIQ, KJO POEZI DO BOTOHET NE LIBRIN QE DO
NXJERRE NE MAJ Z.ENGJELL KOLIQI, NE 100 VJETORIN E LINDJES SE NENE TEREZES. KY ESHTE NDERI ME I MADH PER MUA. FLM MIKU IM
Z.KOLIQI.
LIBRI DO BOTOHET NE DY GJUHE ATE SHQIPE DHE ITALIANE!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Skënder Korça:Cikël poetik
» Skënder R. Hoxha: Përkushtime (Cikël poetik –II)
» Skënder R. Hoxha: T'i fshij djersët Atdhe (Cikël poetik
» Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim
» Skender Korça: Një gjë
» Skënder R. Hoxha: Përkushtime (Cikël poetik –II)
» Skënder R. Hoxha: T'i fshij djersët Atdhe (Cikël poetik
» Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim
» Skender Korça: Një gjë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi