Adelina Dokja: Agim Gashi vuan ne heshtje!
Faqja 1 e 1
Adelina Dokja: Agim Gashi vuan ne heshtje!
Adelina Dokja: Agim Gashi vuan ne heshtje!
Jam e plagosur nga lajmi qe mora sot. Koka nga dhimbja me eshte keputur ! Miku im ! Me jehoi zeri qe e kisha degjuar nëpër kënget dhe klitha! Ky eshte Agim Gashi që tani vuan ne heshtje , dhe i mbetur ne duart e fatit ! Nje mall me mbuloj dhe lotët . Mu duke se te kane braktisur!
Vallë ! Kaq peshon nje vlere krijuese e kombit? Nje person qe shkriu qenien te degjohet zeri i shqipes? Mbeta ne heshtje. Me nje brengë .
- Si mund te buzeqesh dhe te gezohem per veten derisa ti ne shtrat nga dhimbjet lengon ?
Te njoha i nderuar dhe per aq sa te njoha te vleresova shume. Edhe atehere flisje per nje parandjenje . Sepse në brendinë tënde kishte gjetur rrugen dhe gerryente me bisturi ajo murtaje e zezë. Deshi te te mposhte e te mbese shqipja pa zerin e arte te Kengetarit.
- Behu i forte klitha! Kur te pashe te fryre dhe mua melcia mu be cope! Peshperita :
Perse jeta eshte kaq e padrejte? Mbi kete toke jetojne kriminelë dhe jane shendoshe e mire.Mbi ta e keqja nuk shkon! Po, pse zoti nuk ve dore mbi ty, te të sheroje nga semundja, te të jape deshiren per jeten!
Ndersa ti perpelitesh nga dhimbjet, mua si shiu syte me lotojne. Jam mbyllur ne heshtje me zemren e plagosur dhe ndjehem e pa fuqishme te ndihmoj! Sikur të të mjaftonte melcia ime , e ta ndajmë pergjysem! Vetëm ti te sherohesh e te jetosh gjatë !Une ate deshire kam. Dhe kete here do te kisha shlyer dhe një borxh. Atë te babait tim. Se nuk arrita tia fal gjymtyret ...
I nderuar kengetar i kombit, Agim ! Me jane mjergulluar syzet dhe nuk di c'fare shkruaj . Jam ne gjendje vaji dhe s'kam te pushuar. Por lotet që derdh unë, nuk te sherojnë dot. Me shume te demtojne ! Nuk të japin force. Une lutem permes ketyre vargjeve, te arrije shendeti dhe lumturia te ti. Dhe Zoti do te me degjojë...
Ndaj klith !I drejtohem Zotit, me gjithe forcen e shpirtit ,qe ty te sheroje! I lutem ne emer te nje bonjakjeje te mbetur pa nenen qysh heret, qe arrita te mbijetoj ! I lutem se nuk jam mekatare! Dhe dua te me degjojë se nuk jam e fuqishme te të ndihmoj ma shume .
I nderuari Agim ! E fundit, ne rast se do kesh nevoje per ndihmen time, do shes dhe gjakun nga trupi im , vetem per ty dhe per voglushen tende te dashur, që ti te sherohesh e të jetosh ! Llogarite kete se qendroj pas me shpirte. Sigurisht pas meje do te radhiten dhe te tjere, qe duan te jesh me ne. Ndaj mos u ndi i vetmuar. Jam une, dhe qindra te tjere pas meje. Eshte shqiptaria qe nuk te harron !
I nderuari Agim! I lutem zotit, te ma beje te mundur qe kete ze të shqetesuar te imin, ta degjojë shoqeria. Sepse sebashku jemi ma te forte. E di, pika - pika behet deti , edhe pse ne në shtigje te mergimit akoma jemi me xhepa te grisur ! Por me zemer te madhe. Ashtu si ishe ti ne aktivitete gjithmone me elan, dhe i pandalur. Vetem zeri i shqipes te degjohej. Ndaj duhet te të qëndrojmë prane !
-Mos u dorezo Agim!, Behu i fortë dhe nis te krijosh ashtu si ke krijuar! Une dhe te gjithe ata qe janë me mua, në realitet, jane me Ty , do te jemi pranë ! Gjithkund na ke ! Vetem ashtu do te ecim perpara. Dhe te bejme veprat tona ! Te ndertojme idealin ! Po! Unë me kmbengulje them dhe dua te jesh pranë ne momentet e perurimit te vepres sime te parë, me pranine tende dhe me zerin tend. Te degjoj se si po del e behet publike ajo veper me emrin :
Ndez qirinjte e shpreses !
Ështe vepra e zgripeve dhe e katandive qe pata ne jetë ! Por, edhe e mbijetimit ! Ashtu si ti qe do te sherohesh dhe te gjindesh ne ate mes, me te gjithe ata qe paten pikellime jete, por nuk u mposhten!
Lotet nuk me lënë te shkruaj ! Me dhemb shpirti dhe vuaj per gjithcka qe eshte vlere e kombit ! Edhe per ty Agim! Se ti u kendove deshmoreve. Nenave qe humben bijte e tyre.Motrave qe mbeten pa vellezer.Grave qe mbeten pa burra! Ndaj nuk kam paqe as qetsi deri sa ti te behesh mire! Se shqiptaret kane nevoje me shume se kurre per per krijuesit !
Eshte kjo nje fjale te ngohte i nderuar! Shqiptaret kane nevoje te veprojne keshtu. Im gjysh me thoshte se vizita e mikut, gjysmen e semundjes te heq.
Uroj te sherohesh plotesisht!E te flasim per krijimtarine dhe mireqenien. Per lumturinë...
Komentet:
Suzana KuqiNdez qirinjte e shpreses...
Kadri Haxhina dhe nje lajm , qe na ngushulloj shume ..po agimi ka ngelur dhe do te ngelet njeriu me i dashur i gjith shqiptareve. zoti.. do ta bej me mire z. agim se ajo eshte deshire e gjith dashamiresve.
Adelina DokjaFlm miku im Kadri!
Edi Gashi Zoti e bekof Agimin edhe familjen e ti, Njerz si Agimi i mungoj Atdheut i mungoj gjithë Shqiptaris,Zeri i Agimi jehon kudo ne shtepit tona,Andaj lutem qe te jet mire me shendet se Kosova e thrret populli e duan se ka sakrifikura shumë per Kosoven,Andaj bejë thirrej edhe kosova te sakrifikoj për te se vlerat e tijë do mbesin brez pas brezi ,Nderime Z.Agim!
Nehat Jahiu Nuk kam koment mikja ime rreth ketij shkrimi! Nuk mundem dot te komentoj! E din pse? Besoj se e din...! Lotet me mbysin. Agim Gashi eshte nje legjende e gjalle!Ai na mungon te gjitheve! Ne zemrat tona kemi nje zbrazetire te madhe per te. E ty mikja ime Adelina te lumte per kete shkrim te bukur, por shume emocionues. I mallengjyeshem qe pelset gurin e drurin!
Adelina Dokja Ju faleminderit miq! Me shume se kurre, miku yne ka nevoje per prezencen dhe ndihmen tone, sa do e vogel te jete! Ju faleminderit!
Besnik Ceci Agimit i urojme sherim sa me te shpejte,me gjithe zemer!Shpresa na mban gjalle .Ndersa ty mikeshe ,te pergezoj per shpirtin e ndjeshem dhe te gjere qe ke!Prandaj dhe pena jote qendis vargje aq te bukura.
Adelina Dokja Faleminderit miku im Besnik! Une para dhimbjes per nje mik, nuk mund te hesht, pastaj ai njeri meriton me shume se kushdo ne jete.Ai i ka falur shume shqiptareve dhe Atdheut
Elisabeth Lein i uroj edhe une sherim sa me te shpejte!!!Mamma zemra jote edhe pse e njoh mire,arrin te me mahnise perhere
Sa më ke mbushë edhe mua emocione moj Adelina e dashur. Më kthehet shpresa e jetës duke u bindë se kam akoma miq të mirë siq jeni Ju. Ndoshta si Ju nuk janë të gjithë por e di që ka të mirë. SOt e përgjithmonë sa të rroj ti do jesh mikja ime, do jesh ajo që ma zëvëndson çdo të keqe e ma kthen në lumturi.
Të falemnderit!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zhorzh Sand: Pershendetje per miqte e mi: Skender Braka, Adelina Dokja, Agim Gashi, Adem Berisha.
» Zhorzh Sand: Pershendetje per miqte e mi: Skender Braka, Adelina Dokja, Agim Gashi, Adem Berisha.
» Adelina Dokja: Gjarperinjve!
» Adelina Dokja: Ku ishe ti?
» Adelina Dokja: Nje kujtim i larget.
» Zhorzh Sand: Pershendetje per miqte e mi: Skender Braka, Adelina Dokja, Agim Gashi, Adem Berisha.
» Adelina Dokja: Gjarperinjve!
» Adelina Dokja: Ku ishe ti?
» Adelina Dokja: Nje kujtim i larget.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi