Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Në kundërshtim

Shko poshtë

Skender Korça: Në kundërshtim Empty Skender Korça: Në kundërshtim

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 23, 2010 1:41 am

Skender Korça: Në kundërshtim 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_nSkender Korça: Në kundërshtim

Bota që sillet dike e pengon

Në proceset dinamike të saj

Edhe dielli njejtë

Ja mbyllë sytë dikujt

Natyra i jep forcë të mbijetoj

I harruari që kundërshton shumë

Ligjet e botës i bëjnë njerzit

Kundërshtim nganjehrë me ato të natyrës

Pa pyetur në eksplorim dalldisemi

Sillemi nikoqirët e planetit

Pa qenë të arsyeshëm

Bëhëmi mbulesë e ligësisë

Me vetëdije krenohemi për krim

Vdesim sikur heronjët e shpeshtë

Ushtarit të panjohur

Atij që nuk ja dijmë as emrin

Por veprën ja kundërshtojmë në liri

Bëhemi ata që rropatemi me vetën tonë

Tundohemi në kundërshtim me shpirtin

Me ligjet e natyrës dhe njeriut

Por në ligje të tjera misteri

Lutemi dhe falemi për të ikur mëkatit

Kur të gjithë duan pastërtinë

Kush mbetet pa faj

Nuk do thotë se nuk ka kundërshtuar

Kundërshtim është frika e njeriut

Për ligje dhe për subjektivizëm

Fundamentalisht kundërshtojmë

Shumë herë të mirën

Rrallë herë të keqen

Në moralin e dyfisht të botës

Që po ndezet flakë nga brenda

Prej njerzimit dhe ligjeve të tij

Janë satanike ligjet

Njeriu me shpirt bëhet si boem

Ai që nuk fjeti me shpirtin e tij asnjë natë

Bëhet hero i ligjeve

Ata që dijnë se kur rri shpirti

Gjykohen sepse nuk e kundërshtuan vetëm këtë gjë

Kriza e njeriut nuk mbetet kurrë e kundërshtuar

Kur ky pranon normale jetën dhe botrat pa moral

Ty pjesë e imja që mbetesh krijimi i tyre

A bëhemi me ata që të kalojmë një ditë të bardhë

Sepse mbetemi kundërshtuar perherë

Apo pikërsiht kjo e bardha është e kundërshtuar



Skender Korça: Në kundërshtim 25432_1277698339836_1151332627_30668971_1102601_n
E
drejta për të kundështuar sa është njerzore,por është edhe hipokrizi e
jona nëse jemi mësuar vetëm të kundërshtojmë pa barazpeshë dhe pa
arsye...(S.K)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi