Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: DEMONI I ZYRËS

Shko poshtë

Vullnet Mato: DEMONI I ZYRËS Empty Vullnet Mato: DEMONI I ZYRËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 23, 2010 10:57 am

Vullnet Mato: DEMONI I ZYRËS 25309_1210209026545_1568334934_30426420_3911525_n


Vullnet Mato: DEMONI I ZYRËS 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n
Vullnet Mato

DEMONI I ZYRËS

Ti nuk je më ai që ishe.
Vështron pjerrtas,
ecën rëndë,
flet shkurt,
përgjigjesh ndryshe.
Te cepat e buzëve ironinë ke vënë.

Ti nuk je më i urti buzagaz.
Miqtë i ndërron
si tregtari çmimet.
Zëri i butë të ka shkuar në bas.
S’pyet njeri,
por jep vetëm mendime.

Farefisit s’i shkel
në urime e ngushëllime.
U largohesh vartësve
sikur bien era hudhër.
Madje edhe gruas
dashurinë intime,
ke filluar t’ia kërkosh
vetëm me urdhër.

Zgjodhe rolin e Demonit të zyrës,
për t’i bërë të tjerët
spektatorë të përbuzjes,
kur kolltuku njihet pronë e detyrës,
prapanicën ke tënden
aty ku ulesh!...

Por qysh nga lashtësia
Dedali ka treguar,
se kur lartësia diellore të josh,
krahëve artificial,
me të cilët ke fluturuar,
u shkrihet dylli
dhe bie kokëposhtë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi