Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adelina Dokja: Kam te ftohte ne shpirt!

Shko poshtë

Adelina Dokja: Kam te ftohte ne shpirt! Empty Adelina Dokja: Kam te ftohte ne shpirt!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 23, 2010 10:34 pm







Adelina Dokja: Kam te ftohte ne shpirt! 12968_106199452724796_100000042242796_180278_6617040_n

Adelina Dokja: Kam te ftohte ne shpirt!

Përpëlitem si bishë e plagosur!
Çarçafët e bardhë më shohin,
Të akullt! Shpirtin dritherojne -
kur dora e tij belin tim mbledh,
si plumb më rendon!

Tërheq kuvertën, kërrusem !
Më duket se flej me një të pa njohur.
Rikthehem e qetësi nuk gjej,
zemra ime rreh si zog,
nga ndjenja e ftohte.

2.

Mendja e vrarë merr udhën e vetmuar,
" Ti jeto me fatin -
se keshtu qenka shkruar" !

Unë shtegtoj të gjejë diellin e nxehte
të bëj strehen për të ngrysur ditet,
me njeriun që nuk dashuron !

Një jetë kam - dua ta jetoj !

Mbeta zgjuar - me mendimin
se diku edhe Ti vuan i dashur !

Nesër ditë e re e të reja sjell!
Hapi krahët më perqafo si diell,
të shnderrohet dimëri im pranverë !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi