Zemra Troket Ne Zemer: "Me mungon dashuria" -Drame
Faqja 1 e 1
Zemra Troket Ne Zemer: "Me mungon dashuria" -Drame
Zemra Troket Ne Zemer: "Me mungon dashuria" -Drame
Personazhet:
1.Marigona
2.Pranvera (Nena e Marigones)
3.Shpendi (Babai I Marigones)
4.Shqipja(Mikja e Marigones)
5.Blerta(Mikja e Marigones)
6.Bardha(Mikja e Marigones)
7.Agroni(Miku I Marigones
8.Trafikanti
9.Kamarieri
10.Suzi(Valletare e kazinos)
11.Qiki(Valletare e kazinos)
12.Angjela(Lojetare ne kazino)
13.Flokati(Miku I Angjeles)
14.Ardiani(Miku I babait te Marigones)
15.Lypsja
16.Bobi (Shefi I Kabarese)
***
Skena nr1.(Ne shtëpi)
Pranvera –(Ulur në dhomë,me pasqyre ne dore,duke buzëqeshur me veten dhe lyen buzët e saja çdo sekondë).
Shpendi -(I hidhëruar,i lodhur,me letra nëpër duar,hyn drejt në dhomën
e ndejës,ulet afër gruas se tij dhe me një vetull ngritur, as qe e
përshëndet gruan ,ose ta puth në faqe,vetëm ulet,merr gazetën dhe e
lexon)
Marigona – (Bëhet gati të niset ne shkollë,me një buzëqeshje te
trishtuar dhe me kokën ulur si në e faj,I afrohet te ëmës,duke dashur
ta përshëndes dhe ta përqafoj).
Pranvera– “Mos me puth e sheh se do ma demtosh makijazhin!,”,dhe e largon me njërën dorë duke e injoruar.
Marigona –(Mërzitet,me zemër qan, por në e sytë nuk i bie asnjë
lot,përsëri qëndron e fort,duke mos humbur shpresën,dhe ne atë moment i
afrohet babait te saj,me delikatese duke shfaqur shenjen e frikës…
dëshiron ta puth ne faqe, ai e largon, duke i thënë:
“Me lë rehat pash mua,e sheh qe jam i zënë!?”..
Shpendi –( I nervozuar nga goja e madhe e gruas dhe bija e tij, që e
bezdiste sa herë vinte nga puna. Ngrihet i acaruar përplas letrat qe
kishte ne dore dhe thotë:
“Nuk u bë njeri me ardhë as ne shtëpi te tij”,dhe del nga dhoma,duke e lënë Marigonen dhe maminë e saj ne dhomën e ndejës.
Marigona – (Ulet afër nënës se saj,me një fytyrë te zbehur dhe te pikëlluar, ngadalë ngrit kokën dhe i thotë nënës se saj:
“Mami nëse do, ta përgatisë mëngjesin,ashtu siç e do ti.”
(Me këto fjale mundohet qe sado pak ti hyj ne qejf mamasë së saj dhe
ajo ta afroj pak me ledhatime dhe fjale te ëmbla,dhe me padurim prêt
përgjigjen e saj).
Pranvera – (Duke vështruar veten ne pasqyrë ,me një buzëqeshje
provokuese, përballë pasqyrës, sikur te ishte ndonjë modele apo miss,e
kthen kokën kah Marigona dhe e shikon një herë shtrembër, i thotë:
“Ti me ato duar do bësh mëngjesin??! Kam porositur nga hoteli,ik dhe me lë rehat”.
Marigona – (Sytë i mbushën me lot,zemra fillon t’i rrahë fort,me gjithë
atë dashuri dhe dhembje qe kishte u ngrit,mori çantën dhe doli nga
dhoma, duke e përplasë derën).
Pranvera –( Gjithë dita e saj është përballë pasqyrës dhe para saj,
kozmetika më e shtrenjte…Ajo e vazhdon jetesën ne stilin e saj,duke e
pëlqyer vetëm veten dhe duke mos i kushtuar rëndësi, as vajzës,as
shtëpisë,as askujt)…
***
Skena nr.2 (NË RRUGË)
Marigona- (Del nga shtëpia,ec kokën ulur,çanta i prekte ne tokë dhe
flokët ja zinin frymën qe i lëmonte fytyrën e saj engjëllore,papritur
ne rrugë ajo takon shoqërinë e saj,të buzëqeshur,të gëzuar dhe te
fortë,që nuk kishin asnjë problem,nuk kishin se për çfarë të mendonin
përveç argëtimit).
Shqipja- (Ja Marigona ku është)…
“Marigona si je zemër,si kalon?!”,e pyet duke buzëqeshur...
Marigona- (Kokën ulur përsëri i përgjigjet mikes)
Mirë,mirë (kokën ulur vazhdon ta mbaje )…
Bardha- (E habitur e pyet Marigonën)
“Marigonë zemër ç’ke që po qan?!”
Marigona- “Po qaj,ama këta janë lot gëzimi qe ju kam juve shoqëri dhe
mund te mbështetem tek ju për çdo gjë,jam e sigurt se tek ju mund ta
gjej përkrahjen,dhe atë pak dashuri qe me mungon,prandaj jam e lumtur
dhe qaj”...
Bardha-“O sa të duam ne,a po vjen,se do shkojmë te pimë diçka dhe te dëgjojmë pak muzike,kemi nevojë për pak relaksim “??!
Agroni- “Po Marigonë,sonte ti eja me ne dhe kënaqemi,këtë ta premtoj”...
Marigona- (I buzëqeshi pak fytyra nga ftesa e tyre, por përsëri kishte
mendjen tek prindërit e saj dhe me një zë te trishtuar dhe te shterur
tha):
“Me besoni qe do doja shumë te vija me ju,ama në shkollë do më shënojnë
mungesën dhe…cfare prind kam unë,do hidhërohen shumë,dhe do humbasin
besimin tek unë pastaj…vazhdoni ju pa mua “
( I vinte turp tu tregonte shoqërisë qe prindërve te saj,as qe u
intereson a mungon,apo është prezente ne orë,a del me shoqërinë,apo ku
shkon ,kur kthehet ne shtëpi,a nuk kthehet fare,atyre nuk u bëhet vonë
).
Bardha- “Ih, Marigonë,ne të gjithë kemi mungesa ne shkollë,nuk je e
vetmja ti,është normale te kesh te paktën një mungesë në shkolle,ti se
ke asnjë,bëje një për ne,pastaj do i arsyetojmë bashkë.”
Agroni- “Po si, me ne sonte do vish dhe s’dua asnjë fjalë me tepër”
(I hedh krahun e tij mbi supet e Marigonës, në shenjë miqësie e respekti për të.
Marigona- Mirë miq,shkojmë pra….(dhe nisen drejt tek lokalit)...
***
Skena nr3 (Në Kafiteri)
Shoqëria dhe Marigona – (Hyjnë ne lokal,gjejnë një vend dhe ulen,duke
buzëqeshur,dhe duke folur me të madhe,vetëm Marigona rri e heshtur dhe
kokën ulë)
Shoqëria- “Përsëri rri e mërzitur,dhe nuk flet asnjë gjë”,pyesin shoqëria...
Bardha -“Marigonë,mos na e prish qejfin sot,qesh pak”
Marigona - “Me falni shume,por s’ mund te qesh,e kam një problem qe me mundon thellë ne zemër...”
Agroni –“Na trego Marigonë,nëse mundemi do të ndihmojmë që ta tejkalosh..”
Marigona –“Më besoni që me vjen turp ta them,por me mungon dashuria e
prindërve,babi gjithmonë më punë,mami çdo çast në pasqyrë,asnjëherë nuk
më shikojnë,a jam mirë,a më mungon ndonjë gjë,apo kam nevojë për ndonjë
gjë,është e vërtet qe më japin para shumë,por paratë nuk me sjellin
dashurinë e prindërve,ata asnjëherë nuk me kanë dashur,sa ndonjëherë
mendoj të zhdukem dhe te mos kthehem më në shtëpi.”
Blerta -“Të kuptoj mike,as unë nuk kam prindër,më kanë vdekur ne një
aksident,dhe e kuptoj si ndjehesh kur të mungon dashuria e tyre..
Marigona -“Po Blerte,ama sa kane qene prindërit e tu gjalle Blerte,te
kanë dashur shume,dhe te kanë qëndruar afër çdo çast,bile ti ke provuar
dashurinë e tyre për atë kohe sa kane qene afër teje,ndërsa unë,u
linda,u rrita,sikur te isha jetime,pa vëlla,pa motër,pa asgjë,më kupton
si ndjehem??!!”
Agroni –“Mos u shqetëso Marigone,sonte do te harrojmë gjithçka të keqe që kemi përjetuar,ta premtoj ”
Marigona –“E si do ja bëjmë ?..e kam te vështirë t’i harroj…”
Agroni –“Do te pimë dhe do kënaqemi,me pritni pak…”
(Agroni shkon deri tek trafikanti qe te marr marihuanen,dhe kthehet tek shoqëria)
Marigona –“Ç’është kjo Agron ?!”
Agroni -“Është diçka q na bënë të harrojmë të keqen dhe gjithashtu e
përdorin këtë një pjesë rinisë, kur kanë probleme,është normale,mos u
shqetëso”
Marigona – “Mirë më jep pak,por me premto qe nuk do me ndodh asgjë e keqe”
Agroni -“Të premtoj ”
Shoqëria – (E provojnë marihuanen të gjithë shoqëria që ishin ulur aty ne lokal,
pas disa minutave të gjithë filluan te qeshnin,dhe Marigona e
hutuar,harron se ku ishte,dhe me ke,vetëm qeshet,deri sa fillon te
këndoj me një zë te lartë dhe te sillet vërdallë lokalit duke qeshur)
Trafikanti - ( Qe gjendej ne qoshkun e lokalit, i afrohet Marigonës)
“Bukuroshe,kush te ka lënë vet,eja te marrim pak ajër te pastër e te shëtisim përjashta”
Marigona –“Kush je ti?” ….
(Mbetet duke e thënë këto fjalë shume herë,por përsëri u dorëzua dhe shkoi me trafikantin përjashta)
Trafikanti -(Me shumë qejf,e merr Marigonën ngadalë që askush te mos e
vërej qe po e rrëmben,e përqafon kinse,është e dashura e tij,dhe dalin
përjashta)
Shoqëria e Marigonës –(Te hutuar,qeshnin;e qeshnin,dhe vazhduan te rrinin në lokal,duke mos vërejtur mungesën e Marigonës)….
***
Skena nr 4. (NË KAZINO)
Suzi (Një valltare seksi, vallëzon mbi tavolinën e kazinosë,ku në atë
tavoline janë të ulur njerëz te cilët pinë uiski,Angjela dhe Flokarti)
Babai I Marigonës –(Me kokën lart ,afrohet te tavolina,i kap dorën Suzit i thotë):
“Zbrit se po luajmë tani”
Suzi- (Zbret nga tavolina duke e shikuar atë me një shikim provokativ)
Babai-( Bashkë me mikun e tij,ulen dhe karrige, porosisin pije)
Ata vazhdojnë te luajnë,ndërkohë kamerieri i sjell pijet.
Loja fillon …
Angjela –“Yess,fitova këtë loje,a dëshiron te luajmë përsëri?”
Ardiani –“Pff….Po si ka mundësi,dhashë max për të fituar”
Angjela-“Epo, vetëm njeri ka fat”
Flokarti –“Hajde dhe një lojë e luajmë, do japim të gjitha parat qe kemi,dyfish me shumë se loja e parë”
Lypësja -( Në një moment hyn tek dera dhe ju afrohet këtyre zotërinjve, u thotë):
“Me jepni ca para ju lutem”(E kap për dore Shpendin,dhe ai e godet,duke thënë):
“Lërmë te qete moj fëlliqësire”
Ardiani- (Ngrihet nga karriga dhe e kap për flokësh lypsen,duke e hedh përjashta,pas asnjë pike mëshire)
Vazhdojnë dhe luajnë kur në çast Shpendi porosit përsëri pije,por kësaj radhe me te forta…
Kamerieri- “Ju bëfshin mirë..”
Shpendi- (E fiton lojën)
“Kush është shefi këtu?”
Shefi-“Unë jam”
Shpendi –“Merri këto para dhe mi sjell dy femrat ma te bukura që i ke këtu,dua t’i kem afër vetes sonte”
Suzi –(E kthjellet kap Marigonën për dore dhe u afrohen atyre me urdhrin e shefit)
Shpendi- ( Si ishte duke biseduar dhe duke buzëqeshur me mikun e tij në
çast shtanget dhe i mbyllet goja, kur e sheh Marigonën të veshur
ashtu,dhe për gjendjen e saj se si ishte bërë,dhe ngrihet në këmbë,nuk
flet asnjë fjalë,dhe e godet Marigonën ne faqe i kap dorën qe ta çoj në
shtëpi)
Marigona-( E droguar me doze me te madhe,nuk arrit ta njoh mire babin e saj,dhe filloi të bërtas)
“Me le rehat,ndihme!!”
Shefi- (Afrohet shpejt te Shpendi,duke i thënë):
“Kush je ti qe trajton kështu punëtoret e mia??!!”
Shpendi-(Nuk flet asgjë,dhe me një shtrëngim duarsh dhe e godet shefin)
Ardiani- (I frikësuar,fshehtas merr paratë e mikut te tij dhe ik nga lokali)
Trafikanti -(E kap babin e Marigonës për qafe nga prapa,dhe e shtrëngon fort)
Shefi- (Ngrihet pas asaj goditje dhe i afrohet duke ia ngulur thikën në bark,pastaj e lëshojnë në tokë që të jap shpirt)
Marigona- (E trishtuar,e hutuar,mezi e njihte babin e saj,dhe ju afrua
atij,u ul,e mori ne prehrin e saj duke ja prekur faqet I tha:
Këtë fytyre e kam parë diku… dhe vazhdon duke ja prekur faqet…
Babai- “Me fal bija ime….
(dhe duke ju ndalur frymëmarrja ai jep shpirt aty)
Marigona-”Babaaaaa”thirri një herë, e përqafoi fort,por tashmë ishte shume vonë
Shefi –(E kap Marigonen për flokësh)
“Bej gati rrobet,se pas dy orësh do udhëtojmë ne shtet tjetër.”
Trafikanti-( Merr një qese te zezë,e fut trupin e Shpendit dhe e hedhin ne bërllok)
***
Skenari:Edona Beqiri
Regjia:Edona Beqiri
Muzika:Dj Labi
Koreografia:Edona Beqiri
(Per shkak te nje problemi te vogel,kjo drame fatkeqesisht nuk eshte
mbajtur ne teater,por ne shkolle,por si do qe te jete drama ka dalur
shume mire,dhe jam ndare e knaqur me aktoret qe kan luajtur ne kete
drame)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zemra Troket Ne Zemer: MOS E FSHEH
» Zemra Troket Ne Zemer: VENDLINDJA IME
» Zemra Troket Ne Zemer: NDOSHTA ...
» Zemra Troket Ne Zemer: Pohim
» Zemra Troket Ne Zemer: Nuk te njoh
» Zemra Troket Ne Zemer: VENDLINDJA IME
» Zemra Troket Ne Zemer: NDOSHTA ...
» Zemra Troket Ne Zemer: Pohim
» Zemra Troket Ne Zemer: Nuk te njoh
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi