Shefki Olloman:Disa Poezi nga Libri "Zgjohu, ngritu Shqipëri"!
Faqja 1 e 1
Shefki Olloman:Disa Poezi nga Libri "Zgjohu, ngritu Shqipëri"!
Disa Poezi nga Libri im më i Ri
ZGJOHU, NGRITU SHQIPËRI!
(Shkup,
Dhjetor 2009)
Shefki Olloman
DUA
Dua dielli të rrezojë
Dua hëna të ndriçojë
Dua njerëzit të
gëzojnë
Dua fëmijtë të
lodrojnë.
Dua kafshët të
frymojnë
Dua zogjtë të
këndojnë
Dua peshqit të
notojnë
Dua insektet të
gjallërojnë.
Dua drunjtë të
gjethojnë
Dua bimët të
gjelbrojnë
Dua lulet të
lulëzojnë
Dua pemët të
frutojnë.
Dua era të freskojë
Dua uji të gurgullojë
Dua zjarri të
flakërojë
Dua toka të
mbijetojë.
Dua shumë, dua tepër
Dua t’shembet botë e
vjetër
Dua jeta të triumfojë
Dua paqa të
mbizotërojë.
SHKRUAJ…
Shkruaj kur mendja
logjikon,
Shkruaj kur shpirti
mediton,
Shkruaj kur zemra
këndon,
Shkruaj kur trupi
vallëzon.
Shkruaj kur syri
loton,
Shkruaj kur gjaku
pikon,
Shkruaj kur tragjedia
luhet,
Shkruaj kur jeta
shuhet.
Shkruaj kur lufta
fillon,
Shkruaj kur liria
triumfon,
Shkruaj kur paqa
fiton,
Shkruaj kur populli
feston.
Shkruaj kur më vlon
frymëzimi,
Shkruaj kur më gufon
gëzimi,
Shkruaj kur më kap
trishtimi,
Shkruaj kur më zen
zemërimi.
Shkruaj kur dita
agon,
Shkruaj kur Dielli
rrezon,
Shkruaj kur nata
errëson,
Shkruaj kur Hëna
ndriçon.
Shkruaj kur bjen borë
apo shi,
Shkruaj kur gjëmon me
stuhi,
Shkruaj kur shpërthen
vargu,
Shkruaj kur ka dasma
pragu.
Shkruaj nga dashuria,
Shkruaj nga mërzia,
Shkruaj nga malli,
Shkruaj nga halli,
Shkruaj nga morali,
Shkruaj nga ideali.
Shkruaj kur lulet
plot aromë çelin,
Shkruaj kur bari
mbulon zabelin,
Shkruaj kur dushku
shpërthen,
Shkruaj kur vjeshta
vjen.
Shkruaj në dimër e në
verë,
Shkruaj pareshtur,
përherë,
Shkruaj se aty gjejë
pushim,
Shkruaj me bindje e
përkushtim,
Shkruaj se kam besim
e shpresë,
Shkruaj atë që shohë
e ndjejë vetë.
RRUDHAT...!
Rrudhat në
ballë!
Si do ja bëjmë
vallë?!
Rrudhat në
fytyrë!
Ç’është kjo mynxyrë?!
Rrudhat në
trup!
Bukuria na humb!
Rrudhat në
zemër!
Fol drejt e rri
shtrembër!
Rrudhat në
tru!
Logjika tuj fluturu!
Rrudhat në
shpirt!
Në terr pa dritë!
Shqiptar i rrudhur!
Shqipëri e ndrydhur!
Shqiptar i shtrydhur!
Shqipëri e tkurrur!
Rrudhat e Shqiptarit
Rrudha të jetës, të
fatit.
Rrudhat e Shqipërisë
Rrudha të robërisë!
Rrudhat në trup të
Shqiptarit
Rrudha të pleqërisë e
të hallit.
Rrudhat e kufinjve të
Shqipërisë!
Rrudha të përgjakura
të historisë!
Rrudhosur Shqiptari!
Rrudhosur ideali!
Rrudhosur trimëria!
Rrudhosur Shqipëria!
I shohim e dot s’i
ndalim!
Rrudhat e ballit, të
pjekurisë.
I shohim e s’i
flakim!
Rrudhat e Trojeve të
Shqipërisë!
NËNAT TONA
Nënat tona
shamibardha,
shpirtbardha e
pulëbardha.
Nënat tona shamikuqe,
zemërzjarrta e
lulëkuqe.
Nënat tona
lulëbozhure,
herë me djepa, herë me kobure.
Nënat tona - zana
mali,
Nënat tona - xixa
stralli,
Nënat tona -
trimëresha,
Nënat tona -
burrëresha.
Nënat tona dëbuan
Turqinë,
Nënat tona mundën
Greqinë,
Nënat tona rrënuan Jugosllavinë,
Nënat tona mposhtën
Serbinë,
Nënat tona vullkan,
tërmet e dridhje,
Pak me pushkë, më shumë me lindje.
Nënat tona lindën
djem Ilirie,
lindën vasha Arbërie,
lindën shqiponja
Shqipërie,
lindën Zeusë e
Promethe,
lindën
Pirro e Ante,
lindën Lekë e
Skënderbe,
lindën Teuta e
Adema…,
Nënat
tona me shtatë zemra.
Shterroi kroi, lumi e
deti,
Në vatrat tona
përkundet djepi,
Nënat tona lindin
dragonj,
Nënat tona rrisin
heronj.
O NJERI!
O Njeri, o Njerëz!
O motra, o vëllezër!
A dini kush jeni?!
A dini nga vini?!
A dini pse jetoni?!
A dini ku shkoni?!
O Njeri, ti mend s’u
mbushe!
Kurrë s’u gdhende,
kurrë s’u zbute!
Egërsirë linde,
egërsirë mbete!
Si në paqë, si
n’tërmete!
Mos vra veten për çdo
ditë!
Lëshoje terrin, dil
në dritë!
Se kjo botë s’është e
jotja!
Janë në ty jeta e
mortja!
O Njeri pa logjikë!
Nga vetvetja ti ke
frikë!
O Njeri pa vetëdije!
Mendja jote
fije-fije!
O Njeri pa
ndërgjegje!
Kurrë nuk fole, s’mu
përgjegje!
O Njeri, ndal
urrejtjen e racizmin!
Ndal vëllavrasjen e
fashizmin!
O Njeri, ndal
grykësinë e mashtrimin!
Ndali luftërat e
shfrytëzimin!
O Njeri, flake
xhelozinë dhe egoizmin!
Flake padijen e
primitivizmin!
O Njeri, largo veset,
vuajtjet, paudhësinë!...
Përqafo të vërtetën,
gëzimin e drejtsinë!
O Njeri me shpirt
hyjnie!
S’i del zot kësaj
dhuntie!
O Njeri, krijesë
hyjnore!
Mos shkatërro ç’të
bjen përdore!
O Njeri, ke
përgjegjësi!
S’je i vetmi në
Gjithësi!
O Njeri, pa njerëzi!
Për çdo ditë zi e më
zi!
O Njeri, që s’je
Njeri!
Zbute zemrën,
shpirtin përtri!
O Njeri, bëhu NJERI!
Si t’krijoi ZOTI Ty!
MOS…!
Mos mendoni se humbi Shqipëria
Mos thoni se vdiq trimëria
Mos besoni se s'ka bashkim kombëtar
Mos kujtoni se s'ka më luftëtarë.
Mos shpresoni, por punoni!
Mos pritni, por luftoni!
Mos luteni, por veproni!
Mos flini, mos ëndërroni!
Mos duro, mos u bë qyq!
Mos Shqiptar, mos rri duarkryq!
Se liria nuk vjen vetë,
Po e presim mbi dymijëvjetë!
KY SHEKULLI I RI
Ky
Shekulli i Ri,
është një
shekull tjetër,
por me
shumë prapësi,
sikur
Shekulli i Vjetër!
Ky
Shekulli i Ri,
me moshën 8-vjeç,
i moçëm për dredhi,
tekanjoz
e kryeneç!
Ky
Shekulli i Ri,
i ri
porsi fëmi,
mbrapsht
ia filloi,
si
shekulli që shkoi!
Ky
Shekulli i Ri,
erdhi me
shumë premtime,
për paqë
dhe liri,
por solli
veç mjerime!
Ky
Shekulli i Ri,
është një
vazhdimësi,
e
shekullit plak,
mbushur
luftëra e gjak!
Ky
Shekulli i Ri,
ky
shekull i zi,
jetën po
na nxi,
me këto
padrejtësi!
Ky
Shekulli i Ri,
shekull
me ligësi,
me plagë të vjetra ngeli,
plagë të
reja çeli!
Ky
Shekulli i Ri,
me emër Njëzetenji,
gjë të
mirë nuk solli,
për këtë
Njerëzi!
ÇAMËRI,
IKONË KOMBËTARE!
Çamëri na dogji malli,
Sytë na nxjerrin xixa stralli.
Sytë lot na lotojnë,
Zemrat gjak na gjakojnë.
Vjen një zë nga Janina,
Zgjohi vëllezër, bini trima!
Bubullinë, gjëmon Preveza,
Flakadanët thotë i ndeza!
Flamurkuqin ngre Konica,
Pas i shkon dhe Gumenica.
S'mbetet prapa as Filati,
Tani thotë ka ardhë sahati.
Shqipe mali e zemër burri,
Parga trime dhe Kosturi.
Sikur Marko, Foto e Bubulina,
Qëndron Arta e Florina.
Thonë s'durohet më Greqia,
Margëlliçi e Paramithia.
Çamëria në këmbë është ngritë,
Po kërkon diell e dritë.
Mbarë Çamëria po betohet,
Me Shqipërinë të bashkohet.
Ti je motra e Mollosisë,
Je pasardhëse e Thesprotisë.
Ti je bija e Ilirisë,
Shtojzovalle e Shqipërisë.
Çamëri, ikonë kombëtare,
Tokë e Shenjtë Shqiptare.
ATDHEU DHE UNË
Mendja jote - mendja ime,
Gjykojnë drejt, pa gabime.
Zemra jote - zemra ime,
Rrahin fortë me ngazëllime.
Besa jote - Besa ime,
Rreze drite me vezullime.
Qëndresa jote - qëndresa ime,
Bashkë e tok në luftime.
Pena jote - pena ime,
Shkruajnë shqip me ligjërime.
Shpata jote - shpata ime,
Janë dy skaje të një vetëtime.
Syri yt
- syri im,
Ditë e
natë në vigjëlim.
Zëri yt
– zëri im,
Bubullimë
dhe kushtrim.
Betimi
yt – betimi im,
Krah për
krah në marshim.
Vullneti
yt - vullneti im,
Të
pandarë në amshim.
Fati yt – fati im,
Herë i ëmbël, herë
pelim.
Ëndrra ime - ëndrra
jote,
Vizion i një epoke.
Lufta ime - lufta
jote,
Ardhmëria e kësaj
toke.
Rruga jote - rruga
ime,
Rrugë e gjatë, plot
shtegtime.
Fitorja jote -
fitorja ime,
Këngë e valle, shumë
gëzime.
Liria jote - liria ime,
Lule e bukur plot shkëlqime.
Jeta jote - jeta ime,
Histori me shumë flijime.
Unë dhe Atdheu:
Sikur Leka e Anteu,
Sikur Pirro e
Prometheu,
Si Bardhylli e
Skënderbeu.
Unë dhe Ti jemi Nji,
Ti i Shenjtë, unë
Njeri,
Jemi bashkë në
përjetësi,
Unë Shqiptar, Ti
Shqipëri.
FJALA
E para qe Fjala,
Fjala - si vala.
Fjala e ëmbël të shëron,
Fjala e idhët të helmon.
Fjala e lehtë – vullnet,
Fjala e rëndë të vret,
Fjala e mirë – shëndet,
Fjala e keqe të tret.
Fjala e gëzueshme të ndrit,
Fjala e kobshme të lebetit.
Fjala - më e butë se pëllumbi,
Fjala - më e fortë se plumbi.
Fjala - të ngroh zemër e kokë,
Fjala - të fut nën tokë.
Fjala - të ngren në këmbë,
Fjala - të thyen duar e dhëmbë.
Fjala - shpëton atdhe,
Fjala - të rrëzon përdhe.
Fjala lëviz male,
Fjala largon halle.
Fjala trazon dete,
Fjala sjellë tërmete.
Fjala ndez kryengritje
Fjala shuan etje.
Fjala jep kushtrim,
Fjala shpallë çlirim.
Fjala bashkon trojet,
Fjala shterron krojet.
Fjala është për trimat,
Fjala shkrep vetëtimat.
Fjala është për burrat,
Fjala freskon gurrat.
Fjala është Besë,
Fjala është shpresë.
Fjala është Betim,
Fjala është besim.
Fjala është fillimi,
Fjala është mbarimi.
NË KËTË BOTË…
Në në këtë botë pa njerëzi,
është vështirë të jesh Njeri!
Në këtë botë pa drejtësi,
është vështirë të fitosh Liri!
Në këtë botë plot marrëzi,
shumë urrejtje, pak dashuri!
Në këtë botë plot me halle,
ujqër e qengja hedhin
valle!
Në këtë botë përplot
çudi,
gjysma bardhë, gjysma
zi!
Në këtë botë plot
ligësi,
lot e dhimbje pakufi!
Në këtë botë plot me
klithma,
të therë zemra, të
kap dridhma!
Në këtë botë plot
shtrëngata,
të ngrinë bora e të
djeg flaka!
Në këtë botë
lakadredhë,
pushtetari
dredhë e zhdredhë!
Në këtë botë
me andralla,
pak
t’vërteta, më shumë përralla!
Në këtë botë
dallga-dallga,
këmbë e duar
lidhë me pranga!
Në këtë botë
thërrime-thërrime,
e mira me
t’keqen shpinë për shpine!
Në këtë botë
si cektinë,
jeta e vdekja
këmbkryq rrinë!
Në këtë botë
kasaphanë,
vret
vëllau-vëllanë!
Në këtë botë
të çakërdisur,
herë i
mençur, herë i krisur!
Në këtë botë
të gjakosur,
luftëtërat,
vrasjet s’kanë të sosur!
Në këtë botë
plot mallkime,
s’ndihmojnë
lutje, as përgjërime!
Në këtë botë me psherëtima,
si xhelati, si viktima!
Në këtë botë me trauma,
të zihet fryma, të
del shkuma!
Në këtë botë plot
llahtari,
shumë tmerr e lemeri!
Në këtë botë me
lakmi,
pak ngopje, shumë
grykësi!
Në këtë botë plot
dredhi,
shtatë hile, një
trimëri!
Në këtë botë me
trishtim,
pak gëzime, shumë
hidhërim!
Në këtë botë
ferr-skëterrë,
mbillesh lule, shpërthen therrë!
Në këtë botë si greminë,
njeriu përbin njerinë!
Në këtë botë përplot terror,
shumë djaj, pak shenjtorë!
Në këtë botë hallakamë,
mbushur shtriga e shtriganë!
Në këtë botë paradoksale,
liri, barazi,... - fjalë banale!
Në këtë botë iluzore,
pak fushë, shumë bregore!
Në këtë botë kaotike,
plot shpërthime
vullkanike!
Në këtë botë dramatike,
shumë përleshje
tragjike!
Në këtë botë plotë
huti,
qarje - qeshje varg e
vi!
Në këtë botë me xhelozi,
orë e
çast një pabesi!
Në këtë botë me varfëri,
vjedhje, krim dhe uri!
Në këtë botë me rënkime,
pak këngë, shumë vajtime!
Në këtë botë lara-lara,
të qesh fati, të humb
fara!
Në këtë botë
vandaliste,
pak solidare, shumë
egoiste!
Në këtë botë të
tymosur,
blozë e hi –
katranosur!
Në këtë botë fillim
pa fillim,
vuajtjet, luftërat
s’kanë mbarim!
Në këtë botë fund pa
fund
e mira të keqen nuk e
tund!
Në këtë botë, si
n’atë botë,
mjaltë e helm në një
gotë!
Në këtë botë, mbi
këtë Tokë,
të dridhet zemra,
t’luajnë mend në kokë!
Në këtë botë, në këtë
Planetë,
bashkë: njerëz,
engjuj, djaj e lanetë!
ME TY, POEZIA IME!
Me ty kalova fëmijërinë,
Me ty përjetova rininë,
Me ty arrita burrërinë,
Me ty mësova historinë,
Me ty pata shumë gëzime,
Me ty, Poezia ime!
Me ty nisa të krijoj,
Me ty nisa të vargëzoj,
Me ty u rrita në robëri,
Me ty këndova për liri,
Me ty u nisa në shtegtime,
Me ty, Poezia ime!
Me ty godita çdo armik,
Me ty kandili nuk u fik,
Me ty trokita prag më prag,
Me ty shërova varrë e plagë,
Me ty në dasma e n’flijime,
Me ty, Poezia ime!
Me ty pena nuk u tha,
Me ty kombi nuk u nda,
Me ty shpresa nuk u shua,
Me ty besa u forcua,
Me ty n’fitore e ngadhnjime,
Me ty, Poezia ime!
ZGJOHU,
NGRITU SHQIPËRI!
(Shqipërisë
Etnike)
Re të zeza të kanë mbuluar!
Diell e Hënë të kanë errësuar!
S’je në ëndërr!
Por je zhgëndërr!
Në terr të zi e n’robëri!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Laku n’fyt po t’shtrëngon!
Pranga trupin ta mundon!
Okupimi po t’shkatërron!
Armiqtë sulen me egërsi!
Me ushtri e me djallëzi!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Mjaft Ti fjete dhe u përgjume!
Mjaft Ti ndejte e ngujume!
Mjaft Ti prite ditë-përditë!
Hape terrin - bëhe dritë!
Ndize zjarrin nga një shkëndi!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Më dhemb zemra kur rënkon!
Kur nga dhembjet
Ti gjëmon!
M’hapet goja e s’mund të flas!
Jap kushtrim e po bërtas!
Por askush nuk më dëgjon!
Por askush nuk më beson!
I gjithë trupi të është shkri!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Kam shumë zjarr e shumë dhimbje,
Kam shumë vuajtje e shumë dridhje,
Kam shumë mall e dashuri,
Kam shumë dhembje e krenari,
Kam shumë ankth e burrëri,
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Shpatë e Damokleut të rrin mbi kokë!
”Pako” e ”Traktate” hartojnë me okë!
Rezoluta (1244) e 14 Pika!
Gjithësecila më e mprehtë se thika!
Trupin copa ta copëtojnë!
Shpirt e zemër të dërrmojnë!
Trojet Tua t’i pushtojnë!
Marimangat thurrin robëri!
Kameleonët endin tradhti!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Serbia jepë autonomi!
Bota jepë gjysmëpavarësi!
Ç’janë këto hile një dreq e di!
Gjithçka janë veç jo liri!
T’ka hy n’Kullë Bajlozi i Zi!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Janë ndryshkë armët mbi tavan!
Pastro shpatë e
jatagan!
Dil në shesh dhe
n’mejdan!
Shpërthe
vrullshëm si vullkan!
Ja Vdekje – Ja Liri!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
ZGJOHU, NGRITU SHQIPËRI!
(Shkup,
Dhjetor 2009)
Shefki Olloman
DUA
Dua dielli të rrezojë
Dua hëna të ndriçojë
Dua njerëzit të
gëzojnë
Dua fëmijtë të
lodrojnë.
Dua kafshët të
frymojnë
Dua zogjtë të
këndojnë
Dua peshqit të
notojnë
Dua insektet të
gjallërojnë.
Dua drunjtë të
gjethojnë
Dua bimët të
gjelbrojnë
Dua lulet të
lulëzojnë
Dua pemët të
frutojnë.
Dua era të freskojë
Dua uji të gurgullojë
Dua zjarri të
flakërojë
Dua toka të
mbijetojë.
Dua shumë, dua tepër
Dua t’shembet botë e
vjetër
Dua jeta të triumfojë
Dua paqa të
mbizotërojë.
SHKRUAJ…
Shkruaj kur mendja
logjikon,
Shkruaj kur shpirti
mediton,
Shkruaj kur zemra
këndon,
Shkruaj kur trupi
vallëzon.
Shkruaj kur syri
loton,
Shkruaj kur gjaku
pikon,
Shkruaj kur tragjedia
luhet,
Shkruaj kur jeta
shuhet.
Shkruaj kur lufta
fillon,
Shkruaj kur liria
triumfon,
Shkruaj kur paqa
fiton,
Shkruaj kur populli
feston.
Shkruaj kur më vlon
frymëzimi,
Shkruaj kur më gufon
gëzimi,
Shkruaj kur më kap
trishtimi,
Shkruaj kur më zen
zemërimi.
Shkruaj kur dita
agon,
Shkruaj kur Dielli
rrezon,
Shkruaj kur nata
errëson,
Shkruaj kur Hëna
ndriçon.
Shkruaj kur bjen borë
apo shi,
Shkruaj kur gjëmon me
stuhi,
Shkruaj kur shpërthen
vargu,
Shkruaj kur ka dasma
pragu.
Shkruaj nga dashuria,
Shkruaj nga mërzia,
Shkruaj nga malli,
Shkruaj nga halli,
Shkruaj nga morali,
Shkruaj nga ideali.
Shkruaj kur lulet
plot aromë çelin,
Shkruaj kur bari
mbulon zabelin,
Shkruaj kur dushku
shpërthen,
Shkruaj kur vjeshta
vjen.
Shkruaj në dimër e në
verë,
Shkruaj pareshtur,
përherë,
Shkruaj se aty gjejë
pushim,
Shkruaj me bindje e
përkushtim,
Shkruaj se kam besim
e shpresë,
Shkruaj atë që shohë
e ndjejë vetë.
RRUDHAT...!
Rrudhat në
ballë!
Si do ja bëjmë
vallë?!
Rrudhat në
fytyrë!
Ç’është kjo mynxyrë?!
Rrudhat në
trup!
Bukuria na humb!
Rrudhat në
zemër!
Fol drejt e rri
shtrembër!
Rrudhat në
tru!
Logjika tuj fluturu!
Rrudhat në
shpirt!
Në terr pa dritë!
Shqiptar i rrudhur!
Shqipëri e ndrydhur!
Shqiptar i shtrydhur!
Shqipëri e tkurrur!
Rrudhat e Shqiptarit
Rrudha të jetës, të
fatit.
Rrudhat e Shqipërisë
Rrudha të robërisë!
Rrudhat në trup të
Shqiptarit
Rrudha të pleqërisë e
të hallit.
Rrudhat e kufinjve të
Shqipërisë!
Rrudha të përgjakura
të historisë!
Rrudhosur Shqiptari!
Rrudhosur ideali!
Rrudhosur trimëria!
Rrudhosur Shqipëria!
I shohim e dot s’i
ndalim!
Rrudhat e ballit, të
pjekurisë.
I shohim e s’i
flakim!
Rrudhat e Trojeve të
Shqipërisë!
NËNAT TONA
Nënat tona
shamibardha,
shpirtbardha e
pulëbardha.
Nënat tona shamikuqe,
zemërzjarrta e
lulëkuqe.
Nënat tona
lulëbozhure,
herë me djepa, herë me kobure.
Nënat tona - zana
mali,
Nënat tona - xixa
stralli,
Nënat tona -
trimëresha,
Nënat tona -
burrëresha.
Nënat tona dëbuan
Turqinë,
Nënat tona mundën
Greqinë,
Nënat tona rrënuan Jugosllavinë,
Nënat tona mposhtën
Serbinë,
Nënat tona vullkan,
tërmet e dridhje,
Pak me pushkë, më shumë me lindje.
Nënat tona lindën
djem Ilirie,
lindën vasha Arbërie,
lindën shqiponja
Shqipërie,
lindën Zeusë e
Promethe,
lindën
Pirro e Ante,
lindën Lekë e
Skënderbe,
lindën Teuta e
Adema…,
Nënat
tona me shtatë zemra.
Shterroi kroi, lumi e
deti,
Në vatrat tona
përkundet djepi,
Nënat tona lindin
dragonj,
Nënat tona rrisin
heronj.
O NJERI!
O Njeri, o Njerëz!
O motra, o vëllezër!
A dini kush jeni?!
A dini nga vini?!
A dini pse jetoni?!
A dini ku shkoni?!
O Njeri, ti mend s’u
mbushe!
Kurrë s’u gdhende,
kurrë s’u zbute!
Egërsirë linde,
egërsirë mbete!
Si në paqë, si
n’tërmete!
Mos vra veten për çdo
ditë!
Lëshoje terrin, dil
në dritë!
Se kjo botë s’është e
jotja!
Janë në ty jeta e
mortja!
O Njeri pa logjikë!
Nga vetvetja ti ke
frikë!
O Njeri pa vetëdije!
Mendja jote
fije-fije!
O Njeri pa
ndërgjegje!
Kurrë nuk fole, s’mu
përgjegje!
O Njeri, ndal
urrejtjen e racizmin!
Ndal vëllavrasjen e
fashizmin!
O Njeri, ndal
grykësinë e mashtrimin!
Ndali luftërat e
shfrytëzimin!
O Njeri, flake
xhelozinë dhe egoizmin!
Flake padijen e
primitivizmin!
O Njeri, largo veset,
vuajtjet, paudhësinë!...
Përqafo të vërtetën,
gëzimin e drejtsinë!
O Njeri me shpirt
hyjnie!
S’i del zot kësaj
dhuntie!
O Njeri, krijesë
hyjnore!
Mos shkatërro ç’të
bjen përdore!
O Njeri, ke
përgjegjësi!
S’je i vetmi në
Gjithësi!
O Njeri, pa njerëzi!
Për çdo ditë zi e më
zi!
O Njeri, që s’je
Njeri!
Zbute zemrën,
shpirtin përtri!
O Njeri, bëhu NJERI!
Si t’krijoi ZOTI Ty!
MOS…!
Mos mendoni se humbi Shqipëria
Mos thoni se vdiq trimëria
Mos besoni se s'ka bashkim kombëtar
Mos kujtoni se s'ka më luftëtarë.
Mos shpresoni, por punoni!
Mos pritni, por luftoni!
Mos luteni, por veproni!
Mos flini, mos ëndërroni!
Mos duro, mos u bë qyq!
Mos Shqiptar, mos rri duarkryq!
Se liria nuk vjen vetë,
Po e presim mbi dymijëvjetë!
KY SHEKULLI I RI
Ky
Shekulli i Ri,
është një
shekull tjetër,
por me
shumë prapësi,
sikur
Shekulli i Vjetër!
Ky
Shekulli i Ri,
me moshën 8-vjeç,
i moçëm për dredhi,
tekanjoz
e kryeneç!
Ky
Shekulli i Ri,
i ri
porsi fëmi,
mbrapsht
ia filloi,
si
shekulli që shkoi!
Ky
Shekulli i Ri,
erdhi me
shumë premtime,
për paqë
dhe liri,
por solli
veç mjerime!
Ky
Shekulli i Ri,
është një
vazhdimësi,
e
shekullit plak,
mbushur
luftëra e gjak!
Ky
Shekulli i Ri,
ky
shekull i zi,
jetën po
na nxi,
me këto
padrejtësi!
Ky
Shekulli i Ri,
shekull
me ligësi,
me plagë të vjetra ngeli,
plagë të
reja çeli!
Ky
Shekulli i Ri,
me emër Njëzetenji,
gjë të
mirë nuk solli,
për këtë
Njerëzi!
ÇAMËRI,
IKONË KOMBËTARE!
Çamëri na dogji malli,
Sytë na nxjerrin xixa stralli.
Sytë lot na lotojnë,
Zemrat gjak na gjakojnë.
Vjen një zë nga Janina,
Zgjohi vëllezër, bini trima!
Bubullinë, gjëmon Preveza,
Flakadanët thotë i ndeza!
Flamurkuqin ngre Konica,
Pas i shkon dhe Gumenica.
S'mbetet prapa as Filati,
Tani thotë ka ardhë sahati.
Shqipe mali e zemër burri,
Parga trime dhe Kosturi.
Sikur Marko, Foto e Bubulina,
Qëndron Arta e Florina.
Thonë s'durohet më Greqia,
Margëlliçi e Paramithia.
Çamëria në këmbë është ngritë,
Po kërkon diell e dritë.
Mbarë Çamëria po betohet,
Me Shqipërinë të bashkohet.
Ti je motra e Mollosisë,
Je pasardhëse e Thesprotisë.
Ti je bija e Ilirisë,
Shtojzovalle e Shqipërisë.
Çamëri, ikonë kombëtare,
Tokë e Shenjtë Shqiptare.
ATDHEU DHE UNË
Mendja jote - mendja ime,
Gjykojnë drejt, pa gabime.
Zemra jote - zemra ime,
Rrahin fortë me ngazëllime.
Besa jote - Besa ime,
Rreze drite me vezullime.
Qëndresa jote - qëndresa ime,
Bashkë e tok në luftime.
Pena jote - pena ime,
Shkruajnë shqip me ligjërime.
Shpata jote - shpata ime,
Janë dy skaje të një vetëtime.
Syri yt
- syri im,
Ditë e
natë në vigjëlim.
Zëri yt
– zëri im,
Bubullimë
dhe kushtrim.
Betimi
yt – betimi im,
Krah për
krah në marshim.
Vullneti
yt - vullneti im,
Të
pandarë në amshim.
Fati yt – fati im,
Herë i ëmbël, herë
pelim.
Ëndrra ime - ëndrra
jote,
Vizion i një epoke.
Lufta ime - lufta
jote,
Ardhmëria e kësaj
toke.
Rruga jote - rruga
ime,
Rrugë e gjatë, plot
shtegtime.
Fitorja jote -
fitorja ime,
Këngë e valle, shumë
gëzime.
Liria jote - liria ime,
Lule e bukur plot shkëlqime.
Jeta jote - jeta ime,
Histori me shumë flijime.
Unë dhe Atdheu:
Sikur Leka e Anteu,
Sikur Pirro e
Prometheu,
Si Bardhylli e
Skënderbeu.
Unë dhe Ti jemi Nji,
Ti i Shenjtë, unë
Njeri,
Jemi bashkë në
përjetësi,
Unë Shqiptar, Ti
Shqipëri.
FJALA
E para qe Fjala,
Fjala - si vala.
Fjala e ëmbël të shëron,
Fjala e idhët të helmon.
Fjala e lehtë – vullnet,
Fjala e rëndë të vret,
Fjala e mirë – shëndet,
Fjala e keqe të tret.
Fjala e gëzueshme të ndrit,
Fjala e kobshme të lebetit.
Fjala - më e butë se pëllumbi,
Fjala - më e fortë se plumbi.
Fjala - të ngroh zemër e kokë,
Fjala - të fut nën tokë.
Fjala - të ngren në këmbë,
Fjala - të thyen duar e dhëmbë.
Fjala - shpëton atdhe,
Fjala - të rrëzon përdhe.
Fjala lëviz male,
Fjala largon halle.
Fjala trazon dete,
Fjala sjellë tërmete.
Fjala ndez kryengritje
Fjala shuan etje.
Fjala jep kushtrim,
Fjala shpallë çlirim.
Fjala bashkon trojet,
Fjala shterron krojet.
Fjala është për trimat,
Fjala shkrep vetëtimat.
Fjala është për burrat,
Fjala freskon gurrat.
Fjala është Besë,
Fjala është shpresë.
Fjala është Betim,
Fjala është besim.
Fjala është fillimi,
Fjala është mbarimi.
NË KËTË BOTË…
Në në këtë botë pa njerëzi,
është vështirë të jesh Njeri!
Në këtë botë pa drejtësi,
është vështirë të fitosh Liri!
Në këtë botë plot marrëzi,
shumë urrejtje, pak dashuri!
Në këtë botë plot me halle,
ujqër e qengja hedhin
valle!
Në këtë botë përplot
çudi,
gjysma bardhë, gjysma
zi!
Në këtë botë plot
ligësi,
lot e dhimbje pakufi!
Në këtë botë plot me
klithma,
të therë zemra, të
kap dridhma!
Në këtë botë plot
shtrëngata,
të ngrinë bora e të
djeg flaka!
Në këtë botë
lakadredhë,
pushtetari
dredhë e zhdredhë!
Në këtë botë
me andralla,
pak
t’vërteta, më shumë përralla!
Në këtë botë
dallga-dallga,
këmbë e duar
lidhë me pranga!
Në këtë botë
thërrime-thërrime,
e mira me
t’keqen shpinë për shpine!
Në këtë botë
si cektinë,
jeta e vdekja
këmbkryq rrinë!
Në këtë botë
kasaphanë,
vret
vëllau-vëllanë!
Në këtë botë
të çakërdisur,
herë i
mençur, herë i krisur!
Në këtë botë
të gjakosur,
luftëtërat,
vrasjet s’kanë të sosur!
Në këtë botë
plot mallkime,
s’ndihmojnë
lutje, as përgjërime!
Në këtë botë me psherëtima,
si xhelati, si viktima!
Në këtë botë me trauma,
të zihet fryma, të
del shkuma!
Në këtë botë plot
llahtari,
shumë tmerr e lemeri!
Në këtë botë me
lakmi,
pak ngopje, shumë
grykësi!
Në këtë botë plot
dredhi,
shtatë hile, një
trimëri!
Në këtë botë me
trishtim,
pak gëzime, shumë
hidhërim!
Në këtë botë
ferr-skëterrë,
mbillesh lule, shpërthen therrë!
Në këtë botë si greminë,
njeriu përbin njerinë!
Në këtë botë përplot terror,
shumë djaj, pak shenjtorë!
Në këtë botë hallakamë,
mbushur shtriga e shtriganë!
Në këtë botë paradoksale,
liri, barazi,... - fjalë banale!
Në këtë botë iluzore,
pak fushë, shumë bregore!
Në këtë botë kaotike,
plot shpërthime
vullkanike!
Në këtë botë dramatike,
shumë përleshje
tragjike!
Në këtë botë plotë
huti,
qarje - qeshje varg e
vi!
Në këtë botë me xhelozi,
orë e
çast një pabesi!
Në këtë botë me varfëri,
vjedhje, krim dhe uri!
Në këtë botë me rënkime,
pak këngë, shumë vajtime!
Në këtë botë lara-lara,
të qesh fati, të humb
fara!
Në këtë botë
vandaliste,
pak solidare, shumë
egoiste!
Në këtë botë të
tymosur,
blozë e hi –
katranosur!
Në këtë botë fillim
pa fillim,
vuajtjet, luftërat
s’kanë mbarim!
Në këtë botë fund pa
fund
e mira të keqen nuk e
tund!
Në këtë botë, si
n’atë botë,
mjaltë e helm në një
gotë!
Në këtë botë, mbi
këtë Tokë,
të dridhet zemra,
t’luajnë mend në kokë!
Në këtë botë, në këtë
Planetë,
bashkë: njerëz,
engjuj, djaj e lanetë!
ME TY, POEZIA IME!
Me ty kalova fëmijërinë,
Me ty përjetova rininë,
Me ty arrita burrërinë,
Me ty mësova historinë,
Me ty pata shumë gëzime,
Me ty, Poezia ime!
Me ty nisa të krijoj,
Me ty nisa të vargëzoj,
Me ty u rrita në robëri,
Me ty këndova për liri,
Me ty u nisa në shtegtime,
Me ty, Poezia ime!
Me ty godita çdo armik,
Me ty kandili nuk u fik,
Me ty trokita prag më prag,
Me ty shërova varrë e plagë,
Me ty në dasma e n’flijime,
Me ty, Poezia ime!
Me ty pena nuk u tha,
Me ty kombi nuk u nda,
Me ty shpresa nuk u shua,
Me ty besa u forcua,
Me ty n’fitore e ngadhnjime,
Me ty, Poezia ime!
ZGJOHU,
NGRITU SHQIPËRI!
(Shqipërisë
Etnike)
Re të zeza të kanë mbuluar!
Diell e Hënë të kanë errësuar!
S’je në ëndërr!
Por je zhgëndërr!
Në terr të zi e n’robëri!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Laku n’fyt po t’shtrëngon!
Pranga trupin ta mundon!
Okupimi po t’shkatërron!
Armiqtë sulen me egërsi!
Me ushtri e me djallëzi!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Mjaft Ti fjete dhe u përgjume!
Mjaft Ti ndejte e ngujume!
Mjaft Ti prite ditë-përditë!
Hape terrin - bëhe dritë!
Ndize zjarrin nga një shkëndi!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Më dhemb zemra kur rënkon!
Kur nga dhembjet
Ti gjëmon!
M’hapet goja e s’mund të flas!
Jap kushtrim e po bërtas!
Por askush nuk më dëgjon!
Por askush nuk më beson!
I gjithë trupi të është shkri!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Kam shumë zjarr e shumë dhimbje,
Kam shumë vuajtje e shumë dridhje,
Kam shumë mall e dashuri,
Kam shumë dhembje e krenari,
Kam shumë ankth e burrëri,
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Shpatë e Damokleut të rrin mbi kokë!
”Pako” e ”Traktate” hartojnë me okë!
Rezoluta (1244) e 14 Pika!
Gjithësecila më e mprehtë se thika!
Trupin copa ta copëtojnë!
Shpirt e zemër të dërrmojnë!
Trojet Tua t’i pushtojnë!
Marimangat thurrin robëri!
Kameleonët endin tradhti!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Serbia jepë autonomi!
Bota jepë gjysmëpavarësi!
Ç’janë këto hile një dreq e di!
Gjithçka janë veç jo liri!
T’ka hy n’Kullë Bajlozi i Zi!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Janë ndryshkë armët mbi tavan!
Pastro shpatë e
jatagan!
Dil në shesh dhe
n’mejdan!
Shpërthe
vrullshëm si vullkan!
Ja Vdekje – Ja Liri!
Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi