Partizan Cene: Konfliktualiteti nder shqiptar , veti e shqiptareve ,apo metode e politikaneve per mundesi in fluence .. !!
Faqja 1 e 1
Partizan Cene: Konfliktualiteti nder shqiptar , veti e shqiptareve ,apo metode e politikaneve per mundesi in fluence .. !!
Partizan Cene: Konfliktualiteti nder shqiptar , veti e shqiptareve ,apo metode e politikaneve per mundesi in fluence .. !!
Eshtë e habitshme .. Në një bisedë me një mikun tim italian, i cili ka mundur të mësojë shumë mirë gjuhën shqipe dhe ka hyrë thellë në mentalitetin e shqiptarit, arrita të kuptoj se, ai na vlerëson si njerëz sherrxhinj dhe shumë pak tolerues … !!
Unë sigurisht e kundërshtova, por argumentat e mia, jo vetëm që nuk e bindën atë, por në një farë mënyre më hodhi ai mua poshte, duke më vënë në dilema; Berisha, Nano, Meta, Topalli ,Rama e të tjerë… Dilema që mi kujtoi mua shoku im, nga Italia .
Këto dilema unë dhe shumë shqiptarë të tjerë, kemi një jetë të tërë që i kalojmë në mendje. Por, qoftë nga patriotizmi, qoftë nga frika nga sistemi, qoftë edhe për neglizhenca e gjithësecilit, asnjeri nuk e mendon thellë se sa jo tolerues dhe mosbesues jemi në shqiptarët për njëri tjetrin …. !!
Po ta shikosh edhe me shembuj të thjeshtë nga jeta e përditshme, në Shqipëri apo edhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të zi, kudo që ka shqiptarë, asnjëherë nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët… Këtu nuk flasim për një gjuhë të njëjtë se atë e kemi, është shqipja e jonë e bukur, por flasim për bashkëmendim, bashkërendim, apo bashkëjetim …!!
Para se të them për të tria këto do të jap një shembull të thjeshtë. Këtu në Greqi, pronarët grekë, marrin në punë shqiptarë ashtu siç marrin edhe grekë, rumunë, bullgarë etj … Në këtë rast shqiptarët janë me punëtorët, pa diskutim dhe me të disiplinuarit, për sa i përket kushteve dhe kundërshtive në punë…
Por krejt e kundërta ndodh kur punëdhënësi, nuk eshte grek por është shqiptar … Në këtë rast , shqiptarët e punësuar nga punëdhënësi shqiptar, behen xhelozë, kuriozë, dhe nevrikë për hiçgjë. Një shqiptar kur punon tek bashkëkombësi i tij më përpara do të hetojë sa lekë dhe sa fitim nxjerr punëdhënësi bashkëkombës. Këtë e bën nga xhelozia, apo nga kultura e kultivuar, e mosbesimit për njeriun tënd… !!
Ky shembull është një pikë ujë nga shumë e shumë shembuj te tillë që mund të të sjellë ndër mend për të ilustruar atë që quhet: ” Mosbesimi ndër shqiptarë ” , ashtu siç deshi të më ngrinte mua nervat italian… !!
Këtu vlen të thellohemi tek ajo që ka në dorë fatet e vendit dhe të kombit tonë, pra politika … !!
Politika shqiptare, që në zanafillën e krijimit të shtetit të parë shqiptar nga Ismail Qemali e deri tani ka pasur dhe ka ndarësinë e saj, jo në kuptimin e kundërshtive politike, por në atë që rëndom i themi ndaresitë me armikun… Pra, për ne shqiptarët, ai që mendon ndryshe, që bën pjesë në një parti tjeter, apo është në një grupim te kundërt është armik ose me saktë kështu është trajtuar.
Le ta lemë kohën e Ismail Qemalit të Madh e në vazhdim, pasi e dimë mire që kaluam në shumë dallge dhe luftra, në diktate dhe diktatura … Por të flasim mbas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet … Pra, le të flasim në kohën e tashme. Këto 18 vitet e ”luftës” së madhe që po bëjnë shqiptarët per identitet europian dhe demokratik …!!
Shqipëria, si vendi amë i të gjithë shqiptarëve, në të gjithë shtetet e rajonit, por edhe në diasporë fatkeqësisht ka dhënë, shembullin e keq përsa i përket vëllazërimit dhe bashkimit te shqiptarëve.
Megjithëse në një demokraci me kushtetute dhe ligje demokratike të shkruara, shqiptarët janë dëshmitarë se gjatë kësaj periudhe, kanë qenë nën presion politik te vazhdueshëmë nga të gjitha anët …
Në fillimet e demokracisë e deri me revolten mbarë popullore të 1997 -ës, presioni nga shërbimi i fshehtë, si për inerci vazhdonte në krahun tjetër duke e mbajtur situatën gjithmonë të nxehtë dhe duke rritur mosbesimin e vetë shqiptarëve për demokracinë që e kishin dashur shumë …
Konfliktetet nuk janë peërqëndruar vetëm në stadin ndër partiak por ky konflikt është stimuluar dhe kultivuar vit pas viti si konflikt klasor ashtu si në kohën e Nuhut te dytë (Enver Hoxhës ).
E vetmja gjë që bënte ndryshimin nga ajo kohë ishte se krahu klasor kishte ndryshuar drejtim …
Pra e ashtëquajtura demokraci vuri përballë popullin e thjeshtë, me klanet e reja klasore, të cilat si për cudi, u pasuruan, marramendësisht.!! Këta të pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme dhe korruptive të ndihmuar nga qarqe të qarta politike dhe qeveritare filluan të bëjnë ligjin duke diktuar, instaluar në kapilarët e politikës shqiptarë …
Kjo bëri që të gjithë shqiptarët të ndiejnë shtypjen dhe shtrëngimin… Pra ndodhi në 1997…!!
Mirëpo prapë ”Bajraktarët e Majtë“ që morën pushtetin të vetmen gjë që bënë e varfëruan me shumë vendin dhe rriten fitimet nga aferat korruptive e nga zotërimet e “ e ligjshme” dhe të paligjshme si ”përfaqësues të klasës” që ato vitet e fundit kishte vuajtur shtrëngimin dhe denigrimin e djathtë Berishian …!!
Dhe koha për ne shqiptarët kalon shpejt, por të mirat na vijnë vonë ..!!
Ujku, veshi, KOP-in si lëkurë qengji dhe doli e u betua dhe stërbetua se do të bënte namin për të bashkuar shqiptarët në një shtet modern demokratik me synim luften kundër korrupsionit dhe integrimin e tij në strukturat EuroAtlantike… !!
Dhe ç’po ndodh? KOP-i i dikurshëm është kthyer në një klan uzurpues që ka çuar vendin ne çaqet e falimentimit ekonomiko politik… Ky KOP-i ishte një shumëfishim i Berishës më me shumë Berishomaniste të tjerë të cilët e kishin dhe e kanë për nder, të vjedhin, të tallin, mashtrojnë dhe keq përdorin kundërshtarët e tyre politikë … !!
Politikat e mbas vitit 2005 vit kur pavarësisht se Berisha erdhi me ndihmën e Metës dhe Xhuvelopartive në pushtet do ta quaja një vit të mbarë … !
Një vit i mbarë por me dy lajme: I pari ishte lajmi i mirë që u largua bajraktari dhe i papërgjegjshmi i politikës shqiptare Fatos Nano dhe lajmi i keq që pushteti po binte në duart e një tjetër të papërgjegjshmi siç ishte Berisha që më shumë se drejtimi dhe qeverisja e ndershme me luftë kundër korrupsionit që trumbetohej prej tij, ardhja në pushtet ishte për një hakmarrje kundër kundërshtarëve politikë…
Pra kjo ardhje u bë në parimin shqiptar ndaj kundërshtarëve politikë: ” Ah veç mos më ardhçi në dorë ”
Dhe nuk ka shqiptar që e ndjek politikën të mos bindet se ai e realizoi këtë parim këto 5 vite qeveri.
Përsëri, shtrëngim, largim të kundërshtarëve, përndjekje, me metoda më të kamufluara, paterica nga pushtetare të tipit Meta apo Camët e Dashit etj … !!
Të gjitha këto të kujtojnë Berisho topallët e parë… !! Blerje dhe pazare depudetësh për Presidentin, vjedhje dhe tjetërsime në zgjedhjet lokale dhe mashtrimi dhe tjetërsimi i proçesit zgjedhor në 28 qershor 2009.
Pra ,” Nje alibej i dytë mbi shalën e kalit të parë ”… i thonë në Vlorë kësaj pune… !!
Vetëm urrejtje, kundërshti deri në delir, fjalor banal dhe sharje me libër shtëpie… etj Eeeehhehe … Jemi shqiptarë apo nuk jemi de … !!
Nga ana tjetër, politika e krahut të kundërt ka dhënë shenja tolerimi por krejt të pamjaftueshme, duke i hedhur benzinë zjarrit, konfliktit që po ndez herë pas herë Berisha dhe Topalli …
Zoti Edi Rama i ardhur me ide te reja dhe pse jo edhe te qarta ka rënë në çarkun e konfliktit të hapur me një njeri që pjell vetëm konflikt… Meqë është rasti mund të them se konflikti i dreri tanishëm e bëri punën dhe populli pa dhe dëgjoi, mendoj se ka ardh koha që të përballën me Berishën ligjërisht në parlament dhe jo më në rrugë, pasi kjo është dëshira e tij … mjegulla e ndihmon ujkun …!!
Të njëjtat gjëra ndodhin dhe me politikanët në Kosovë dhe Maqedoni …!
Zoti Thaçi me marrjen e pushtetit në vend që të bashkojë në një grusht të vetëm shqiptarët ka marrë shembull të qartë nga homologu i tij këtej kufirit dhe i ka ndarë dhe vazhdon të kultivojë ndarjet …
Korrupsioni dhe ndarja e fushave të influences e ka cuar politikën Kosovare në çaqe që të krijojë mosbesim edhe tek ndërkombëtarët për mundësinë e vetëqeverisjes ..
Në vend që të shikohet ana ekonomike, pasi Kosovaret janë në cakun e rrogave te urise…, shikohet mundësia si të manipulojmë dhe si të zgjerojme zonat e influencës në Kosovë … Kjo u duk edhe në skenat dhe prapaskenat që u vunë re gjatë zgjedhjeve lokale te fundit, ku pazaret per pushtet i zunë vendin llogjikëa së qeverisjes së brishtë gjatë këtij momenti të vështirë, kur edhe njohja ndërkombëtare ka ndaluar. Shumë mund ta lidhin këtë ndalëse, me vendimin e pritshëm te GjND, por unë do të shtoja që krahas asaj janë edhe kamomat (veprimet) e qeverisë Thaci – Sejdiu të cilat kohëve të fundit kanë dhënë shumë material kundër lobim për Jeremic dhe gjithë politikën Serbe … !!
Edhe shqiptarët në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, megjithëse nuk janë pushtet doraz, tregojnë gjithmonë atë që thamë më parë, pra vetinë e konfliktimit për gjithshka dhe për të gjitha midis tyre … Partitë shqiptare në Maqedoni, megjithëse kanë përpara një marrëveshje edhe pse e cunguar, (ajo e OHRI-t) prapë, shumë prej tyre po i bëjnë eloxhe dhe temena, qeverive si ajo e Gruevskit, që me metodat e rrafinuara, po e maqedizon të gjithë spektrin shtetëror në atë shtet pa emër. Qeveria e tij e perkrahur nga partia shqiptare BDI e kryetarit Ali Ahmeti, po i anashkalon shqiptarët duke i larguar nga vendet e punës për arësye politike …
Shqiptarët vazhdojnë të jenë të dorës së tretë në Maqedoni dhe të trajtohen si një pakicë jo shtet formuese përballë shumicës Gruevski- Ahmeti .
Vetë ky i fundit nuk ka dalë kurrë hapur në mbrojtje të të gjithë shqiptarëve njësoj dhe të barabarte përballë ligjit të shtetit të përbashkët me maqedonët …!
Shqiptarët në vend që të konfliktojnë ashpër dhe pa rezerva në kushtet e bashkëjetesës së barabartë, me qeverine maqedone po konfliktohen herë pas here midis tyre duke i dhënë mundësi ”Ujkut maqedon të bëjëq kërdinë”, e të rregullojë punët ashtu si i do ai … !! Shembull janë: Enciklopedia, Mësimi i gjuhës maqedonase që në klasë të parë, Projekti Shkupi 2014, ku e bën qendrën shumë maqedonase dhe pak ose aspak shqiptarë etj … !!
Po kështu edhe ne Luginën e Preshevës, partitë politike kanë ndarësi thelbësore dhe konfliktuale midis tyre …
Dhe kjo e rrit më shumë presionin serb ndaj tyre pasi vetë serbët i gjejnë të përçarë dhe pa vizione të qarta për bashkësinë e tyre, në Luginë … !!
Shqiptari nga vetë natyra ka ardhur i ashpër, por në shekuj është parë që më shumë i ashpër ka qenë me hasmin dhe shumë i dashur me atë që ka pranë… Por kohët e fundit, nuk e di interesi apo ka shkaqe më të thella qe, tani në vitin 2010 shqiptarët janë me ndarësira të theksuara politike, deri në armiqësi midis tyre për të vetmin shkak “Pushtetin”.
Por demokracia ka një parim:
”Madhështia fillon kur kupton se, edhe ai që mendon ndryshe nga ty, është po aq njeri sa ty …!!!
Shkroi Partizan Cene !
20/02/2010
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Partizan Cene:Eksperience qe muk duhet te merret
» Partizan Cene: I perndjekur ne vendin e tij ..
» Partizan Cene:Lopa dhe pula ...
» Partizan Cene:Gomari dhe Kali ...
» Partizan Cene:Shqipëria dhe festat
» Partizan Cene: I perndjekur ne vendin e tij ..
» Partizan Cene:Lopa dhe pula ...
» Partizan Cene:Gomari dhe Kali ...
» Partizan Cene:Shqipëria dhe festat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi