Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmir Terziu – Akademik:“BOREDOMI” SI ASPEKT I RËNDËSISHËM NË PROZËN BASHKËKOHORE

Shko poshtë

Fatmir Terziu – Akademik:“BOREDOMI” SI ASPEKT I RËNDËSISHËM NË PROZËN BASHKËKOHORE Empty Fatmir Terziu – Akademik:“BOREDOMI” SI ASPEKT I RËNDËSISHËM NË PROZËN BASHKËKOHORE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 25, 2010 1:37 pm

Fatmir Terziu – Akademik:“BOREDOMI” SI ASPEKT I RËNDËSISHËM NË PROZËN BASHKËKOHORE 25309_1211725544457_1568334934_30429815_416009_n


Fatmir Terziu – Akademik
Revista “Fjala e Lirë “ Londër UK.



“BOREDOMI” SI ASPEKT I RËNDËSISHËM NË PROZËN BASHKËKOHORE

Tre rryma historike kryqëzohen teksa mban frymën në afërsi të fushës së
Domosdovës. Tre fryma ndihen ende aty ndanë udhës kryesore që mbahet
rëndë nga endjet dihatëse shekullore që mbijetojnë si balada në anën e
këtyre viseve të fshehura në kapakë librash e historish të shkruara e
të pashkruara. E në të tria këto është edhe kryqëzimi që të shpie tutje
në Rrajcë Skënderbej, Qafën e Thanës dhe më tej ai që të drejton andej
nga Goliku e Stravaj. Në të tria këto ardhje nga kohërat për kohërat
ndjehet trokthi i Gjergj Kastriotit, shfaqet si në mjegull tymi i
Minierës së Hekur- Nikelit në hyrje të Prrenjasit, ende alarmon zhurma
e prapshtë e sharrave të Stravajt… E gjitha nga kohërat. Pjesa tjetër e
ngecur në kohë. Në një kohë gati gjysëmshekullore. Në një kohë kur edhe
shkrimtari shqiptar, Vullnet Mato, do të linte trokamat e penës së tij
atyre ahishteve shekullore. Dhe mes kësaj anarkie të ngecjes kohore
vjen edhe postulati i George Bernard Show tek “Cezari dhe Kleopatra”:
“Kur njeriu është duke bërë diçka është gjithmonë i turpëruar, ai
gjithmonë deklaron atë se ajo është detyra e tij”. Pastaj për të ardhur
tek ajo që Virgjili theksoi hershëm tek “Aeneid”: “Nga një krim, njihi
të gjithë ata si fajtorë”. Por, ndërsa P.B. Shelley tek “Prometeu i
Palidhur” thekson se “Varri mbulon të gjitha gjërat bukur dhe mirë”
është mjeshtëria e Matos që depërton deri thellë ngulmave vjetroshe të
shkulë çibanë dhe mërzitma. Ai me “Damkosje e ëngjëjve” sjell diçka të
duhur dhe të munguar në të njëjtën kohë. Po të huazonim një fjalë nga
frëngjishtja ennui, do të shihnim qartë se si kjo penë kalibron
boredomin, ndjenjën e mërzitjes dhe disadisfaksionit nëpër kuadrate të
munguar letrare që frymëzimin e kanë nga jetikja. Alteracioni dhe
variacioni artistik që vijnë në formën e një riorganizmi të ngjarjeve e
bëjnë këtë vepër të mbetet jo thjesht një dëshmi e vetes dhe
rrethnajës, por një diktim arbitrar i eufemizmit, që ai në mënyrën më
të plotë e përdor njësoj si kuptimi i parë i saj që vjen nga greqishtja
(që të flasësh në mënyrë të favorshme për realitetin). Në këtë
eufemizëm është tërësisht pjesa që i bashkohet fatit të njeriut tek
“Damkosje e ëngjëjve”.

E veçantë në llojin e saj
“Damkosje e ëngjëjve” merr frymë lirisht dhe në mënyrë tipike tejkalon
normën e mbingarkesës duke transformuar fjalën, rendin dhe duke
promovuar stilin letrar në një kënd të veçantë. Është në fakt një prozë
më e organizuar dhe në mënyrë më të çlirët gjuhësore se poezia. Fjalia
e Matos nuk fillon me rend të ri, kështu nuk bëhet e mërzitshme. Ajo
vazhdon aty ku ka përfunduar fjalia e mëparshme, pasi vetë jetë e tij
është e tillë. Ajo nisi në Sarandë ku vetë autori në kapitullin e parë
thekson: “Deti në ngjyrë gushë rosaku, kodra ballkon e Sarandës dhe
ishulli i Korfuzit. Këto duhet të kenë qenë tri figurat e para që u
pasqyruan te retina e syve të mi, ditën kur hapa qepallat dhe me
mahnitje foshnjore fillova të dalloj botën e madhe që gjallonte
rretheqark. Besoj, këto tri pamje do të mbeten edhe figurat e fundit në
çastin, kur t’i mbyll sytë përgjithmonë. Për arsyen e thjeshtë, se
vegimi i tyre, nëpër ëndrra dhe kujtime, më është rishfaqur si refren
figurativ i çuditshëm, gjatë dekadave të viteve. Kohë kjo, gjatë së
cilës, jam endur fillikat, i shkëputur nga vendlindja dhe trungu
familjar. Si një shpirt i ndarë nga dashuria e ngrohtë e shpirtrave të
afërt. Dhe të gjitha erdhën pas një largimi të dhimbshëm. Për t’u
shpëtuar pasojave të damkës së zezë, që më vunë në lulen e ballit të
njomë dhe në bardhësinë e shpirtit të panjollosur. Kur isha vetëm
dymbëdhjetë vjeç. Babai im pa një ëndërr të habitshme. Kishte hipur mbi
një kalë të bardhë fluturues, që endej nëpër lartësitë e krifave të
reve. Nën jelet mjegullore të atij kali fantastik, kishte soditur disa
qytete të madhërishëm, me shtëpi të bardha, farfuritëse. Një zë i
mistershëm, që sillej nëpër qiell, i tha se ishin Korfuzi, Janina,
Athina. Vende këto, që ua kishte mësuar emrin vetëm nga historia. Sepse
nuk i kishte parë kurrë, veçse në atë ëndërr të mallkuar…(Mato,
kapitulli i parë), për të vazhduar më tej me Librazhdin e skutat e tij
mes Hotolishtit e Stravaj. Në këtë prozë të Matos shpesh kuptimi
shprehet me shumë fjali, fraza të tëra për të përcaktuar elementët e
domosdoshëm filozofik të perceptimi në kohë, vend dhe hapësirë. Në tërë
këndvështrimin e saj shihet mbështetja në zgjedhjen dhe përdorimin e
figurshëm të fjalëve, në shumëllojshmërinë e tyre, në seleksionimin e
mrekullueshëm të frazeologjisë dhe krahinarizmave. Por, autori përdor
bukur edhe spektrin e gjerë të karakterizmit të gjuhës dhe
personazheve. Autori është ndërhyrës, por edhe i matur në rolin e
tregimtarit. Diku ai gjen edhe modelin e tillë për të përcjellë
humorin, realitetin dhe pasqyrën e atijt të cilit i sfidohej koha, jeta
e njeriut, atij pra delirit që në sfilitën letrare të Bernard Showt dhe
të Matos gatuhet i tillë: “Pas dialogut të shkurtër me të sapoardhurin,
mësuesja, e skuqur pakëz nga emocioni, iu drejtua klasës: “- Shoku
Ziso, është instruktor në komitetin e partisë dhe ka ardhur të bisedoj
pak me ju... Nuk mund ta përcaktoj saktë, pse prania e tij më shkaktoi
aq bezdi. Ndoshta nga çorapet e kuqe të grisura. Ndoshta se ndërpreu
vlerësimet e tjera të mësueses dhe të shokëve për hartimin tim. Ndoshta
se çorapekuqë të tjerë si ky, më kishin burgosur babanë. Po e vërteta
është se e kundrova sikur të më dhembnin sytë.
- Hë, mo kalamaqër, si jini, si ja shpini? - e çoi buzën vesh më vesh ai, duke u shtirë tepër i dashur me ne.
- Miiirë! - thamë të gjithë në një gojë.
- Miri e ma miri qofshi, se keshtu u do juve mema jona Partia, te beheni bijë e bija te ditura e te mesuara te Shkiperias.
- Qënka vurgar! - nxitova t’i pëshpëris Afesasë te veshi, duke dalluar
tek ai aksentin shqip të minoritarëve. Dhe padashur më shkuan sytë te
gjunjët e saj të zbuluar deri lart.
- Uh, - ia bëri ajo, duke ndjerë vapën e ditëve të para të qershorit. - Unë e kam
mendjen te deti, sa të mbarojë ora, do shkojmë me shoqet të lahemi te pllakat…
Instruktori vijoi të na fliste për sukseset e fshatarësisë së Vurgut
dhe për dërrmën që po u jepte Partia me Enverin armiqve e tradhtarëve
të vendit.” (Kap. Cool.

“Damkosje e ëngjëjve” e kapërcen “sagën’. Saga e njohur si një tregim i
vecantë i popujve nordikë për jetën familjare në tërë strukturën e
kësaj proze mbetet një synim më i gjerë. Ajo kalon hapësirën familjare
dhe krijon kompleksin filozofik të së tërës. E përshkruara në
kapitullin e tetë e qartëson këtë. Tjetra që është domethënëse për t’a
kapërcyer atë si një sagë, është se ajo nuk vjen në formën gojore edhe
pse vjen si një ‘model’ përvuajtës. Ajo që autori kapërcen është fakti
i boredomit, asaj gjendjeje që ka krijuar dhe ka lënë fatin e tij në
situatën që shkruan për të. Autori nuk shkruan nga indinjimi, as nga
pozita e mërzitjes letrare (boredromit), se ajo e kupton rrjedhën e saj
dhe nëpërmjet qetësisë arrin të konfigurojë kalavarin e persekutimit,
por nga dukuria e veçorisë tipike që vjen nga stili i tij dhe nga
ushqimi shpirtëror i ndikuar nga filozofia kohë, vend dhe hapësirë. Në
këtë pikë kemi ardhur në një moment të rrëndësishëm ku duhet të
shpjegojmë se c’është në fakt ‘boredromi’ në letërsi. Boredromi nuk
është thjesht ‘mërzitja’ në kuptimin e tij të parë të përkthimit
drejtpërdrejt në shqip. Boredromi është një ‘Mërzitje’ më saktë është
një gjendje emocionale e përjetuar gjatë periudhave kur mungon veprimi
apo kur individët janë të interesuar në mundësitë që i rrethojnë.
Rekordimi i parë i fjalës ‘mërzitje’ në formën e ‘boredromit letrar’
është shfaqur për herë të parë në romanin “Shtëpia e zymtë” të shkruar
nga Charles Dickens në vitin 1852, në të cilën ajo si fjalë shfaqet
gati gjashtë herë, ndonëse shprehja dhe përdorimi direkt i saj është
dhe ka qenë përdorur në kuptimin tjetër "të jetë i lodhshëm apo i
shurdhër " që nga viti 1768. Fjala në këtë kuptim, ‘Mërzitje’ ka qenë
përcaktuar nga C.D. Fisher në drejtim psikologjik që sipas tij
nënkupton: "një gjendje të pakëndshme, emocionale e rastit, në
të cilën tek individi ndihet një mungesë e përhapur e interesit në
vështirësi dhe duket i përqëndruar në aktivitetin aktual." Z. Leary dhe
të tjerët e përshkruajnë mërzitjen e këtij kuptimi si "një përvojë
emocionale e lidhur me procese njohëse jashtë vëmendjes dhe interesit."
Në psikologjinë pozitive, ankthi është përshkruar si një përgjigje për
një sfidë të moderuar për të cilën subjekti ka aftësi më shumë se sa
duhet. Këto definicione e bëjnë të qartë se mërzinz nuk lind nga
mungesa e gjërave për të bërë, por nga pamundësia për të lëvruar
lirisht mbi ndonjë aktivitet specifik, siç është në këtë rast
krijimtaria letrare e Vullnet Matos.
Mjeshtria e renditjes estetike të fjalëve ‘kuptim-dyfyshe’ Është jo
shpesh e lakmueshme të gjykohen autorët e tregimeve. Por ja që ndodh.
Dhe ata gjykohen nga fjalët e tyre, që formojnë krijimtarinë. Kështu
ndodh me poetin, tregimtarin, novelistin apo edhe me romancierin. Kur
lexon tregimin e Vullnet Matos “Ndarja” gjen pikërisht këtë ‘gjykim’ që
vjen përpos fjalëve të ‘ndyra’ të përditshmërisë, por që në krijimtari
përbëjnë ‘lezetin’ dhe arsyen e përdorimit të tyre profesional,
mjeshtrinë e përdorimit estetik të tyre në kuptimin dysh që ata
mbartin. Tek ky tregim si shembull autori përdor: “-Ti je kurvë, kurvë
e paliçensuar! -shpërtheu Tori eksplozivin e vet. -Ndërsa ti je
psikopat me liçencë, që the të parën, fjalën e fundit, -ia përplasi
Frida me acarim nga poltroni përballë. -Dhe mua, s'më mbetet tjetër,
veçse të bëj të parin, veprimin e fundit...”. Fjalët ‘kurvë’ dhe
‘psikopat’ natyrshëm janë këto fjalë vulgare të fjalorit të përditshëm,
por janë këto fjalë që i japin emocion tjetër tregimit. Një emocion që
ka lidhjen e tij që nga koha e Greqisë Antike. Nga ajo kohë ku fjalët e
ndyra bënë që letrsia dhe filozofia greke të quhej ‘mjeshtre e vërtetë’
dhe krijuesit e asaj kohe të këtij vendi të quheshin ‘mjeshtër të
vërtetë të fjalëve të ndyra në poezi dhe krijimtari letrare’ (Robson,
James 2009:15). James shkon më tej duke sqaruar se “Për grekët, sharjet
nuk ishin "të pista", ata janë thjesht fjalë që ju mund të përdorni për
të përshkruar një situatë. Me ato fjalë që ju përshkruani se çfarë
ishte duke ndodhur kur ai kishte fjetur me të dashurën tuaj ju gjeni
tek këto fjalë atë që duhet pra opozitarin në dashuri, pra si rivalin
tuaj.” (ibid). Kështu edhe dy fjalët e përdorura nga Mato mjaftojnë për
të kuptuar aspektin që lidh përdorimin e tyre dhe ‘boredromin’ në
krijimtarinë letrare, edhe për vetë faktin që në planin e parë duken
disi të mërzitshme e tejkaluese në normën e komunikimit, por që janë të
domosdoshme në leximin e një vepre letrare. Në një mënyrë më të
thjeshtë, por më përshkruese shihet kjo tek tregimi “Haka e grave” ku
fjalët janë disi një lidhje me aspektin dyfish të kuptimit të tyre, si
‘pela e bardhë’ apo edhe më tej duke lexuar këtë fragment: “Plasa me
punët e shtëpisë, laj, shpëlaj, gatuaj e ushqej fëmijët, vjen edhe ti e
më thua mbaji këmbët ngritur të bëj qejf unë, më ler rehat sot, të të
bëj një lakror që të pëlqen!" Ja kështu më thoshte gruaja. Kurse kjo
tjetra, mëzja pe Kolonje:"Ilkë, o shpirt, do vdes po s'të kam pranë!"
dhe më rrufiste e më lëshonte avullin e ngrohtë në gojë. E si të mos më
prishej mendja të harxhoja për të bërë qejf me të, bre! …Mëndja e
burrit me vidha është, gratë kanë kaçavidhën në dorë, të zhvidhosin kur
të duash, shpëton vetëm po i pate vidhat të ndryshkura. E, nejse, ajo
pela e bardhë e Tomit, Florenca, ishte aq e lojtur pas tij, sa do e
linte edhe mamanë duke vdekur, për të bërë gjysmë ore dashuri me
Tomin...” Dhe më tej me këtë fragment, ku fjala ‘si koqe’ dominon: “Eh,
ç'grua e rrallë ishte ajo imja, bre byrazer! Me një fisnikëri të madhe
karakteri. Po unë jam sjellur si koqe me të. Rastis që ne,
intelektualët, ngaqë na pëlqen mëndja shumë, veprojmë me gratë fare pa
mënd…”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi