Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Komisioni për Informim i Degës së LDD-së në Gjermani

Shko poshtë

Nga Komisioni për Informim i Degës së LDD-së në Gjermani Empty Nga Komisioni për Informim i Degës së LDD-së në Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 25, 2010 2:11 pm

Nga Komisioni për Informim i Degës së LDD-së në Gjermani


Nga Komisioni për Informim i Degës së LDD-së në Gjermani Jemi_nje-300x78

PËRAFRIMI DHE RIBASHKIMI I LDD-së ME LDK-në TË BËHET MBI BAZA TË SINQERTA SI DHE NË FRYMËN E FILOZOFISË POLITIKE TË DR. I. RUGOVËS


Kështu u tha në mbledhjen e kryesisë së Degës së LDD-së në Gjermani e cila u mbajt me 21. 03. 2010 në Heilbron.

Në praninë e shumicës së anëtarëve të kryesisë mbledhjen e udhëhoqi kryetari i Degës z. Hafiz Gagica, njëherë edhe anëtar i kryesisë qendrore, i cili në fillim foli për situatën politike në Kosovë të cilën e cilësoi si jo të volitshme për shkaqe të shumta, duke filluar nga mungesa dhe shkelja e parimeve politike, pastaj mungesa e demokracisë dhe transparencës politike brenda vetë partive e deri tek mungesa e strategjisë afatmesme dhe afatgjate zhvillimore si dhe e projekteve konkrete për konsolidimin dhe sendërtimin e shtetit të mirëfilltë ligjor-juridik. Theks të veçantë vuri mbi nevojën e profilizimit partiak në Kosovë, pa të cilin, siç tha ai, nuk mund të ketë përparim dhe as emancipim politik bashkëkohor që përkon me interesat tona për zhvillim të gjithanshëm të shtetit të Kosovës si kusht themelor për krijimin e platformës unike mbi bazën e së cilës do gjendeshin zgjidhje përkatëse të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohet sot Kosova, siç është çështja e Veriut të Mitrovicës dhe shumë të tjera.

Duke u kyçur në diskutim rreth rendit të ditës, në këtë mbledhje, pranë shqyrtimit të disa çështjeve që kishin të bënin me organizimin dhe forcimin e më tejmë të Degës së LDD-së në Gjermani, të gjithë anëtarët e kryesisë shprehën zhgënjimin dhe shqetësimet e tyre rreth rënies së elektoratit të LDD-së siç ndodhi në zgjedhjet e fundit lokale, duke nënvizuar faktin se shkaktarët kryesorë kanë qenë disa gabime të cilat janë bërë para dhe gjatë fushatës elektorale, vetëkënaqësia, etj, të cilat kanë ndikuar që anëtarësia jonë të zvogëlohet dukshëm. Po ashtu, gjatë diskutimit dominojë edhe vlerësimi se udhëheqësit shtetëror të Kosovës më shumë merren me interesat e tyre personale duke u pasuruar në mënyra joligjore, se sa me zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat ballafaqohet sot populli i cili është sjellë në gjendje të mjerueshme sociale dhe ekonomike. Siç është p. sh. papunësia e madhe, zhvatja e pasurive nacionale të Kosovës në mënyrë bizare nga shumica e udhëheqësve politikë, mos luftimi i korrupsionit i cili e ka ngulfat tërësisht shoqërinë kosovare, mos zbardhja e krimeve dhe hajnive të shumta, degjenerimi i politikës nacionale deri në abuzim me interesat tona strategjike për të ndërtuar shtet të plotë sovran dhe të pavarur, kriza e thellë morale dhe politike brenda gati të gjitha partive politike, lënia anash dhe moskujdesi ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të Kosovës siç janë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si dhe ata në Mal të Zi, injorimi i plotë i diasporës shqiptare si dhe diskriminimi që iu bëhet në kufi vite me radhë mërgimtarëve tanë me rastin e shkuarjes së tyre në vendlindje (pagesat e panevojshme për sigurimin e automjeteve), azhuriteti jo i plotë në plotësimin e kërkesave të tyre të natyrës juridiko-administrative, mos formimi i ministrisë për diasporën, mos përfaqësimi i saj në Parlament nga përfaqësues dhe delegat nga radhët e saj, dhe kështu me radhë.


Pikë e veçantë e kësaj mbledhjeje ishte Letra të cilën kryetari i LDD-së akademik Nexhat Daci kohë më parë ia kishte drejtuar z. Fatmir Sejdiu, kryetar i shtetit dhe njëherë edhe kryetar i LDK-së, por me post të ngrirë, në të cilën i kishte ofruar bashkëpunim dhe koalicion midis dy subjekteve tona politike. Kështu që rreth kësaj çështjeje diskutuan të gjithë anëtarët e kryesisë, por edhe ata të Komisionit për informim, meqë rast unanimisht shprehen përkrahjen e tyre të plotë rreth kësaj iniciative të qëlluar, duke theksuar nevojën imediate që kjo nismë të shqyrtohet me seriozitet si dhe të realizohet gradualisht, kuptohet pas analizave të nevojshme dhe kontakteve midis kryesive te të dy partive tona. Në kontekst të kësaj teme të gjithë pjesëmarrësit në diskutim u deklaruan fuqishëm se kushtet dhe rrethanat aktuale politike nëpër të cilat po kalon sot Kosova, sidomos për shkak të qeverisjes së keqe më Kosovën nga ana e qeverisë aktuale, por edhe për hir të reformimeve dhe profilizimeve të domosdoshme partiake në Kosovë si kusht për përmbushjen e standardeve, që si shtet dhe shoqëri synojmë anëtarësimin në BE-së dhe NATO-s, bashkimi dhe fuzionimi i LDD-së me LDK-në është dhe mbetët alternativa e vetme, si për anëtarësinë e flakët rugoviane, ashtu dhe për realizimin e interesave tona kombëtare. Pra, ishte qëndrim unik i kësaj kryesie se përafrimi dhe bashkimi midis këtyre dy subjekteve politike duhet të ndodhë patjetër, me kusht që ai të bëhet mbi baza të barabarta, në mënyrë të sinqertë dhe pa ndërskambsa, ide kjo e nisur qysh nga vetë çasti i ndarjes së hidhur nga veprimtarë dhe aktivistë të dalluar të LDK-së në Gjermani, siç ishin z. Idriz Zeqiraj, Xhafer Leci, Fazli Hajdaraj, etj.

Po ashtu në këtë mbledhje u tha se mërgata politike ka qenë gjithnjë aktive dhe në përkrahje të proceseve politike në vend. Ndaj, edhe në këtë rast veprimtarët politikë të saj duke e pa si nevojë kohezive, përkrahin dhe kërkojnë nga politikanet e dy gaborreve, LDK dhe LDD, që ta tejkalojnë veten e tyre dhe t’i nënshtrohen vullnetit të elektoratit të madh Rugovian. Shembuj të tillë gjatë zgjedhjeve të fundit lokale ka pasur mjaft, dhe se aty ku kishte sinqeritet të afërsisë midis LDK-së dhe LDD-së kishte edhe suksese.

Komisioni për Informim i Degës së LDD-së në Gjermani


Nga Komisioni për Informim i Degës së LDD-së në Gjermani Kryesia_LDD_gjermani-1024x599

Kryesia e LDD- së në Gjermani


Nga Komisioni për Informim i Degës së LDD-së në Gjermani Jemi_nje
Moto nga LDD Bodensee – Oberschwaben

Nga Komisioni për Informim i Degës së LDD-së në Gjermani Xhafer_leci-768x1024

Z. Xhafer Leci gjatë punimeve

Foto by LDD-BOS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi