Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Riza Çato: Dallëndyshet...

Shko poshtë

Riza Çato: Dallëndyshet... Empty Riza Çato: Dallëndyshet...

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 26, 2010 12:39 am

Riza Çato: Dallëndyshet... 24559_102556376443768_100000682179242_79040_585780_n

Riza Çato: Dallëndyshet...



Nuk e di pse s’erdhën dallëndyshet,
Si çdo vit folenë kanë në ballkon!
Në ndërgjegjen time diçka prishet
Dhe pranverën ndryshe e shijon.

Nuk e di nga ikën e nga vanë,
S’e marr vesh në gjumë më shfaqen shpesh.
Dhe në heshtje sytë e m’i po qajnë,
Ndoshta dallëndyshja më përqesh.

Po ku fshihen dallëndyshet vallë,
Mos qëndrojnë të lodhura mbi tel?!
Mbase ëndrra kot më sjell vërdallë,
Dallandyshet s’kthen në pranverë.

Por nga ëndrra më ka lind’ një shpresë,
Ndoshta rri tulatur mbi një dardhë.
Rri që unë për të të shkruaj vjershë
Dhe ta quaj veten zog të rrallë.

Ndoshta kam pak fat që s’e kam gjetur,
Në ballkon, mbi dardhë a kudo tjetër.
Se pa poezi do kisha mbetur
Dhe s’do zhgarravisja për mbi letër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi