Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adelina Dokja: Ne enderr me shen Merine!

Shko poshtë

Adelina Dokja: Ne enderr me shen Merine! Empty Adelina Dokja: Ne enderr me shen Merine!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 27, 2010 1:45 am

Adelina Dokja: Ne enderr me shen Merine! 26462_112409922103749_100000042242796_289793_7761617_n
Adelina Dokja: Ne enderr me shen Merine!


Në ëndërr Shën Maria më ftoj ta shoqëroj
diku larg shkuam me kuvendime e buzëqeshje
i panjohur vendi për mua, ajo printe para
më tha : Këtu prehen njerëzit! Këtu !

Pranë saj nëna ime sherbëtore e denjë e besimit,
më bën shenjë t’i afrohem, e kishte marr malli
ia jap librin :Ndez qirinjtë e shpresës!

E pasigurtë nis ecjen mbi eshtra njerzish
shpirtrat akoma heshtnin, kufomat preheshin
derisa unë lot malli shpalosja lirikat!

Kurorën e mbretërisë në kokë më vendosi !
Nëna ime nuse me të bardha veshur
hap krahët e saj dhe me pushton me mall !

2.

Thyej heshtjen nis e flas e përlotur
Shën Maria më shikon qerpikët dhe ballin e zverdhur
-Ti ke vuajtur shumë në jetë pa nënën!

Heshta si guri në shekuj ! Se vuajtjet s’mbarojnë,
Sa larg kisha qenë e sa pranë më rrinin
më than se e varrosën vuajtjen atë natë.

Mora udhën e vetme ngarkuar me frymëzim
Ngjitesha lartësive me mall e ndjesi

Ishin vargjet që bëra : T’i shoh persëri !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi