Bekim Tocani:Letra përtej jetëvdekjes
Faqja 1 e 1
Bekim Tocani:Letra përtej jetëvdekjes
Letra përtej jetëvdekjes
3 janar 2006 /TN
Pse ne nuk dëshmojmë...!? A mos jemi shndërruar të gjithë në vrasës ngase përditë e vrasim të vërtetën?!
Dhe me të drejtë shtrohet pyetja para Zotit: kush po e përgjon dashurinë, pse vdekja troket në krenarinë dhe egon e poetit, intelektualit, luftëtarit dhe të gjithë atyre që lirinë e kishin projektuar ndryshe...?!”
Shkruan: Bekim Toçani
Portat e hapura të Enverit
Shumë vjet e shumfish më tepër dhembje do të kalojë nga vrasja para shtëpisë e Enver Malokut dhe pos luleve, fjalëve, kujtimeve dhe heshtjes, asgjë nuk do ta zbardhë vrasjen makabre të janarit 1999...Të janarëve që jo krejt pahetueshëm janë bërë pjesë e ftohtë e jetës qe shumë vjet...
Të asaj jete dhe të mozaikut të përgjysmuar të lirisë, heshtjes tonë dhe mospërgjegjësisë së organeve që do të duhej ta thonin fjalën e vet për vrasjet, plagosjet dhe përgjithësisht për dhunën politike që ka lënë fëmijë jetimë dhe plagë të gjalla...të vrasjeve që kanë lënë domosdoshëm edhe porta të hapura e gjysmë të hapura për ndriçimin e këtyre akteve të zeza të dorës vrastare e kriminele...
Që nga viti 1999 e deri sot, Kosova ka ndryshuar dhe ka përparuar bashkë me lirinë, ecjen drejt progresit dhe realizimin e plotë të pavarësisë. Por përsëri kanë ndodhur vrasjet politike sikur që, përsëri vrasësit kanë mbetur “të pa identifikuar” ... Përsëri o Enver Maloku, kapuqonët vrasin në dritë me diell e para shtëpisë dhe askush nuk “guxon” t’ua përplasë të vërtetën në sy atyre që edhe pas gjithë kësaj kanë shtëpi e pallate, biznese e para të pista me të cilat përsëritshëm falsifikojnë historinë, krimin e quajnë ende patriotizëm dhe gjithçka të zezë e veshin me ngjyrën sterrë...
E ti amanet ma pate lënë që të shkruaj për të vërtetën, për të mirën dhe për portat që duhet t’i hapi që njerëzimi të përparojë. Që ne të kemi orën e 25-të me familjet tona dhe lirinë e Kosovës!
“Mos u dëshproni sepse për gjithë punën që bëjmë ndoshta i vetmi shpërblim do të mbetet likudimi, por kam shpresë të madhe se e vërteta për Kosovën do të ngadhnjejë, me ose pa ne”, na pate thënë duke qeshur pak orë pas atentatit të parë në TY.
A thua cili do të mbetet “shpërblimi” i brezit të Republikës që me aq përkushtim humbi tërë një jetë për Kosovën, me LDK-në dhe miqt dhe nga ajo sakrificë dje, sot ka vetëm një satisfaksion moral: pavarësia po bëhet, pavarësisht që individë e jonjerëz përpiqen me grushta e prapa shpinës të përvetësojnë merita, humbjet t’i numërojnë fitore, historinë ta shkruajnë për vete dhe sërish të premtojnë fitore zgjedhjesh të lira pa zgjedhur mjetet.
A thua krejt pyetjet pa përgjigje bashkë me heshtjen tonë dhe mozaikun e përgjysmuar të lirisë ndodhin vetëm pse ka mungesë dashurie dhe harresë të padurueshme. Apo pse duke heshtur e ndrydhur të vërtetën ruajmë privilegjin e quajtur jetë...?! Ndërkohë që ne jetojmë heshtjen dhe realitetin e jetës e të lirisë, pyetjeve pa përgjigje, portat mbeten të hapura për të vërtetën që do ti jepte tjetër formë e përmbajtje kësaj jete, krejt tjetër kuptim lirisë, fjalës dhe ardhmërisë së Kosovës për të cilën aq shumë flasim e “gënjeshtërisht betohemi”!?
Dialogu tejdimensional
Enveri nuk i besoi vrasjes tënde pothuaj vetëm pak ditë para se ai të përballej me vrasjen e vet...As Xhema nuk bindej dot që plumbat të morën Ty në Kryeqytet...A vritet gazetari dhe fjala bre...?!
- Miku im i panjohur, pse këto dimensione komunikimi vijnë kështu e dhembja nuk pushon as sot e mot!?
- Ti sërish me budallallëkun tënd...eh i mjeri djalë...”, është një zë përtej ndërgjegjes, përtej varrit libër... Eh, llapi, mendova unë dhe as që më bëhej pse njerëzit mund të mendonin ashtu. Fundja askush nuk e ka shpikur legjendën e shotës së egër!
- More djalë, cilën vdekje do ta zgjedhnim sot, kur na vrasin e na plagosin edhe ata që i kemi pas kujtuar miq?
- Po çfarë ke pritur oi mjerë? Të të ngrisin përmendore përsëgjalli?!
- Jo, por i besoj idealit!
- Je i gjykuar të vdesësh idealisht, prandaj vuaj, digju nga dhembja dhe shtegto kot për të vërtetën që kurr nuk do ta shkruash!
- Na e vranë dashurinë e vuajtja po na e fisnikëron shpirtin!
- Ani de, pastaj mos ma thuaj që Enveri e as Kujtimi a Fadili s’i besojnë amshimit tim! Lermani qunin rehat nesër!
Pse o Zot ky tundim?! Nuk jam ëndërr dhe fare hiq zhgëndër! Në retrospektivë më kujtohet që vdekshmërisht pata shkruar: Ne kurrë nuk i kemi njohur rolet tona, pavarësisht parandjenjave dhe shenjave që gjithëmonë i kemi dëshifruar që më parë, sepse ishte gjithëmonë pyetja: Kush e ka radhën? Ky bashkëbisedim më është më i rëndi. Tmerrësisht më dhemb e nuk e di çfarë të bëjë me lapsin. Nëse nuk shkruajë, atëherë do të më plasë lukthi dhe do të vetvritem me lapsin tim dhe shkarravinat e mia ...
Mëkatënisht edhe sot mund ta thyej heshtjen e bardhë mbi librin-përmendore dhe në të njëjtën kohë po bëj një mëkat të madh që ta barti mbi supe si Jezusi Kryqin...Por, jemi mësuar kështu ky soji ynë prej fjale...Prandaj s’kam më lukth se ma ka djegur thartina edhe trurin e budallëm!
Një lutje për tokën e Kosovës
Në një tubim të mbajtur në Llap, inteketuali dhe veprimtari unikat i shqiptarëve, dr. Sabri Hamiti pati thënë se vrasja e Bekim Kastratit dhe e Besim Dajakut (jo vetëm si njerëz po si koncepte) është frikë se një tokë po hyn në mallkimin e njeriut e të Zotit. Aty ku vritet dija dhe truri i kombit, aty çilet udha për të hyrë barbari, pati deklaruar njeriu që u plagos nga maska të njëjta që vranë Afrimin, Enverin e Xhemën.
Po udha për barbari ishte çelë shumë më heret o Xhemë! Në varrezat e Lepajve ne kemi pas biseduar pse e vranë Enverin e Afrimin dhe pse Jusuf Gërvalla i këndonte rekuim vendlindjes!
Miku im i fjalës, ne nuk besonim se plumbi i njëjtë do të të gjakosë edhe TY.
E megjithate ndodhi në pikë të ditës, para shtëpisë përsëritshëm dhe të gjithë sot e kësaj dite kemi futur veshët në lesh dhe presim në mes të alternativës: A të shkruajmë për vrasjet politike apo të ngarendim për pushtet e pasuri. Mirëpo askush nuk e ndau shapin prej sheqeri edhe në lëvizjen e partinë tonë o Xhemë!
Në emër të saj dhe të Presidentit njerëz kanë bërë pasuri e karrierë!
Megjithate mirë e ka thënë profesori Sabri Hamiti:
“Nëse ju thotë dikush se punon për shtet e jo për pushtet mos i besoni, sepse nuk ka shtet pa pushtet, e nuk ka as pushtet pa shtet. Të dytë janë të lidhur dhe i duhen Kosovës si buka. Nëse ju thotë dikush se digjet për lirinë e Kosovës dhe para kalon i kuq si trëndafili, pa therrë në këmbë, mos i besoni.
Ai që kalon nëpër flakë, do ta ketë së paku një shenjë në faqe. Nëse ju thotë dikush që do të krijojë drejtësi sociale dhe pa asnjë ditë pune ndërton shtëpi personale njëmijë metrash katrorë, mos i besoni. Kështu mund të ndërtohet vetëm me pasuri të rrëmbyer. Nëse përbehet dikush vetëm në një program të një partie për Kosovën, vështirë t’i besohet. Ai që ndërron krahun politik mbrenda natës, kurrë nuk ka pasur pikëpamje, por vetëm llogari dhe interes”.
Prandaj lutu hyjnisht edhe për Kosovën o Xhemë! Të lutemi bashkërisht për shpëtim!
Parafundi i një dialogu
Po bëhen më se 6 vjet dhe vargut të heronjve të fjalës së lirë dhe vrasjeve makabre nuk do t’u ndërpritet hovi. Bardhyl Ajeti nuk i besonte vdekjes edhe pse kërcënimet i vinin palë-palë.
Gazetarët e intelektualë, kurrë nuk shkruajnë pse ka individë e udhëheqës politikë e ushtarakë, që para luftës luftonin për ekzistencë e sot kanë ndërtuar alamet pallate e biznese.
A ka shkruar ndonjëherë ndonjë gazetë që pretendon profesionalizmin dhe gazetarinë bashkëkohore ndryshe, për vrasjet e pandriçuara? A kanë pasur guxim njerëzor, moral e intelektual të trajtojnë pasurimin përrallor të disa “kumandantave” apo politikajve të pasluftës?
Cili nga këta Don Kishota, që aq shumë thirren në lirinë e fjalës, e ka kujtuar Enverin, Xhemën, Afrimin dhe shumë njerëz tjerë që u vranë veç pse i mbronin dhe i respektonin institucionet e Kosovës?!
Një miku im më pat thënë që nëse shkruaj kështu, s’do të shkruaj aq gjatë dhe më besoni që jam lutur për të, sikur për ata që ditën e natën vrasin dashurinë dhe njeriun!
Kur na i merrnin baballarët apo bijtë dhe i burgosnin ne vajtonim Kosovën nënë që po na i merr bijtë e etërit! A thua çfarë bënë ata që na i morën Enverin, Afrimin, Xhemën?!
Apo si pretendohet ndërtimi i shtetit me fëmijët jetimë që nuk e dinë pse iu vranë më të dashurit dhe kush i vrau?! Nëna që i mbeten fëmijët jetimë është me vaj në buzë dhe mallkimi për vrasësit do të bjerë herëdokur!
Dhashtë Zoti e njerëzit e LDK-së të mbrojnë me përkushtim idealet e lirisë dhe të programit nacional të Presidentit Rugova!
Hiena e çakej mund të krijojnë dosje e të shpifin e akuzojnë institucionet dhe bartësit e lirisë e të pavarësisë, të tillët edhe sot çirren se do t’i fitojnë zgjedhjet, por popullata nuk ha bar dhe nuk do të bjerë pre e premtimeve dhe fjalimeve “patriotike” patetike pa kurrfarë mbulese. Më kot të tillë mund të diplomojnë a magjistrojnë dhe doktorojnë ekspres apo të fitojnë grada e poste, ata mbeten aq të varfër sa ishin kur ikën nga LDK-ja pse nuk arritën ndonjë post a karrige!
Deri në çastin kur do t’i zë gjaku kriminelët dhe deri në çastin kur dikush të shkruajë për pasuritë dhe pallatet e akcilit ushtarak apo politikan, neve na mbetet të dialogojmë me miqtë dhe përmendoret e tyre... Deri atëherë, përsëritshëm shtrohet pyetja: Pse ne nuk dëshmojmë...!? A mos jemi shndërruar të gjithë në vrasës ngase përditë e vrasim të vërtetën?!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi