Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpend Sokoli: POPULLI FLINTE, ATA ËNDËRRONIN ME SYTË E TIJ…

Shko poshtë

Shpend Sokoli: POPULLI FLINTE, ATA ËNDËRRONIN ME SYTË E TIJ… Empty Shpend Sokoli: POPULLI FLINTE, ATA ËNDËRRONIN ME SYTË E TIJ…

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 28, 2010 1:08 am

Shpend Sokoli: POPULLI FLINTE, ATA ËNDËRRONIN ME SYTË E TIJ… 24348_111647928850512_100000159158063_280970_3880886_nShpend Sokoli: POPULLI FLINTE, ATA ËNDËRRONIN ME SYTË E TIJ…


Ishin katër, i bënin roje dritës

Njësoj të gjallë ishin
njësoj të pashëm
njësoj ëndërronin
njësoj luftonin për lirinë

Por, fatjeta i ndau
Nga katër sa ishin
tre u vranë, ranë
nga dorë e fshehtë e (at)dhearmikut

I katërti, i gjalli
në burg mbaroi

Për të vrarët, populli thurri këngë
i vuri në kujtesë,
heronj i shpalli

Të gjallin e harroi,
të gjallin që vazhdon
edhe në burg të ëndërrojë
për sytë ngjyrë qielli të vashës liri

Popujt, heronjtë e vetë i duan
por vetëm të vdekur!!!
Popujt fatkëqinj
që s’dinë si ëndërrohet për lirinë!…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi