Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Motrës time...( Kushtuar motrës së një miku)

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Motrës time...( Kushtuar motrës së një miku) Empty Lediana Kapaj: Motrës time...( Kushtuar motrës së një miku)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 28, 2010 6:51 pm

Lediana Kapaj: Motrës time...( Kushtuar motrës së një miku) 20633_318235009599_744374599_3344388_1335715_n

Lediana Kapaj: Motrës time...( Kushtuar motrës së një miku)


Ah ky mall i përvëluar, shpirtin tim mes zjarrit tret,

ikën ditë e ikën muaj...dhimbja, brenga po më vret.

I hutuar shoh nga qielli, një takim me ty kërkoj,

si dikur moj motra ime...Kam dëshirë të bisedoj!



Iku viti i mallkuar...zemra, syri të kërkon,

si t'ia bëj...? Të lutem thuam..Pritje gjatë...Me gllabëron!

Pres të vish..dhe pse s'dëgjon...mi prano lutjet e mija,

kemi lindur prej një gjaku...Po më ha e trishtë vetmia....



Lule je....lule të fal...A i ndjeh si kundërmojnë?

folmë pak...përqafomë...! Engjëjt lart të ledhatojnë.

Nuk të quaj dot " të ikur"...! Po më lodh kjo plogështia...

falmë fjalët...Falma lotin... më pikojnë nga dashuria..!!


Uroj qe shpirti i saj të prehet në paqe miku im Arturo... I përjetshëm qoftë kujtimi i saj!Po e vë këtë poezi këtu me kërkesën tënde....
Motra jote sot mbush 1 vit që është ndarë nga kjo botë për të jetuar në një botë ëngjëjsh.Bashkohem në dhimbjen tuaj.....


Lediana Kapaj
28 mars 2010


Lediana Kapaj: Motrës time...( Kushtuar motrës së një miku) 26595_380327104599_744374599_3577328_6490353_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi