Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MËRGIMTARI: "DORUNTINA" ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM

Shko poshtë

MËRGIMTARI: "DORUNTINA" ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM Empty MËRGIMTARI: "DORUNTINA" ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 29, 2010 12:04 am

MËRGIMTARI: "DORUNTINA" ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM 27034_111634055517387_111578212189638_271521_4942791_n

MËRGIMTARI: "DORUNTINA" ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM



Ragip Rama diku katrëmbëdhjetë vite më parë mori mbi supe një detyrë të rëndë mbi supe,por mjaft fisnike

Shkruan:Shaban Cakolli

"Doruntina" mbushi 14 vjet përpjekjesh për të nxjerrë të vërtetën në shesh,për të mbrojtur integritetin kombëtar të fëmijëve tanë në mërgim.Një organ që ka fizionominë e dëshiruar,organ që preokupohet tërësisht me çëshjen kombëtare dhe fatin e fëmijëve tanë në mërgim
dhe,si e tillë është përqafuar nga
intelektuali,poeti,gazetari,mësuesi,nxënësi,prindi e bashkathetari
anekënd diasporës.
Numri i parë i"Doruntinës" u botua në shtator të
vitit 1996,në një kohë ku po bëhej qëndresë e një populli të shtypur,të
copëtuar e të mashtruar,e një populli të cilin e shtrënguar për të
heshtur,për të mbyllur kaptinën e fjalës së lirë,të drejtë e të
guximshme.Në të gjitha poret e jetës,prangat shtrëngonin e ngulfatnin
jetën e një populli që po kërkonte fjalën e lirë,lirinë,jetën.
Atë
kohë,pra më 1996,shkrimtari,poeti dhe gazetari që tanimë jeton në
Gjermani,z.Ragip Ramaj,mori një nismë të guximshme,por edhe mjaft të
vështirë,mori mbi supet e veta një detyrë me peshë kombëtare.
Nuk
mund ta fsheh se që në numrin e parë kur e shfletova këtë
revistë,krijova bindjen e fortë se kjo do t´u qëndrojë tallazeve të
jetës,do të mbijetojë dhe kështu edhe ia doli.Ajo rrugëtoi,rrugëtoi
shumë,hulumtoi dhe gjeti fëmijët shqiptarë në çdo skutë të Evropës,i
ftoi në shoqërim që së bashku të mësojnë gjuhë e histori
shqiptare,traditë e kulturë kombëtare.....Por asnjëherë nuk harroi të
ua përkujtojë atyre se të huaj janë në këto vende dhe se atdheu i tyre
gjendet në themelet e Ilirisë.
Sot jam aq shumë i gëzuar dhe i
mallëngjyar,kur arrita të shfletoi numrin e tetëdhjetë,të
"Doruntinës",revistën më të mirë për fëmijë që kam shfletuar
ndonjëherë,revistë me të cilën po kultivohet një kulturë rrënjësore dhe
e pastër për fëmijë,për gjeneratat e reja,familjen,shoqërinë dhe
kombin."Doruntina" dhe shkollat shqipe në diasporë janë të lidhura
ngusht me njëra-tjetrën,por revista "Doruntina" është më shumë se një
mësuese për fëmijët tanë në mërgim.Këtë nuk po e them vetëm unë,këtë e
kanë thënë shumë intelektualë,që këtë revistë e kanë
quajtur,Abetare,lektyrë shkollore,histori,enciklopedi,dritare e hapur e
atdheut etj,...por edhe thesar që mund ta ruash e ta lexosh
kurdoherë.Duhet pranuar deshëm apo nuk deshëm,se rritën e "Doruntinës"
e kanë përcjellë shumë vështërsi,si mjetet e pamjaftueshme financiare
për botimin e revistës,së paku njëherë në muaj dhe
shpërndarja jo e
mjaftueshme e saj,vështërsi që vazhdojnë ta përcjellin edhe
sot.Padyshim ana tjetër pozitive nuk mund të lihet në harresë.Puna e
mishëruar e kryeredaktorit Ragip Ramaj me revistën,materialet e
zgjedhura,ashtu si kërkon shpierti i trazuar i fëmijëve në mërgim,që si
duket artitekti i kësaj reviste e njeh fort mirë dhe e di se çfarë
kërkojnë ata.Bashkëpunimi i shumë arsimtarëve,që kuptuan drejt misionin
e tyre kombëtar,prindër e intelektualë,u bënë hallka të forta,që po e
mbanin të qëndroi deri më sot"Doruntina".Revistës sonë
kombëtare"Doruntina",i uroj shënimin e përvjetorëve dhe veprimtarinë e
saj të suksesshme,e ftojmë të shtegëtojë në rrugën e më tejme të
diturisë,duke i dëshiruar një punë pa vështërsi e me suksese të
reja.Apelojmë te lexuesit e sidomos te mësuesit tanë në diasporë,të
përkrahin edhe më me forcë,në mënyrë që kjo revistë të kryaj pa probleme
misionin e saj kombëtar që ia ka shtruar vetes.Duke mbështetur këtë
revistë,ne ndihmojmë çështjen tonë madhore,ndihmojmë fëmijët tanë që
gjenden ballëpërballë një epidemie të zezë,siç është asimilimi.Nëse
përkrahim"Doruntinën",ne do të shpërblehemi,sepse po ndihmojmë
ardhëmërinë e fëmijëve tanë të shkollave shqipe në
diasporë,sepse"Doruntina" është zëdhënësja më e fuqishme e fëmijëve
tanë në mërgim,luftëtarja më e pakonpromis në mbrojtjen e fëmijëve tanë
nga asimilimi.reviste për fëmijët tanë në mërgim"DORUNTINA"
MËRGIMTARI: "DORUNTINA" ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM 24393_112955608718565_111578212189638_276690_1215111_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi