Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof. Flamur BAJRAMI:M E T U SH K R A S N I Q I

Shko poshtë

Prof. Flamur BAJRAMI:M E T U SH K R A S N I Q I Empty Prof. Flamur BAJRAMI:M E T U SH K R A S N I Q I

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 30, 2010 2:33 pm

Prof. Flamur BAJRAMI:M E T U SH K R A S N I Q I Image


Prof. Flamur BAJRAMI


M E T U SH K R A S N I Q I

(19.08.1928-15.10.1986)

Simboli i Qendreses Shqiptare


Metush Krasniqi u lind më 19 .08. 1928, në Dajkoc,fshat i cili kufizohet me Muqivercin,Bllaten dhe Qarakovcin, pra i takon fshatrave te Komunes se Dardanes (ish Kamenices). Ciklin e ulet te shkolles fillore e kreu ne fshatin Hodonoc (Komuna e Dardanes) edhe ate ne gjuhen serbe, ndërkaq nga klasa e peste e deri ne te teten dmth nga viti 1942-1946 i vijoi dhe kreu në Gjilan në gjuhën shqipe.
Gjate viteve ‘47-‘49 bace Metushi do te kryej një kurs pedagogjik në qytetin e Pejës e të Gjakovës ku me pastaj ne vitin 1950 merr diplomën per mesimdhenes mësues në Shkollën Normale të Gjakovës.
Në vitin 1950-1951, filloi punën si mësues në shkollën fillore në fshatin Shipashnicë të Epërme diku 6 km larg Dajkocit. Aty ku do te vepronte e punonte i madhi bace Metush Krasniqi, menjehere krijonte miqe dhe bashkpunetore dhe rendom nendeja e oda temat e bisedes ishin ato te historise, pra qeshtja kombetare shqiptare.I frymëzuar nga shume veprimtarë te LNDSH, në Shipashnicë së bashku me kolegët e vet themelon orgnaizatën ilegale "Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë". Autoritetet e arsimit, vetëm një vit më vonë Metushin e transferojnë në shkollën e Strezovcit njeashtu ne Komunen e Dardanes por shume me larg vendlindjes se tij . Aty punoi një vit dhe u transferua në Hogosht, ku e gjeti arsimtarin e gjuhës shqipe Ndue Nekajn.

Pas një viti Metushin e transferuan në shkollën fillore të Muçivercit dhe në vitin shkollor 1955/56 me vendimin e organeve arsimore të Rrethit të Dardanes(ish-Kamenicës), shkolla 8 klasëshe e Muçivercit, me gjithë arsimtarët e mjetet mësimore u bart në Roganë dhe për çudi po me atë vendim, M.Krasniqi u emrua drejtor i pare i shkollës fillore në këtë fshat.

Në vitin 1957 pas ndjekjeve dhe burgosjeve detyrohet të shpërngulet në Shkup.

Atje krahas punës në arsim me përkushtim vepron në organizatën "Partia Revolucionare..." Në nëntor 1958 burgoset dhe dënohet me 18 vjet burg të rëndë, prej të cilave i mbanë vetëm 8 vite. Pas daljes nga burgu Metushi i kaloi disa vjet në fshatin e lindjes në Dajkoc, ku i kryente të gjitha punët e fshatit. I entuziazmuar nga hovi që kishte marrë shkollimi, Metushi më pas regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë, dhe në vitin 1970 u punësua në shkollën e mesme teknike "19 Nëntori" në Prishtinë. Mirëpo, atë nuk e lanë të punoj i qetë. Me vendim të Dushan Ristiqit - Kryetar i KK të LKJ të Prishtinës dhe të kryeudbashit në Gjilan Aleksandar Cana Periq, Metushi u largua nga arsimi.

Metush Krasniqi meqë gëzonte një autoritet të madh në mesin e rinisë shkollore dhe universitare në Kosovë por edhe në Maqedoni, ai kishte formuar një rreth të gjerë shokësh besnik si: Hasan Dermakun, Rexhep Malën e Skender Kastratin nga Hogoshti; Njazi Korçën nga Gmica, Kadri Zekën nga Poliçka, Ethem e Fehmi Bajramin nga Malisheva e Gjilanit; Rexhep Elmazin e Rafet Bajramin nga Gjilani; Jusuf Gërvallën, Zeqir Gërvallën e Sabri Novosellën në Prishtinë e shumë të tjerë. Në vitin 1976 Metush Krasniqi vihet në krye të Organizatës "Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi".
Gjatë atyre viteve bënë përpjekje për bashkimin e të gjitha grupeve ilegale në një organizatë të fuqishme. Metush Krasniqi gjatë viteve të 80-ta punoi në ilegalitet të thellë, por megjithatë UDB-a permes informatorëve shqiptar,dinte për aktivitetin e Metushit dhe më 4 nëntor 1981 burgoset,torturohet rëndë nga udbashi Selim Brosha e shumë të tjerë.
Pas katër muaj lirohet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shume here gjate ndejave me miqe e shoke te idealit Bace Metushi thoshte se shume me lodhin e malltretojne me keto biseda informative, qeshte me e keqja shumica e provokatoreve dhe gjakpirseve jane shqipfoles- shqipetare.



Më 4 nëntor 1985 ne mengjes forca policore te sistemit te atehershem serish ia mesuejne shtepise se tij ne Prishtine, Metush Krasniqi sërish burgoset dhe gjatë shtatë muaj e pesëmbëdhjetë ditëve sa e mbajtën në burgjet e Prishtinës e të Mitrovicës, rrahet e torturohet në mënyrat më mizore. Pasi e kishin dërmuar për vdekje UDB-a më 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe më 15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshëm,simboli i rezistences kombetare duke mos pasur shërim ndërroi jetë. Varrimi i tij u bë sipas amanetit te tij nen dardhen e Jahise ne fshatin e lindjes Dajkoc.


Ndonese varrimi i tij eshte bere ne prezence te forcave poicore, pjesmarrja e shokeve te idealit dhe rrethit nuk kishte munguar, qeshte me e keqja nga frika shume adhurues, dashamire dhe njerez te rretit nuk ishin ne varrim thone familja e tij. Me kujtohet se te pranishmit ne pershendetjen e fundit dhene mesuasit dhe atdhetarit te tyre nderonin me rite fetare Bace Metushin por kurr sdo ta harroj figuren e Sabit Kastratit (i Ati i deshmorit Isa Kastrati) dhe te vellait Qemajlit nga Hogoshti ku i bene nderime disa here me radhe dhe fytyrat e tyre ishin te lara me lote…

Ndrron jete simboli i rezistences Metush Krasniqi me deshiren e tij qe trojet shqiptare te bashkohen nje dite, pas vete la bashkeshorten dhe femijet Xhevatin, Mitatin (Mjek ne Gjermani) Besnikun (tani ne Australi) dhe vajzat Lulja e Teuta. Pas vete kalene edhe nje mori deshmishe dhe letrash nga burgu.

Pas vepres dhe aktivitetit plot nje jete te Bace Metushit shume bashkeatdhetare e kujtojne me krenari sakrificen e tij, ne vitin 1998’1999 me iniciative te disa bashkeatdhetareve ne Gjermani themelohet shoqata atdhetare “Metush Krasniqi” me seli ne Dortmund, bartesit e saj ishin nga Komuna e Dardanes si Shaip Thaqi, Ramadan Latifaj, Asllan Krasniqi, Njazi Biqku e shume e shume te tjere.

Me pastaj disa rruge kane marre emrin e Metush Krasniqit si ne komune edhe me gjere megjithekete shkolla fillore ne Rogaqice(Rogane) ku edhe ishte drejtori i pare i saj sot me plot krenari mban emrin e bashkevendasit te saj Metush Krasniqi.


Torturat kunder Bace Metushit

Metush Krasniqi u torturua dhe u rrah ne menyren me te vrazhde dhe me mizore Ai rrefente se"Ditën e natën më mbanin në birucë të errët, ku dridhesha nga të ftohtit e fryma më zihej nga lagështia. Natën më merrnin në pyetje, më torturonin në mënyrat më brutale: më sillnin me kërbaç, me shqelma, me shufra të hekurit... dhe ashtu të dërmuar më hudhnin në birucë. Betoni i lagsht kundërmonte erë mbytëse. Biruca ishte shumë e ngushtë. Rrija të shumtën galuc. Sapo më futnin në birucë menjëherë më merrte gjumi, por kriminelët nuk më linin të qetë as aty. E kishin hapur në tavanin e birucës një vrimë dhe çdo 15 minuta prej andej pikonte pika e ujit të ftohtë - ditën e natën. Ashtu i dërrmuar nga torturat e marrjes në pyetje që zgjatnin orë të tëra pa ndërprerje, i rraskapitur, pa ngrënë e pa pirë, pa gjumë një kohë të gjatë, më merrte gjumi menjëherë.

Por, sa më merrte gjumi, pika e ftohtë e ujit pikonte përsëri në fytyrë, në dorë ose në ndonjë pjesë tjetër të trupit - më dilte gjumi.


KUSH E TRADHTOI METUSH KRASNIQIN?!',

Metush Krasniqi ndonese e rrahin dhe e dërmojne shpeshherë për vdekje,kurr asnjë fjalë nuk e foli për bashkëpunëtorët e vet dhe ansjëri prej tyre nuk u arrestua me atë rast.
Në kohë të fundit Metush Krasniqi dhe orgnaizata e tij kishin informata se MEHMET NUREDIN DERMAKU mund të kishte hyrë në shërbim të UDB-ës, por nuk donin ta besonin. Në të vërtet Mehmeti ishte vënë në shërbim të saj, ngase më 3 nëntor 1958 përgaditi arrestimin e bace Metushit në një lokal (në Shkup) nga disa inspektor të UDB-ës.

Ndërkaq një ditë më përpara, më 2 nëntor 1958 burgoset Mark Gashi në Preshevë, kurse më vonë më 19 nëntor-burgoset Sejdi Kryeziu në Topanicë, më 20 nëntor Mehmet Ajeti në Zarbicë, e të nesërmen edhe Qemajl Kallaba në Roganë. Gati pas tre muajve, më 29 janar 1959, burgoset edhe spiuni i UDB-ës - Mehmet Nuredin Dermaku, në Shipashnicë të Epërme. Me rastin e bastisjes së shtëpive të Metushit, të Markut, të Sejdiut, të Qemajlit e të Mehmet Ajetit, policët e udbashët nuk gjetën asnjë material që lidhet me organizatën.

Ndërkaq te Mehmet N.Dermaku (të cilit iu është besuar ruajtja dhe fshehja e materialit) në arkën e petkave të bashkëshortes së tij, UDB-a - gjeti referatin që kishte mbajtur Metush Krasniqi në mbledhjen e organizatës së tyre, skicën e formacionit ushtarak - Brigadës së Anamoravës Lindore, Proklamatën e drejtuar popullit shqiptar të Kosovës e trojeve etnike shqiptare, trakte e disa poezi të Metushit dhe një shqiponjë të vizatuar .
Të gjitha këto materiale mjaftuan që UDB-a t´i zhvillonte hetimet, e prokurori ta qëndiste aktakuzën, kundër veprimtarëve të "Partisë Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë".

Procedura hetimore ndaj të arrestuarve, nga udbashët Jovo Gariq, Ilija Vujoviq, Shaban Kajtazi, Vlada - Shef i UDB-ës në Kamenicë etj., që nga dita e parë filloj me torturat më të egra. Derisa udbashët e ndërronin njëri tjetrin (pushonin), të burgosurit duhej t'u qëndronin troturave të secilit.


Zgjodhi:Agim Vuniqi

Marrë nga tschameria
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi