Ne Prishtine u rilinda, ne Tirane u plotesova... Flet Vera Pelaj, gazetaraj e radio "Blue Sky"
Faqja 1 e 1
Ne Prishtine u rilinda, ne Tirane u plotesova... Flet Vera Pelaj, gazetaraj e radio "Blue Sky"
Ne Prishtine u rilinda, ne Tirane u plotesova... Flet Vera Pelaj, gazetaraj e radio "Blue Sky"
“Në Prishtinë u rilinda, në Tiranë u plotësova…”
Flet gazetarja e radio “Blue Sky”, autore e “Kaleidoskop i letërsisë Shqiptare”, Vera Pelaj
“Në Prishtinë u rilinda, në Tiranë u plotësova…”
Nga Nikoleta Kovaçi
Nga Peja në Prishtinë e në Tiranë. Duket
si një linjë e pazakontë por talenti, dashamirësia dhe përgjegjshëmria
idividuale për të qenë në të tria këto qytete kryeqendra për gazetaren
e radio “Blu Skay” të Kosovës, e kanë bërë më se të zakonshme linjën,
që tashmë është konfiguruar në një “Kaleidoskop të letërsisë
shqiptare”. Ky është titulli, me të cilin u hodh në treg pak ditë më
parë libri i Vera Pelaj, gazetares që sjell një sërë figurash të
letrave shqipe me dhe në zërin e tyre. “Kaleidoskop-i”
i Verës është formuar me intervista të këtyre figurave, shumë prej të
cilave janë dhënë në studion e emisionit të saj kulturor, ndërsa disa
të tjera janë marrë në mënyra të ndryshme. Vera ka aritur të përmbush
qëllimin, e madje tregon se do të vijojë; do të sjellë shpejt një
tjetër “Kaleidoskop”, për të mundësuar kështu sjelljen në një tjetër
plan të mendimit të njerëzve të letrave shqipe.
Vera me këtë libër, ka ditur të jetë risi, të jetë urë, të jetë e para në këtë zhanër publiçistiko-letrar
që ngrihet nga Prishtina dhe vjen e promovon librin e saj të parë në
Tiranë, në Tiranën që ajo e kishte ëndrrën e saj të madhe. Pikërisht në
Tiranën, që për të unifikohet edhe krijimtaria që mbajti gjallë
kulturën e të folurit shqip, ndonëse në promovimin e librit të saj,
disa prej autorëve që kishin zërat e tyre në koleksionin e përzgjedhur
të Verës, nuk ishin; pikërisht në Tiranën, që shteti i saj ka ngritur
tashmë përfaqësinë e vet diplomatike, por që zëri i kësaj të fundit su
dëgjua gjëkundi; ndoshta se ambasadat tona duhet të ngjajnë
pashmangshmërisht me heshtjen ndaj promovimit të risive tona të
përbashkëta, ose ndoshta për të mësuar se kultura jonë për
njëri-tjetrin, në rastin konkret Kosovë-Shqipëri, s`është pjesë e
misionit të tyre diplomatik…! Megjithatë Vera është e bindur se do të
sjell në dritën e botimit shumë shpejt edhe pjesën e dytë të
“Kaleidoskop-it”…
Gjendesh në Shqipëri. Ç`ka për ty mes Prishtinës dhe Tiranës?
Ka
shumë dashuri dhe shumë mallë njëkohësisht! Dashuri dhe mall për
gjithcka që ishte pjesë e njëri-tjetrit dhe nuk e njihnim për shkak të
jetës që kemi bërë në sisteme të ndryshme. Shqipëria, jo vetëm për mua,
por për të gjithë shqiptarët e Kosovës, ishte më e largët sesa Amerika
e përtej Oqeanit Atlantik. Andaj, ëndrra e realizuar që tani jemi shumë
shumë afër, më bën të ndihem krejt shqiptare më shumë e plotësuar
shpirtërisht dhe etnikisht. Pra, për mua, mes dy metropoleve shqiptare,
Prishtinës dhe Tiranës, ka gjithçka të bukur e mbi të gjitha shumë
dashuri, që është ndjenja më fisnike njerëzore.
Dy ditë më parë u promovua libri yt i parë. Zgjodhe Tiranën për promovim; thua kjo është arsyeja e vetme që gjendesh këtu?
Janë
arsyet që i permenda më lart dhe arsye të tjera. Përmes Tiranës ne
shqiptarët e Kosovës, kemi arritur të mbajmë gjallë gjuhën dhe vlerat
tona kombëtare. Ky libër mua më krijoi shumë miq këtu. Jam shumë e
lidhur emocionalisht më këtë vend dhe e kam ndjerë që duhet ta botoj
dhe ta promovoj së pari këtu e më pas edhe në Prishtinë, gjithsesi.
Libri
yt titullohet Kaleidoskop i Letërsisë Shqiptare. Pse kaleidoskop dhe
pse pikërisht k`të kaleidoskop e ngrite në Prishtinë dhe e inagurove në
Tiranë?
Kaleidoskop,
sepse është laramani e autorëve që kontribuojnë dhe kanë kontribuar në
llojet e gjinive letrare shqipe. Që nga poezia, proza, kritika letrare,
përkthimet dhe studiuesit e letërsisë. E ngrita në Prishtinë, në
qytetin ku unë rilinda! Prishtina dhe radio "Blue Sky", janë ato që më
dhanë mundësi të arrij në stadin e komunikimit me njerëzit e shquar, me
veprat e të cilëve jam rritur. Ndërsa, e inaugurova këtu, sepse dhe
Tirana është qyteti im…
Në
librin tënd, gjej emra të njohur të letrave shqipe; emra të
intervistuar në emisionin tënd në radio “Blu Skay”. Më ke thënë se
shumë prej tyre i ke patur në studio, e disa të tjerë, nga pamundësia,
i ke telefonuar; çfarë e shtyu Verën në këtë sipërmarrje?
Emisioni
për letërsinë "Fokus Letrar", autore e të cilit jam vetë, është emision
javor ku përmbledh ngjarjet letrare në viset shqiptare dhe në botë.
Duke qenë autore e një emisioni të tillë, puna ime lidhet gjithsesi me
njerëzit e letrave shqipe. Unë kam mbaruar Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në
Universitetin e Prishtinës dhe unë di çka duhet të plasojë tek dëgjuesi
në këtë fushë. Me shumicën e këtyre personaliteteve intervistat i kam
realizuar përmes telefonit për shkak të pamundësisë së tyre për të qenë
në studio. Sidomos autorët që janë nga Shqipëria dhe ata që jetojnë në
SHBA. Autorët që i kam në "Kaleidoskop i letërsisë shqiptare", përpos
atyre të Kosovës, në studio kam pasur Zhuliana Jorganxhiun, Rudina
Xhungën dhe Robert Elsie-n. Me Klara Kodrën jam takuar personalisht në
Lushnje, vitin e kaluar në Festivalin Ballkanik të Poezisë dhe e kam
intervistuar aty. Dhe aty, vendosa që ajo të jetë edhe redaktorja e
librit tim.
Besoj je e vetëdijshme, si edhe unë dhe shumë dashamirës të punës tënde se “Kaleidoskop-i”
jot është risi, për mua urë e re, e pangritur ende mes dy vendeve
“Një”. Sa e mbush profesionalizimin dhe pasionin e Verës ky fakt?
Ne
duhet të punojmë për vlerat kombëtare. Kur kam menduar ta realizoj
Kaleidoskopin, e kam menduar këtë linjë. Është dashur kohë dhe durim.
Misioni i gazetarit është informimi dhe për ta përmbushur këtë mision,
është dashur t'i mbledh njerëzit që dinë të japin informacione
profesionale. Andaj, mendoj që kjo e përmbush edhe profesionalizmin
tim. Bindja ime është që për të qenë profesionist, duhet të kemi
përvojë shumë të gjatë në detyrën që bëjmë.
Në
libër gjenden emra shkrimtarësh të njohur, edhe jo aq të njohur; pse kjo përzgjedhje dhe sa i vështirë ishte realizimi?
Intervistat
janë realizuar në kohë të ndryshme dhe në raste të veçanta. Qoftë me
rastin e botimit të ndonjë libri, qoftë në mbajtjen e ndonjë festivali
poetik, apo me rastin e marrjes së ndonjë çmimi nga këta autorë. Në
raste të caktuara, realizimi ishte i vështirë për shkak të ngurrimit të
tyre për t'u përgjigjur. Por, këmbëngultësia ime ishte më e fuqishme
dhe ia kam arritur qëllimit. Dëgjuesi dhe tani lexuesi, kanë nevojë për
mendimet e këtyre njerëzve, të cilët na përfaqësojnë në fushën letrare
për mendime konkrete për një çështje të caktuar, pos asaj që ata
shkruajnë në veprat e tyre.
Kam parë që
librit tënd i mungojnë edhe emra që për shumëllojshmëri kohërash kanë bërë diferencën në Letërsi..! Mungesë e qëllimtë?
Ky
është vëllimi i parë i "Kaleidoskop i letërsisë shqiptare". Unë veç kam
filluar ta vazhdoj punën për përgatitjen e vëllimit të dytë dhe aty do
të përfshihen ata që mungojnë. Ka edhe të tjerë që duhet përfshirë, por
disa nuk janë përgjigjur deri tani. Ata i dinë arsyet e veta. Ndoshta
do të ketë qenë arsyeja e kohës dhe angazhimit të tyre, që deri tani
nuk janë përgjigjur.
Me ke thënë se po përgatit një tjetër kaleidoskop, me të njëjtin format. Do të kem fatin t`i shoh këto emra...?
Unë
do të përpiqem maksimalisht ta bëj punën time sa më profesionalisht që
mundem dhe di. Por, nuk varet e gjitha nga unë. Çdo gjë që varet edhe
nga personi i dytë e tutje, është shumë, shumë relative. Çka varet
vetëm nga unë, nuk frikësohem aspak dhe për asgjë. Shpresoj që këta
persona që mendoni ju, të jenë të ndërgjegjshëm ndaj publikut dhe me
Kaleidoskopin tjetër, të plotësohet ajo çka mungon në këtë të parin.
Vera, të falenderoj që gjete kohën të flasësh për “TO” e njëkohësisht të uroj shumë suksese.
Ju faleminderit për intervistën. Është
intervista e parë që e jap në një gazetë të Shqipërisë dhe kjo
pikërisht me rastin e librit tim të parë. Është kënaqësi dhe nder.
Sëbashku, si komb dhe si kolegë me ju, me punë dhe përgjegjësi, do të
ecim përpara. Punë të mbarë dhe suksese më tutje.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi