Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: TA MBYSIM NATEN

Shko poshtë

Nehat Jahiu: TA MBYSIM NATEN Empty Nehat Jahiu: TA MBYSIM NATEN

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 31, 2010 9:40 pm

Nehat Jahiu: TA MBYSIM NATEN 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n

Nehat Jahiu: TA MBYSIM NATEN



E di mike se edhe ti tërë natën nuk ke bërë gjumë
e thua pse derdhë lotë ky mik i im aq shumë,
e dij mike se edhe ty flokët të janë thinjur
nuk e donë verën në livadh të bëhet dimër.

Eh, mikja ime edhe ty lotët në sy nuk të janë tharë
pse nuk jemi bashkë sonte në këtë livadh me barë,
e dij mike se tërë natën nuk të merr edhe ty gjumi
e thua më pret sebashku me hënën në livadh Guri.

E dij mike se edhe ty të ka vyshkur sonte vjeshta
si bryma që ka ra sonte këtu tek rrushi në vreshta,
e dij mike se edhe ti je lodhur e rraskapitur shumë
shumë netë pa patur në sy një kokërr gjumë.

E dij mike se edhe ti nuk e donë vjeshtën me brymë
që na i thanë tërfojëne lulet në livadh në këtë stinë,
e dij Zana se e donë pranverën mbushur me lule
të vishesh me këmishë të bardhë e të bëhesh nuse.

Eh, mikja ime që je arratisur diku, shumë larg
fluturo një natë, eja,eja këtu tek unë në livadh,
të pres unë Guri ty e bukura, e bukura Zana
ta mbysim natën të buzëqeshur si yjtë e hëna…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi