Mersel Ismaili: Ta njohim Çamërinë
Faqja 1 e 1
Mersel Ismaili: Ta njohim Çamërinë
Mersel Ismaili: Ta njohim Çamërinë
RACIZMI GREK NDAJ SHQIPTARËVE
TË ÇAMËRISË!
Data 27 qershor është shpallur nga Kuvendi i Republikës së
Shqipërisë me dekretin nr.885, datë 12.7. 1994 të Kryetarit të
Republikës së Shqipërisë, prof.dr.Sali Berisha dita e gjenocidit grek
ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grek. Prandaj për ta
përkujtuar këtë ditë do të sjellim për lexuesit disa fakte për
marrëdhëniet e Greqisë me minoritetet, në veçanti me minoritetin
shqiptar nga Çamëria. Pra, çështja që do të parashtroj ka të bëjë me
dëbimet e shqiptarëve që nga viti 1913-1945 nga Greqia. Mendoj që është
një temë me interes dhe e vështirë për faktin se ende shteti grek nuk i
ka hapur arkivat për këto raste.
Më 16 tetorin e vitit 2008 sipas medieve Kryeministri i Greqisë
Kosta Karamalis vendosi afatin e fundit për hipotekimet nga e para të
gjitha pronat në Greqi. Kjo çështje prek në mënyrë direkt titujt e
pronësisë të shqiptarëve dhe të maqedonasve të Egjeut. Bëhet fjalë për
pasuritë e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë
e patundshme me të ashtuquajturën "sekuestro konservative", si dhe
maqedonasve të Egjeut të cilët janë përzënë gjatë luftës qytetare greke
më 1946-1949. Siç dihet çamët ashtu edhe maqedonasit e kanë të ndaluar
të kërkojnë të drejtat e tyre që ju takojnë me ligjet ndërkombëtare
rikthimin në trojet e tyre dhe kompensimin e pasurive të shfrytëzuara
deri më sot nga grekët.
Udhëzimi i miratuar me shpejtësi në këtë fund viti nga qeveria greke me
afat deri më 16 tetor për të dorëzuar dokumentet për hipotekimin e
pronave nga e para më shumë duket si thikë pas shpine për pengimin e dy
vendeve fqinje me Greqinë, Shqipërisë dhe Maqedonisë të cilat varen në
një farë mënyre nga firma greke për anëtarësim në BE dhe NATO. Vendimi
i qeverisë greke duket tendencioz, duke u nisur nga fakti që shteti
grek u ndalon çamëve dhe maqedonasve të Egjeut pajisjen me viza për të
hyrë në Greqi dhe kështu nuk do të mund të hipotekojnë pasuritë e tyre.
Një shqiptar dhe maqedonas, të afërmit e të cilit janë dëbuar me dhunë
nga trojet e tyre prej qeverisë greke pas Luftës së Dytë Botërore, për
të nisë procedurat për kthimin e pronës në Greqi, për të cilën ai
pretendon se është pronar i saj, në radhë të parë duhet të hapë një
çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të qytetit ku kjo pronë ndodhet
e regjistruar. Në mënyrë absurde dhe qesharake, kërkohet që pretenduesi
të përfaqësohet nga një avokat, i cili të jetë grek. Në rast se e
drejta nuk zgjidhet në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështja kalon në
Shkallën e Dytë dhe në Gjykatën e Lartë. (1)
Duke ditur pengesat e shumta si burokracitë e ambasadës greke që
pengojnë lëshimin e vizave për këtë kategori qytetarësh, zgjatja e
proceseve gjyqësore atëherë pasuritë dhe shqiptarëve dhe maqedonasve u
përvetësuan përgjithmonë nga shteti grek pasi nuk u mundën të
regjistroheshin në afatin e 16 tetorit 2008. Pra, edhe njëherë Greqia
anëtare e Bashkimin Evropian, NATO-s dhe e shumë organizatave që
mbrojnë të drejtat e njeriut tregoji se është një shtet që shkel këto
të drejtat. Historia e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Greqi
është e dhimbshme dhe i ka fillimet që në vitet e para të pavarësisë së
saj në shekullin e XIX.
Racizmi ndaj minoriteteve në Greqi
Greqia nuk ka pasur mesjetë, rilindje, luftë për rezistencë ndaj
pushtuesve osmanë. Ajo gjithnjë është banuar pas rënies së Bizantit nga
shqiptarët, hebrenjtë, turqit, romeit(grekët shekujt më parë
parapëlqenin të quheshin romei se sa elenas apo grek), maqedonasit,
bullgarët. Të cilët pasi u përzgjodhën formuan shtetin modern grek me
një histori mashtruese mitologjike. Fakti që në Greqi flitet nëpër
rrethet familjare shqipja, turqishtja, hebraishtja, maqedonishtja,
bullgarishtja tregon se ende ka popullsi të pa asimiluar edhe pse
shtypja shtetërore ka qenë dhe është e egër.
Hebrenjtë më së shumti kanë jetuar në qytetin e Selanikut ku dikur
ndodhej edhe varreza më e madhe e tyre në Evropë me mbi 500 mijë varre
(2), por këtë varrezë grekët e prishën dhe me pllakat e mermerta
ndërtuar Universitetin Aristoteli. Pra, atje ku sot mësojnë mijëra të
rinj në Selanik kanë qenë varrezat e hebrenjve. Ndërsa gjatë luftës së
dytë botërore shumicën e hebrenjve grekët ua dorëzuan gjermanëve për tu
dërguar nëpër kampet izolimit. Nga rreth 56 mijë hebrenj që kishte
Selaniku në vitin 1941, kur gjermanët e pushtuan atë, brenga pak muajsh
u dërguan për në kampet e përqendrimit 54. 050 mijë, (3) pra mbi 96% të
popullsisë të këtij minoriteti. Sot komuniteti hebre në Greqi nuk
njihet zyrtarisht dhe ka vetëm një varrezë e vogël në Selanik që
mirëmbahet nga shteti Izraelit.
Dua të shtoj se grekët në fillim të viteve 1970 kanë prishur në
Selanik varrezat e shqiptarëve, të bullgarëve dhe rumunëve. Këto
varrezat kanë qenë pronë e këtyre komuniteteve. Minoriteti bullgar
është asimiluar, vetë diku nga zona e Seres jetojnë ende disa qindra
pleq që e flasin gjuhën bullgare. Greqia minoritetin turk e ka
zvogëluar pak nga pak. Turqit që dikur jetonin në Selanik pothuajse
janë asimiluar. Ata më shumë bëjnë punë të rëndomta duke shitur me
karroca dore çaj, salep dhe gjevrek. Këta qytetarë grek me origjinë
turke të cilët ruajnë gjuhën e tyre amtare jetojnë në disa kasolle
nëpër cepat e rrugëve të lagjeve të vjetra të qyteti. Turqit që jetojnë
në Evro-Thraqi njihen si grek të fesë islame dhe jo minoritet turk. Kjo
popullsi e fesë islame që vetëquhen turq kanë arritur të përfaqësohet
në fillim të viteve 1990 me tre deputet në Kuvendin e Republikës greke,
por këta deputet gjithnjë janë njohur si mysliman që përfaqësojnë
partitë politike greke. Vllehët në Greqi janë minoriteti më i
përkëdhelur në aspektin e pushtetit, por që nuk u njihen të drejtat
gjuhësore dhe kulturore. Ata njihen si vllehët grekë (ellinovllahon).
Popullsia vllehe në shumë raste kanë zënë pasuritë e shqiptarëve dhe të
maqedonasve pasi këta u përzunë me dhunë nga trojet e tyre.
Racizmi grek ndaj shqiptarëve 1913-1945
Me një mjeshtëri raciste shteti grek që nga fundi i vitit 1912 dhe
fillimi i vitit 19913 kanë përzënë sistematikisht shqiptarët e Greqisë.
Bëhet fjalë në përgjithësi për shqiptarët e fesë islame. Por edhe ata
shqiptar ortodoks që nuk pranuan të deklaroheshin me kombësi greke u
masakruan ose u përzunë nga shtëpitë e tyre për të jetuar në qytetet në
thellësi të Greqisë për tu asimiluar më shpejtë. Shqiptarët që u
përzunë dhe ishin shtetas grek në fillim ju hoq shtetësia greke dhe i
deklaruan të humbur, njerëz pa adresë. Më tej, ju përvetësuan pasuritë
duke ua dhënë të tjerëve. Në tokat e sekuestruara u vendosën emigrantët
ortodoksë të ardhur nga Azia e vogël. Shqiptarëve që ju janë
përvetësuar pasuritë nga shteti grek ndahen në dy kategori:
a). Shqiptarëve që ju përvetësua pasuria pa të drejtë me marrëveshjen e
Lozanës si popullsi e shkëmbyeshme islame me ortodoksit.
b). Popullsia shqiptare çame që u quajt nga grekët bashkëpunëtore me pushtuesit gjermanë.
Me dekret ligji të viteve 1923-1932, Greqia përvetësoi të tërë pasuritë
e shqiptarëve me konfesion fetar mysliman me pretekstin e marrëveshjes
së Lozanës si popullsi shkëmbyese midis turqve islamik dhe ortodoksëve
grekë. Kjo ide gjente mbështetje në qarkoren e Ministrisë së Bujqësisë
Greke, të 1 tetor 1922, e cila urdhëronte administratën e përgjithshme
të Epirit, që"… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e
myslimanëve shqiptarë", (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i
Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Në qendrat kryesore të
Çamërisë, si në Filat, Paramithi e Margelliç u krijuan enkas zyra për
të shtetëzuar pronat e myslimanëve shqiptarë, (Conference de Lausanne
sur les Affaires du Prache Orient, 1922-1923). (4)
Në fillim të vitit 1926 në Gjenevë Kryetari i Greqisë Teodoros
Pangallos bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve me të
cilën Greqia njihte minoritetin shqiptar dhe nuk i quante më shqiptarët
muhamedanë që jetonin në territorin e saj si popullsi turke. Ai ndër të
tjera deklaroi: “Pavarësia dhe statuskuoja e Shqipërisë përbëjnë
interes të madh për Greqinë, sepse politika e saj është bazë për
ruajtjen e paqes në Ballkan...
Teza që është mbajtur nga ne deri sot se ortodoksit shqiptar janë
grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë. Me që ajo ka marrë
të tatëpjetën dhe arriti pikën e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe
shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepiriote që mëshironin skaje më
ekstreme të këtij mendimi të sëmurë”. (5)
Më 18 janar, ambasadori shqiptar në Athinë, Mit’hat Frashëri mori
premtimin nga ministri grek i Jashtëm se do të merrej ai personalisht
me çështjen e shkëmbimit të çamëve, ndërkohe që vetë z.Pangallos i
deklaroi se çamët myslimanë do të përjashtoheshin nga procesi i
shkëmbimit. Një muaj më vonë, në shkurt të të njëjtit vit, u shpall dhe
zyrtarisht vendimi për përjashtimin e të gjithë shqiptarëve të Epirit
nga masa e shkëmbimit të detyruar dhe amnistinë e çamëve që akuzoheshin
për kryerjen e propagandës politike, duke i dhënë në këtë mënyrë një
zgjidhje përfundimtare çështjes, zgjidhje e cila sigurisht kënaqte në
mënyrë absolute palën shqiptare.
Deklarimi i Kryetarit të Republikës Greke gjenerali Teodor
Pangallos për të përjashtuar shqiptarët çamë të Epirit nga masa e
shkëmbimit midis popullsisë turke myslimane me popullsinë kristiane
greke ishte vendimtar për ecurinë e të gjithë çështjeve. Përmbajtja e
çështjes u zhvendos nga përcaktimi i prejardhjes dhe identiteti
kombëtar të popullsisë myslimane të Epirit dhe nga përfshirja ose jo në
masën e shkëmbimit të detyruar, në procesin e përfshirjes së saj në
shtetin grek dhe respektin ose jo të të drejtave të saj nga autoritetet
greke.
Kështu, nga çështja “greko-turke”, tashmë zhvillohet tema që ka të
bëjnë me marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat do të ndikojnë dhe në
periudhën e ardhshme në një shkalle shumë të lartë. Prezenca e
myslimanëve çamë në Epir përbënte një rast të veçantë dhe një dokument
të fortë bisedimesh që synonte të përdorte qeveria shqiptare me qëllim
arritjen e një normalizimi të kënaqshëm të synimeve të saj ekonomike
për sa i përkiste çështjes së pronave. (6)
Por çështja e shqiptarëve në Çamëri nuk do të zgjidhej edhe pse
diplomatët dhe politikanët grek premtonin. Vitet në vazhdim shteti grek
në emër të reformës agrare 1925-1927 (7) u ndaloji të gjithë atyre
njerëzve që nuk kishin kombësi greke të drejtën e tokës bujqësore.
Italianët, francezët, gjermanët, turqit që kishin prona në Greqi u
dëmshpërblyen, vetëm shqiptarët nuk u dëmshpërblyen. Pas pak vitesh do
të fillonte lufta e dytë botërore. Me kapitullimin e Gjermanisë grekët
rinisën masakrat mbi popullsinë shqiptare në Çamëri.
Shqiptarët çam që u përzunë në vitet 1944-1945 shteti grek i quajti
bashkëpunëtor të gjermanëve dhe në mënyrë kolektive u hoqi shtetësinë
greke, u përvetësojë dhe pasuritë. Me disa ligje primitive Greqia u
mohoji çdo të drejtë njerëzore të gjithë atyre shtetasve grekë që nuk
kishin pranuar kombësinë greke të rikthehen ndonjëherë edhe si vizitor
në Greqi.
Gjatë luftës qytetare greke për pushtet 1946-1949, midis forcave të
djathta dhe komuniste përmenden edhe shqiptarët e Greqisë që ishin
përzënë me dhuna në vitin 1945 nga forcat e djathta që udhëhiqeshin nga
Napolon Zerva. Nga dokumentet historike veçojmë kërkesat e kryetarit të
Qeverisë së Përkohshme Greke, Marko Vafiadhis i cili i parashtroji
midis shumë kërkesave Enver Hoxhës për të mundësuar çamët e përzënë të
rreshtohen në ushtrinë Demokratike Greke që udhëhiqeshin nga
komunistët.
Më 24.09.1947, Marko Vafiadhis vjen në Tiranë me nxitim për mes Korçës
si Kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike për të kërkuar ndihmë.
Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgoje çamë të dëbuar prej
Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar përkrah kryengritësve greke...
Marko Vafiadhis vjen pa ndonjë lajmërim paraprak në Tiranë. Për këtë
arsye Enver Hoxha nuk e takoi, por ngarkoi një anëtarë nga Byroja
Politike për të biseduar me të. Gjatë takimit Marko Vafiadhi i
parashtron qeverisë shqiptare kërkesat e mëposhtme:
1.Të dërgohen 3.000-4.000 mijë çamë për Ushtrinë Demokratike Greke
nga 18.000 mijë që jetonin në Shqipëri, të dëbuar prej forcave të
Napolon Zervës. (
2.Nga 25.000 mijë refugjatë grekë të cilët të shumtit ishin të
etnisë maqedonase që ndodheshin në Shqipëri, të organizoheshin në 3-4
qendra për tu dërguar në ndihmë të Ushtrisë Demokratike Greke.
3.Të vazhdojë dërgimi i armatimit dhe në kohën më të shkurtër të dërgohen 10-12 topa.
4.Të shqyrtohet prespektiva e ndihmës ekonomike me ushqime dhe veshje për Ushtrinë Demokratike.
5.Të mënjanohen ndërmjetësimet ekzistuese deri sa të vendosen lidhje të drejtpërdrejta.
Për sa u përket çamëve, pala shqiptare e konsideroi që nuk mund të
përbëjnë faktor ndihmë. Shqiptarët nga Çamëria nuk do të donin të
shkonin në luftë. Por edhe për ata që do të dëshironin të luftojnë për
krah forcave komuniste, ekzistonte rreziku të binin nën ndikimin
amerikan. Për këtë çështje u dha përgjigja se: “tash për tash, kjo nuk
është e mundur, duke marrë parasysh interesat e Ushtrisë Demokratike
Greke, por do të bënin ç’të mundeshin të ndihmonin në kohën e duhur me
ato që kishin mundësi...” (9)
Sipas të dhënave politikanët grekë të kohës e pranonin që çamët
ishin përzënë nga shtëpitë e tyre në Greqi nga forcat raciste të
Napolon Zervës. Në kërkesën e qeverisë demokratike greke pranohet se
janë përzënë rreth 18 mijë çamë, por në fakt ky numër ka qenë më i
madh. Me rëndësi është se pranohen dëbimet masive. Marko Vafiadhis
ishte një politikan me emër i cili pasi jetoj rreth 23 vite në
Bashkimin Sovjetik dhe u kthye në Greqi në vitin 1983. Më 1989-1990
ishte deputet në Kuvendin e Greqisë i partisë së PASOK-ut.
Në vitet 1972 - 1982 qeveritë greke nxorën ligje që u lejohej çdo
shtetasi grek i përzënë të rikthehej dhe të merrte pasurinë ose
kompensim. Nga këto ligje për tu rikthyer u përjashtuan shqiptarët çam
edhe maqedonasit e Egjeut pasi ligji përcaktonte se i faluri duhej të
kishte kombësinë greke dhe në mërgim të kishte mbajtur qëndrim kombëtar
grek.
A ka ende në Çamëri shqiptar, shtetas të Greqisë?
Mendoj që nuk duhet të lind pyetja a ka çamë në Çamëri sepse pas
masakrave të vitit 19945 shumë familje shqiptare nga Çamëria depërtuan
thellë në Greqi për ti shpëtuat njëherë e përgjithmonë persekutimit
shtetëror. Shqiptar autokton që kanë shtetësi greke jo vetëm ka në
Çamëri por edhe në të tërë Greqinë.
Gjatë kërkimeve të mia kam takuar disa shtetas grekë që ishin me
origjinë shqiptare në Epir. Në qytezën e Konicës të cilën e kam
vizituar disa herë kam takuar grekë me origjinë shqiptare. Mbaj mend se
kishte edhe të fesë islame dhe quhej Ibrahim. Ai kishte një kafene në
qendër të qytezës dhe gruan e kishte nga Leskoviku i Shqipërisë. Këta
grek me origjinë shqiptare nuk shiheshin mirë me sy nga pushteti
vendor. Në vitin 1991 takova në afërsi të Gumenicës një grek që punonte
me eskavator dhe më foli në gjuhën shqipe. Gjatë bisedës më deklaroji
se prindërit e tij ishin me origjinë shqiptare nga Epiri. Në krahinën e
Çamërisë ka shumë grekë që kanë krijuar familje me vajza nga Shqipëria.
Shumë prej këtyre grekëve me origjinë shqiptare për ta ruajtur
origjinën janë martuar me shqiptare të cilat emigruan në fillim të
viteve 1990. Fshati Aidonta dikur quhej Ftini dhe ndodhet në
Prefekturën e Prevezës së Çamërisë. Nga ky fshat është studiuesi i
njohur Nikos Stylos i cili jeton prej shumë vitesh në Gjermani. Ai e
pohon origjinën e tij shqiptare dhe e flet shumë mirë gjuhën e mëmës,
shqipen. Niko Stylos ka shkruar për racizmin grek ndaj fëmijëve që
vinin nga familjet shqiptare në vitet 1950-1960 dhe ndiqnin shkollën
greke. Ai është shprehur për një gazetë shqiptare: “Mësuesi na godiste
me shkop, sa herë që flisnim arvanitisht (shqip, shën.A.Llalla), një
shkop për një fjalë”. (10)
Gjithnjë prindërit e fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare
thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre. Ata
këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por
të bisedonin vetëm greqisht. Edhe pse nën një presion të tillë çamët që
u shpëtuan masakrave të ushtrisë së Zervës e ruajtën gjuhën shqipe.
Shumica e shqiptarëve nga Çamëria që i përkisnin besimit fetar ortodoks
pas përzënies në çamëve të fesë islame u larguan për në qytetet larg
krahinës së Çamërisë. Në vitet 1995 në qytetin e Selanikut kam takuar
një çam ortodoks që kishte ardhur në Selanik pas viteve 1950 dhe në
Shqipëri kishte xhaxhanë në qytetin e Elbasanit që i përkiste fesë
islame, ndërsa ai vetë ishte konvertuar në ortodoks.
Në kufirin e Greqisë dhe Shqipërisë gjatë brezit kufitar midis
Konicës dhe Leskovikut kam vizituar një Hotel-Restorant “BURRAZANI”,
pronarët e të cilit ishin me origjinë shqiptare. Ky Hotel ndodhej në
mes të një pylli të dendur dhe ishte i ndërtuar vetëm me dru. Ishte një
biznes familjar. Këto janë vetëm disa dëshmi që tregojnë se ende në
Çamëri ka shqiptar që u kanë mbijetuar rrebeshëve të kohës me sakrifica
të mëdha duke frymuar shqip.
Autori është historian
------------------------------------------------------------------------------
R e f e r e n c a t
1.Gazeta, “SHQIP”, Tiranë, 26 gusht 2008.
2.Robert D. Kaplan, “GREQIA: Dashnorja e Perëndimit, Gruaja e Lindjes“, Tiranë, 2002, fq. 25.
3.Po aty, fq. 26.
4.Gazeta, “SHEKULLI”, Tiranë, 9 janar 2008.
5 Ilir Ushtelenca, “DIPLOMACIA E MBRETIT ZOGU I-rë”, Tiranë, 1997, fq. 118.
6.Revista, “ALBANICA”, Prishtinë, maj 2007. fq. 37.
7.Mentor Nazarko, “LUFTA E FUNDIT, Pronat e shqiptarëve në Greqi”,Tiranë, 2007, fq. 50
8.Gazeta greke, “H KAΘΗΜΕΡΙΝΗ”, Selanik, 28 nëntor 1999.
9.Po aty.
10.Gazeta, “KOHA Ditore”, Prishtinë, 10 shtator 20
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mersel Ismaili : KOMUNIKATË-BDSH
» Mersel Ismaili: PROGRAMI FDBK-se
» Njoftim nga Mersel Ismaili-Përkujtohen vllëzërit Frashëri
» Mersel Ismaili:ISHUJT ARTIFICIAL NE BREGDETIN SHQIPETAR
» Mersel Ismaili: FDBK - FRONTI DEMOKRATIK I BASHKIMIT KOMBETAR
» Mersel Ismaili: PROGRAMI FDBK-se
» Njoftim nga Mersel Ismaili-Përkujtohen vllëzërit Frashëri
» Mersel Ismaili:ISHUJT ARTIFICIAL NE BREGDETIN SHQIPETAR
» Mersel Ismaili: FDBK - FRONTI DEMOKRATIK I BASHKIMIT KOMBETAR
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi