Ju lutem, rrjepnani më me kujdesë!
Faqja 1 e 1
Ju lutem, rrjepnani më me kujdesë!
Ju lutem, rrjepnani më me kujdesë!
Avni Zogiani
Të gjitha
kompanitë publike së bashku mund t’i sjellin Kosovës një fond prej 500
milionë eurosh nga privatizimi/koncesionimi, sipas rrugës që ka
zgjedhur Qeveria. Kaq para realizohen nga këto kompani për një ose dy
vite punë me gjithë korrupsionin dhe keqmenaxhimin, tw imponuara nga
Qeveria me qëllim të krijimit të alibit për shitjen e tyre. Kjo
praktikisht i bie sikur ne po i falim PTK-në, Aeroportin dhe KEK-un,
por akoma më keq, kjo po merret si një shitje e tyre. Pra, më mirë do
të ishte të thuhej që prej fillimit, duam t’iu falim pasuritë tona
ekonomive të vendeve që ndihmuan Kosovën gjatë luftes dhe të mos
flisnim fare për shitjen e tyre. Në fund të fundit një fond rreth 500
milionë eurosh nuk shpaguan as investimet që janë bërë në këto kompani
vetëm për vitet e fundit.
Shifeni logjikën ekonomike të
Qeverisë sonë. Në banka të huaja janë dërguar 260 milionë euro të
thesarit, në ndërkohë që tashmë po fillojmë të futemi në borxhe tek
institucionet e huaja finansiare. Së voni Qeveria ka marrë 200 milionë
euro me arsyetimin tipik që bëjnë qeveritë kukulla të kapura nga
interesa të huaja, “përmirësimin e sektorit publik”. I tillë ishte edhe
arsyetimi i Bankës Botërore në Irak kur e futi këtë shtet në borxhe,
“përmirësimi i sektorit publik”. Në radion ndërkombëtare “Democracy
Now”, një aktiviste irakiane shprehte habinë se si është e mundur që
Iraku me tërë këtë treg të naftës të mos ketë kesh për projektet për
përmirësimin e sektorit publik.
Logjika pak a shumë është kjo.
Qeveritë e kapura nga interesa të kompanive të huaja e fusin vendin në
borxhe në ndërkohë që fondet publike ose i bllokojnë me ndonjë arsyetim
banal (fondi i privatizimit, fondi i trustit të kursimeve, partë e
thesarit jasht vendit) dhe paratë e marra nga institucionet finansiare
ndërkombëtare prap dalin nga vendi nëpwrmjet shërmbimeve tw
“konsulencave” duke i kthyer kwto para sërish në po ato vende prej nga
ka ardhë ndikimi për kreditë në Bankën Botërore. Ajo që ngelet është
borxhi i pafund për shoqëritë e varfëra si Kosova.
Qeveria e
Kosovës nuk e ka as ndjeshmërinë më të vogël ndaj këtij procesi. Ajo
nuk e ka iden se pesë vjet prej sot do të thellojë më tutje varfërinë
në vend duke i dhënë asetet publike me një çmim kretësisht të ulët dhe
duke bllokuar pratë e marra nga kjo shitje në projekte që nuk kthejnë
paratë, apo edhe më keq në rrethin e pafund të pretendimeve pronësore
nga jashtë Kosove. Pra, në fund të këtij procesi ne pothuaj se nuk do
të kemi pronë publike, paratë do të jenë tashmë të shpenzuara, e çdo
privatizim ka konsistuar në uljen e të punësuarve në kompanitë e
shitura, që për situatën e Kosovës mund të barazohet me një
katastroftë. Ndoshta pikërisht varfëria është edhe qëllimi i kësaj
logjike ekonomike, duke qenë se për kompanitë e huaja një shoqëri e
varfër ofron çmim të ulët të punës.
Cilat janë idetë që
mbështesin ktë që po e bën Qeveria e Kosovës me paranë dhe kompanitë
publikë? Arsyetimi për futjen në borxhe tek Banka Botërore derisa ne
kemi para kesh që rrijnë kot është tërësisht banal. Ata thonë, të
marrim borxhe nga Banka Botërore vetëm sa për të konfirmuar se jemi
shtet. Mirëpo, Banka Botërore nuk e ka kërkesë të domosdoshme
shtetësinë për dhënjen e kredisë, kurse kreditë e saj në të shumten e
rasteve kanë penguar, në vend se ta ndihmojnë, zhvillimin e hovshëm
ekonomik të vendeve debitore. Shembulli më i freskët është ekonomia e
Shqipërisë.
Ideja që mbështet privatizimin dhe dhënjen me
koncesion të aseteve publike është se ato po dëmtohen nga korrupsioni e
keqmenaxhimi. Të dyja këto janë leht të identifikueshme dhe poashtu
leht të parandalueshme. Është e vërtet se korrupsioni dhe zhurma për të
arrin kulmin në kohën kur kërkohet privatizimi i aseteve të një vendi,
por nuk ka kuptim që për shkak të kësaj thjesht të heqet dorë nga kjo
pasuri.
Demonizimi i sektorit publik, që bëhet pak a shumë
pikërisht nëpërmjet të asaj politike që njëherë përkrahet e njëherë
denoncohet nga ndërkombëtarët, ka arritur kulmin pikërisht në vitin kur
pritet privatizimi i aseteve më të rëndësishme publike. Në këtë mënyrë,
një qytetar “i informuar” është lodhur nga bombardimi i përnjëhershëm
me raportet mbi korrupsionin dhe deklarimi më i shpesht i tij është
“vetëm le të shiten!”. Pra inkurajohet heqja dorë nga pasurija publike
duke ia lënë që ktë pasuri ta shesi pikërisht ajo elitë që ka krijuar
alibin për shitje, korrupsionin.
Absurdi më i madh është se ky
demonizim ndodhë nga “konsulentëtë” ndërkombëtarë të qeverisë, të cilët
në të shumtën paguhen me paran e marrë borxh nga Banka Botërore për
“përmirësimin e sektorit publik”. A u përmirësukka sektori publik duke
e ekzekutuar atë? Kësaj në gjuhen popullore i thonë, kadia të paditë,
kadia të gjykon.
Kjo qasje sidomos shifet në sektorin
energjetik. Ne e dijmë mirë që një pjesë e mirë e rrjeteve të
distribucionit në rajon është blerë nga një kompani e huaj që quhet
CEZ. Nëpërmjet agjensioneve e grupeve të ndryshme të konsulences ky
konzorcium ka arritur që shoqërive të ndryshme në Ballkan t’iu fusë dy
këmbët në një këpucë. Për shembull, Shqipëria sot vetëm është duke u
dorëzuar përballë politikave çmimore të imponuara nga CEZ në kohën kur
ky vend prodhon energji në kuota rekord.
Ne jemi në prag të
dhënjes së sektorit të energjisë tek kompanitë e huaja. Absurditeti i
këtij procesi qëndron në faktin se Kosovën B është duke e vlerësuar një
kompani e huaj e gjetur nga “grupet e kosnulencës” që po e shtyejn
qeverinë të privatizojë gjithçka. Pra, ata që tashmë kanë krijuar
strategjinë e qeverisë që sektorin e energjisë thjesht ta transferojë
në duart e kompanive të huaja, sot janë duke na e vlerësuar Kosovën B.
Derisa ekspertët thonë se Kosova B është e re në masën prej rreth 90%,
gjasat janë që vlerësimi të nxjerrë atë në një kuotë nën 20% të vlerës
së projektit Kosova C. Me kapacitetin e saj, Kosova B në momentin e
përmbushjes së tërësishme të projektit Kosova e Re, do të qëndrojë në
një raport të përafërt prodhimi 6:10, por pjesëmarrja e publikut
kosovar në këtë projekt do të jetë nën 20%.
Qeveria e Kosovës
as që është duke rezistuar tërë këtë përfshirje të konfliktit të
interesit në përgaditjen e procesit të privatizimit të aseteve publike.
Akterët që përbëjnë Qeverinë siç duket e kanë të lidhur qëndrushmërinë
e tyre në pushtet me dhënjen e këtyre aseteve. Pra, nuk ka shumë
shpresa nga Qeveria e zhytur në korrupsion dhe në ndikime të sektorit
privat sidomos atij të huaj. Gjërat tashmë po duken sheshit dhe nuk ka
ngelur shumë për t’u thënë. Siç duket nuk ka ngelur gjë tjetër të
thuhet këtu, vetëm një lutje drejtuar atyre që po na i vlerësojnë dhe
po na e përgadisin vetë shitjen e aseteve publike. Ju lutem, rjepnani
pak më me kujdesë! Keni të bëni me kafshatën e gojës së një vendi me
mbi 40% varfëri.
Autori është bashkë-themelues i Organizatës ÇOHU!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi