Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Hanxharët e diktaturës, ende në disa segmente të caktuara të pushtetit

Shko poshtë

Berisha: Hanxharët e diktaturës, ende në disa segmente të caktuara të pushtetit Empty Berisha: Hanxharët e diktaturës, ende në disa segmente të caktuara të pushtetit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 2:31 am

Berisha: Hanxharët e diktaturës, ende në disa segmente të caktuara të pushtetit

Kryeministri shprehu vendosmërinë për të vazhduar betejën për ndarjen e Shqipërisë nga krimet e komunizmit
Berisha: Hanxharët e diktaturës, ende në disa segmente të caktuara të pushtetit Sh_b
Edhe pse kanë kaluar 18 vjet, ata të cilët shërbyen si hanxharë të diktaturës, që urdhëruan dhe firmosën varje dhe zvarritje të qytetarëve, vazhdojnë ende të jenë në segmente të caktuara të pushtetit. I pranishëm në çeljen e ekspozitës në kujtim dhe nderim të viktimave të shkaktuara nga diktatura komuniste në Shqipëri, organizuar në Muzeun Historik Kombëtar, kryeministri Berisha shpreh edhe njëherë angazhimin e palëkundur të tij dhe të qeverisë së tij për t`i dhënë përgjigjen përfundimtare dhe të merituar mbylljes së kapitullit të errët të këtyre krimeve. Kreu i ekzekutivit shprehu keqardhjen për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të lustracionit. Megjithatë, kryeministri nënvizoi se ky proces është i pandalshëm dhe është i parikthyeshëm, duke dhënë garancinë se do të ecë gjithnjë brenda rregullave të shtetit ligjor. "Sot, sërish, pas 18 vitesh, ata të cilët shërbyen si hanxharë të diktaturës, që urdhëruan dhe firmosën varje dhe zvarritje, janë në segmente të caktuara të pushtetit. Sot, sërish ata të cilët dëmshpërblyen autorët e krimeve monstruoze kundër njerëzimit, ata që firmosën ekzekutimin pa gjyq të dhjetëra e qindra intelektualëve shqiptarë, ata që firmosën dëbimin dhe internimin e dhjetëra e mijëra shqiptarëve dhe që u ndëshkuan në mënyrë simbolike nga ligji i dënimit të krimeve kundër njerëzimit, u dëmshpërblyen për ato pak vite që bënë, po nga ata të cilët shërbyen si hanxharë të krimeve kundër njerëzimit, u dëmshpërblyen nga Partia Socialiste, e cila në dëmin më të madh të saj, në dëmin më të madh të paqes sociale të vendit, nuk merr përsipër të kërkojë të falur dhe të distancohet nga kjo e shkuar tmerrësisht e rëndë dhe e hidhur për kombin dhe vendin", theksoi kryeministri. Ai theksoi se, pezullimi i ligjit të lustracionit ka krijuar një brengë të thellë, ndërsa theksoi se ky vendim erdhi nga një grup personash në konflikt të plotë interesi, çka ishte dhe subjekti parësor i veprimit të ligjit. Duke iu drejtuar të pranishmëve, protagonistë në rrëzimin e simbolit të diktaturës, shumica e të cilëve ish-të përndjekur politikë, kreu i qeverisë vlerësoi angazhimin e tyre për të mos u prirur drejt hakmarrjes, duke nënvizuar se një gjë e tillë do të dëmtonte procesin e lustracionit. "Ju të parët, i dhatë kombit dhe vendit leksionin më të madh. Në asnjë rast e në asnjë rrethanë nuk i lejuat vetes të rrëmbeheni nga hakmarrja, sepse asgjë nuk do të dëmtojë qëllimin tonë, sesa në rast se ne shndërrojmë një proces të tillë në hakmarrje. Hakmarrja dhe demokracia, hakmarrja dhe e ardhmja janë absolutisht të pa pajtueshme", vijoi më tej kryeministri. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë shprehu vendosmërinë e tij për të vazhduar betejën për t'u ndarë njëherë e mirë nga ky kapitull më tragjiku në historinë kombëtare. "Le të nderojmë sot së bashku ata qindra e mijëra burra e gra që ranë për t'u bërë të pavdekshëm, për t'u prehur në altarin e lirisë së kombit. Le të nderojmë ata qindra e mijëra qytetarë të Tiranës, që më 20 shkurt përmbysën shtatoren e Enver Hoxhës, Hitlerit të pasluftës dhe statujat e gjalla që mbretëronin në Tiranë", u shpreh kryeministri, ndërsa shprehu nderimin e thellë për veprën e tyre, kujtimin e tyre dhe qëndresën e tyre historike. 20 shkurti i vititi 1991 shënoi ndarjen përfundimtare të Shqipërisë me rregjimin totalitar komunist. Rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha që ndodhej në mes të Tiranës nuk ishte gjë tjetër, përveçse ndarja njëherë e përgjithmonë nga një e kaluar e errët që mbajti të izoluar për vite me radhë shqiptarët. Por, 18 vjet pas kësaj ngjarjeje historike dhe jetike, Shqipëria ende nuk është ndarë nga krimet e komunizmit, pasi Partia Socialiste për shkak të lidhjeve të saj me rregjimin komunist vihet në mbrojtje të këtyre ligjeve.
Mbi 1 milion shqiptarë përjetuan kalvarin më të egër të mjerimit
Në Shqipëri, regjimi komunist realizoi monizmin më ekstrem, shtypjen më barbare, persekutimet, vuajtjet, torturat, internimet, ekzekutimet, dëbimet që ky regjim ushtroi mbi shqiptarët për 46 vjet, janë disa herë më të mëdha se në të gjitha regjimet komuniste të vendeve ish-komuniste të marra së bashku, përveç regjimit sovjetik. Në Ditën Kombëtare të Kujtesës, nderimit dhe qëndresës së viktimave të sistemit barbar komunist, kryeministri Berisha vlerësoi inaugurimin e ekspozitës të ngritur posaçërisht në nderim të kësaj ngjarje historike. Kryeministri vlerësoi se, me dokumente autentike ekspozita sjell para të gjithë shqiptarëve disa grimca të shkëputura të kalvarit të tmerrshëm të vauajtjes, dhimbjes, lotëve, persekutimeve, ekzekutimeve me gjyq dhe pa gjyq, internimeve familjeve kolektive të dhjetëra e mijëra shqiptarëve, burrave dhe grave, fëmijëve, të rinjve e të rejave, të moshuarve, gjatë diktaturës hoxhiste në Shqipëri. Në këtë kontekst kreu i ekzekutivit shqiptar vlerësoi se, organizatorët e ekspozitës kanë bërë një punë të shkëlqyer, për të cilën meritojnë respekt e falenderim. Megjithatë, kryeministri vuri në dukje se, vuajtjet e pafundme të qytetarëve shqiptarë nën dorën e hekurt të rregjimit komunist janë të ngulitura thellë në mendjen e shqiptarit më shumë në se çdo ekspozitë të ngritur në nder të tyre. "Por, unë theksova se këto janë veçse grimca, sepse lumenjtë e dhimbjes, lotëve, gjakut, vuajtjeve dhe sakrificave të qytetarëve shqiptarë për fjalën e lirë, iniciativën e lirë, besimin tek Zoti, vlerat hyjnore dhe njerëzore të individit dhe shoqërisë, do të mund të kishin mbushur ndoshta edhe një det të tërë", u shpreh kreu i ekzekutivit. Gjithashtu ai vuri në dukje, se mekanizmi mizor dhe çnjerëzor i luftës së klasave griu, rrënoi, shkatërroi me qindra e mijëra jetë, mijëra shekuj dhe mijëvjeçarë rini të qytetarëve të këtij vendi. Dhe kjo siç u shpreh kryeministri për fajin e vetëm, se ata në atë kohë kanë pasur guximin të mendojnë siç mendojmë ne sot, të besojnë siç besojmë ne sot, t'u përmbahen atyre vlerave të shoqërisë së lirë njerëzore, t'i mbrojnë ato vlera, të cilat i gëzojmë ne sot. Gjithashtu, kryeministri theksoi se, si në asnjë vend tjetër që ka vuajtur rregjimin komunist, në Shqipëri hanxharët e diktaturës nuk kursyen qytetarë të të gjitha moshave, të të gjitha përkatësive etnike, vetëm e vetëm, sepse kishin një mendim ndryshe, vetëm e vetëm se, donin t'u përmbaheshin vlerave më të larta të njeriut dhe të njerëzimit. Në vijim, kryeministri shtoi se në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër, paralel me mekanizmin lugubër të luftës së klasave, veproi dhe funksionoi mekanizmi i egër barbar i skllavërisë kolektive, skllavërisë ekstreme. "Mbi 1 milion shqiptarë në të gjithë zonën verilindore e juglindore të vendit, përjetuan kalvarin më të egër të mjerimit, të urisë, të vdekjes nga uria dhe sëmundjet e saj. Ushqimi i përditshëm i tyre ishte një helm i vërtetë, një helm që ata nuk e dinin, sepse misri me kripën, të pa shoqëruar me gjë tjetër, shkaktojnë urinë kronike dhe vdekjen e sigurt të njeriut. Ndoshta me këtë mekanizëm vdiqën edhe më shumë se me mekanizmin e parë", vijoi më tej kreu i ekzekutivit.
Më 20 shkurt Ramiz Alia përgjaku Shqipërinë
Në nderim të të gjithë të rinjve që më datën 20 shkurt të vitit 1991, me shpresën për të fituar lirinë bashkuan forcat për rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha, kryeministri Berisha tha se, nuk janë të paktë ata që mendojnë se Ramiz Alia atë ditë nuk e përgjaku Shqipërinë. Ai theksoi se, Shqipëria përjetoi një politikë të krimeve çnjerëzore kundër njerëzimit, si asnjë vend tjetër, duke nënvizuar se në asnjë vend tjetër ish-komunist të Europës, uria nuk u përdor si armë, siç u përdor në Shqipëri për të gjunjëzuar një popull të tërë, krahas burgjeve, gulagëve dhe kampeve të përqëndrimit. "Ne mblidhemi këtu së bashku për të nderuar atë qëndresë të pamposhtur të dhjetëra e mijëra shqiptarëve, të cilët mbajtën të gjalla në qelitë e burgjeve, në varret pa mbishkrime, flakët e lirisë dhe shpresën e saj. Sot ne, jo rastësisht kemi zgjedhur 20 shkurtin për t'i nderuar ata, sepse 20 shkurti ishte dita e ngadhënjimit të tyre, ishte kurorëzimi i fitores së qëndresës së tyre jo mbi bronxet, por mbi bustet e gjalla", u shpreh kryeministri. Gjithashtu, kreu i qeverisë duke u rikthyer në kohë tha se, në 20 shkurt në sheshin e Tiranës, në një akt trimërie dhe heroizmi të paparë, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, përmbysën statujën e Enver Hoxhës, Hitlerit të pasluftës, por në të vërtetë ata përmbysën bronxet e gjalla. "Mendoni pak dhjetëra e qindra djem e vajza të vrarë në kufijtë e Shqipërisë në vitin 1990. Frikacaku nuk guxoi, sepse populli rumun u kishte dhënë një leksion të shkëlqyer diktatorëve, dhe ai e dinte mirë këtë. Pra, ai nuk e bëri këtë për të kursyer qytetarët e Tiranës, sepse ai nuk i kurseu të rinjtë që deshën të largoheshin nga Shqipëria, pasi u hoq neni i tradhëtisë së lartë për largim nga vendi. Ai kurseu lëkurën e tij dhe të 'busteve' të tjera të gjalla që u përmbysën në 20 shkurt", vijoi më tej kryeministri. Me keqardhje kryeministri u shpreh se, qeveria është vetëm në fillimin e një procesi të dënimit të krimeve kundër njerëzimit, proces jetik dhe i domosdoshëm për paqen sociale të këtij kombi, për fisnikërimin, për virtytet, për moralin e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Hanxharët e diktaturës, ende në disa segmente të caktuara të pushtetit Empty Re: Berisha: Hanxharët e diktaturës, ende në disa segmente të caktuara të pushtetit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 2:32 am

Shqipëria, vendi me rritjen më të lartë ekonomike në vitin 2009

Instituti “Global Insight” ka publikuar tabelën e parashikimit të rritjeve ekonomike në 2009, për të gjitha vendet e botës, duke konfirmuar faktin se Shqipëria do të jetë e para në Evropë dhe e dhjeta në botë, me një ritëm rritjeje prej afro 6 përqindësh.
Berisha: Hanxharët e diktaturës, ende në disa segmente të caktuara të pushtetit Sh_b
“Në Tiranë mund të valëvitet flamuri kombëtar i qetë: Shqipëria është vendi me rritjen ekonomike më të madhe në Evropë për vitin 2009”.
Ky është kryetitulli i një të përditshmeje prestigjioze holandeze, për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2009, në një kohë kur ekspertët botërorë paralajmërojnë për përshkallëzim të krizës financiare deri në fund të vitit. Pas vitesh heshtjeje, citon gazeta holandeze, papritur dëgjon diçka shumë të rëndësishme nga ky vend. Në këtë vend duket sikur po ndodh në fakt ajo që duhet të ndodhte edhe në pjesën tjetër të Evropës e të globit: rritje ekonomike e shëndoshë. Nuk bëhet fjalë për vitin 2008, por për vitin 2009, vit i cili është cilësuar si një vit vendimtar në ekonominë botërore. Bëhet fjalë për vitin 2009, vit të cilin kryeministri britanik Gordon Brown ‘gabimisht’ e interpretoi si një vit depresioni. Ekonomia Shqiptare është e para në Evropë për sa i përket rritjes ekonomike, dhe për vitin 2009 parashikohet një rritje prej 5.4%. Këtë parashikim e ka dhënë Instituti i “Global Insight”, një Institut prestigjioz me një përvojë për më shumë se 40 vjeçare në fushën e kërkimeve analitike të ekonomive të më shumë se 200 vendeve në botë (http://www.globalinsight.com).
Kjo është një arritje impresionuese, me të cilën Shqipëria renditet shumë lart edhe në rang botëror: vetëm 10 vende kanë një rritje më të lartë. Një arritje e tillë është në majat e nivelit botëror, duke pasur parasysh faktin se vetëm 10 vende të tjera kanë një rritje ekonomike më të madhe se Shqipëria për vitin 2009. Turkmekistani zë vendin e parë me 10.9%.
Raporti i “Global Insight” është në vazhdimësi me raportet e mëparshme të dhëna nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shqipëria është nxënësi më i mirë i klasës në Evropë për vitin 2009.
Dhe natyrshëm shtrohet pyetja: Si ka mundësi?
Që kur Shqipëria u nda nga komunizmi në vitin 1991, ekonomia e tregut e kombinuar me reforma, inflacion të ulët dhe stabilitet politik ka bërë mrekullia në Shqipëri. Në vitin 1997 u duk sikur gjërat do merrnin për keq kur shpërthyen trazirat në gjithë vendin me dështimin e skemave piramidale ku humbën lekët shumë shqiptarë.
Banka Botërore në raportin e saj shkruan për nivelin e kredidhënieve dhe kredimarrjeve në Shqipëri. Megjithëse ky nivel është rritur në vitet e fundit, përsëri niveli i kredive është më i ulët se vendet e tjera të Evropës Juglindore. Pikërisht ky faktor shihet nga “Global Insight” si një aspekt tjetër i cili ka ndikuar në ecurinë normale të ekonomisë Shqiptare edhe në një vit krize, si viti 2009. Si pasojë e kësaj praktike bankat të cilat operojnë në Shqipëri nuk janë ndikuar nga kriza në sektorin bankar si edhe nga rritja e dollarit. Paksa e bezdisshme është fakti që në Shqipëri importet janë shumë të larta se eksportet, një problem ky që pjesërisht kompensohet me faktin se një pjesë e madhe e GDP-së së Shqipërisë fitohet nga shqiptarët që punojnë jashtë (Greqi, Itali). Ndërkohë që lufta kundër ekonomisë informale mbetet një drejtim kryesor i punës së qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi