Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diana Ismaili: Cilel poetik

Shko poshtë

Diana Ismaili: Cilel poetik Empty Diana Ismaili: Cilel poetik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 03, 2010 10:17 am

Diana Ismaili: Cilel poetik 6728_102370429775191_100000067047013_65988_3538414_n

Diana Ismaili: Cilel poetik



Mbi dashurine!



Thone dashuria eshte gjithcka
thone dashuria eshte hapesire
thone dashuria vendos ne jete
se te gjithe prej saj jane perpire

Per te mund te thone shume
asaj mund ti thurin shume lavdi
per te tjeret mund te jete gjithcka
per mua eshte gjithesi!

S'me pelqen qe dashurise
epitete moderne ti vendos
me pelqen ta quaj thjesht
rrahje dy zemrash ne nje kohe.

Per mua dashuria eshte nje lule
qe cel ne ne dy zemra si pranvere
per mua dashuria eshte nje kenge
qe dy zemra kendojne pernjehere

Mos e mbuloni dashurine
me pluhrin modernist dale boje
por lereni te shkelqeje e paster
si dielli qe ndricon ne te kaltrin qiell

Mos kerkoni dashurine ne romane
dashurine vete jeta e mban
i jepni asaj bukurine, sinqeritetin
pa to dashuri nuk ka!


Per TY!

Kur rrugen une marr
e nisem per tek TI
shpesh here pyes veten
C'na lidh ne te dy?
Kush jam une per TY?
C'fare je TI per mua?
Pse zemrat bashkohen
me fjalen "Te dua"?
Pse faqet na skuqen?
perse duart dridhen?
C'ndjenja valle provojme
Qe dot si harrojme?
C'eshte kjo ndjenje e madhe
e embel e zjarrte
qe na ben te vuajme
C'do dite e c'do nate?
Dhe pyes une veten
Po c'ndjenje me je TI?
Ne zemer gjej nje emer
Tendin "dashuri"
Per TY dashuria
ne zemer me qendron
ndaj te them "Te dua"
Te dua gjithmone!
Si ujet e nje lumi
qe rrjedh ne veri
ashtu i paster
me dukesh edhe TI!
Kur syte e tu une pashe
shume shprese kisha tek TI
por me kot, tek ta
une s'gjeta DASHURI!

Dashuri apo marrezi...


Lapsuset e trishta te dashurise
mbeshteten tek ti o qiparis.
Te largohem ne heshtje e vetmi
A te vi tek ty me zjarrmi
Shprese, a besim...???!!!
Dashuri a marrezi...???!!!
Jasemin ne te kuq, jasemin ne te zi
Hutohem...
Kur shoh ate fytyre te egersuar,
lote per nje njeri te tjetersuar
Dhimbje ne shpirt, e gjak ne sy
O gjithckaja ime... te dua vetem ty
NDRYSHO. Te lutem mos me mundo
Nje mije perqafime me dhuro !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi