Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Falje shpirti

Shko poshtë

Skender Korça: Falje shpirti Empty Skender Korça: Falje shpirti

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 03, 2010 5:25 pm




Skender Korça: Falje shpirti 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n


Skender Korça: Falje shpirti



Shpirt nuancë e butë

Aquarel ngjyrash që shkrihen shpejtë

Në shpirtin tim rri një frymë

Është shpirti yt

Në falje për shpirtin tim


Shpirt

Në buzëqeshjen tënde

Lindin nocione dashurie

Ligje që kanë mall

Trmërisht sikur lufta për shpirtin


Kalim shpirti

Nga shpirti yt dola unë

Sot po rrjedh edhe nga sytë tuaj

Goja thirri me zë emrin tim, shpirt

Në dialog shpirtrash


Dialogje me ngyra shpirti

Të bëjnë të mos thyhet në kurriz shpirti tim

As korniza e shpirtit tënd që rri varur mbi mua

Në galerinë e fjalës kryefjalë

Shpirti për një shpirt si togfjalësh


Shpirti jeton nga tejngopja e tij

Nga mëkati ka lindur shpirti

Pa mëkat

Në këmbim ringjallje shpirtrash

Për të ruajtur shpirtin tonë


Kur shpirtërat takohen

Edhe Zoti na fal diellin

Shpirti im rri aty edhe kur nuk jam me Ty

Kur? .... Sa kohë?

Vetëm në epokën e shpirtit të vizatuar


Kur takohemi

Do rrijmë bashkë

Në panairin e shpirtërave

Me nikoqirët shpirtror

Kur shpirti ka përjetësinë në fytyrën tonë


Shpirti të bartë në pluhur poleni

Në lule shpirtërash

Pa u trembur me ftesë

Për dashurinë e shpirtit të falur

Në shpirtin e njeriut, njeri

























Skender Korça: Falje shpirti 26142_1288188042072_1151332627_30690302_8115676_n
Shpirti nuk eshte hije, eshte energji....(S.K)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi