Gani Mehmetaj:Me meritokraci a profesionistë?
Faqja 1 e 1

Me meritokraci a profesionistë?
Gani MEHMETAJ
Nuk është shqetësuese se sa shtete na kanë pranuar dhe sa do të na pranojnë në të ardhmen e afërt, sepse fundja ky proces ka filluar dhe do të rrumbullakohet herët a vonë, por më shumë duhet të shqetësohemi se si do të hyjmë në institucionet ndërkombëtare. Pavarësimin e Kosovës nuk arritën ta pengojnë as shtetet e fuqishme, të cilat ishin kundër këtij akti, ashtu sikurse që nuk do të kenë sukses ta pengojnë njohjen shkallë-shkallë edhe shtetet të cilat kanë mëdyshje, edhe shtetet të cilat nuk duan ta pranojnë pavarësimin as në të ardhmen e afërt. Disave prej këtyre shteteve nuk ua kemi nevojën fare, të tjerat është me rëndësi që nuk mund të kthejnë proceset prapa dhe, të tretat, punë e madhe, që nuk i kemi për kauzën tonë.
Prapë janë disa procese shoqërore e diplomatike të cilat e kanë rrjedhën e vet dhe janë të pandalshme. Pavarësia nuk mund të kthehet prapa, u pëlqeu kjo disa shteteve apo jo, ajo mund të hasë në vështirësi nga më të ndryshmet, të cilat tashmë po hetohen, mund të na detyrojnë të bëjmë ndonjë kompromis që duket se për hir të disa fakteve dhe në pamundësi që të rezistojmë i kemi bërë me rrëshek, mirëpo pavarësia e Kosovës është fakt i kryer. Të shpresojmë dhe të këmbëngulim që në të ardhmen nuk do të bëjmë lëshime që mund të na hakmerrem, meqë do ta kemi vështirë t’i kapërdijmë këto kompromise të cilat i kemi bërë tash dhe që duhet t’i zbatojmë shkallë-shkallë, ndërsa do të na krijojnë probleme serioze. Arsyeja pse nuk duhet të bëjmë lëshime në të ardhmen është nga fakti i thjeshtë, sepse të gjitha këto lëshime janë bërë për shkak të serbëve, ndërkaq, ata janë të pakënaqur edhe më tutje dhe do të bëjnë përpjekje që të mos bashkëpunojnë me faktorin ndërkombëtar dhe me institucionet e Kosovës, deri në çastin kur ta shohin se nuk kanë rrugëdalje tjetër. Dhe ata nuk do të kenë rrugëdalje kur nuk do t’u bëhen më lëshime, kur bashkësia ndërkombëtare do ta shohë se e ka të kotë dhe se Serbisë e serbëve duhet t’u kërkohet llogari për krijimin e tensioneve të vazhdueshme, ose të ndëshkohen në mënyra e forma të ndryshme. Ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka mundësi që t’i ndëshkojë për mosbashkëpunim, ashtu sikurse që ka mundësi t’i joshë me karota, sikurse që e ka bërë shpesh herë deri më tash për t’i bërë për vete.
Dhe prapë nuk mund të thuhet se i ka bërë për vete, ata presin sërish karota, por më afër do të duhej t’u tregohej shkopi i fortë dhe vendosmëria se mund të përdorët shkopi.
Për ne është më rëndësi ta kapërcejmë krizën e ballafaqimit me Serbinë dhe krizën me veriun e Mitrovicës, sepse ky është njëri ndër synimet strategjike të Serbisë: të mbajë një vatër të vazhdueshme të krizës e në këtë mënyrë të bëjë të pamundur inkuadrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, deri në Bashkimin Evropian, që është synimi ynë kryesor strategjik.
Por më parë se të përqendrohemi në këtë hap të rëndësishëm strategjik me peshë të jashtëzakonshme për ne, duhet të bëjmë përpjekje të mëdha që të konsolidohemi nga brenda. E para, është mirë që të bëjmë përpjekje të mëdha që ta heqim nga qafa presionin e madh të Serbisë dhe të shteteve të cilat e ndërsejnë, apo i qëndrojnë prapa dhe në këtë mënyrë e zbusin pamundësinë e tyre që të pengojnë proceset pozitive të pavarësimit të Kosovës në forma diplomatike. E dyta, është me shumë rëndësi që të krijojmë institucione me bazë të shëndoshë, me qëllime të sinqerta dhe mbi të gjitha që të bëjmë strukturën shtetërore të tillë që ta duam dhe ta mbështesim nga të gjitha instancat.
Prandaj është me shumë rëndësi se a do të hyjmë në integrimet evropiane si shtet i konsoliduar me politikanë profesionistë, me stafin civil e të administratës së nivelit të lakmueshëm profesional, me ekspertë kulminantë që i kemi, apo që do t’i aftësojmë nëpër institucione të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, apo në integrimet evropiane do të hyjmë me politikanë të hurit e të litarit, me stafin civil të administratës që është për t’u vajtuar, me profesionistët kulminantë të cilët i dëbojmë me rroga të vogla, me përbuzjen e vazhdueshme që ua bënë ata që ua kanë zënë postet dhe kanë frikë nga të arsimuarit etj.
Natyrisht se që në hapat e parë të integrimeve do të ndeshim me këtë fakt, ashtu sikurse që nuk përjashtohet mundësia që të na mbajnë për hundësh një kohë një strukturë burokratike ndërkombëtare, ashtu sikurse po na mbajnë derisa t’i realizojnë interesat e tyre. Dhe në momentin kur t’i kenë realizuar interesat e tyre meskine apo të ndonjë institucioni, ata do të jenë të detyruar që të kërkojnë nga kreu i institucioneve tona të përmirësojnë strukturën administrative, të sjellin profesionistë e të zanatit, në mënyrë që të mund të bashkëpunojnë me ta në nivelin e duhur dhe në nivelin e supozuar. Deri atëherë mund të kenë shkuar shumë vjet, do të shpenzohen mjete të mëdha materiale të taksapaguesve tanë dhe atyre të huaj për kinse aftësimin e stafit që nuk na duhet dhe atyre që i kanë zënë postet e caktuara në momentin e caktuar, ndërsa nesër do të duhet t’u themi që të ikin për t’i zëvendësuar me njerëz të tjerë më të arsimuar, më të aftë dhe më profesionistë. Dhe prapë edhe këta pastaj duhet t’i aftësojmë nëpër trajnime të ndryshme, shkollime e aftësime që do të kërkojë pastaj një kohë, do të kërkojë mund e energji, ashtu sikurse që do të kërkojë edhe kohë, ndërsa më së paku kemi kohë që të humbasim me të merituarit e partive që qëlluan në momentin e caktuar në një situatë që nuk e merituan.
Dhe duhet ta kemi të qartë se as kjo kastë e “meritokracisë” nuk pati merita për popullarizimin e partive që u takojnë, përkundrazi, as nuk dhanë asnjë kontribut në krijimin e këtyre partive, edhe më pak ishin meritorë në krijimin dhe konsolidimin e institucioneve shtetërore, por ja që krijuan mekanizmat e brendshme të klientelizmit, të servilizmit dhe të burokracisë së tillë që penguan dhe bllokuan çdo proces pozitiv. Meritë e tyre është fakti se në zgjedhjet e fundit dolën më pak se gjysma e popullatës aktive, meritë e tyre është fakti se strukturat partiake u ngjasojnë falangave të viteve 1947-50 e jo të vitit 2008- 09 e tëhu.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi