Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: K U K U V A J K A

Shko poshtë

Vullnet Mato: K U K U V A J K A Empty Vullnet Mato: K U K U V A J K A

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 04, 2010 8:10 pm

Vullnet Mato: K U K U V A J K A 24519_1219318734282_1568334934_30445904_7340264_n


Vullnet Mato: K U K U V A J K A 12441_1128505624011_1568334934_30278870_4797141_n

Vullnet Mato

KUKUVAJKA

Është një kukuvajkë në elektron,
që çukit njerëzit shtet më shtet.
Me tinguj vreri spërkat cilindo,
madje dhe Papën e Romës vet.


Është kukuvajkë e species së kuqe,
që përdor prej vitesh një intensitet:
fut gjemba dhe tek lulet burbuqe.
që kanë mbirë në kopshtin e vet.


S’dihet pse zgjedh zërin gërvishtës,
pse pështiros veten me ku, ku, ku !...
pse përdor gjithmonë tonin e hidhët,
pse gjithë jetën qëndron mbi një hu ?!


Pse gjuan tinëz e përgjon në çdo cep,
rob i bindjes së verbër deri në vdekje,
përherë me tingujt e urrejtjes në sqep,
si kukuvajkë e kuqe dhe grindavece ?!...


Kur jeta e shkurtër ka dhe gëzime,
ka, argëtime nëpër stinë të reja,
për të jetuar si njeri i çdo stine,
jo si kukuvajkë pa shpirt e pa ndjenja...








Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi