Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Lënduar endem...

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Lënduar endem... Empty Lediana Kapaj: Lënduar endem...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 04, 2010 9:02 pm

Lediana Kapaj: Lënduar endem... 13067_209471434599_744374599_2926616_4235214_n
Lediana Kapaj: Lënduar endem...


O Zot....Përse më bëre?...Lënduar endem vetëm,
përmallur nga dëshira, të fle me shpirt të qetë,
dhe ndonëse kalimtarë në rrugën tende mbetëm,
me shpresat po luftoj,të ndjej pak fjalën " jetë"!

Po shkrihem e përmbytur në ujërat e misterit,
ky trupi i përhumbur mes brengave më nget,
se di kur te vije vdekja..!!!A do jem pjesë e ferrit,
se di...!! Mos vetë parajsa me ngrohje po më pret?!

O Zot...jam lebetitur....! Pse shpirti u është tharë?
Të gjithë ata që desha, kurrizin më kanë kthyer,
nuk dua të më quajnë..." të ligë"..dhe as të "marrë",
mes mureve prej kujtimesh, një pjesë zemre është thyer!!

Por zoti s'më përgjigjet ...vetë ëngjëjt janë të zënë,
mes lotëve përgjërohem...s'po di kë të thërras,
jam mbytur në mendime..gërthas..." Ku je moj nënë"?
mallkimi po më ndjek...!! Ky shpirti po më plas....









Lediana Kapaj
04/04/2010



Lediana Kapaj: Lënduar endem... 26595_382406584599_744374599_3627851_1019686_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi