Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina:Intervistë e akademik Mark Krasniqit për gazetën “BOTA SOT”

Shko poshtë

Bajrush Morina:Intervistë e akademik Mark Krasniqit për gazetën “BOTA SOT” Empty Bajrush Morina:Intervistë e akademik Mark Krasniqit për gazetën “BOTA SOT”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 3:59 am

Për njeriun nuk ka gjë më të shtrenjtë se liria e pavarësia...

Bajrush Morina
Intervistë e akademik Mark Krasniqit për gazetën “BOTA SOT”
Bajrush Morina:Intervistë e akademik Mark Krasniqit për gazetën “BOTA SOT” Sh_b

Bajrush Morina:Intervistë e akademik Mark Krasniqit për gazetën “BOTA SOT” --Mark%20Krasniqi%20pp%20Kopie




Akademik Mark Krasniqi është deputeti më i vjetër në Parlamentin e Kosovës, i cili ka nënshkruar Pavarësinë e Kosovës. Për këtë datë historike, si dhe për nënshkrimin e tij në Deklaratën e Pavarësisë si dhe për pamundësinë që këtë Pavarësi ta nënshkruajë edhe arkitekti i saj, dr.Ibrahim Rugova, ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” flet akademik Mark Krasniqi.
Bota sot: Si e vlerësoni datën historike të Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008?
M. Krasniqi: Nëse mund të përgjigjem me një krahasim të thjeshtë, mund të them se
Pavarësinë e Kosovës, shpalljen e Republikës së Kosovës shtet të lirë, sovran, të pavarur, demokratik, me drejta të plota të gjithë shtetasve të saj, pa dallime etnike, regjionale, fetare etj., edhe unë, si i gjithë populli shqiptar, këtë datë e kam pritur siç priten rrezet e ngrohta të diellit pranveror mbas një dimri të gjatë e të egër, me cegëm e borë deri në shokë. Ky dimër ka qenë robëria e Kosovës nën okupatorin serb që nga viti 1918 deri në qershor më 1999, kur forcat e NATO-së ia thyen kurrizin këtij okupatori barbar të trojeve etnike shqiptare dhe e çliruan Kosovën. Pra, më në fund, rrezet e ngrohta të diellit pranveror të lirisë, e shkrinë akullin e rëndë të robërisë, duke e shndërruar në lumenj të kthjellët të cilët e ujitin fushën pjellore të Kosovës ku po ndërtohet një jetë e re e lirë, demokratike dhe e begatshme. Përveç jetës, për njeriun s’ka gjë më të shtrenjtë se liria e plotë dhe pavarësia e vërtetë. Kështu e kam përjetuar edhe unë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ose të paktën, kështu e kam pritur. Duhet të bëjmë edhe disa hapa të nevojshëm, por të vendosur, që pavarësia e shpallur dhe e njohur ndërkombëtarisht, të bëhet e plotë brenda standardeve evro-atlantike, duke korrigjuar të gjitha ato norma që dalin jashtë këtyre standardeve. Para së gjithash, duhet të sigurohet tërësia territoriale e Republikës së Kosovës, duke mos pranuar me asnjë kusht ndarjen e Mitrovicës, me asnjë koncesion dhe çfarëdo marrëveshje me Serbinë. Kufijtë e Kosovës janë të garantuar edhe nga faktori ndërkombëtar. Prandaj kurrfarë pazarllëku me Serbinë, ose me serbë të pjesës veriore të Mitrovicës, nuk duhet pranuar, pa marrë parasysh presionet eventuale të askujt. Mitrovica duhet të jetë patjetër një qytet, ashtu siç ka qenë gjithmonë. Korrigjimet duhet të bëhen patjetër në këtë drejtim në Kushtetutën e Kosovës, e cila nuk është shtet multietnik, por shtet i shqiptarëve, për krijimin e të cilit populli shqiptar ka luftuar shekuj me radhë. Në këtë shtet jetojnë edhe minoritetet etnike të cilave, si të tilla, u garantohen të gjitha të drejtat e barabarta, pa favorizim të asnjërës prej tyre. Pastaj të korrigjohet decentralizimi i pushtetit qendror vetëm në baza gjeografike, duke mos lejuar kurrfarë enklavash etnike. Zonat mbrojtëse të objekteve fetare ortodokse janë krejtësisht të panevojshme, madje shumë të dëmshme, sepse rrezikojnë të drejtën e shfrytëzimit të pronave private, dhe, përveç kësaj, në këtë mënyrë kthehemi në recidivat feudaliste të territ mesjetar. Këto objekte sakrale nuk i mbron asnjë forcë policore më mirë se vetë populli, i cili i ka ruajtur e mbrojtur me besnikëri gjatë shekujve.
Jam ndier i privilegjuar që kam nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Bota sot: A keni shpresuar që do të jeni deputet që do të nënshkruani Pavarësinë e Kosovës?
M.Krasniqi: Kurrë s’ kam pasur pretendime që të jem deputet, ose në çfarëdo pozitë tjetër politike dhe administrative, por megjithatë, gjithmonë jam përpjekur të jem deputet, avokat, ose të paktën argat i thjeshtë i çështjes kombëtare. Madje, vetëm për këtë qëllim kam qenë 16 vjet kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane, të cilën e kam udhëhequr në rrugën e interesit kombëtar, para së gjithash në rrugën e pavarësisë së Kosovës. Tash nuk jam në asnjë parti, por edhe tash dhe gjatë gjithë jetës kam qenë dhe do të jem vetëm në ,,partinë’’ e interesit kombëtar. Unë jam vetëm një bashkudhëtar diku kah mesi i kësaj aradhe të pafund. Pra, unë kam shpresuar se do të vijë dita kur numri i caktuar i deputetëve do ta shpallin pavarësinë. Me thënë të drejtën, duke marrë parasysh moshën time, nuk kam shpresuar se edhe unë do të jem në mesin e tyre, por më vjen mirë që ndodhi ndryshe e jo siç mendoja më parë.

Bota sot: A jeni krenar që keni nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë?
M.Krasniqi: Ky ka qenë një akt solemn në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilin me gëzim, hare e krenari e ka përcjellë i gjithë kombi shqiptar anembanë botës. Kuptohet se të gjithë deputetët, nënshkrues të kësaj Deklarate, e kanë ndier veten të privilegjuar që Deklarata hyn në fuqi me votën dhe nënshkrimin e tyre. Këtë ndjenjë e kam ndarë edhe unë me kolegët e mi deputetë, përkatësisht me gjithë popullin shqiptar.
Bota sot: Shpallja e Pavarësisë më 17 Shkurt 2008, a ka plotësuar shpresën e popullit për pavarësi të plotë e të qëndrueshme?
M.Krasniqi: Për sa i përket pavarësisë si akt formal politik, shpresa e popullit është plotësuar me Deklaratën e Pavarësisë. Me njohjen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës nga më se 50 shtete, ndër të cilat, para së gjithash janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aleatët e tyre të Evropës Perëndimore, pavarësia është bërë e qëndrueshme dhe në asnjë mënyrë nuk mund të zhduket, megjithëse Serbia e Rusia, me 2 – 3 satelitë të tyre, kot bëjnë çmos për ta anuluar pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe të mbetet kjo trevë gjithmonë shqiptare, koloni e okupatorit serb, duke gënjyer autoritetin politik ndërkombëtar se Kosova ,,ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë serbe’’. Argumentet historike shkencore dëshmojnë krejtësisht të kundërtën. Kosova kurrë nuk ka qenë serbe. Ajo ka qenë e okupuar për një kohë në shekullin 12 në mesjetë, por me disfatën e Serbisë në betejën e Kosovës më 1389 Turqia fitoi këtë betejë dhe okupoi Ballkanin, pra edhe Serbinë, dhe sundoi plot pesëqind vjet. Pra, Serbia plot 5 shekuj nuk ka sunduar Kosovën. Është marri të kërkojë sot Serbia të përsërit padrejtësinë, robërimin e Kosovës para 620 viteve, duke mbështetur këtë ,,të drejtë’’ të saj edhe në disa kisha mesjetare ortodokse në Kosovë dhe në okupimin e fundit me 1918 të kësaj treve shqiptare. Copëtimin e robërimin e trojeve shqiptare, në favor të fqinjëve tanë grabitqarë, e ka përligjur Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe Konferenca e Paqes më 1920 në Paris. Kishat mesjetarë ortodokse në Kosovë nuk i ka ndërtuar Serbia, po ato janë të kohës së sundimit të Bizantisë, kur nuk ka pasur serbë në këto vise. Këto kisha bizantine më vonë i ka okupuar kisha ortodokse serbe, përkatësisht Serbia. Por, nga aspekti fetar, këto kisha janë më para shqiptare se serbe, sepse në kohën e Bizantisë një pjesë e madhe e popullit shqiptar në pllajën e Kosovës ka qenë e besimit ortodoks, kurse kishën e Deçanit e ka projektuar dhe ka mbikëqyrur zbatimin e projektit, prifti katolik shqiptar Vinko Kuçi nga Kotorri, kurse Nemanjiqët serbë vetëm kanë paguar ndërtimin e saj, madje në themelet e kishës së vjetër katolike shqiptare të fisit Gash të Deçanit e të rrethinës. Pra, qëndrueshmëria e pavarësisë së Kosovës nuk mund të kontestohet me asnjë dokument valid shkencor, por as me gënjeshtrat e propagandës të Serbisë dhe të kishës serbe. Më në fund, në qoftë se merren parasysh gënjeshtrat e trillimet histori ke serbe si ,,argument’’ për të sunduar Serbia Kosovën, atëherë më para, dhe me plot të drejt, sot duhet ta sundojë Serbinë Turqia, e cila e ka sunduar plot 500 vjet, siç e di mbarë bota. Është për t’u habitur pse sot disa individë ndërkombëtarë në Kosovë, nuk i marrin në konsiderim argumentet historike, por më parë u besojnë gënjeshtrave të propagandës serbe në lidhje me problemin e Kosovës, duke ia imponuar faktorit shqiptar disa kushte të paarsyeshme dhe të papranueshme për pavarësinë e plotë të saj dhe kundër të drejtave historike dhe aktuale të popullit shqiptar në Kosovë. Imponime të tilla ka edhe në ,,Pakon e Ahtisarit’’ dhe në qëndrimet dhe imponimet e UNMIK-ut, siç janë p.sh. këto ,,Gjashtë Pikat’’ të nënshkruara nga sekretari i OKB-së, Ban Ki Mun, siç duket, të hartuara nga lobi shovinist serb. Për fat, faktori ndërkombëtar në përgjithësi e ka kuptuar si duhet problemin e pavarësisë së Kosovës dhe ka marrë qëndrime e veprime të drejta për zgjidhjen e këtij problemi.
Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka meritën më të madhe për pavarësinë e Kosovës
Bota sot: A mos duket e varfër pavarësia pa prezencën e Dr. Ibrahim Rugovës? Kush ka më shumë merita për të arritur deri te çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj?
M.Krasniqi: Kur vdes i zoti i shtëpisë, mungesa e tij ndihet në çdo hap. Nëse pjesëtarët e familjes janë të mbarë, ata ndjekin rrugën e trasuar nga kryefamiljari që ndërroi jetë dhe e kundërta. Që nga formimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës më 1989 e deri më 2006, Dr Ibrahim Rugova ka qenë kryetar i Kosovës. Po them kështu se LDK-ja, pas shuarjes së sistemit monist (njëpartiak) ka qenë partia e parë dhe e vetme, të cilën e kemi konsideruar gjatë kohë si lëvizje shqiptare kombëtare, kryetar i së cilës ka qenë Ibrahim Rugova. Por edhe mbas formimit të partive të tjera politike shqiptare, LDK-ja ka qenë më e madhja dhe I. Rugova ka qenë vazhdimisht kryetar i saj dhe i Kosovës derisa ndërroi jetë më 21 janar 2006. Dr. Ibrahim Rugova ka munguar shumë në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Këtë mungesë e ka përjetuar rëndë e gjithë Kosova, e cila mungesën e tij do ta ndiejë edhe gjatë kohë.
Merita kryesore për lirinë e pavarësinë e Kosovës i takon popullit shqiptar i cili gjatë shekujve ka luftuar në fushat e betejave dhe në fushën diplomatike për lirinë e pavarësinë të Kosovës dhe të viseve të tjera etnike shqiptare. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme. E vërteta tjetër, gjithashtu e pamohueshme, është se ish Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka meritën më të madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sepse ai është arkitekti i Republikës së Kosovës, shtet i lirë, i pavarur, sovran e demokrat, pro prenimor, me të drejtat të barabarta për të gjithë qytetarët e tij dhe me perspektivë që të inkuadrohet në të gjitha strukturat relevante politike, shoqërore, ekonomike dhe ushtarake evro-atlantike, me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët e saj të Evropës Perëndimore dhe me fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet ballkanike e më gjerë. Ky është projekti strategjik i Ibrahim Rugovës për Republikën e Kosovës. Me diplomacinë e tij të shquar dhe vizionare, me projekte të arsyeshme dhe të përparuara për shtetin e ri të Kosovës, i cili do të jetë faktor i paqes dhe stabilizimit në rajon, si edhe me sjelljet e tij korrekte, intelektuale, njerëzore e të sinqerta, Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova e bindi faktorin ndërkombëtar evro-atlantik për të drejtën e popullit shqiptar në Kosovë që të jetë i lirë dhe zot në shtëpinë e vet, në Republikën e Kosovës. Dhe faktori ndërkombëtar mori masat efikase ushtarake, kështu që NATO-ja, me fuqinë e vet të pathyeshme, e dëboi okupatorin gjenocidial serb nga Kosova njëherë e përgjithmonë. Varrimi i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova u bë në mënyrë madhështore, madje mbretërore, sepse në përcjelljen e tij për në banesën e fundit morën pjesë përfaqësuesit të rreth 50 shteteve, ndër të cilët ishin burra shumë të lartë shtetërorë dhe mbarë populli i Kosovës. Ky varrim qe një dëshmi e pamohueshme e autoritetit dhe respektit ndaj Ibrahim Rugovës nga bota politike evro-atlantike, nga miqtë e vërtetë të Kosovës.
Me këtë rast nuk duhet harruar përpjekjet dhe lufta e popullit shqiptar në Kosovë për lirinë e pavarësinë e saj. Ky popull pësoi gjenocid të vërtetë nga okupatori serb, duke u vrarë e zhdukur rreth 15 mije civilë të qetë, të paarmatosur, dhe duke u dëbuar me dhunë nga Kosova rreth 1 milion civilë të pafajshëm. Ranë dëshmorë dhe shumë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën vetëmbrojtëse, duke dhënë jetën për lirinë e pavarësinë e Kosovës.
Prandaj, sot kur festojmë njëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duhet t’i kujtojmë e nderojmë të gjithë ata që vepruan e kontribuuan dhe u sakrifikuan që ta gëzojmë sot rezultatin e përpjekjeve dhe sakrificave të tyre. Falënderimi dhe mirënjohja jonë ndaj tyre do të jenë përpjekjet tona për ta bërë Republikën e Kosovës shtet me pavarësi e sovranitet të plotë, të konsoliduar e të përparuar në të gjitha fushat shoqërore, kulturore, ekonomike e politike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi