Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: MË DUHET DHE MUA

Shko poshtë

Vullnet Mato: MË DUHET DHE MUA Empty Vullnet Mato: MË DUHET DHE MUA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 06, 2010 1:46 pm

Vullnet Mato: MË DUHET DHE MUA 24519_1220389801058_1568334934_30448875_1880763_n



Vullnet Mato: MË DUHET DHE MUA 12441_1128505624011_1568334934_30278870_4797141_n
Vullnet Mato

MË DUHET DHE MUA

Te urbani avullues dyndemi të ngjeshur.
Djaloshi ulur, plaku po vuan.
Ne me syrin shpërfillës të heshtur,
mendojmë, nuk ka ç’më duhet mua.

Gruaja thërret me klithma e kuje,
prej burrit egërshan për ta shpëtuar.
Krejt shpërfillës ne shkojmë tutje,
mendojmë, nuk ka ç’më duhet mua.

Adoleshentin arrogant me tonin në qiell,
zbraz plumba fjalësh te shokë e të moshuar.
E lëmë ta shkrehë breshërinë e fyerjeve,
mendojmë, nuk ka ç’më duhet mua.

Mbi trotuare pushojnë rrotat e makinave,
njerëzit mes trafikut çajnë duke harbuar,
Ndonëse kapërdijmë karbonin e tymrave,
mendojmë, nuk ka ç’më duhet mua.

Tingujt e dehur terrorizojnë mesnatën,
me pleq të sëmurë e fëmijë të shqetësuar.
Stepemi të trokasim te dera e shamatës,
mendojmë nuk ka ç’më duhet mua.

Ushqimet thithin pluhurat e rrugës,
mikrobet shumohen për sulm të infektuar.
Megjithëse skadimi na vret flegrat e hundës,
mendojmë nuk ka ç’më duhet mua.

Skeçi i ekranit shpërndan banalitet
për moshën e re të pa formuar.
Qeshim pa e çuar zërin përpjetë,
mendojmë nuk ka ç’më duhet mua.

Qeskat e plehrave fluturojnë nga lartë,
ndotin mjedisin dhe udhën e asfaltuar.
Rrudhim hundët nga pisllëqet përqark,
mendojmë nuk ka ç’më duhet mua.

Zyrtari e quan zgjidhjen krejt të pamundur,
duke pritur pantomimën tonë të duarve.
Ne s’e akuzojmë për xhepat e shkundur,
mendojmë nuk ka ç’më duhet mua.

Kur do ta shkulim këtë mendim hipokrit
me mirësjellje indiference të maskuar?
Na hidhet gjithmonë balta te sytë
dhe themi në heshtje ç’më duhet mua!

Por ky kod primitiv vazhdon na njollos
portretin kombëtar në botën e qytetëruar.
A do kemi dikur dhe reagimin kurajoz:
kur jeta përdhoset, më duhet dhe mua?...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi