Idriz Morina:Intervistë me kryetarin e Aleancës Kosova e Re
Faqja 1 e 1

Behgjet Pacolli: Lini fjalët anësh, filloni me vepra
Nga Idriz Morina, BOTA SOT
Intervistë me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin. Rrëfen të vërtetën për lobimin, partneritetin politik dhe qeverisjen
Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli flet pa dorëza për lobimin, të vërtetën e njohjeve të deritashme dhe sa njohje të reja pritet të ndodhin. Cilat janë raportet e tij me partitë opozitare dhe me qeverinë. Cila është e vërteta për renovimin e pallatit “Rilindja”? Çka mendon ai për veriun dhe për të ardhmen e Kosovës, për të gjitha këto dhe të tjera, ai rrëfen për “Bota sot”, për të gjitha këto dhe çështje të tjera.
“Bota sot”: Zoti Pacolli, kemi nderin që pas shumë kohësh të bisedojmë me Ju. Ka kohë që ju po i bieni rreth e për qark botës për lobim, dhe tashmë kjo çështje është bërë pjesë e debatit, duke pasur mendime të ndryshme për punën që po bëni. Ju për herë të parë folët hapur para opinionit për detajet e punës që jeni duke e kryer, e sidomos për njohjet e Kosovës. Kjo nga opinioni i gjerë u përshëndet, por nga një pjesë, e sidomos nga ajo e politikës nuk u mirëprit dhe shumë shpejtë filluan, në mënyrën e vet të reagojnë. Cilat janë komentet tuaja?
B. Pacolli: Shumë herë miqtë e mi më kanë rekomanduar që mos të rri në anonimitet, por opinionit publik t’i tregoj çdo gjë për aktivitetin tim. Unë nuk kam dashur asnjëherë ta bëjë publik aktivitetin tim, për shkak të edukatës sime, sepse motiv imi është të bëjë diçka të mirë për vendin dhe për popullin tim. Këtë e kam kuptuar përgjegjësi, nder dhe privilegj.
Edhe në të shkuarën kam theksuar se do të doja që puna ime të jetë punë kolektive e të gjithë neve, por fatkeqësisht, në atë që ju ceka më lartë, disa u treguan shumë shpejtë oponentë të mi, që për mua edhe sot nuk janë oponentë, por mbeten partnerë të respektuar dhe, jam shumë i bindur se shumë shpejtë do të vijë koha, kur edhe këta do ta kuptojnë se mënyra e sjelljeve do të jetë më e mira, nëse në reagime nuk shprehen se vuajnë as prej xhelozie e as prej egocentrizmi dhe të jenë të liruar prej interesave personale, sidomos, kur është në pyetje çështja madhore e vendit. Përsëri, unë këtyre njerëzve u bëjë thirrje t’i bashkohen idesë dhe veprimit të mirë sepse së bashku do të jem më të fortë.
“Bota sot”: I pari, që ju ka sfiduar në këtë proces është z. Surroi, për rastin e njohjes nga Peruja, po mendonit në deklaratën e tij, kur folët për oponentët, z. Pacolli?
B. Pacolli: Sikur e dini unë gjendem jashtë vendit dhe nuk e di se cila ka qenë deklarata e tij, por nëse ai aludon të vlerësojë që njohja nga shteti i Perusë është vetëm rezultat i lobimit të tij, atëherë, duke më gëzuar fakti për këtë punë madhështore që ai ka bërë, do të ishte mirë që t’i thotë publikisht detajet e takimeve të tij. E kur është në pyetje dinjiteti im, më duhet të them se jam i dekoruar me tri Dekoratat më të larta të këtij shteti dhe kontaktet e mia janë të nivelit më të lartë. Takimet e mia datojnë që nga koha kur unë loboja në Washington për pavarësinë e Kosovës, pra disa vjet më parë.
“Bota sot”: Për njohjet ka reaguar edhe i ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës në Washington? Cili është komenti juaj z. Pacolli?
B. Pacolli: Së pari, konsideroj se i ngarkuari me punë i Republikës së Kosovës duhet të kryejë veprimtarinë e tij diplomatike me jashtë, gjegjësisht në shtetin ku ai është dërguar. Është gabim trashanik i tij, të ndërhyj në jetën partiake të Kosovës, duke mos harruar se ai është përfaqësues i Kosovës dhe jo i ndonjë grupacioni apo i ndonjë subjekti, pra është edhe përfaqësues i asaj pjese që përfaqëson elektorati im. Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme të Ishujve në Përfaqësinë e Kosovës në Washington, është bërë pikërisht në saje të aktivitetit tim tash e disa muaj. Për këtë kanë qenë të paralajmëruar të gjithë paraprakisht edhe mediat (para se të ndodhte vizita), dhe sidoqoftë ekziston materiali dhe dëshmitë për vendtakimet, korrespondenca, që dëshmon qartë punën time, të cilën punë nëse dikush përpiqet që ta zhvleftësojë apo ta përvetësojë duhet që të dëshmoj bindshëm, qoftë ajo Ministria e Punëve të Jashtme, apo i ngarkuari me punë në Washington. E thërras secilin prej tyre të kooperojnë në këtë drejtim për të mirën e Kosovës, e nëse edhe këtë nuk e bëjnë atëherë ju sugjeroj të heshtin. Do të dëshiroja që i ngarkuari me punë i Kosovës në Washington, të luaj rolin e të ngarkuarit me punë-ambasadori, pra edhe ambasador i imi dhe i elektoratit tim, sepse ka shumë gjëra për të bërë, në vend se të bëjë politikën partiake të Kosovës nga atje ku gjendet. Do t’i preferoja atij që të punoj me diplomatët e shteteve të tjera në Washington, sepse puna atje mund të jetë shumë e vlefshme. Pra, lini fjalët anësh e filloni me vepra.
“Bota sot”: Ne kemi informacione (në redaksi) të bollshme ku qartazi shihet se disa shtete që kanë njohur Kosovën, janë edhe si rezultat i aktiviteteve tuaja lobuese. Po ashtu kemi dokumentacionin dëshmues, gjegjësisht kontratat me grupet e juaja të lobimit për 29 shtetet e ardhshme që do ta njohin Kosovën. Pse, z. Pacolli nuk po lejoni që këto të publikohen, dhe zërat “oponentë” do të shuheshin?
B. Pacolli: Është mirë që redaksia juaj i ka këto evidenca, është shkathtësi e redaksisë suaj dhe atë që mund t’ju them është që unë me krejt qenien time, kontaktet e mia logjistike, bagazhin e njohjeve (që i njoh njerëzit), miqve nëpër botë, po punoj që Kosovën ta njohin sa më shumë shtete dhe më besoni që pavarësisht nga kostoja dhe energjia kjo punë më inkurajon çdo ditë e më tepër dhe është njëkohësisht kënaqësi dhe nder për mua që mund të punoj me dhe për ata të cilët identifikohen-me shtetin dhe popullin tim. Asnjëherë nuk do të ndalem dhe duhet t’iu them se jam i kënaqur me punën e deritashme, çdo ditë e më tepër po hapen kanale të reja (nuk ka sukses pa mundim) dhe jam i bindur se është një eksperiencë e mrekullueshme dhe sukseset do të jenë evidente.
“Bota sot”: Nuk do të ndryshoni asgjë në këtë proces, edhe atëherë kur dikush përpiqet t’mos ua njoh meritat?
B. Pacolli: Ky fakt më motivon edhe më tepër. Kjo është sfidë kundër destruktivitetit. E në këso sfidash gjithmonë dal suksesshëm, sepse mik imi gjithmonë është puna e madhe, dashuria ndaj njeriut, puna konstruktive, ku gjithsesi pason rezultati, e në këtë rast rezultati është i Kosovës.
“Bota sot”: Sa jeni përkrahur nga institucionet, përkatësisht qeveria, megjithëse ishin deklaruar se janë të hapur dhe mirëpresin lobimin e çdokujt?
B. Pacolli: Sa qeveria dhe ministria e Punëve të Jashtme më përkrah është e njohur për opinionin. Por, si gjithmonë unë jam i prirur të flas për gjërat pozitive. Kryeministri më ka inkurajuar dy herë që të punoj sa më tepër, duke thënë se Kosova ka nevojë për punë në këtë drejtim. Këto ditë më ka ftuar presidenti Sejdiu në hapjen e ambasadës në Vjenë, ngjarje në të cilën kam marrë pjesë. Edhe kjo është inkurajuese. Më duhet të them se çdo kush që aludon se njohjet vijnë vetvetiu duke qëndruar nëpër zyra, atëherë gabohet rëndë. Shtetet nuk e kanë prioritet njohjen e Kosovës, prandaj duhet shfrytëzuar çdo kanal ekzistues që çon drejt motivimit për këtë. Nëse dikush mendon se është i hendikepuar që të udhëton jashtë, që shpeshherë na bie të dëgjojmë, ata nuk i pengon askush që të bëjnë punë mediatike, të paraqesin kauzën e Kosovës në internet, në mënyrë dinjitoze, gjë që nuk po e shohim deri tani dhe të intensifikojnë punën mediatiko-diplomatike. Deri shumë vonë nëse ndonjë i interesuar ka klikuar për Kosovën, për mungesë të një sajti janë lidhur me një sajt të ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për Kosovën dhe diferencimi ka ndodhur vetëm pas kritikave tona, nëse ju kujtohet interpelanca me ministrin e Punëve të Jashtme. Nëse kështu mendon dikush që njohja e vendit vjen vetvetiu atëherë ia lëmë opinionit publik ta vlerësojë këtë, e sidomos mërgatës shqiptare euro-amerikane, kontributi i të cilës ka qenë i pamohueshëm për Kosovën, duke njohur faktin se kontaktet politike të Kosovës janë bërë pikërisht nga këta, e që sot dikush po përpiqet të mos e njeh dhe të mos pranoj këtë kontribut. Përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për Kosovën, ata që angazhojnë miqtë dhe lidhjet e tyre (e kam fjalën tek mërgimtarët e Kosovës kudo që janë ata), i inkurajoj ata për angazhim të mëtejmë, mos ta humbin motivimin, por të punojnë edhe më tepër sepse Kosova, jam i bindur, do t’i shpërblejë një ditë ata.
“Bota sot”: A nuk ndjeheni i lodhur, me motiv të humbur motivi për lobim, kur ndodhin gjithë këto gjëra dhe kostoja e lartë?
B. Pacolli: Përkundrazi, motivimi im është në rritje, sepse Kosova nuk është monopol as i një qeverie e as i individëve të caktuar, por e popullit të Kosovës. Ju bëj thirrje edhe njëherë të gjithë këtyre zërave që t’i bashkëngjiten karvanit konstruktiv.
“Bota sot”: Ju po arrini për lobim në shumë vende më shpejt dhe më larg se sa institucionet. Sa besoni që populli i Kosovës do t’ua njoh këto merita, duke pas parasysh kundërshtimet që edhe ju i përmendët, ndërkohë që partitë tjera po merren me çështje të brendshme, dhe kanë paraqitje të shpeshtë mediatike, ndërsa partia juaj duket më e tërhequr?
B. Pacolli: Së pari unë nuk do të ndalem asnjëherë. Jam i bindur që nëse jo tash, populli i Kosovës do ta kuptojë shumë mirë rëndësinë se sa ka pasur nevojë të lobohet për pavarësinë e vendit, ashtu tani ka nevojë të lobohet për njohje. Unë besoj se është punë të cilën duhet ta përkrah gjithsecili, e nëse jo atëherë ta respektojnë dhe të mos e pengojnë atë. Jemi parti liberale, transparente dhe me marrëdhënie të brendshme shumë të shëndosha. Ai që mendon të veproj me qëllime të shëndosha do ta ketë përkrahjen time maksimale. AKR është duke funksionuar në mënyrë korrekte dhe sikur e dini Grupi Parlamentar i AKR-së është grupi më aktiv në Kuvendin e Kosovës, e vlerësuar kjo edhe nga Instituti Kosovar për Demokraci (KDI). Nuk jemi parti e fjalëve të ashpra dhe destruktive, por parti e unitetit politik. Do ta ngrisim gjithherë zërin kundër dukurive që dëmtojnë vendin, por edhe nuk do të hezitojmë të përshëndesim çdo veprim që çon në funksion të interesit të qytetarit të Kosovës. Nuk e besoj se elektorati im është elektorat i lëvizshëm, përkundrazi është elektorat që e ka kuptuar drejtë dhe që i beson vizionit tonë. Madje, për çdo ditë rritet numri i atyre që përqafojnë vizionin e AKR-së dhe që i bashkëngjiten asaj.
“Bota sot”: E keni nga modestia, apo nuk i bëni të ditura vetë për opinionin aktivitetet e juaja, lobuese, por dhe ato brenda Kosovës?
B. Pacolli: Keni të drejtë, ndoshta për shkak të modestisë sime shumë aktivitete të mia kanë mbetur të panjohura për qytetarin e Kosovës. Me këtë rast dua të përkujtoj investimet e mia humanitare në Universitetin Amerikan në Kosovë, që vite me radhë po krijon kuadro profesioniste shumë të nevojshme për Kosovën, investimet në Aneksin e Fakultetit Filozofik të UP-së, që krijon mundësi për 1 mijë studentë shtesë në ambiente moderne; investimet humanitare në trashëgiminë kulturore të Kosovës, përkrahja e deritashme e nevojtarëve, sidomos për shërim jashtë vendit, që janë shumë të kushtueshme; tash e disa vjet unë jap bursa për studime brenda dhe jashtë vendit, etj. Sikur dihet në subjektet e mia ekonomike brenda dhe jashtë vendit, janë të punësuar mijëra punëtorë, të cilët kontribuojnë në mirëqenien e familjeve të tyre. Jam në prag të realizimit të një projekti për ndërtimin e disa shtëpive për nevojtarë në Kosovë. Kam investuar edhe në ndërtimin e vendeve përkujtimore për dëshmorët e UÇK-së, etj. Po të mos ishin këto dhe të isha i koncentruar vetëm në aktivitetet e partisë atëherë besoj shumë se AKR-ja do të ishte shumë më e madhe.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Idriz Morina:Intervistë me kryetarin e Aleancës Kosova e Re
Bota sot”: Ju patët rinovuar Kuvendin e Kosovës, duke krijuar një vepër mjaft të veçantë arkitekturore. Atje patët deklaruar se patët punuar me humbje he çështja qe mbyllur shpejt. Por, tash për tenderin për renovimin e Pallatit të Rinisë, është kritikuar shumë qeveria. Cila është e vërteta dhe komenti juaj?
B. Pacolli: Është fat që ky pallat do të rinovohet, atij do t’i kthehet shkëlqimi. Sa i përket kualitetit ai ndërtohet sipas normave më të avancuara evropiane, që jeta e tij do të zgjatet me shekuj dhe ambientet do të jenë të atilla që do të garantojnë punë moderne. Ndërtoj gjithandej botës dhe tash jam i lumtur që ndërtoj në Kosovë. Kundërshtarët e këtij projekti sigurisht nuk mund të quhen njerëz konstruktiv dhe që e duan Kosovën. Njerëzit e tillë nuk e durojnë progresin ose kanë munguar përfitimet personale për ta. Në këtë objekt do të jenë të angazhuar mbi 1200 punëtorë, normalisht kosovarë. Këto mjete do të mbeten në Kosovë dhe nuk do të dalin jashtë vendit sikurse që ishte i interesuar dikush. Sa i përket renovimit të Kuvendit mendoj se nuk do koment, dhe është kundër argumenti më i mirë për zërat kritik për pallatin “Rilindja”.
“Bota sot”: A do të ishte vërtetë ndryshe qeverisja në Kosovë me AKR-në, sikur ajo të ishte në udhëheqje?
B. Pacolli: Sikur e dini programi i AKR-së garanton punë të efektshme, transparencë, përgjegjësi të lartë, pa nepotizëm dhe pa dukuri të tjera negative. AKR do të punon me shumë pak burokraci, unë sot nëse bëj analizë që nëse për një ditë pune...
“Bota sot”: E keni fjalën për efektivitetit në punë:
B. Pacolli: Po, e them me plotë gojën se nuk ka punë efektive. Po të vlerësohet drejtë puna gjatë një dite, mund të bëhet vetëm një orë pune efektive. Kam frikë se shumë punë po bëhet pa efektivitet, prandaj kur po them burokraci kam parasysh se burokracia duhet përgjysmuar në favor të efektivitetit. E them se do të ishte fat i madh po që se Kosova do të qeverisej nga AKR-ja. AKR do t’i jap prioritet profesionalizmit pa dallime politike a nacionale. Qeveria e udhëhequr nga ne do të ishte krejt tjetër dhe këtu ju them se AKR-ja do të ishte në gjendje të garantonte rritje ekonomike, zbutje të tatimeve doganore, punësim (garantojmë se për 2-3 vite do të mundësonim hapjen e rreth 70 mijë vendeve të punës), do të ketë sundim të ligjit, transparencë dhe korrektësi në punën e resorit qeverisës, sikurse edhe ndarje të plotë të pushteteve.
“Bota sot”: Ju nuk do të krijonit një qeveri partiake, pra do të merrnit ekspert, pavarësisht përkatësisë partiake?
Po, me kusht që ata të jenë të sinqertë, punëtorë dhe profesionistë.
“Bota sot”: Z. Pacolli, ju në vazhdimësi kërkoni efektshmëri, si do ta realizonit ju?
B. Pacolli: Demokracia e Kosovës është e re dhe pa traditë, prandaj mundësia e lëshimeve është shumë e madhe. Prandaj aty ku mungon tradita duhet të ketë kontroll, të mbizotërojë transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia për çdo veprim. Kjo arrihet vetëm e vetëm me një definim të jashtëzakonshëm të veprimeve dhe të detyrave dhe me mekanizma të efektshëm të kontrollit. Kjo është e mundur me një pushtet demokratik presidencial, për çka ne si parti jemi të përcaktuar. Referencë për mua gjithmonë ka shërbyer mënyra e qeverisjes në SHBA.
“Bota sot”: Ju përmendët SHBA-në, ku ishit edhe në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Obama, cili është mendimi juaj?
B. Pacolli: Së pari presidentit Obama i dëshiroj shumë shëndet dhe sukses në punën e tij. Ai ka forcën, energjinë, programin politiko-ekonomik, ka karizmën, është i ri dhe çdo predispozicion flet për suksesin e tij. Unë e trajtoj dhe vlerësoj atë jo vetëm si president të SHBA-ve, por edhe si njeri nga i cili varet fati i mirëqenies botërore. Rroftë ai dhe populli amerikan.
“Bota sot”: T’i kthehemi jetës politike në Kosovë. Ju nuk ishit në takimin e fundit të opozitës të mbajtur në selinë e LDD-së?
B. Pacolli: Ka qenë një marrëveshje që të gjitha partitë opozitare në Parlament dhe partitë jo parlamentare të jenë të pranishme. Këtu kam dashtë të jem pjesë e një uniteti. Kuptova se jo të gjitha partitë do të merrnin pjesë …
“Bota sot”: Nuk ishte vetëm Partia e Drejtësisë, e kishit fjalën për këtë parti?
B. Pacolli: Pikërisht ky ka qenë shkaku që nuk kam marrë pjesë, duke pas një respekt të veçantë për kreun e kësaj partie, z. Agani dhe për vizionin liberal të kësaj partie. Kjo nuk do të thotë që ne nuk do të jemi pjesë e opozitës, por sikur e kemi thënë vazhdimisht, ajo (opozita) duhet të jetë shumë konstruktive, të mos ketë karakter përçarës, të jetë në pajtim për gjërat madhore (edhe nëse jo në pajtim me programin e qeverisë) që shkojnë në interesin e qytetarit. Kosova është e vogël për t’i lejuar vetes përçarje. Dhe apeloj tek partitë, si te ato qeveritare ashtu dhe te ato të opozitës që për çështjet madhore të jemi unik, të luftojmë dukuritë negative dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin aty ku është në pyetje interesi i shtetit dhe i qytetarit të Kosovës.
Ju nuk po kërkoni zgjedhje këtë vit, duke kërkuar si zgjidhje kompromisi, ndërmjet pjesës tjetër të opozitës dhe pozitës, që ato të mbahen në verën e vitit 2010. Pse mendoni se kjo është zgjidhje?
B. Pacolli: Është shumë e vërtetë. Së pari, Kosova është në një situatë jashtëzakonisht të ndjeshme edhe politike e edhe sociale. Kur e them politike ju e dini sa nevojë të ngutshme kemi për njohje të mëtejme nga shtetet e botës, që do të na mundësonte inkuadrimin në mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Së dyti, gjendja sociale, ju e shihni se ka pakënaqësi të mëdha dhe nuk guxojmë aspak të kemi vakum institucional. Organet e pushtetit duhet të funksionojmë më mirë se kurrë, të përgatitemi për zgjedhje lokale në vjeshtë të këtij viti, të ndajmë zgjedhjet lokale nga ato qendrore, për shkak të kompleksivitetit që kanë, të konsolidohen njëherë qeveritë lokale, në mënyrë që te zgjedhjet parlamentare që unë i parashoh, në verën e vitit 2010, t’i mundësojnë qytetarit të mos ketë vakum institucional.
“Bota sot”: Ndërkohë, z. Pacolli, janë paralajmëruar bisedime teknike, duke filluar me ato për trashëgimin kulturore, ndërsa Ministria e Pushtetit Lokal ka paralajmëruar “model të ri” për decentralizimin e Mitrovicës, Si i vlerësoni ju këto dy çështje, po hapet Pakoja e Ahtisarit, po shkohet drejt gjashtëpikëshit? Ndërkohë, që ju para një viti keni folur se vetëm bisedat që rregullojnë statusin e Kosovës nuk do të mjaftojnë për t’i zgjidhur problemet që ne kemi me Beogradin?
B. Pacolli: Është mrekulli dhe fat që Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran, i pranuar nga 54 shtete dhe si i tillë, aftësia jonë do të jetë edhe përkushtueshmëria, profesionalizmi, edukata, puna me interes shtetëror, dominimi i mosurrejtjes gjatë bisedimeve. Kur shuhen krismat e armëve dhe ka biseda është fat i madh. Unë preferoj që të bisedojmë kudo qoftë dhe me apo pa ndërmjetësim, me qëllim që shënjestër të jetë interesi i popullit të Kosovës dhe mbrojtja e sovranitetit dhe e Kushtetutës së Kosovës.
“Bota sot”: Po rrëshqitja kah gjashtë pikëshi z. Pacolli?
B. Pacolli: Gjashtë pikëshi nuk hetohet në Kosovë dhe ne e kemi thënë qëndrimin tonë sa i përket kësaj. Që nga fillimi i punës së EULEX-it kemi parë rënien e UNMIK-ut dhe dorëzimin e kompetencave te institucionet e vendit apo te EULEX-i. Është me rëndësi që nuk janë rrezikuar kufijtë dhe sovraniteti i Kosovës dhe kështu duhet të ndodhë.
“Bota sot”: Po, çfarë do të ndodhë me veriun, me përgatitjet që po i bën Ministria e Pushtetit Lokal?
B. Pacolli: Problemi është evident. Ne ndajmë shqetësimin dhe vuajtjet e qytetarëve të asaj pjese dhe apeloj tek të gjithë që nëse mendojnë për të mirën e këtij vendi dhe të kësaj ane, të kontribuojnë në mënyra të tjera, duke i punësuar ata, duke u ndihmuar ekonomikisht dhe duke u munduar që t’i iket çdo eskalimi të situatës, sepse ata që do ta pësonin më së shumti do të jenë vet banorët e asaj ane. Apeloj që të mos ngacmohet situata për interesa të ngushta, të kujtdo qoftë. Zgjidhja e këtij problemi nuk fillon atje, por tek vendbanimet me shumicë serbe (të ashtuquajturat enklava), në të cilat duhet vepruar bashkë me komunitetin ndërkombëtar, për të inkuadruar drejtpërdrejtë ato vendbanime në përditshmërinë dhe në realitetin e Kosovës, që askush të mos përjetojë diskriminim, si nga siguria personale, ashtu edhe në të drejtën e tyre si çdo qytetar tjetër i Kosovës dhe të drejtën e tyre që të jenë pjesë e jetës publike në Kosovë. Ky inkuadrim mund të përshpejtohet me punë të përditshme të grupeve të ndryshme qeveritare e joqeveritare, me informimin e drejtë dhe me veprime për ngritjen e vetëdijes së tyre, që ta kuptojnë se vendi i tyre është Kosova. Duhet të bëhen investime publike, të rritet shkalla e punësimit dhe këta qytetarë të Kosovës të shohin një dritë të shpresës për jetë në Kosovë. Kjo do të ndikonte drejtpërdrejtë edhe te rregullimi i problemit të Mitrovicës. Unë do të apeloja tek popullata serbe e Kosovës që të mos bien nën presion të askujt, por ata të vendosin për fatin e tyre, kurse nga qarqet qeveritare serbe kërkoj të lëshojnë mesazhe tek bashkëkombasit e vet se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se çdo lëvizje në dëm të kësaj do të shkaktoj urrejtje si dhe probleme, sikurse që edhe vet Serbisë do t’ia zgjatë rrugën për integrime euro-atlantike, për të cilën rinia e saj është e përcaktuar.
Bisedat janë të mirëseardhura, kur ato janë në interes të qytetarëve, qofshin ato të natyrës teknike, ekonomike a politike, mirëpo pa interferime në punët e brendshme të secilit shtet dhe me respekt të plotë të institucioneve shtetërore të një shteti sovran dhe të pavarur e demokratik.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi