Greqia, kjo bishë e Ballkanit
Faqja 1 e 1
Greqia, kjo bishë e Ballkanit
Greqia, kjo bishë e Ballkanit
Përgatiti: Albert Hitoaliaj
Përvjetori i masakrës së Srebrenicës nuk do të jetë kurrë i plotë nëse nuk bëhet një para qitje e saktë e të gjithë faktorëve që prodhuan një gjendje të tillë në Ballkan. Sot, pas thuajse dy dekadash nga një prej masakrave më tronditëse në botë, akoma nuk gjendet guximi për të parë të vërtetën në sy, akoma ndihet pesha e hijes së një ekstremizmi të sëmurë bazuar në urrejtje mesjetare të mykura. Intervista e gazetares holandeze, Ingeborg Beugel, dhënë para një viti për Sarajevo-x.com, përpiqet të hedhë dritë mbi zhvillimet e asaj kohe në një shtet ballkanik, i cili edhe pse nuk ishte fajtor i drejtpërdrejtë për masakrën e Srebrenicës, padyshim që ishte pro asaj masakre. Ky shtet është Greqia. Është shteti nga i cili, në masakrën e Srebrenicës kishin shkuar vullnetarë për të ndihmuar vëllezërit e tyre serbe në luftën për spastrimin e Ballkanit. Është shteti, i cili doli hapur në mbështetje të kësaj lufte të padrejtë. Shteti, i cili akoma edhe sot nuk ka bërë asnjë tentativë për të dënuar ata persona grekë që u dekoruan nga serbët për pjesëmarrjen në masakrën e Srebrenicës. Një shtet i verbuar dhe i tmerruar nga pesha e të vërtetave që fsheh e manipulon...
Kjo intervistë merr ngjyrim real në ditët e sotme, pas thirrjeve të turpshme të Forcave Speciale kundër shqiptarëve, thirrje që të kujtojnë tërbimin fondamentalist të talebanëve. Sa turp për Greqinë, vendin të cilit edhe atë festë çlirimi në të cilën ulërinte çmenduria, ia dhuroi gjaku shqiptar i arvanitasve.
Znj. Beugel, ju keni qenë e përfshirë thellësisht në luftën e Bosnjës gjatë viteve ’90, duke qenë një reportere e medias holandeze në terren. Pas më shumë se një dekade qysh nga përfundimi i luftës, çfarë mendoni pas gjithë kësaj kohe mbi natyrën e asaj lufte?
Në atë kohë dukej si një makineri djallëzore e vënë në punë nga Millosheviçi, i cili donte që të qëndronte në pushtet dhe të mbante gjallë hegjemoninë e administratës serbe të ish-Jugosllavisë . Ai në një mënyrë makiavelistike, drejtoi mbushjen e boshllëkut të krijuar nga rënia e komunizmit, i cili u shoqërua me humbje të njëpasnjëshme të identitetit kombëtar, me ndjenja të fuqishme nacionalizmi. Prezantimi i tij i famshëm në datë 24 prill të vitit 1987 para minoritetit serb në Fushë-Kosovë, në Fushën e Zogjve të Zinj: “Ju nuk do të mundeni sërish”, vazhdon të shënjojë ndryshimin e tij dramatik e në njëfarë mënyre edhe “gjenial”, nga një lider partie komuniste në një lider fanatik nacionalist. Pasojat ishin larg gjenialitetit: mungesë sistemi pluralist, luftë, spastrim etnik, shkatërrim dhe humbje e disa gjenerata njerëzish.
Në atë kohë bota po ndryshonte në mënyrë dramatike: globalizimi, progresi teknologjik dhe shfaqja e kompjuterave dhe e internetit po e çonin botën para me një shpejtësi marramendëse. Nacionalizmi dhe racizmi etnik e religjioz, nuk është vetëm një kancer për çdo shoqëri, një diskutim fals nga disa aparatçinj që të verbojnë njerëzit me qëllim që të marrin pushtetin, por është edhe një fenomen që izolon një shoqëri nga pjesa tjetër e botës dhe nga progresi. Shumë krahina në ish-Jugosllavi tani po luftojnë që të mbijetojnë, në një kohë që ato mund të kishin lulëzuar ashtu si pjesa tjetër e EU-së. (Dhe është e pakuptimtë dhe e dhimbshme tek shikon Beogradin dhe Banjalukën që vazhdojnë të mos kuptojnë se kundërshtimi i globalizimit, duke sabotuar Gjykatën Ndërkombëtare, duke mos çuar në Hagë Karaxhiçin [shënim: intervista është dhënë para kapjes së këtij të fundit] e Mlladiçin dhe duke injoruar rregullat themelore të demokracisë, bën që njerëzit e tyre të humbasin shansin për zhvillim. Serbët edhe sot e kësaj dite, si e tha edhe dikur Mischa Glenny (BBC), “janë duke ecur në drejtim të kundërt me të ardhmen”.)
Ndërsa shikoj pas në kohën e luftës, 10 vjet më pas, unë shoh madje një panoramë e një motivim akoma më të gjerë. Sepse përsëri pyetja qëndron: si mundi Millosheviçi që të mobilizonte kaq shumë njerëz? Si mundi spiralja e urrejtjes dhe e dhunës, gjithashtu prej katolikëve kroatë dhe muslimanëve boshnjakë, të vazhdonte shkatërrimin për aq kohë të gjatë ? Me një shikim më në distancë, le të themi “një pamje nga helikopteri”, unë tashmë jam e bindur se ishte gjithashtu një luftë e fshatrave të prapambetura kundër njerëzve të zhvilluar të qyteteve, nga fshatarët kundër intelektualëve. Kujtoj Sarajevën dhe Prishtinën në fillimet e viteve ’90, me bumin e universiteteve dhe modernizimin, qytetarë të interesuar ndërkombëtarisht, shumë ndryshe nga Beogradi. Inteligjenca e Beogradit e kundërshtoi menjëherë Millosheviçin, por ajo shumë shpejt u vu në heshtje dhe u përzu larg. Shumë prej mendjeve të mëdha serbe vazhdojnë të jetojnë në Diasporë, të shpërndarë në të gjithë botën dhe ata ndiejnë se Serbia nuk është më vendi i tyre. Dhe nuk është një surprizë se përmbysja e Millosheviçit në Beograd u bë nga studentët (Otpor), edhe pse fatkeqësisht, fitorja e tyre nuk zgjati aq sa duhej.
Pas gjithë kësaj kohe duket se serbët më të izoluar e me më pak edukatë, morën (në mënyrë të pandërgjegjshme, me kompleksin e tyre të inferioritetit, zemëratës, tërbimit, lindur për shkak se liderët e tyre i kishin përjashtuar nga zhvillimi dhe progresi) në dorë qytetet e Bosnje-Hercegovinë s dhe Kosovën. Dhe në fund ata morën në dorë të gjithë vendin. Është ironi e historisë se duke vepruar në këtë mënyrë, ata e izoluan vetveten më shumë dhe vazhdojnë ta bëjnë akoma këtë gjë.
Në të gjithë botën shihet një lëvizje nga fshati drejt qytetit. Ky vit shënon herën e parë në histori, ku popullsia e qyteteve është më e madhe se ajo e fshatrave. Jo gjithnjë me rezultate pozitive, efektet e tmerrshme anësore të globalizimit janë lagjet e mëdha e të varfëria në qytete monstruoze si Sao Paolo apo Neë Delhi. Por qëndron fakti - po ndodh dhe asnjë nuk mund ta ndalojë atë gjë. Serbët (dhe kroatët) në atë kohë, as ata nuk e ndalën dot këtë gjë.
Ju keni qëndruar e dedikuar, në Bosnje dhe Hercegovinë edhe pas luftës. Në vitin 2002 ju bëtë një dokumentar të titulluar “Mënyra e grekëve”, që tregon mbështetjen e përgjithshme publike që Greqia i ofroi bujarisht kriminelëve të luftës si Ratko Mlladiç. Pse e bëtë këtë dokumentar?
Kam qenë shumë e dashuruar me një grek, i cili ishte këshilltari i Melina Mërkurit, që në atë kohë ishte ministre e Kulturës në Greqi, e njohur në Holandë jo vetëm si një divë e filmave, por më tepër si Zhan d’Ark kundër diktaturës greke. Unë kam shkuar që ta intervistoja atë në vitin 1983 dhe aty takova bashkëshortin tim të ardhshëm. Jetova për disa vite mes elitës politike greke dhe isha e impresionuar, sepse njerëzit rreth kryeministrit socialist grek Andreas Papandreu, si Melina dhe të tjerë, ishin tepër inteligjentë, plot entuziazëm dhe idealizëm, të orientuar dhe të integruar ndërkombëtarisht dhe skajshmërisht kozmopolitanë .
Ishte një kohë shprese dhe progresi pas viteve të errëta të diktaturës dhe të korrupsionit, të një qeverie që shikonte interesat vetjake. Papandreu jo vetëm që përmbysi gjithçka (që nga fundi i viteve ’80 qeveria socialiste rezultoi të ishte po aq e infektuar dhe e korruptuar sa edhe të tjerat), por unë u ngurtësova teksa shikoja popullin grek që shpërfillte plotësisht atë që ndodhte në vendet fqinje. Media greke (me përjashtim të disa rasteve shumë guximtare) kopjonte në mënyrë të verbër propagandën e luftës që shpërndante Millosheviçi. Grekët nuk kishin korrespodentë në rajone jo serbe – ASNJË – vetëm në Pale dhe Beograd. Ata refuzonin që të lexonin gazetat e huaja dhe që të informoheshin nga internet. Kur ata e bënin, i shpërfillnin raportet e huaja që flisnin për spastrim etnik, duke i quajtur si një komplot botëror që kryhej nga hebrenjtë, Vatikani dhe turqit. Kjo gjë tingëllon po aq qesharake sot, sa edhe në atë kohë. Gjatë diskutimeve që zhvilloja në lidhje me atë që po ndodhte në Serbi, Bosnje, Maqedoni dhe Kosovë, unë humba shumë nga shokët e mi grekë, sepse ata thjesht nuk besonin atë për të cilën unë kisha qenë dëshmitare okulare, ndërsa udhëtoja në ish-Jugosllavi dhe Shqipëri me qëllim që të bëja artikujt e mi.
Ata i referoheshin pa ndërprerje konflikteve dhe çështjeve të pazgjidhura të Ballkanit mesjetar dhe refuzonin të shikonin të tashmen. Një herë, në 1994-ën, udhëtoja me një grup vullnetarësh civilë grekë në Banjaluka dhe Bihaç. Grupi, i cili donte që t’u jepte ndihmë “vëllezërve ortodoksë serbë”, shoqërohej nga shumë gazetarë grekë të gazetave më të mira greke. Unë isha e vetmja e huaj. Ne kaluam përmes fshatrash dhe qytetesh nga ku mijëra myslimanë ishin përzënë, por grekët ishin të interesuar vetëm për kishat ortodokse të shkatërruara. Në një qytet unë gjeta një pikë shpërndarjeje ushqimi të Kryqit të Kuq, në disa garazhe dhe disa pleq myslimanë të paushqyer dhe shumë të sëmurë, të pamundur që të iknin, të cilët kishin lule në disa qese plastike, si ushqimin e tyre të vetëm pasi nuk mund të blinin asgjë tjetër nga serbët. I shpura kolegët e mi grekë në atë vend. Ata panë atë që unë pashë, dëgjuan atë që unë dëgjova: histori për përdhunime, shtëpi të djegura dhe spastrim etnik, histori të cilat vërtetoheshin edhe nga rrëfimet anonime të njerëzve të Kryqit të Kuq (anonime sepse ata duhet të qëndrojnë neutralë). Gjatë rrugës së kthimit, papritur unë u bëra një e dëbuar brenda në autobus. Bashkë-udhëtarë t e mi grekë, tani më shikonin si një “armik” dhe ata madje diskutuan edhe mundësinë që të më nxirrnin jashtë autobusit dhe të më linin në një postbllok ku qëndronin disa ushtarë serbo-boshnjakë të dehur. “Shpëtova” nga ndërhyrja e dy kolegëve të mi të cilët morën anën time. Pas kthimit në Greqi, pashë nëpër gazeta se çfarë do të shkruanin kolegët grekë. Historitë e tyre ishin komplet të ndryshme nga të miat. Skena e Kryqit të Kuq nuk ishte përshkruar asgjëkund, asgjë për qytetin ku 20.000 myslimanëve iu desh ta braktisnin, asgjë për gjendjen e mjerueshme të myslimanëve, vetëm histori zemërthyese për vuajtjet (të cilat ishin po ashtu të vërteta) e vëllezërve të tyre serbë. Isha e shtangur. Si mundet që shtypi i një vendi me të drejta të plota të BE-së, të jetë kaq i njëanshëm? Telefonova disa prej kolegëve grekë për t’i pyetur në lidhje me shkakun e kësaj ngjarjeje. Shumica e tyre m’u përgjigjën, se nëse do të kishin shkruar atë që unë shkrova, ata do të kishin humbur vendin e tyre të punës.
Që nga ai moment e në vazhdim unë doja që të shkruaja mbi qëndrimin grek në lidhje me luftën në Jugosllavi, por punëdhënësit e mi nuk ishin të interesuar, pasi Greqia ishte në periferi, ndërsa fokusi i interesit holandez ishte Bosnja dhe vetë lufta.
Natyrisht që kam dëgjuar gjatë gjithë kohës argumentet greke mbi rrezikun e një “aksi mysliman” rreth Greqisë, ku me marifet, Kosova do të bashkohej me Shqipërinë dhe do të bënin një Shqipëri të Madhe, që do ta bënte Greqinë një “sanduiç” me armikun e saj të vjetër, Turqinë. Natyrisht që ishte edhe argumenti i solidaritetit ortodoks dhe urrejtja e vjetër ndaj myslimanëve, aleateve të Turqisë. Por unë nuk e kam besuar kurrë këtë gjë. Grekët luftuan pa “dashuri ortodokse” me vëllezërit e tyre maqedonas, në lidhje me emrin Maqedoni. Dhe deri ku, ndjenjat e tyre të thella historike të traumës dhe urrejtjes ndaj myslimanëve do të vazhdojnë, nëse shikon se Greqia në atë kohë ishte shteti i vetëm pjesëtar i BE-së, anti-Izraelit dhe pro-Palestinez, me lidhje të shkëlqyera me Kadafin dhe vende të tjera myslimane arabe. Ndjenjat greke anti-myslimane ndaj boshnjakëve dhe ato pro ndaj Beogradit, ngjan se janë të frymëzuara më shumë nga ndjenjat anti amerikane. SHBA i tradhtoi grekët pas Luftës së II-të Botërore, duke kontribuar në luftën civile greke nga ’45 në ’49 dhe duke mbështetur turqit në Qipro. Kështu, meqë amerikanët ishin pro Bosnjës dhe kundër Beogradit, grekët ishin në kah të kundërt.
Ndërkohë, nacionaliteti grek rritej. Djali im gjashtëvjeçar, një ditë u kthye nga shkolla tri orë me vonesë. Ai ishte i emocionuar dhe faqet i kishte të kuqe. Kur e pyeta se çfarë kishte bërë, ai më shpjegoi se ia kishte kaluar shumë bukur. Mësuesit i kishin çuar të gjithë fëmijët në bregdet (ne jetonim në një ishull të vogël grek, Hidra, në atë kohë), për të bërë një demonstratë. Atyre iu ishin dhënë flamuj dhe duhej të bërtisnin “Europë, larg duart nga Maqedonia. Maqedonia është greke. “Im bir nuk kishte idenë se ku dhe çfarë Maqedonia është, pasi ishte shumë i vogël. Kur shkova në shkollë që të ankohesha mbi këtë indoktrinim që u bëhej fëmijëve të vegjël e të pafajshëm (ata fare mirë mund t’i kishin thënë tim biri që të gjithë homoseksualët duhet të vriten apo gratë nuk duhet të punojnë), më thanë që nëse nuk e pëlqeja mënyrën greke të edukimit, duhet të kthehesha në Holandë. Kur pas Srebrenicës pashë shumë grekë që ta mohonin hapur atë që ndodhi, unë ika. Me dhimbje ne zemër, sepse pavarësisht të gjithave, unë e desha shumë Greqinë, dhe vazhdoj ta dua. Unë thjesht nuk desha që fëmijët e mi të rriten në një vend kaq të verbër dhe kaq nacionalist. Fillova më pas të punoja për një revistë holandeze në Dutch Public TV (KRO Netëerk) dhe për shkak të eksperiencës time dërgohesha rregullisht në Ballkan.
Në atë kohë ndodhi diçka zbavitëse dhe e pabesueshme. Në verën e vitit 1998 unë isha kthyer në shtëpinë tonë në Hidra për pushime. Ndërsa isha duke qëndruar e shtrirë në plazh, unë pashë disa helikopterë mbi ishull. Në qytet dëgjova një histori të çuditshme, në lidhje me një farmacist të zonës, i cili kishte shkuar me not bashkë me familjen e tij, në gjirin e Molos në anën e përtejme të bregut, përballë shtëpisë së madhe të një bosi grek të industrisë. Papritmas, polumbarë të armatosur dolën që nga uji dhe e përzunë atë duke e kërcënuar me tytat e armëve. Nuk mund të rrija pa e ngacmuar si çështje, por isha me pushime dhe e lashë që të kalonte. Dy vjet më pas, në vitin 2000, një shoqes sime në ishull “i shkau goja”. Ajo tha diçka të tillë: “Ishte në verën që Millosheviçi po kalonte pushimet në ishull”. Më pas unë zbulova se Millosheviçi me gjithë familjen e tij kishte kaluar aty katër javë në vitin 1998, si një mysafir në atë shtëpinë e madhe në Molos, ku ruhej në sekret të madh nga një personel i armatosur grek dhe serb dhe nën mbrojtjen e veçantë të presidentit grek. Shumë njerëz në ishull kishin punuar për familjen gjatë asaj kohe dhe asnjë nuk më kishte treguar as mua e as gazetarëve të tjerë. I gjithë ishulli ishte betuar për të mbajtur sekretin. Ndihesha si e shkretuar. Si munda unë, një gazetare e paduruar dhe energjike, ta kisha humbur këtë gjë? Ndjeva një urgjencë të menjëhershme për të bërë diçka, në lidhje me këtë zbulim të mahnitshëm që sapo kisha bërë. Por koha kaloi. Bota u fokusua te 9/11 dhe te Afganistani e Iraku. Vëmendja me atë që kishte ndodhur në ish-Jugosllavi ishte zbehur shpejt.
Në Holandë, gjërat ishin disi më ndryshe, sepse për shkak të asaj që kaskat blu të UN (nuk) bënë në Srebrenicë, qeveria kishte kërkuar një studim në lidhje me Srebrenicën. Kur raporti doli në vitin 2002, konkluzioni ishte kaq shkatërrues sa kryeministri ynë dha dorëheqjen bashkë me qeverinë holandeze. U bënë zgjedhjet dhe u ngrit një komision parlamentar hetimi. Por a kishte në Holandë, nga ata që do të ishin të interesuar për qëndrimin që mbajti Greqia në kohën e luftës në ish-Jugosllavi dhe për pushimin e fundit të Millosheviçit në një ishull grek? Dhe kush do të ishte i interesuar për historinë time? Unë isha vetëm një gazetare e vogël, me një opinion të fortë, të cilin asnjë nuk donte ta dëgjonte.
Në këtë kohë më telefonon Taki Miha. Ishte një zgjidhje e tipit “deus ex machina”. Ai ishte një nga ata gazetarë të pakët guximtarë grekë, i cili kishte guxuar që të thoshte një tjetër opinion. Kjo gjë e kishte bërë jetën e tij në Athinë shumë të vështirë. Ai më tregoi se kishte bërë një libër, “Aleanca e pashenjtë, Greqia dhe Serbia në vitet ‘90". Dhe kishte më shumë se kaq. Ai kishte gjetur se mercenarë grekë kishin marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës. Ky ishte shansi im. Kisha ndërruar stacion televiziv dhe tashmë punoja për IKON TV, që realizonte dokumentarë. Punëdhënësi im i ri ishte papritmas shumë i interesuar në lidhje me këtë gjë, pasi deri atëherë ishte i panjohur roli i Greqisë në luftën e Jugosllavisë. Në tetor të vitit 2002, gjatë zgjedhjeve bashkiake në Greqi, unë munda të bëj më në fund dokumentarin tim “Mënyra greke”. Ka raste që të duhen edhe vite për të realizuar një film dokumentar. Të duhet të kesh durim dhe të mos heqësh dorë nga ideja jote edhe kur gjendja duket e pashpresë. Filmi im shkaktoi një ofendim të tmerrshëm në Holandë. Shumë holandezë shkonin me pushime në Greqi dhe nuk kishin idenë se ç’ndodhte. Grekët ishin zemëruar me mua dhe natyrisht që ky dokumentar nuk u shfaq kurrë as në televizionet greke e as në televizionet serbe. Unë vazhdoj të shpresoj…
Ju i keni kushtuar vëmendje mbështetjes që iu erdhi serbëve të Bosnjës nga Greqia, por pjesa më e madhe e botës e shpërfilli këtë gjë dhe u fokusua më shumë në fondamentalizmin mysliman në Bosnje. A mendoni se roli grek është diçka e kaluar, apo ka akoma biznese të papërfunduara që mund të tregojnë historinë e plotë?
Grekët kanë akoma shumë punë për të bërë, pasi asnjë demokraci nuk mund të ketë respekt për vetveten nëse nuk shikon ndershmërisht të shkuarën. Në Holandë, ne e kemi bërë këtë gjë ashtu si gjermanët. Dhe natyrisht që ne kemi të shkuarën tonë të turpshme në Indonezi dhe në Surinam. Na u deshën vite dhe vazhdon të jetë akoma një “subjekt i ndjeshëm”. Dhe ne vazhdojmë të kemi historinë tonë të zezë në Srebrenicë, por të paktën disa njerëz morën përgjegjësinë politike në këtë rast. Është veçanërisht mahnitëse që Greqia pas Luftës së Dytë Botërore, në kohërat moderne, si një pjesëtare e Bashkimit Europian me të drejta të plota mund të jetë kaq e verbër, në vitet ’90 mbi luftën në Jugosllavi.
Kur bëra filmin tim në vitin 2002, një kandidat socialist për partinë e PASOK-ut, e cila donte të ishte në maxhorancë në disa zona periferike të Athinës, e krahasonte veten e tij në broshurat e zgjedhjeve si pasardhës të Karaxhiçit. Ai kishte organizuar vizitën e Karaxhiçit në Athinë, e cila ishte e mbështetur nga elita politike greke dhe mijëra qytetarë, në vitin 1994. Karaxhiç ishte akoma në pushtet, por në vitin 2002, pas Osama Bin Ladenit ai u shenjua bashkë me Mlladiçin si njerëzit më të kërkuar në planet. Si mund, një politikan modern grek, vetëm për të marrë më shumë vota, ta vendosë veten në krah të një krimineli lufte? Thjesht, sepse ai pret pëlqimin e votuesve. Shumë njerëz që unë njoh tashmë kanë ndryshuar opinion, por nuk ka asnjë politikan grek që të flasë hapur mbi atë që është bërë ndaj myslimanëve të Bosnjës dhe atyre të Kosovës. Atje vazhdojnë të jenë njerëz si z. Likorurezos, një ish-konservator, anëtar i Parlamentit dhe një avokat i njohur në Athinë, i cili mohon haptas atë që ka ndodhur në Srebrenicë dhe është krenar kur tregon foton e tij me Mlladiç, Karaxhiç dhe Millosheviç në zyrën e tij, si mysafirë në ishullin e tyre. Mercenarët që morën pjesë në vrasjet e Srebrenicës njihet se kush janë, por nuk janë çuar para drejtësisë. Bashkëpunimi i Greqisë me Gjykatën është shumë i varfër. Gjithçka tregohet në filmin tim. Kur ta shikoni, ju do të shihni se sa “biznese të papërfunduara greke” vazhdojnë të ekzistojnë atje...
Ky dokumentar është akoma aktual edhe në këto momente. Kriminelët e luftës janë ende të lirë, madje ata gëzojnë edhe mbështetje. Si e shpjegoni ju këtë?
Unë nuk mund ta shpjegoj këtë gjë. Është e turpshme, e papranueshme dhe shumë e keqe për reputacionin dhe imazhin e Greqisë. Grekët janë krenarë dhe nacionalistë. Është e vështirë për ata që të pranojnë një gabim të tillë kaq të madh. Kur shtypi në një vend tregon gënjeshtra për njerëzit e tij për më shumë se një dekadë, kur asnjë politikan apo figurë publike nuk del që të korrigjojë gjërat, procesi i informimit dhe i pranimit do të jetë shumë i ngadaltë. Një ditë, dikujt në Greqi do t’i duhet të kërkojë falje. Ashtu siç thashë, unë vazhdoj të shpresoj...
Si u informuat se “Ëoodroë Ëilson Center” që e ka vendndodhjen në Ëashington, është duke planifikuar që të ftojë avokatin e Ratko Mlladiçit dhe njëkohësisht shokun e tij, për të prezantuar aktivitetin e saj vjetor për vlerësimin e arritjeve në fushën e humanizmit?
Takis Michas më dërgoi një e-mail. Në mënyrë të menjëhershme unë e rinisa këtë e-mail te të gjithë njerëzit e rëndësishëm që njoh. Këtu përfshiva edhe Mr. Bakker, i cili pas një kërkese timen, i shkroi Qendrës Ëilson (Mr. Bakker është një ish-pjesëtar i Parlamentit holandez dhe ish-kryetari i komisionit hetimor holandez mbi çështjen e Srebrenicës).
Mesazhi origjinal:
To: sharon.mccarter@ë ilsoncenter. org
Sent: Thursday, April 10, 2008 13:39
Subject: your event on May 15, Athens
I dashur Ms. McCarter,
Jam vënë në dijeni se instituti juaj ka planifikuar për të pasur z.Likurezos si drejtues të aktivitetit që do të zhvillohet në datën 15 maj. Ky do të ishte një gabim serioz. Si një ish-kryetar i komisionit hetimor holandez mbi çështjen e Srebrenicës, unë u shokova jo vetëm nga roli që keni planifikuar për z.Likurezos, por po aq edhe për mënyrën se si ju e shpjegoni këtë përzgjedhje, të cilën unë e kam lexuar në “e-mail”-et që më kanë dërguar. Është me të vërtetë pa asnjë dyshim tani, se mbështetja e nacionalistëve grekë për kriminelët e luftës, Karaxhiç e Mlladiç, ishte e gabuar dhe e shumë e turpshme. Z.Likurezos është një përfaqësues i kësaj shtrese greke dhe unë mendoj se kjo gjë nuk mund të hidhet poshtë seriozisht dhe pa u tronditur fare.
Këto ditë bota po proteston kundër zhvillimeve kineze në Tibet. Njerëzit anembanë globit po ngrihen për drejtësinë dhe çështjet e drejta. Parë nën këtë dritë, gjithsesi, është e pabesueshme se si genocidi ndaj njerëzve të Srebrenicës nga serbët (boshnjakë) mund të harrohet kaq lehtë dhe të neglizhohet. Fakti se z.Likurezos është i mbështetur nga shumë njerëz në Greqi, nuk ka rëndësi dhe nuk shërben për t’ju mbrojtur. Kjo gjë nuk i bën pikëpamjet e tij apo të tyre më të pranueshme apo të drejta.
Unë urgjentisht ju sugjeroj që të rikonsideroni pjesëmarrjen dhe drejtimin e z.Likurezos, duke shmangur në këtë mënyrë njollosjen dhe fajësimin që historia do hedhë mbi institutin tuaj të respektuar e të rëndësishëm. Duke ditur reputacionin dhe objektivat e ish-presidentit Ëoodroë Ëilson, ashtu si citohet edhe në faqen tuaj të internetit, ju nuk mund të mos i merrni parasysh ato.
Juaji dashamirësisht
Bert Bakker
Hagë
Ish-parlamentar holandez (1994-2006)
Ish-kryetari i komisionit hetimor holandez mbi çështjen e Srebrenicës)
Gjashtë vjet pas dokumentarit, ju patët disa komente të forta rreth situatës që ka lidhje me kriminelët e luftës dhe me çështjet që sapo përmendëm. Si ndodhi? Ka një prirje që të mos mendohet më në lidhje me të?
Për çfarë e keni fjalën? Nuk është prirja ime. Unë dua të di për atë që ka ndodhur. Dhe shumë e shumë njerëz si unë nuk e harrojnë atë që ka ndodhur.
Çfarë ju ngjall aktualisht interes në lidhje me Ballkanin dhe Bosnje-Hercegovinë n në veçanti?
Ka qenë një periudhë e rëndësishme e jetës sime. Si mund ta harroj? Si mund të harroj shokët që zura që Beograd, Sarajevë, Prishtinë e Shkup? Shoqja më e mirë e vajzës sime këtu në Amsterdam, është një refugjate myslimane nga Serbia. Nëna e saj dhe unë, sa herë takohemi flasim për atë që ka ndodhur. Punonjësja e mrekullueshme që më mirëmban shtëpinë, është gjithashtu një refugjate boshnjake ashtu si dhe i shoqi dhe dy vajzat që ka. Kam luftuar për 7 vjet që t’i ndihmoj ata për të marrë dokumentet holandeze që u lejojnë qëndrimin në Holandë (Ata aktualisht i kanë marrë ato! Trauma që kalohet nga lufta për kaq vite, për të marrë një copë letër budallaqe, pas gjithë vështirësive që familja e tyre kishte kaluar, ishte një eksperiencë traumatike më shumë gjë që nuk më bën të ndihem aspak krenare për vendin tim...). Lufta mund të ketë përfunduar, por ajo është gjithkund rreth meje.
Sot ju punoni për median holandeze. A mund të na tregoni, nëse ka akoma një interes për këtë zonë, përveç krimeve të luftës, Gjykatës së Kombeve të Bashkuara në Hagë dhe mizeries së luftës në përgjithësi?
Unë kam parë një dizinteresim të përgjithshëm në perëndim, në lidhje me atë që ndodh në botë. Në TV Publik Holandez, që i terrorizuar nga numri i teleshikuesve, transmeton shumë shfaqje të pavlera, disa njerëz si unë dhe shumë të tjerë, luftojnë shumë që të mbajnë të informuar publikun në lidhje me çështjet serioze. Ka pak e më pak para për udhëtime në rajone të ndryshme. Dokumentarët transmetohen natën vonë, kur njerëzit flenë dhe gazetarët holandezë, duhet të dëgjojnë përherë e më shumë se dokumentarët që ata trajtojnë, duhet të kenë një këndvështrim holandez ose një lidhje të tillë. Kjo gjë tingëllon qesharake dhe shumë dritëshkurtër në këto kohëra të luftërave dhe globalizmit. Kur mbretëresha jonë e ardhshme, Maksima (e cila erdhi nga Argjentina) shkon të bëjë shoping në Buenos Aires, i gjithë shtypi fluturon pas saj. Kur ne duam të bëjmë një reportazh se si shtresa e mesme argjentinase është duke u zhdukur me shpejtësinë e dritës, asnjë nuk duket i interesuar. Por besomëni, kolegët e mi dhe unë luftojmë vazhdimisht dhe ndonjëherë edhe fitojmë. Përsëri, unë vazhdoj të shpresoj... Ndoshta një ditë, interesimi për të cilin ju pyesni, mund të ndryshojë.
Kur vizituat Bosnje-Hercegovinë n, pas lufte apo më vonë, dhe cilat ishin përshtypjet tuaja në lidhje me situatën?
Në vitin 2003, unë bëra një tjetër film. Një film në lidhje me refuzimin skandaloz, sipas mendimit tim, të refuzimit të parlamentit holandez për të dëgjuar dëshmitarët nga Srebrenica, në Gjykatën e Hagës, gjatë hetimeve parlamentare.
Kështu unë e çova hetimin në Tuzla. Unë filmova dëshmitë e vejushave të Srebrenicës dhe regjistrova komentet e tyre rreth asaj që po ndodhte në Holandë. Takova Hasan Nuhanoviç, përkthyesin e famshëm të batalionit holandez të Kombeve të Bashkuara, i cili i humbi prindërit dhe të vëllezërit e tij në ferrin e Srebrenicës, sepse ushtarakët holandezë refuzuan që t’i mbronin ata. Ai më bëri që të kuptoja se lufta ishte shumë larg përfundimit. Të gjithë “njerëzit e vegjël”, policët, gardianët e burgut, ushtarët që aktualisht vranë dhe përdhunuan, janë akoma të lirë. Ndonjë peshk i madh mund të jetë në burg në Scheveningen, por ç’mund të thuhet në lidhje me policin që vrau nënën e tij?
Disa shokë e kolegë të mitë bënë një projekt të madh, duke u përpjekur që të bashkojnë njerëzit që ishin kundër njëri-tjetrit në luftën e Jugosllavisë. Unë dhe burri im i ndihmuam disi, kështu që ata na ftuan në premierën e këtij emisioni në Sarajevo në vitin 2005. Pashë se disa njerëz donin të bashkëjetonin e të bashkoheshin, por shumë prej tyre janë të traumatizuar vetëm nga ideja e marrjes në konsideratë të kësaj gjëje. Kështu që ka shumë rrugë për të bërë. Unë përsëris: Vazhdoj të shpresoj!
Përgatiti: Albert Hitoaliaj
Marrë nga Sarajevo-x.com
Dergoi:Kadri Mani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Flora Idrizi(Heshtja Flet):BISHË E KARPATEVE
» Afërdita Morina-Biffar:Kësaj I thonë me të zënë gjaku -bishë e cartur Klosi !
» Kungujt e Ballkanit
» “Kaçaniku kryeqytet i xhihadistëve të Ballkanit”
» Kosova, “fabrikë” e xhihadistëve të Ballkanit
» Afërdita Morina-Biffar:Kësaj I thonë me të zënë gjaku -bishë e cartur Klosi !
» Kungujt e Ballkanit
» “Kaçaniku kryeqytet i xhihadistëve të Ballkanit”
» Kosova, “fabrikë” e xhihadistëve të Ballkanit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi