Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Armiqte e Demokracise

Shko poshtë

Armiqte e Demokracise Empty Armiqte e Demokracise

Mesazh nga Indrit Vokshi Fri Apr 09, 2010 12:55 am

Demokraci eshte quajtur teresia e ideve politike, ekonomike dhe
shoqerore materializimi nepermjet pushtetit shteteror i se cilave con ne
formimin e nje sistemi te qendrueshem e te gjithepranuar qeverises.
Dekleratat mbi te drejtat dhe lirite themelore te njeriut mund te
konsiderohen si te papranueshme nga rrymat radikale, por edhe vete keto
rryma radikale e ndjejne nevojen e ketyre dekleratave ne momentin kur
privohen nga e drejta dhe liria per te shprehur idete e tyre radikale.
Fete perjashtojne njera tjetren, dhe jane ne konflikt per shkak te
ngurtesise se tyre, dhe nuk ka asnje dyshim qe me formimin e nje
pushtetit shteteror fetar, do kishim thirrje per lufte, kunder cdo gjeje
qe nuk perputhet me to. Duke qene se fete dhe idete e ndryshme nuk jane
ne gjendje te jetojne ne harmoni, pushteti demokratik, duke i trajtuar
komunitetet fetare si te barabarta, etnite si te barabarta me cdo
shoqate apo organizate, shfaqet ne cilesine e nje njeriu te pjekur, qe
nuk lejon shperthimin e konfliktit midis feve.
Po ashtu edhe pushteti patriotik, eshte si nje njeri qe nga dashuria e
madhe per etnine , nuk mer parasysh perkatesine fetare apo ideologjike
te njerezve, e rendesishme per te eshte qe asnje veprim te mos bjere ne
kundershtim me interesat e etnise, dhe me fuqizimin ekomomik te
etnitetit. Dhe ne kete kuptim pushteti patriotik radhitet mbas pushtetit
demokratik per nga toleranca, por ne kushtet e kombit shqipetar eshte
me e domosdoshme ekzistenca e nje pushteti patriotik per te fuqizuar
shqipetaret, dhe pastaj shqipetaret e zhvilluar te jene ne gjendje tu
njohin te drejta te barabarta te tjereve. Nuk ndodh e njeta gje me
pushtetin fetar, i me te vertete nuk nje etni ne trajtimin e njerezve
rendesishme eshte qe njerezit ti perkasin fese se ketij pushteti, por
nga ana teter nuk njeh enti as ne persekutimin e njerezve qe nuk i
perkasin asaj feje, por e shtyn njeriu te urreje edhe vellezerit te tij
nese nuk i perkasin te njejtes fe.
Demokracia shfaqet si nje shtepi e madhe qe mban brenda te gjitha keto
ide fetare e ideologji te ngurta e aspak tolerante dhe nuk mer persiper
ti eleminoje ne respekt te lirise se besimit ,dhe te ruajtjes se paqes.
Dhe nese demokracia si nje shtepi e madhe e ushqen fene me tolerance dhe
bashkjetese, feja jo vetem qe refuzon ushqimin e kuzhines demokratike ,
por perpiqet te godase kolonat mbajtese te kesaj shtepie, me qellim
shembjen e saj dhe ndertimin e nje shtepie dhe nje kuzhine sipas
preceptimeve te saj me justifikimin se ushqimi qe gatuhet ne kuzhinen e
tyre eshte ushqimi me i mire, duke harruar qe ka njerez te cileve nuk u
pelqen ai lloj ushqimi.
Ne kete kuptim feja nuk i le njerezit te zgjedhin ushqimin qe u pelqen
por u servir vetem nje lloj ushqimi dhe kushdo qe e rezuzon eshte i
destinuar te vdese urie.
Po feja edhe pse me plot kuptimin e fjales e urren demokracine perseri
ajo pranon qe te perfitoje prej saj. Per te qene me konkrete, kohet e
fundit kemi degjuar lajmin per mbylljen e objekteve te kultit muslimane
ne Europe ,dhe shumica e vendeve arabe nuk e kane pritur mire kete
veprim dhe natyrisht qe mbyllja e objekteve te kultit eshte nje veprim
jo demokratik. Por , duke qene se ne vendet arabe politka eshte ne
simbioze te plote me fene, dalim ne perfundimin se objektet e kultit
jane ne te njejten kohe edhe ambasada dhe i bie qe te jene mekembese te
politikes se vendeve arabe, politke e cila nie ne kundershtim te plote
me parimet e drejtesise. Ne raste te tilla, vendet arabe protestjne per
mbylljen e objekteve te tyre te kultit, dhe kerkojne ta paraqesin veten
si te diskriminuar duke shfrytezuar garancite qe jep sistemi demokratik,
por nga ana tjeter Arabia Saudite dhe vende te tjera edhe pse nje pjese
e popullesise se tyre i perket besimit te krishtere, nuk lejojne
ndertimin e objekteve te kultit , per besimtaret e krishtere. Vendet
arabe kerkojne si te drejte ne perendim ate qe u a mohojne qytetareve te
tyre te krishtere , dhe kerkesat e tyre perbejne nje dy fytyresi e
standart te dyfishte. Edhe ne trojet shqipetare sekte te ndryshme po
mundohen te kthejne objektet e kutit ne zyra te propogandes se nje
politike qe bie ne kundershtim me interesat e kombit shqipetar dhe qe
eshte rreshtuar ne kampin kundershtar te kampit shqipetar. Fryma qe
kerkohet te perhapet dhe qe ka si qellim te eleminoje cdo tradite te
kombit shqipetar vetem se bie kundershtim me interesat e ekspansionit
ideologjik arab, fatkeqesisht ka gjetur perkrahesit e saj edhe ne trojet
shqipetare.

Indrit Vokshi

Numri i postimeve : 1
Registration date : 01/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi