Gjakmarrja, 1400 familje të ngujuara
Gjakmarrja, 1400 familje të ngujuara
Gjakmarrja, 1400 familje të ngujuara
Gjakmarrja vret njësoj edhe në vitin 2010. Në krye të listës janë çështjet e nderit dhe prona. Ky fenomen prej gati dy dekadash mbetet tepër shqetësues në shoqërinë shqiptare, e sidomos për fëmijët. Në emër të Kanunit, me qindra e mijëra fëmijë janë të detyruar të qëndrojnë vetëm brenda katër mureve të shtëpisë së tyre, pa pasur mundësinë të dalin e të jetojnë si gjithë fëmijët e tjerë. Vetëm në fshatin Bardhaj të rrethit të Shkodrës janë 20 fëmijë të ngujuar, por si ata ka me qindra të tjerë që nuk shkojnë dot në shkollë. Edhe pse flitet për një rënie të numrit të familjeve në ngujuara, shifrat sërish mbeten tragjike. Një studim i organizatës së njohur "Fredoom House", raporton rreth 2.000 fëmijë të përfshirë në gjakmarrje në gjithë Shqipërinë. Historitë e gjakmarrjes janë të shumta dhe tronditëse. E tillë është edhe ngjarja e ndodhur dy vite më parë, ku një vajzë 22 vjeçe dhe një djalë 18 vjeç u vranë në emër të mbrojtjes së nderit. Armën e shkrepën vëllezërit e vajzës, duke menduar se kështu vunë në vend nderin e cenuar. Të rritur në të njëjtin bark nëne, i morën jetën në emër të Kanunit! Por, a është ky me të vërtetë morali i Kanunit të formuluar 500 vite më parë? A thotë me të vërtetë Kanuni se mund t'i marrësh jetën dikujt tjetër vetëm se dyshon? A thotë me të vërtetë Kanuni se mund të nxjerrësh armët e të shtiesh mbi tjetrin vetëm për një fjalë goje a për një vijë uji, apo edhe Kanuni po përdhoset ashtu ...siç janë përdhosur rregullat dhe ligjet? Gjin Marku, kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, thotë se nëse do të zbatohej me të vërtetë Kanuni, në emër të të cilit edhe vriten njerëz, atëherë nuk do të ndodhnin më shumë se 90% e vrasjeve të cilat regjistrohen në vendin tonë. Ai shpjegon se për një faj apo një vrasje, ishin kuvendet e pleqësive ata që gjykonin dhe vendosnin fatet e atyre që kryenin krime, por që asnjëherë nuk linte shtigje për vetëgjyqësi. Ai më i njohuri, Kanuni i Lekë Dukagjinit (që çuditërisht inicialet e tij, KLD koincidojnë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë), mbronte nderin, vlerat, virtytin, të drejtën, pronën, familjen, gjakun, fisin, katundin, bajrakun, krahinën e deri kombin, jo vetëm me anë të besëlidhjes e thirrjes së thjeshtë të kushtrimeve të zërave shpat më shpat, por edhe me një kod ligjor shqiptar me rreth 1500 nene. Por, duket se sot fjala Kanun është vetëm një toponim gjeografik, pasi sikush e zgjidh çështjen sipas mendjes së vet. Kreu i Pajtimit Mbarëkombëtar thotë se, Kanuni sot është sfida mbi pafuqinë e shtetit për të zgjidhur çështjet në mënyrë të drejtë dhe rrëfen në një intervistë për "Gazetën Shqiptare" si jetojnë familjet e ngujuara, zonat më të nxehta, cilat janë konfliktet e reja që po shkaktojnë viktimat e kohëve moderne dhe si funksionojnë komitetet e pajtimit të gjaqeve. Madje sipas tij, vendimi për dënim me 25 vjet për ata që vrasin për gjakmarrje po nxit vrasjen me pagesë.
Sa i fuqishëm është Kanuni në vendin tonë dhe cilat janë konfliktet që gjenerojnë këto drama?
Vihet re një shtim i konflikteve me pasojë hakmarrjen dhe gjakmarrjen. Të gjitha vijnë si pasojë e mospërcaktimit nga ana e shtetit të shinave të sakta të së drejtës. Ne kemi ligje sipas standardeve evropiane, por që janë vetëm një kopje e mirë dhe jo ligje funksionale. Pikërisht duke u ndodhur përpara pafuqisë së shtetit, ku një nen ka me qindra alternativa midis të cilave mund të kalojë gomari bashkë me kosha, një pjesë e madhe e qytetarëve zgjedhin Kanunin, i cili megjithëse i formuluar shekuj më parë, ishte shumë i saktë dhe konciz e nuk linte mundësi për ta shmangur. Tradita zakonore e së drejtës ka qenë shumë e mirë dhe i bënte të gjithë të ndiheshin pjesë e tij. Ai kishte një hierarki (Kuvendi i Pleqnisë) dhe çdo vendim merrej nga ky kuvend. Kuvendi i Pleqnisë përbëhej nga kuvendi i maleve, që ishte edhe shkalla më e lartë, nga kuvendi i krahinave, kuvendi i bajrakëve, kuvendi i katundeve dhe ai i fiseve. Çdo vendim që merrej kalonte detyrimisht nëpër këtë hierarki, ndaj dhe vetëgjyqësia përjashtohej krejtësisht nga Kanuni.
Çfarë nuk shkon në ligjet tona, që ende në këtë kohë shqiptarët zgjedhin ta vënë vetë të drejtën në vend?
Ligjet tona nuk kanë etikën dhe masën e së drejtës. Ato nuk vendosin ekuilibrat duke bërë që njerëzit të mos i besojnë më atij, por të kërkojnë që t'i rregullojnë gjërat me traditën. Por, kohët që kur është formuluar ky kanun kanë evoluar shumë dhe në një pjesë e mirë e neneve të tij nuk mund të përdoren më. Sepse, nëse do të zbatohej pikë për pikë ajo që përcakton Kanuni, të jeni të bindur se do të ishin shmangur më shumë se 90 % e vrasjeve që bëhen në emër të Kanunit.
Nëse do të flisnim për zonat gjeografike ku është më tipik ky fenomen, a është e vërtetë se është një fenomen vetëm për Veriun e Shqipërisë?
Nuk është aspak e vërtetë. Harta e familjeve që janë ngujuar për shkaqe të tilla shtrihet në të gjitha rrethet e vendit, duke filluar që nga Malësia e Madhe, Shkodra, Fushë-Kruja, Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri e Berati. Le të marrim për shembull rastin e Beratit, ku nga dy fise kemi 28 të vrarë.
Ka një dallim të klasifikimit të motiveve të vrasjeve midis Veriut dhe Jugut?
Po, mund të them se po. Në Veri vrasin më tepër për gjakmarrje, ndërsa në Jug është më e fortë hakmarrja dhe vetëgjyqësia. Për shembull, në Veri nuk ndodh të vritet nëna siç ndodhi në Vlorë, por në këto raste, si në Jug ashtu edhe në Veri vepron krimi i organizuar (si në Tropojë) dhe në mjaft raste edhe me mbështetjen e vetë shtetit apo strukturave të fshehta të vetë policisë.
Cilat janë konfliktet që çojnë sot më së shumti familjet në konflikte të armatosura dhe shkaktojnë edhe të vrarë?
Sigurisht që zhvillimi ekonomik ka nxjerrë në dritë të tjera arsye që degjenerojnë në konflikte midis brezash. Shqetësuese janë konfliktet që vijnë si pasojë e pronave, sidomos ligji 7501 ka ndezur shumë vatra konflikti, gjithashtu problematik është edhe ligji i pronave, ai i legalizimeve si dhe varfëria, shtoji këtyre edhe stresin. Më pas renditen edhe çështjet e trafikimit të vajzave si dhe konfliktet brenda familjes për shkak të mentaliteteve të ndryshme. Të gjitha këto kanë bërë që vitet e fundit të kemi një shtim të rasteve ku përdoret vetëgjyqësia për të zgjidhur konfliktin. Për këtë mjafton të përmendim faktin se në gjykatë janë regjistruar 120 mijë kërkesa për pronat dhe tokat (ligji 7501), ndërsa janë rreth 4 mijë familje të tjera që janë në konflikt për çështjet e trafikimit të vajzave, por që këta mbahen pak më të fshehta për shkak të natyrës delikate që kanë. Me anë të misionarëve është bërë e mundur të kthehen 73 vajza, ku 16 prej tyre kanë qenë martuar dhe "bashkëshortët" i kanë detyruar të prostituojnë. Ata janë gjetur dhe janë kthyer të dy dhe jetojnë nëpër vendet e tyre të origjinës.
Aktualisht, sa është numri i familjeve të ngujuara? Dhe, a ka ardhur në rënie ky numër?
Me keqardhje konstatojmë se gjatë dy viteve të fundit, numri i familjeve të përfshira në këto konflikte ka ardhur duke u shtuar. Kështu, nëse në vitin 2005 kishim vetëm 860 familje në konflikt, aktualisht janë 1340 familje të ngujuara. Që do të thotë se janë mbi 5 mijë persona që nuk dalin dhe nuk lëvizin lirisht nga shtëpia dhe që janë privuar nga jeta e përditshme. Ata punojë në fshehtësi dhe moszbatimi i Kanunit ka sjellë që të ngujohen edhe gratë dhe fëmijët, pasi ne njohim raste kur është marrë gjak edhe mbi gratë e fëmijët, që në Kanun është kategorikisht e ndaluar. Kështu vetëm në Tiranë janë rreth 110 familja që kanë hyrë në ngujim dhe që aktualisht jetojnë në fshehtësi në Durrës, Vlorë apo janë kthyer në endacakë sa në një vend në një tjetër. Nga këto 670 familje janë në hasmëri për shkak të pronave. Ndërsa në zonën e Mbi dhe Nën- Shkodrës janë 1600 familje që mund të jenë edhe farefis me njëri-tjetrin, por që nuk hyjnë e dalin pasi kanë konflikte pronësie, pa llogaritur zonën e qytetit. Ne kemi arritur një marrëveshje me të gjitha vendet e OSBE-së që të pranojnë të drejtën e azilit për shkak t gjakmarrjes, dhe kështu kanë mundur të shpëtojnë shumë familje.
Sa është funksional Komiteti i Pajtimit dhe si funksionon ai?
Unë do të thosha është shumë, megjithëse këto janë misione që kryhen larg syrit të njerëzve të zakonshëm. Janë shumë çështje delikate. Ne kemi dy rezidenca: bordi ekzekutiv dhe ai i këshillimit. Kemi përfaqësues në çdo fshat ku ka konflikte të kësaj natyre dhe në bazë të strategjisë sonë për respektimin e ligjit, kemi misionarët tanë që sugjerojnë ngritjen e grupeve treshe që përbëhet nga drejtori i shkollës, për shkak se mësuesi konsiderohet një autoritet i respektuar, një ndërmjetës, që duhet një njeri që i dëgjohet fjala (misionari) dhe kryeplaku. Ky grup hyn në kontakt me familjet që janë në konflikt dhe në 60 % të rasteve misionarët kanë arritur të vendosin paqen midis familjeve duke parandaluar gjakmarrjen, 30 % e tyre kanë qenë konflikte me tragjedi të madhe, ku paqja është arritur nëpërmjet marrëveshjes së bëra midis dy palëve. Për të shuar konfliktin është rënë dakord që familja që i ka borxh gjakun i ka falur të gjithë pronën, shtëpinë dhe është larguar, i ka dhuruar në këmbim të faljes 20 mijë dollarë apo deri 80 mijë dollarë.
Gazeta Shqiptare - Për ZSH: Gjergj Kabash
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjakmarrja dhe Kanuni i neglizhencës
» Tirana, kryeqyteti ku po gjen strehë gjakmarrja
» Ilir Dardani: Gjakmarrja, por me shume se kaq!
» Gjakmarrja, Shkodra shpall dekretin e shkishërimit
» Gjakmarrja në Shqipëri përmes fotografive (foto)
» Tirana, kryeqyteti ku po gjen strehë gjakmarrja
» Ilir Dardani: Gjakmarrja, por me shume se kaq!
» Gjakmarrja, Shkodra shpall dekretin e shkishërimit
» Gjakmarrja në Shqipëri përmes fotografive (foto)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi