Shaban Cakoli: Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, e përmbylli me sukses vizitën në Finlandë
Faqja 1 e 1
Shaban Cakoli: Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, e përmbylli me sukses vizitën në Finlandë
Shaban Cakoli: Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, e përmbylli me sukses vizitën në Finlandë
Marrë nga gazeta yllpress.com
Delegacioni i USHT-së, në vizitën e punës që realizoi në Universitetin e Helsinkit u prit nga Prorektori për marrëdhënie me jashtë dhe për projekte shkencore, Kimmo Kontula, si dhe profesori për edukim jetësor, Harri Westermarck...
Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, e përmbylli me sukses vizitën në Finlandë
Delegacioni i USHT-së, në vizitën e punës që realizoi në Universitetin e Helsinkit u prit nga Prorektori për marrëdhënie me jashtë dhe për projekte shkencore, Kimmo Kontula, si dhe profesori për edukim jetësor, Harri Westermarck...
Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, e përmbylli me sukses vizitën në Finlandë
Rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, i shoqëruar nga doc. dr. Bashkim Ziberi, këshilltar i Rektorit për marrëdhënie me jashtë dhe Shefik Shehu përgjegjës i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, në fund të muajit të kaluar, qëndruan për vizitë zyrtare në Finlandë.
Delegacioni i USHT-së, në vizitën e punës që realizoi në Universitetin e Helsinkit u prit nga Prorektori për marrëdhënie me jashtë dhe për projekte shkencore, Kimmo Kontula, si dhe profesori për edukim jetësor, Harri Westermarck. Fillimisht, bashkëbiseduesit janë njohur me historikun dhe programet studimore që ofrojnë Universitetet përkatëse dhe po ashtu, për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të përbashkëta, siç janë, cikli i parë i studimeve dhe organizimi i ciklit të dytë të studimeve, në fusha të caktuara, si dhe pjesëmarrja në projekte të përbashkëta ndërkombëtare.
Rektori, prof. dr. Agron Reka, para drejtuesve të Universitetit të Helsinkit prezantoi vizionin dhe strategjinë për ndërkombëtarizimin e USHT-së. ,,Universiteti ynë është i interesuar për forcimin e bashkëpunimit në shumë lëmi dhe projekte të ndryshme shkencore”, tha me këtë rast Rektori i USHT-së. Vlen të përmendet, se me ndihmën e prof. Westermark është konkretizuar pjesëmarrja e përbashkët në projektin mbi edukimin rural. Delegacioni ynë më pastaj e vizitoi Fakultetin e Teknologjisë së Ushqimit dhe është njohur nga afër me laboratorët për analiza të mishit, drithërave dhe prodhimeve të qumështit dhe është theksuar nevoja për bashkëpunim konkret në këtë fushë, mundësia për aftësimin e kuadrove të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në kuadër të USHT-së, si dhe qëndrimi i studentëve tanë në kuadër të projektit ERASMUS.
Përfaqësuesit e USHT-së, në kuadër të vizitës në Finlandë, me ftesë të Rektorit, prof. Jussi Halttunen, vizituan edhe Universitetin e Shkencave të Zbatuara, në qytetin Jyvaskyla. Në bazë të agjendës, nikoqirët organizuan edhe prezantimin në detaje për strukturën dhe organizimin e brendshëm të njërit nga universitetet më prestigjioze në shkencat e zbatuara në Finlandë.
USHT-së, prof. dr. Agron Reka, e përmbylli me sukses vizitën në Finlandë
USHT-së, prof. dr. Agron Reka, e përmbylli me sukses vizitën në Finlandë
Delegacioni i Universitetit tonë, i kryesuar nga Rektori, prof. dr. Agron Reka, ka realizuar edhe takime të tjera si: me drejtuesit e shkollës së mësuesisë Ulla Mutka, shkollës së shëndetit dhe shërbimeve shoqërore Eila Latvia, si dhe ligjëruesen Pirjo Walden, të cilët, për nderë të mysafirëve shtruan darkë solemne.
Më 25 mars, delegacioni i USHT-së zhvilloi një takim të përbashkët pune me Rektorin, prorektorin dhe stafin drejtues të Universitetit JAMK. Rektori i këtij universiteti, fillimisht e ka folur për historikun e Universitetit JAMK, strukturën organizative të tij, të arriturat, si dhe strategjinë e JAMK për të qenë universiteti i parë në Finlandë, deri në vitin 2016. Nga ana tjetër, Rektori, prof. dr. Agron Reka, pasi e përshkroi historikun e USHT-së, i potencoi fushat me interes të ndërsjellë, në të cilat mund të përqendrohet në të ardhmen. Pastaj, përgjegjësit e sektorëve dhe drejtorët e shkollave të mësuesisë, shëndetit dhe shërbimeve shoqërore, i kanë prezantuar programet studimore për fakultetet e caktuara, duke theksuar konkretisht hapësirën e mundshme për bashkëpunim, me ç’ rast vlen të përmendet shpjegimi mbi bioenergjinë, nga ana e prorektorit Heikki Malinen, për rolin udhëheqës të këtij universiteti në zhvillimin e metodave dhe teknologjive të reja për prodhimin e energjisë elektrike dhe nxehtësisë, për nevojat e rajonit dhe më gjerë.
Kjo vizitë pune, në këtë universitet, rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim, në mes universiteteve nënshkruese, ku parashihet shkëmbimi i kuadrit dhe studentëve, bashkëpunimi në projektet ndërkombëtare, organizimi i punëtorive dhe seminareve të ndryshme. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, në emër të dy institucioneve, ata shkëmbyen dhurata simbolike për drejtuesit e universiteteve.
Sipas protokollit, përfaqësuesit e USHT-së realizuan një sërë vizitash dhe takimesh, si në zyrat e administratës, laboratorët e kimisë, informatikës dhe elektroteknikës, më pas në hapësirat e TEAM ACADEMY – akademia ekipore (grupore), për ta përmbyllur këtë vizitë zyrtare në Departamentin për Zhvillimin e Energjive Ri-përtëritëse dhe Bioenergjisë, që synon rritjen e efikasitetit energjetik, rritjen e shfrytëzimit të burimeve ripërtëritëse energjetike dhe prodhimin vendas të energjisë.
Vizita zyrtare e Rektorit, prof. dr. Agron Reka, hap dyert e bashkëpunimit shkencor dhe forcimit të marrëdhënieve në mes USHT-së dhe Universiteteve nga Finlanda.
Vizita zyrtare e Rektorit, prof. dr. Agron Reka, hap dyert e bashkëpunimit shkencor dhe forcimit të marrëdhënieve në mes USHT-së dhe Universiteteve nga Finlanda.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi