At Prenushi dënohet nga regjimi komunist me 20 vjet burg më vitin 1947
Faqja 1 e 1

Nga Tomë Mrijaj New York
Imzot Prennushi më ka rrfye qysh Enver Hoxha e kishte thirrë gjoja të këshillohej me te për punët e Kishës Katolike Shqiptare, në të vërtetë për t’i imponue atij pikëpamjet e tij politike komuniste ndaj fesë. Nuk kishte mundë ta bindte.
Më 1940, emërohet Ipeshkëv i Durrësit, deri në vitin 1947, vit kur arrestohet nga komunistët, që ishin kundër fesë dhe kombit e për të, në moshën 65-vjeçare, nis kalvari i tmerrshëm i vuajtjeve, vuajtje që dinin t’i krijonin e t’i shkaktonin vetëm xhelatët komunitë. Dënohet pa faj me 20 vjet burg më 1947, por vdes më 19 shkurt 1948 nga astma. Shpallet “Martir i Demokracisë”, më 8 maj 1993, në Durrës. Shkrimtari dhe studiuesi, bashkëqytetari i prelatit shqiptar, Prof. Arshi Pipa, që ishte një nga bashkëvuajtësit në burgjet e ftohta komuniste me Imzot Vinçenc Prennushin, ndër të tjera kujton: “Imzot Prennushi më ka rrfye qysh Enver Hoxha e kishte thirrë gjoja të këshillohej me te për punët e Kishës Katolike Shqiptare, në të vërtetë për t’i imponue atij pikëpamjet e tij politike komuniste ndaj fesë. Nuk kishte mundë ta bindte. Ma vonë, mbasi Imzot Prennushi u burgos, ai u vërsul ashpër kundër tij në njenin prej fjalimeve të veta. Mbasi e burgosën, e torturuen. Prej vetë gojës së tij, dij se e kanë rrahë ma parë me dru, mandej e kanë lidhë për kambësh e për duersh, i kanë kallë mes tyne nji dru me nji çengel në të, mandej e kanë varë drunin me nji gozhdë të madhe në murin e nevojtores, tue e lanë aty deri sa i ka ra të fikët. “Si dashin në krraba”, shtonte buzëqeshun Imzoti, të cilit nuk i mungonte nji damar shakaje.”
Vuajtja e torturat e munduan shumë prelatin shqiptar, Imzot Prennushin
Në momentet e fundit të jetës ai kërkoi dritë dhe vetëm dritë. Pikërisht çastet e fundit të jetës së tij në mënyrë dramatike i përcjell, i prekur thellë, miku i tij dhe bashkëvuajtësi Prof. Pipa, tek kujton me dhimbje atë skenë: “Po ndodhte shpesh që nuk kishim dru sa duhej. Dhe kur fikeshin xhixhat e fundme dhe errësina peshonte në dhomë, ngriheshim prej shtratit herë njeni, herë tjetri dhe i rrijshim të smundit te kryet, tue folë (të folunit ia davarite disi travajin), tue i dhanë zemër, tue e gënjye se do të bishim dru të tjera ose se nata ishte në të sosun…
Nji natë të këtillë më tha copa-copa:
“Tash po kujtoj fjalët e Goethes “Mher Licht! (Dua Dritë!).
Ajo dritë, së cilës i kishte thirrë në pikë të mortjes Poeti, nuk ishte, sigurisht drita qi shohin sytë tanë shqisorë. Dhe këtë Imzoti e dinte mirë. Po cili njeri nuk pau në dritën e ambël të qiellit simbolin e jetës? “Me të ba sytë dritë mbi dhe”, thotë populli ynë me nji shprehje egërsisht poetike, për me cilësue jetën. Dhe, kur mendja e njeriut u rrek me gjetë nji orë kalimi mes landores dhe palandores, u ndal, si nji herë përherë, por te drita. Prej neoplatonizmi, tërthuhet Augustinit, te shkolla françeskane e Oxford-it, përfytyrimi i dritës ndriçoi konceptin e filozofisë, tue ndërmjetësue mes poezisë dhe mytikes. Dhe Foscolo pat thanë afër ditëve tona: “Perche gli occhi dell’uomo cercon morendo il Sole…”
Imzot Prennushi, u nda këso jete nji natë të frorit 1948. Atë natë kishte zjarm në votër. Kur ia mbylla sytë, sytë e lodhun e të shterrun, që aq shumë kishin rektue për dritë, m’u duk se pashë në fytyrën e tij të hajthët, të shkrime, të paqueme mbas aq mundimi, nji ndriçim jo të zakonshëm. Ndoshta mue me bajshin sytë e përlotun, ndofta nuk ishte veçse nji refleks i flakrimeve të kuqrremta të zjarrit të votrës, ngujue ndër rrudhat e thella të ballit të gjanë, nder zgavrrat e faqeve dhe ndër gropëzat e syve. Por ndofta ishte diçka tjetër. Shpirti, qi në grahmat e dhimbës fizike topitet, tkurret, terrtiset, si kullohet prej saj, kur dhimba të prajë si ujt prej lymit, që e pat trazue. Njeriu mund të mos besojë në pavdeksinë e shpirtit. Por asht vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin, kur vërejmë qysh njerzit vdesin për ideale.”
Kur Imzot Prennushi pyetet në hetuesinë e Sigurimit komunist, për vajtjen e tij pranë Misionit Amerikan në Tiranë, ai përgjigjet: “Në Misionin Amerikan, kam shkue për kryeshndosh për Ruzveltin… Në Tiranë, në nji mbledhje të Klerit, kemi diskutue, për mbylljen e shkollave, të seminareve dhe shoqnive fetare, si dhe ndalesat e qeverisë për fenë. (Në janar 1946). Kemi paraqitë në qeveri nji memorandum, me të cilin kërkonim të drejtat tona fetare. Nga nji kopje ia kam çue misioneve amerikane e franceze në Tiranë” (Dosja 1245, Arkivi i Ministrisë së Brendshme Tiranë).
Lindja e një Prelati të ri dhe vuajtjet e Imzot Prennushit
Kur Ipeshkëvi i Durrësit, Prennushi, po vuante dhe po hiqte të zitë e ullirit, jo shumë larg Shkodrës zonjë, po rritej e po hidhte shtat një prelat i ardhshëm i fesë. Ai quhej Rrok Mirdita. lind më 28 shtator 1939, po në atë muaj që u lind Ipeshkvi i Durrësit, Imzot Vinçenc Prennushi. I pari u lind në Shkodër, i dyti jo shumë larg Shkodrës së Imzot Prennushit, por në katundin Kllezën, të rrethit të Ulqinit, në vendlindjen e Gjon Buzukut, autorit të veprës “Meshari” (1555). Në këtë vit (1939), Imzot V. Prennushi, po shqipëronte romanin “Burgjet e mia”, të shkrimtarit italian Silvio Pellicio. A e dinte Imzot Prennushi, se çfarë e priste më pas!? A i kishte lexuar ato, që do të kalonte në burgjet e errëta e barbare komuniste me përkthimin e tij!?
Sigurisht, që Provinciali i përvujtur i Shën Françeskut, nuk i parashikonte këto tmerre, që kaloi mbi kurrizin e tij. Atij nuk i shkonte ndërmend se torturat çnjerëzore do t’i vinin nga mendjet e çmendura të bashkëkombasve të tij, që ishin lindur, rritur e flisnin gjuhën shqipe, sikurse Ipeshkvi Prennushi. E Zoti i shihte këto masakra dhe e la Ipeshkvin të bëhej martir në qelitë e ftohta të burgjeve komuniste, për të mbetur shëmbëlltyra e Krishtit, duke kaluar kalvarin e vuajtjeve për Fe e Atdhe. Nga ana tjetër, prelati martir nuk e dinte se, me vullnetin e Zotit, po lindte një filiz i ri, për të ruajtur të gjallë në tokën e arbërit farën e krishtërimit, vaditur me gjak martirësh. E kështu, po në afërsi të Shkodrës, i riu klerik që ndiqte nga afër persekutimin e ajkës dhe krenarisë së Kishës Katolike në Shqipëri, po ecte i sigurtë për të ruajtur të gjallë fenë e Krishtit, në zemrat e besimtarëve shqiptarë, në tokat e Arbërit, në Ulqin. Ktë udhë të shenjtë të meshtarisë, mbas shumë e shumë vitesh të diktaturësateisto-komuniste, si kryebari i grigjës së salvuar në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, do ta ndjekë me krenari e përkushtim shembullor tash 15 vjet, Arqipeshkvi i sotshëm metroplitan, Imzot Rrok Mirdita. Ndërsa në Shqipëri po zhvillohej me tërbim të madh lufta kundër elitës intelektuale (me mendime të begata përparimtare, të brumosur thellë më kulturë e dije të gjithanshme europiano-perëndimore) dhe njerëzve me petk klerikal, që predikonin fenë e zbusnin zemrat e shpirtrave njerëzorë, në anën tjetër të kufirit shqiptaro-shqiptar një djalë i ri energjik, plot vrull e përkushtim fetar, Dom Rrok Mirdita, rritej dhe mëkohej me kulturë fetare e atdhetare. Ndonëse po hiqte shumë, Imzot Vinçenc Prennushi, para se të kalonte në amshim,në një përpjekje të fundit plot vështirësi, i vuri dorën në kokë dhe e bekoi meshtarin e Vlorës, Dom Jul Bonatin, i cili, i kërkoi bekimin e fundit Imzot Prennushit.
Vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Vizita e Papa Gjon Palit të II-të në Shqipëri, gëzoi të gjithë shqiptarët në trojet etnike shqiptare dhe diasporë

“Jeta Katholike Shqiptare”, I ka uruar me zemër mirëseardhjen Dom Rrokut, në gjinin e bashkësisë sonë katholike shqiptare në Nju Jork.
Ati i Shenjtë, ndërmjet të tjerave, tha: “Ty, o popull fisnik shqiptar, të drejtoj përshëndetjen time më të ngrohtë e më të dashur. I dimë të gjitha ngjarjet e trishtueshme, që është dashur të përballosh, ngjarje të një mundimi të vërtetë, pasojat e të cilit koha do të arrijë me vështirësi t’i fshijë dhe Europa e bota nuk mund t’i harrojë.”
Ç’është ai kryq i bukur në gjoksin e Imzot Rrok Mirditës? Kush e ka mbajtur më parë atë!? Cilin personalitet të Fesë dhe Atdheut na kujton ky kryq!? Me krenari, Imzot Rrok Mirdita mban në qafë kryqin e Imzot Vinçenc Prennushit, rrugën e të cilit po e ndjek edhe sot me ndershmëri e devotshmëri shembullore, duke përçuar në popullin shqiptar dashurinë për atdhe e për njeri-tjetrin, të predikuar aq bukur nga paraardhësi i tij, Ipeshkëvi Imzot Prennushi. Imzot Mirdita shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Zadër të Kroacisë, ku gjenden dhjetra e mijra shqiptarë, të cilët u vendosën aty për t’i shpëtuar masakrës së barbarëve turq. Ata gjetën mikëpritje bujare dhe mbrojtjen e Ipeshkëvit Zmajeviq, asokohe Arqipeshkëv i Tivarit. Nën këtë Ipeshkëv u zhvillua dhe Koncili Nacional i Arbërit gjatë periudhës, kur në Vatikan, ishte Papa me origjinë shqiptare Klementi XI, Gjon Françesk Albani (1649-1721). Studimet e larta filozofike dhe teologjike i mbaroi në Fakultetin Teologjik të Zagrebit, në Kroaci. Ai ishte 24 vjeç, kur u shugurua meshtar nga Shkëlqësia e Tij, Imzot Aleksandër Tokiç, Arqipeshkëv i Tivarit dhe Primat i Serbisë. Don Rroku kreu njerën pas tjetrës detyra të ndryshme baritore dhe administrative apostolike. Ishte administrator i famullisë në Kishën e Shën Pjetrit e Shën Palit, në Salçi, famullitar i Kishës së Shën Gjon Pagëzuesit, në Kllezën, afër Ulqinit. Më 1973, me lejen e Arqipeshkëvit të Tivarit, vjen në Qendrën dhe Kishën Katolike “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Bronx, NY, ku, menjëherë fillon veprimtarinë e tij meshtare. Në fillim ai ishte ndihmësadministrator i dy prelatëve të mëdhenj, i Monsinjor Simon Filipajt (1925-1999), shqipëruesit të librit të shenjtë “Bibla”, në vendlindje dhe Monsinjor Dr. Zef Oroshit (1912-1989), shqipëruesit të veprës: “Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujve”, këtu në New York. Të dy, për shumë vite u morën me përkthimin e Ungjillit dhe me shumë shkrime me karakter fetar e kombëtar, botuar nëpër revista dhe gazeta të kohës Ardhjen e Dom Rrokut në New York, revista “Jeta Katolike” e priti me një shkrim mirëseardhjeje. Në shkrimin: “Mirëseardhje Dom Rrok Mirditës”, ndër të tjera lexojmë: “Me 6 qershor 1973, arriti përgjithnji në New York, në Kishën tonë, i përnderëshmi Dom Rrok Mirdita, prift dioçezan i Argjipeshkvis së Tivarit, për të punue në Kishën shqiptare bashkë me At Zef Oroshin. Dom Rroku, arriti këtu me të gjithë kërkesat e duhuna kanunore kishtare, d.m.th., simbas shprehjes së nenit të Kanus Kishtare (C.I.C.) me pranimin e “Episcopus a ad quem” dhe me lejen e “Episcopus a quo”, që don të thotë me pranimin e Argjipeshkvit të New York-ut dhe me lejen e Ordinarit të vet, Arqipeshkvit të Tivarit. Kryeurë zyrtare për këto veprimtarina kanunore kishtare u ba At Zef Oroshi, administrator i Kishës Katolike shqiptare në New York…
Vjen vetvetiu se dhe për Dom Rrokun, porsa inkardinohet (të përfshihet) në këtë Arkidioçez, vlejnë të gjitha rregullat kishtare të përgjithta dhe ata partikolaret e Kishës sonë shqiptare. Nderkaq “Jeta Katholike Shqiptare”, uron me zemër mirëseardhjen Dom Rrokut, në gjinin e bashkësisë sonë katholike shqiptare, ku jemi të sigurtë se ai ka për të zhvillue nji veprimtari të dobishme shpirtnore në vëneshtën e Tenzot.”
Emërimi Dom Rrok Mirditës administrator I Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork
Me daljen në pension të Monsinjor Oroshit, dioqeza e New York-ut, emëron të përndershmin Dom Rrok Mirdita administrator të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”. Me blerjen e tokës për ndërtimin e Kishës së re në Hartsdale, NY, Eminenca e Tij, Kardinali i New York-ut, John J.O’Connor, e lartësoi Qendrën në famulli, ku mori emrin “Zoja e Shkodrës”. Më 28 shtator 1989, ditën e tij të lindjes, Dom Rroku emërohet famullitar i kësaj kishe. Në të njëjtën kohë, Dom Pjetër Popaj emërohet ndihmësfamullitar, duke qenë kështu krahu i djathtë i bashkatdhetarit të vet. Nën drejtimin e Dom Rrokut dhe Dom Pjetrit, Kisha dhe Qendra Kulturore Shqiptare “Nënë Tereza”, ka zhvilluar një sërë aktivitetesh të çmuara fetare e kulturore. Për 10 vjet me radhë, me mbylljen e përkohshme të revistës “Jeta Katholike Shqiptare”, Dom Rrok Mirdita çdo të shtunë në mëngjez ka përgatitur dhe folur në radoi, në emisionin “Zani Katolik Shqiptar”, me një diksion të admiruar nga të gjithë dëgjuesit e programit të tij.
Ringjallja e hierarkisë së Kishës
Në Shqipëri filluan të fryjnë erërat e Perëndimit, ndryshe nga erërat shkatërrimtare të Lindjes bolshevike komuniste, ku meshtarët dhe besimtarët ishin vënë në shenjestër të asgjësimit total. Hapja e Shqipërisë drejt botës përparimtare u shoqërua gradualisht me ringjalljen e fesë në vend, duke ringritur nga themelet e përgjakura çfarë kishte mbetur pa u zhdukur me themel. Të parët, që dhanë përkushtimin e tyre ishin të rinjtë shkodranë të të tre besimeve. Më 4 dhe 11 nëntor 1990, filloi mesha e parë në varrezat e vjetra të Rrmajit, nga ish i burgosuri për 26 vjet, kleriku Dom Simon Jubani (1923). Njerëzit e fesë (ata që kishin mbetur pas kalvarit komunist) u mbrojtën nga i gjithë populli i Shkodrës.
Institucionet fetare, që ishin kthyer në magazina, depo ushtarake, qendra sportive e pallate “kulture” bolshevike, filluan të kryenin misionin e parë të tyre fetar, ndonëse objektet e kultit ishin shkatërruar dhe thyer me tërbim e urretje fanatike. Frymëmarrja e Kishës së tejsalvuar kishte filluar të jepte shenjat e saj të ringjalljes. Brenda një kohe të shkurtër njerëzit nxorrën nga nëntoka dhe nga shtëpitë e tyre, simbolet e fesë dhe pajisjet e ruajtura me shumë kujdes e sakrificë. Thjesht e me dashuri, u krijuan kushtet e favorshme për ringritjen e institucioneve fetare. Katedralja e Madhe e Shkodrës (1858), brenda dy vjetëve, u ndërtua e bukur, me kontributin e të gjithëve. Por duheshin edhe prelatët, predikuesit e fesë. Lajmi i vizitës së Papa Gjon Palit të II-të në Shqipëri, gëzoi të madh e të vogël, në të gjithë trojet etnike shqiptare dhe diasporë. Kujtojmë se Papa Gjon Pali II dhe Shqipëria, kanë qenë të lidhur ngushtë gjatë viteve të historisë, kur shqiptarët gjendeshin nën gjumin letargjik komunist. Përvoja e Atit të Shenjtë, për t’i bërë ballë pushtetit armiqsor shekullor, është ndoshta unikal midis papëve të historisë moderne. Asnjëri nga papët e Romës, nuk e ka dashur aq shumë Kishën në Shqipëri, sa i ndjeri, polaku i përshpirtshëm, Gjon Pali II (Karol Woytila). Më 25 prill 1993, ora 8:30 paradite, në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas (Tiranë), mbërriti kreu më i lartë i katoliçizmit botëror, i cili do të shuguronte katër ipeshkëvijtë e hierarkisë kishtare shqiptare: Dom Frano Illia (1918-1997), Dom Robert Ashta (1918-1998), Dom Zef Simoni (1928) dhe Dom Rrok Mirdita (1939).

Similar topics
» Slloveni, Jansha dënohet me 2 vjet burg
» KOSOVARI DËNOHET ME 20 VJET BURG PËR VRASJEN E NJË BASHKËKOMBASI
» Nexhat Daci dënohet me 1 vjet e 6 muaj burg
» Për terrorizëm Hysen Sherifi dënohet me 45 vjet burg në SHBA
» SHBA: Shqiptari dënohet me 20 vjet burg, për përfshirje në terrorizëm

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi