Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fran Tanushi: Tuxhar Bajrakesh

Shko poshtë

Fran Tanushi: Tuxhar Bajrakesh Empty Fran Tanushi: Tuxhar Bajrakesh

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 10, 2010 3:53 pm

Tuxhar Bajrakesh



Shkruan: Fran Tanushi

Kur vëndosëm që hyrjën e këtij shkrimi ta fillojmë më një fjalë të huaj që
ashtu sikurse shumë të tjera ka nxënë vënd pa nevojë në fjalorin tonë
jo vetem popullor, nuk e patëm si synim të vëjmë në thumb barbarizmat
që lodrojnë nëper fushat tona letraro-gjuhësore sikur të ishin në lëmën
e babait të gjënezës së tyre. Rasti si baba i ndodhirave erdhi aty nga
fillimi i viteve të shtatëdhjeta, gjatë një shkëmbimi fjalësh që kishëm
më gjyshin tim - tanim të ndjerë .


Atij moti im At më kishte sjellë nga bota e lirë ,disa tituj të veprave të
ndaluara për atë kohë tek ne , mes të cilave ishte edhe ajo e Koliqit
Tregtar Flamujsh ,që u bë edhe shkaku i fillimit të ketij shkrimi .


Derisa lexoja këte vepër të preferuar,gjyshi nga
kureshtja më është afruar e më pyeti se ç`farë po lexoja ? Mbasi i
rrëfeva për titullin dhe autorin e librit që kishëm në dorë, murmuriti
diçka nën buzë, ku nga ndrydheja e asaj që zihej nën peshën e rëndë të
atyre pak dhëmbëve që i kshin mbetur akoma në gojë,më vështirsi kuptova atë që e tha:Tuxhar Bajrakesh.


Unë më kot tëntoja ta bind se është fjala për veprën e Ernest Koliqit Tregtar Flamujsh, ai
prap në të vetën murmuriste, gjersa në fund shtoj,:të kuptova por edhe
diçka nuk po mund të bindem. Ai kur e ka shkrue
nuk ka dasht të thotë se duhet te bëjmë tregti më Flamur por të heqim
dorë nga pazaret e tilla. ,kurse unë druaj se ka e do të këtë njerz të tillë që për fitim tuxharlleku do të bëjnë pazare edhe më bajrak.Sa profetike më kanë dalur fjalët e gjyshit tim,por më
dëshirën më të madhe nuk do të doja edhe ketë herë.Pas çerek shekulli
të amshimit të tij prap të bëhej realitet jo një deshirë por dyshimi i
tij për disa tipa karieristesh më etje ekzibicioniste.As ai e askush
tjetër nuk do të dëshironte ketë. Kjo ndodhi e po ndodh në motin e
madhë të ëndrrave të të gjithe atyre brezave që linden u rriten dhe u
shuan për komb e flamur.


Më pavarsinë e Kosoves krahas hapave të tjerë shtetror që duhej ndërmarr,
u ndijë nevoja edhe përë simbolet e shtetit të ri. Dakort. Na duhen. Por kur më parë shfaqeshin ide dhe nisiativa për këta hapa, hingellonin ,,gomeret” ., më plot gojën patriotizem sharlatan në
mbrojtje të Flamurit dhë identitetit kombëtar të kutit të tyre.
Përgaditjet dhë studimet që ishin bërë për publikimin e Flamurit të
Dardanisë nuk e pranuan si të vetin, populli
thotë:Kush nuk e do nënën do njerkën, dhë kështu ndodhi.Ata që
trumbetonin në emër të Flamurit Kombëtar, në vënd të atij më shqiponjë
e më stemën e Dardanisë Antike, e pranuan një
Flamur që nuk ka asgjë të përbashkët më atë Kombëtar , më atë Flamur më
të cilin filluan dhë u fituan sa e sa luftëra më ate Flamur për të
cilen u shuan sa e sa jetë , për atë Flamur për të cilin u bënë sa e sa
vite burgje të renda që ai të mos ulët porë së bashku më shqipen të
valojn të lirë mbi këto troje së të vetat i ka.


Sot na afrohet një simbol,,flamuri “që më shumë i perngjan një simboli
kadastral se sa nacional. Ky dukët do të jetë fillimi, kurse nesër do
të na kërkohet edhe më shumë,ndoshta edhe të tjetersohemi por tani jo
nga dhuna, por nga patriotët tanë që fryhën si kunguj se kush po del më
tolerant se shoqi në leshime e tolerancë gjerë edhe në përkdhelje të
atyre që dogjen e poqen jo vetem guret e malit. Ndërroni e veproni se
shkurt do e keni , më këta hapa që merrni nuk gjykoni vetëm vetën tuaj por edhe brezat mbrapa.


Edhe diçka nuk harruat dhë, në prezentimin e tij të na e kujtoni së për këtë
Flamur u derdh gjak .Po për cilin,,flamur” ore? Pse nuk zgjidhni
fjalor,përse gënjeni, po pyetni familjet e dëshmorve e invalideve ,
pyetni veteranet e resistences gjatë dekadave për cilin flamur u luftua
e më cilin ishin në fronte luftash Ju edhe mund të ishit udhëheqës lufte, por jo në bëteja se do
ta kishit parë se cili flamur u printe luftëtarve. Keni qënë nëper zyre
e kancellari e nuk e keni parë , ndoshta e keni parë por tani gënjeni
së për ketë flamur u luftua , e ndegjuam nga goja e juaj kur e thatë ,
po si do ti përgjigjeni luftetarve e veteraneve në Kosoven lindore në Iliride në
Malsi të madhe në Shqiperinë administrative në Diasporë e gjithandej
nga erdhën vullnetarët, jo në zyret e juaja por në front lufte. Ndoshta
keni vizione të mrekullueshme , doni të krijoni njerzit thue ne jemi
bisha ,doni të krijoni
kombe thue ne jemi të shartuem , doni të krijoni identitet thua nuk patem
kurrë. Kosova e vogel më zëmër të madhe ,të gjitha kombet e botës
mbrendë, të gjitha simbolet e botës i ka ,edhe të atyre që nuk e dinë
akoma kush janë e nga vijnë , e vetëm atë
shqiptar jo. A ky eshtë vizioni për të cilin u sakrifikua aq shumë? .Në
një shkrim të mëhershem duke e ndjerë se si do na punojnë kjo sortë e
politikanëve pata lëshue një lutje si porosi , që të mos na vrisni
ëndrrat.


Me ju nuk fillon kombi as historia ju jeni vetëm diletantat , ata tregtaret e simboleve dhe identitetit kombëtar.
Im gjysh , këtë sortë prap do ti quante tuxhar bajrakesh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi