Vullnet Mato: PËRPLASJA E BRIRËVE
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato: PËRPLASJA E BRIRËVE
Vullnet Mato
PËRPLASJA E BRIRËVE
Kastriot si Skënderbeu
ishte dhe Hamzai
dhe kishte në gjak trimëri shqiptari.
Dorën dhe ai
te shpata e mbajti,
që nga djepi deri te varri.
Po për shpatën tradhtare
asnjë muze s’pyeti.
Kurrkush eshtrat s’ia deshi për hajmali.
Jetën s’ia këndoi rapsodi a poeti,
as ngritën monument,
as shkruan histori.
Emri i tij -
shqiptuar me neveri.
Tradhtia e tij -
paguar me urrejtje.
Shpata e tij -
ndryshkur në harrim.
Jeta e tij - tri pika heshtje.
Ndoshta Skënderbeu
në përkrenare
dy brirë cjapi mbante mbi krye,
për t’u treguar ambicieve lakmitare
simbolin e fitores
mbi brirët e pabesive.
Se tradhtia i ndiqte
si hije nga prapa,
të gjithë krerët e dëgjuar në kohëra.
Pushteti ka qenë
nëna e baba,
më i dashur
se vëllai dhe motra.
Por lakmia e tërbuar
për karrigen e lartësisë,
ku të duket
se mbi të tjerët të peshon koka,
u ka ngrënë kokën
palëve të pabesisë
e i ka çuar para kohe
për t’i tretur toka.
Dhe ambicia tinëzare
për karrigen e madhe,
të mbin mbi krye
si brirë të padukshëm.
Shpejt a vonë,
përplasja në finale
u ndodh dy kokave,
egërsisht dhe bujshëm.
Prandaj kur i sulesh
karriges kryesore,
me gëzim të madh
e ambicie të zjarrtë,
duhet menduar se lidhja fisnore,
ose brirët e shokëve
të fundosin në baltë...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi