Ndue Hila: Gjuha shqipe
Faqja 1 e 1
Ndue Hila: Gjuha shqipe
Ndue Hila: Gjuha shqipe
Po lëkundemi nëpër botë,
Si varka gjatë stuhisë.
Harrojmë gjak, e harrojme lot
Po harrojme gjuhën e bukur të perëndisë.
Më një fjalë shqipe këndon dhe bilbili,
Që më gëzim ai e ka mësuar.
Udhevë mërgimtarë ku jemi katandisur,
Shqipen përpiqemi për të mos e harruar.
Në një breg të oqeanit,
Ku mërgimi na lëshoj.
Kërthim fort më ze luani,
Kombet shqipen ta nderojnë.
Edhe toka prej thellësise,
Shqip renkon, shqip gjemon fort.
Këtë dhuratë të perëndise,
Brez pas brezi ta ruajmë në botë.
Të këndojmë shqip të shkruajmë bukur,
T’mos e lëmë këtë dritë në errësire.
Është detyrë s’është për tu dukur,
Ta ruajmë Kristal këtë gjuhë të dlirë.
Lum kush thot kam shqiptari,
Lum kush flet gjuhën e nënës.
Lum kush shqipën mban shtrashegimi,
Lum kush shqip puth rrezët e henës.
Është ky engjëll nëpër dhera,
Që na njeh nga kemi ardh.
Brezat do të na dinë për nder,
Bota do ta dije se ka shqiptar.
Në dhera të huaj të mbjedh dashnine,
Fresk të mban si ujë nder gurra.
Të ruan nderin ta ruan burrerinë,
Pastër ta ruan besën nder burra.
Kush ta shajë këtë perëndi,
Si rrufe bjeri mbi kokë.
Mos le mallkim mbi ta pa lëshuar,
Mos le diellin të bjeri mbi tokë.
At’herë veten ke nderuar,
Nëpër botë do të kesh mirësi.
Mësojani fëmijeve këtë gjuhë të bukur,
Mësojani fëmijëve pash perëndinë.
Lutëm mos e leni në shkreti,
Mos e leni të thahët si krane.
Për te të keni dashuri,
Si për gjirin e një nënë.
Kur flet shqip vetën burreron,
Shqip merre bekimin e nënës.
Nëpër botë ik fluturo,
Puthi shqip rrezët e hënës.
Bekohu shqip rrugën vazhdo,
I pafriguar do të ecesh në jetë.
Me këtë engjëll të perëndisë,
Breznitë do të rritën trima më fletë.
Bij krenar të shqiptarisë,
Më këtë gjuhë shqip foli zana.
Më këtë gjuhë kombi u lartësue,
Shqip në botë folen trima dhe kapedana.
Shqip flet kroni duke gurgulluar,
Shqip flet dielli shqip flet hëna.
Shqip flet dallga bregut duke shkuar,
Shqip flet era mbi bjeshkët e nalta.
Pa kenduar shqip fëmijën se merr gjumi.
Pa fol shqip s’ndalon stuhia,
Pa fol shqip n’shtrat nuk shkon lumi.
Pa fol shqip nuk të do perëndia.
Zgjohuni pra vëllezër ngado ku jemi,
Shqiptarinë për me e nderuar.
Pa gjuhe shqipe skllever do të jeni,
Pa gjuhe shqipe jemi të turperuar.
Me një fletë me një shkrolë të art,
Nga një zemër më gjak të pastër.
Nepër botë krenarë ne jemi,
Shqip kur shkruajmë e shqip kur flasim.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi