Agim Gashi: Agim Gashi :KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM (Poemë)
Faqja 1 e 1
Agim Gashi: Agim Gashi :KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM (Poemë)
Agim Gashi
KOHA E PAKOHË
E VENDIT TIM
POEMË
Marrë nga libri në dorshkrim me të njetin titull ku redaktor
është shkrimtari dhe poeti i njohur Vullnet Mato!
Pjesa e parë
Po vinë kohë të pa kohë
që s’i sjellin mirësi njerëzimit
S’e lenë të qetë paqen e shqiptarit
Dhe popullit ia shtojnë mjerimin.
Hasmëria po na çon buzë varrit
Askush nuk e zgjatë dorën e pajtimit
Vetëm shkrehin gishtin e krimit drejt lirisë.
Me ngjarje të dhimbshme e tragjike
është mbushur toka e Arbërisë.
Mjegull dhe tym të zi në tokën time
Sa tmerr Kush janë ata që të keqen
Mundohen të shkaktojnë vetëm mundime,
Ta mbushin këtë tokë me varre,
me invalidë gjymtimi
me mostra të një kobi
të një vetëshkatërrimi.
Askush nuk është zot i vetvetes.
Çfarë mesazhe ugurzeza u lëmë pasardhësve
Kosova po e shkruan historinë e kombit.
Ëndrra e së ardhmës më mundon
Çfarë do thonë ata që vijnë,
Kush ishim ne
që vrisnim lirinë,
që vrisnim shqiptari shqiptarin
dhe ndillnim robërinë
Po turpi kujt po i mbetet?
A është i të gjithëve?
Fara e vetëasgjasimit përsëritet
thuajse e kemi në gjene.
Hej pse vritemi oreeee !
Pse shkruajmë dramë kombëtare
me gjak e me lot nëne ?
Ndërsa njerëzit tanë të mëdhenjë
më shumë na i çmuan të huajt.
Mendimtarët e atdheut i shporrnim
dhe rehatoheshim në gjumë
kur duhet të ishim zgjuar.
Mungonim atëherë,
kur duhej të ishim prezent më shumë
Ngriheshim të përgjumur
dhe flisnim fajlë të mëdha
të cilat ndillnin fatkeqësi.
Hej, më mirë të më ruaj Zoti se sa robi
S’paska më keq se të jetohet
Gjysmë i vdekur e gjysmë i gjallë në kotësi.
Dëgjoj krisma e klithma
Dëgjoj rënkime e ofshama
Nuk luaj nga vendi
Se fuqi nuk kam të ndryshoj asgjë.
Askush s’mund t’i ndalë lindjet dhe vdekjet...
Ata që vonohen
s’mund ti thonë gjërat për të nesërmen.
Akoma disi s’po e dinë
Se mungesa e nderit
është më e tmerrshme se vdekja për njerinë....
II
Kohë me bollëk sot ka shqiptari.
Tërë një tokë e ka në dispozicion.
Le të vras mínj, sorra e korba,
qiellin le ta pushtojë
Vetëm të mos të kërcasë pushkën
e vëllavrasjes kurrë.
Se të tjerët na e quajnë tokën
të nëmur e katrahurë.
Rrënjët e forta të shqiptarit
që kishim dikur:.
Besnikrinë, fjalën dhe nderin
Do i gjesh në More e Anadoll te çdo burrë
Do i gjesh edhe ne skutat e kësaj bote,
por jo më në Kosovë e Shqipëri
ku edhe qershitë kanë shijen e lotëve.
Kalova dhera e dete,
kur shoh ndonjë trung qershie
me kujtohet Kosova dhe Shqipëria
Pres derisa të piqet fryti
Tinëz për ca kokrra më merr uria.
Por nuk se kanë shijen tonë.
Ndjej dhimbje dhe hipi më lart,
ndoshta në majë janë ato me shije shqiptare
Po të rrëzohem nga qershia
e di që vështirë të ngrihem sërish si më parë.
Mos vallë u rrëzua populli im
nga qershia e ëmbëlsisë së madhe?
Karagjozët janë rrokë në valle
Dhe i prijnë asaj për së keqi.
Një të zezë pa bërë nuk lënë.
Bile edhe hafijëllëk si të ishin bijtë e dreqit.
Sot ata kanë zënë vend në krye,
të mençurit barinj u bënë.
E barinjtë e mëparshëm
dhe Skënderbeut duan t’ia kalojnë,
por veçse duke varrosur trimërinë.
Dhe vrasin mendjen këta karagjozë
ku dhe si ta varrosin ardhmërinë.
III
Pushtohet edhe qielli kate - kate
Punësohet e tërë familja
Edhe femijët bëhen shefa
Punë ka sa të duash dhe për debila
edhe për gomerë, për mace e qena
Vetëm të jesh i një mendje
me partinë në pushtet.
Përndryshe bëhu gadi
të vdesësh nga uria në këtë jetë.
Nuk ke luftuar kot, miku im.
Para teje po shpalohet horizonti.
Të lavdërojnë dhe në këngë të vejnë
Të thërrasin në manifestime
në përvjetorë e përkujtime sot.
E dinë që s’ke as kotheren e bukës,
mjafton të të thërrasin patriot,
e të të ftojnë në synetllëk...
Por patriotët duhet të vdesin nga uria
që të tjerët të kenë me bollëk
Ti miku im pse ankohesh ?
Ke humbë vetëm një këmbë e një sy
që të tjerët në luks të jetojnë.
A nuk është zotësi
të mos humbësh as një qime floku
të bësh pallate e hotele private.
Ata miku im shtetet po i udhëheqin
Kan krijuar në letër
liri edhe për qen e mace.
Por përgjakja e shqiptarit
ndjehet në çdo caqe.
Rreth nesh diçka po sillet.
Rri gati të na kafshojë tinëz
Mbi trupat tonë sdo të ketë kush të vajtojë.
Të zeza po gatiten të vijnë ditët.
Në këtë tokë të lashtë
shtëpitë tona do të mbesin shkretë.
Bota do të flasin për ne në muaj e vjet
Dhe pa u ndalur do të thonë:
ata keqpërdorën lirinë
e mbyllën ardhmërinë me fatkeqësi vetë.
IV
Kuku nënë, ç´po flitet sot !
Pëshpëritin ngadalë mos të ndihet.
Më larg se te veshi i qoftëlargut
komentohet sipas qejfeve të tyre.
Ndërsa krismat akoma dëgjohen
Në tokën arbërore të mardhur.
Edhe Shekspiri po tmerrohet.
Shpirtrat po braktisin tragjeditë e tij.
Qiellin po e kontrollojnë korba
e lugetër e të zi.
Ndonjë përplasje popullore oshtin.
Rrugët janë përzier
dhe dreqit si bie në fije të gjej drejtimin,
cila rrugë duhet shkelur,
cila urë duhet kaluar pa rënë në greminë.
Në fund të shekullit që lamë,
mbetëm prapë të fundit.
Mesazhe makabre i vijnë vendit tim
Bota spaska nevojë për ne
E ne shofim ëndërr një botë
ku vdekja largohet e mundur,
ku nuk vritet vllau me vlla.
Por vdekja nuk është ëndërr.
Pjesa e dytë
Shtëpia që qet tym
është shtëpi e gjallë.
Dhe ia mësyn gjithkush
Por në Kosovë e Shqipëri
Oxhaqet vjellin
tym të zi
Dogjëm vetveten,
shkatërruam mallin, pasurinë
shkatërruam historinë.
Nuk jam kapo, as i pasur
Por për të jetuar e di,
që duhet pak burrëri
Pak dinjitet,
besë dhe pak guxim
për të treguar drejt
Se kemi rrugë të gabuar.
Kush mund të na shpëtoj
Nga kjo katrahurë?
A mundemi që ne
ta ndihmojmë vetveten?
Po nuk duam se nuk duam.
Idiotë qenkëshim pra,
na ka hyre vetja në qejf.
E për vetëveten u bëmë më të kqinj
se ata që na ndoqën,
se ata që na vranë e dhunuan
që na dogjën lisat te shtëpia.
Ndërsa burgjet e Evropës
gumëzhijnë nga ne.
Shqiptarët hyzmeqarë burgjesh
Për hajni
Për drogë
Për krime ashiqare.
Kuku nënë sa po më vjen marre.
Pjesa e tretë
Dhe vjen dita e re.
Bota zgjohet nga gjumi.
Zgjohet dhe Ballakani
Zgjohet dhe toka e Arbërit
Por zgjimi ynë është zgjim i lodhur.
Disi krejt mbrapsht ka ndodhur.
Mos vallë popull i shthurur jemi ne?
Që na ndjekin mallkimet?
As zgjimin se bëjmë si dikur
Kujt keq si kemi bërë,
Ndërsa vetëvritemi e sakatosemi
Golgotë e holokaust përjetuam të tërë.
Por vetëdija na mungoi
kur s’duhej të kishte munguar.
Ndaj vetërrënohemi pa kuptuar.
Histori e gjallë kjo e jona.
Histori e bujshme.
Duke na përcjellë në shekuj
shumë klithma e kuje.
Dardania zvoglohet që moti
Molla e Kuqe vetëm kujtim na ka mbetë.
Varret tona në Nish e Kurshumli
s’pati më kush ti qaj.
Ato u rrafshuan
Varrezat tona tokë buke
për krajlat u bënë.
Kosova lindore u tkurr,
u tkurr dhe Çamëria
Oh, u tkurr edhe gjithë Arbëria
E varret na mallkojnë.
Kush ishim ne,
që të tjerët i ruanim
e vetëveten vrisnim...
Jemi populli më i vjetër
me kulturë e tradita.
Qytete të ngritura në Iliri
me kështjella të lashta
kulla e istikame.
Ia ngritëm namin vendit
duke bërë shtete për të tjerët
Lindjes e perëndimit.
U dhamë Vezir e Perandorë.
Ia hapëm rrugën krishterimit
me gjuhën tonë të pastër.
Këtu tek ne
u ndeshën qytetërimet
E ne sot grimcohemi
copëtohemi, rrënohemi nënçmohemi...
Fajin e kishim vetë
se me kombin e atdheun
sillemi si të jetë i huaj.
Pak, shumë pak bëmë
dhe bëjmë për vete.
Respekt, i dashur, respekt
kërkon liria...
Se ajo që u fitua me gjak,
s’ka kandar që ta peshoj historia.
Të urtit tanë,
luftëtarët tanë
të devotshmit tanë
gëzonin respekt nga të tjerët.
E ne shtangemi para vetes,
pa ditur ku me ja nisë.
Ç´të ngjallim më parë.
Vendi e kombi
nuk shikohet vetëm për të zezë.
Dhe brenda natës
nuk mundemi të bëhemi
ata që nuk jemi.
E koçobashët vazhdojnë zanatin,
Vjelin, mjelin qethin...
mbushin valixhet
me relikte kombëtare
pasuri historike.
Duke e vrarë moralin kombëtar
Duke vrarë historinë në vite.
Mallkuar qofshi e jetofshi në mallkime.
Çfarë ligje duhet të zbatohen sot
për ata që rrënojnë atdheun
Për ata që rrënojnë e zhdukin
monumente të lashta të kulturës.
Që shkatërrojnë këtë tokë.
Ku çdo pëllëmbë e saj
Ka një histori.
Ka një tragjedi.
Ka një lavdi.
Pse çdo herë duhet t’ia fillojmë
nga zeroja për t’u ngritur
e pastaj të na dalin karagjozët rrënues,
e në emrin e lirisë të sulen të uritur.
Kur kujtojmë se kush ishim
E kush jemi tani.
Në çfarë mjerimi përpëlitemi,
shajmë e mallkojmë veten,
shajmë e mallkojmë shtetin
dhe nuk po përtërihemi.
U krijuan popuj e shtete
që nuk figuronin askund.
Ata vazhdojnë të ngrihen
edhe në dëm të Arbërisë.
Duke na e vjedhë të kaluarën,
kontributin për Perëndimin,
duke na përvetësuar figurat kombëtare.
Kurse ne me vështirësi
ruajmë drejtpeshimin.
Nuk dimë as miqtë t’i zgjedhim
Zinim dashuri me sllavë, rusë e kinezë.
Fytyrat e të cilëve u panë
kur Kosova u zgjua.
Bashkësia ndërkombëtare e NATO
Shtynin vendimet e tyre nga viti në vit,
se nuk i lejonin
miqtë e vjetër ideologjik.
Kujtoni vitet e shtatëdhjetë,
Shqipëria ngrinte zërin
Për Kinën e një “brumi”
Ndërsa tani ajo as për popull stë pranon
duke ngritur kartona të kuq
duke lidhur kumbari
me armiqtë tanë.
E ne nuk ua lexojmë hilet në histori.
Nderimi i çdo kulture është vyrtyt
Po me Lindjen asgjë nuk na lidh.
Lexoni e rilexoni rilindasit tanë
Kush ishim e kush jemi ne,
Cilit krah i përkasim tamam.
Eh, sa në borxh e kemi futur Perëndimin.
Dhe kishim me çka.
Dy kishave botrore u dhamë njerëzit tanë,
Vatikanit Klementin e njëmbëdhjetë,
Patrikanës së Stambollës Athenagorën.
E me himnin e Nikita Dardanit
krishterimi i zgjua në të dy anët e Globit.
Ndërsa për Nënën Terezen
këndohen këngë edhe në thellësitë e xhunglës.
Doktor Rugovën sot e nderon bota,
e këtë nderim nuk e gëzon askush,
as popujt më të mëdhenj me shtrirje në kohra.
Andaj ne skemi pse turpërohemi
para popujve të tjerë.
Ne duhet të turprohemi para vetëvetes
se në atdhe nuk shkëlqyem
Si gjithë shtetet në mjedise e në vlerë.
Na mungon organizimi,
na mungon respekti
na mungon nderimi i vetëvetes
dhe i vlerave që kemi.
Të tjerët shporrën defektet e tyre.
Tek ne jetohet ende me to.
Për t’u integruar në botën e civilizuar
duhet primitivizmin në rend të parë,
dhe drejtësia për këdo.
Që një ditë jo të largët
edhe ne do jemi në radhë
me mozaikun e identitetit tonë,
që do të na dallojnë për të mirë.
Askush s’mund ta shohë Shqipërinë
Si ishull të rrethuar me shqiptarë
e me kontraste të shumta.
S’mund ta shohë Strugën e Pogradecin të ndarë,
Që tokën ua lag i njëjti liqen.
As Ulqinin e Vlorën
që i lagë një det
e jetojnë me dy ide.
As Shkodrën atë qendër të Ilirisë
atë djep të kulturës shqiptare,
që dora jonë e la të shkretë.
As Beratin qytet dritaresh
që peshon sa një Evropë.
S’mund ta shoh as Prizrenin,
as Vushtrrinë e as Janinën,
Që mos t´ma zgjojnë mua kërshërinë
Për bukuritë e vendit tonë,
Që na ishte dikur një zonjë e rëndë.
Ndaleni pra rrëzimin tonë,
ju karagjozë dhe banditë.
Mos ia nxini një popullit jetën
mos na e shëmtoni historinë.
E ti o populli im i dashur
mbushu me ide e frymëzim,
se vetëm ashtu do t’i rrëzojmë
Karagjozë e renegatë
që tani na dolën si paria
e këtij dheu të lavdishëm.
Pjesa e katërt
Kosova u bë Kosovë
Pritet Shqipëria të bëhet Shqipëri
Burrëria sot duhet të vijë në shprehje.
Se Kosova pret dorën dhe kujdesin tonë
duke mos harruar armiqtë në lehje.
Do mundohen ta kantonizojnë,
të na fusin në grusht.
E ç´popull jemi ne
kur nuk mund të vëmë kontroll
mbi vendin tonë të ngushtë.
Ushtria serbe përsëri në kufi
çfarë luftra do të ndodhin,
as dreqi s’mund ta di.
Shumë shpesh më thonë
shkruaj këngë pë dashurinë,
që të harrohet e kaluara.
Nuk mundem, se nuk mundem
E si të harrohet ajo derdhje gjaku
në trojet tona të vuajtura?
Edhe pse në dorë të Zotit ishim
Prap na quanin njerëz të egër, si për çudi.
Rusët kinezët e dreqi me t´birin
bënin hallakama në Shqipëri
Shtatëqindmijë lugetër sot
ju kanë rrokë tokës dardane.
Tanë bota bën sehirin e kohëve të vona
dhe po e lodrojnë vallen në çdo anë
me daullet tona.
Si nuk patëm fat të kishim fqinj të tjerë,
por na i vendosi Zoti
me fajin tonë qebesa.
Me barbarët e të eturit për gjak,
për mundime e pengesa.
Dhe vetë e pranuan
se po djegin e therin,
shkatërrojnë e dhunojnë
në tokën e djegur të tjetrit.
Vend as për varre nuk ka më tani.
Hej sa herë na dogjën,
e ne nga hiri ngriheshim
si feniksi përsëri.
Pjesa e pestë
Më duket se qielli është plagosur.
Më duket se edhe gurët lotojnë.
Kosova u mbush me shkrimtarë
komandantë oficerë e gazetarë.
Kopetentë veten e quajnë për çdo gjë.
Përqeshin, shajnë, e kritikojnë
të kaluarën që për ta nuk vlen asgjë.
Për ta vetëm e tashmja ka vlerë.
Librat e tyre me plot falsifikime,
promovohen edhe në sallat e kuqe,
në biblioteka e në salla teatri
shtruar me tapete e kolltuqe.
S’përmenden më Naimi, Poradeci e Migjeni.
As Kadareja, Aliu, Esati vlera nuk kanë.
Rrokotelat e artit dolën në skenën e kësaj jete,
që mu në zemrën e tokës së arbërit
vranë vetveten.
Oh Zot i madh deri kur kjo tokë do lëngojë
Nga karagjozët hamam rrokotela,
Rezilista si analista
që as për drrasë qenefi
nuk bëjnë e nuk kanë kanë vlera
Për ta historia fillon nga sot.
Se kënga e muzika
pa vlerë kanë mbetur qëmoti
Këndohen e luhen valle arabe
Serbisht, bullgarisht e greqisht
Turqisht e armenisht
Sebishtja mban ison si te kënga e labe.
Tatlisesi e Xhek serbo-magjupi
Kanë vlerë më shumë
Se Bik Ndoja, Jusuf Myzyri,
Qamili i Vogël e Ibrahim Tukiçi
Nexhmija , Nailja e Veaçe Zela
O Zot në harresë i dërguan te hiçi.
Ska më dasëm e aheng
të bëhen pa tallave.
U çmend një kolektivitet
Sejcili ecën në rrugën e vet badihava.
Mendojnë se liria është çështje përsonale
S’ka gjë se tradita
hidhet poshtë nëpër kanale
O Zot na shpëto nga ky mjerim i kohës.
Por mbaj shpresë e s’e humb dot.
Nuk pranoj këtë fatalitet mizor.
Se kollaj nuk mund të humbasë
Çdo duf i shpirti njerëzor,
që u krijua në shekuj, në luftëra e në gaz.
Por duhet fiksuar shkaktari,
ai nismëtar që po e ndjell të keqen.
Se tradita jonë ka mesazhe brilante
Por duhet riaktivizuar për të mëtejshmen.
Të dali guximtari në skenë
Për shkak të kompaktësisë.
dhe qëndrimit ndaj qështjes sonë,
ndaj idealit kombëtar dhe lirisë.
Se shkapërderdhja ka kapluar Arbërinë
Hej, zgjohu popull e mbroje historinë,
mbroje shkollën tënde, librin tënd.
Ruaje atë që të takon Ty
që ishte dhe është e jotja në këtë vend.
Ky popull e di,
në lëkurën e tij e përjetoi me shekuj
ferrin e kulturës së huaj.
E sot nuk është atdhetari
e nuk është as dhunti
Të duash shpikjet e mënyrës tënde.
Liria nuk përgjaket ndryshe.
E kjo përgjakje emër tjetër nuk ka
Rrokotelët e karagjozët janë duke e vra
Pjesa e gjashtë
Unë jam i pari që hjek dorë
nga bajraktarizmi.
Hiqni edhe ju të tjerët
Kohën e bajraktarëve e ka fshirë civilizimi.
Koha e humanitetit
sundon sot botën në çdo anë.
Por iku edhe koha e mashtrimeve serbe
që “aneksuan” Evropën
me gënjeshtra e propagandë.
Ndërsa intelektualët tanë në botë
heshtin për tu grindë ndërmjet veti
Me sherrnajë po e çojnë jetën.
Ndërsa Serbia Kosovën e konsideron
ende pronë të vetën.
Me bishtin mbrapa
ka mbetur “Metohija”
E ne përtojmë botës ti tregojmë
Çka është serbe e çka shqiptare
në këtë tokë që dikur thirrej Dardania.
Se bashkë me tokat tjera bënin Ilirinë
E atëherë as sorrë serbe nuk frymonte
në këto troje të lashta ku flitej vetëm shqipja
qysh në djepin e fëmijës.
Pjesa e shtatë
Sot në Kosovë e Shqipëri sundon urrejtja.
Njeriu shqiptar vuan katërçipërisht.
Shumë probleme mbetën pezull.
Ndërsa politikanët luftojnë njëri-tjetrin marrëzisht.
Për të fituar pushtet e pasuri të vjedhur.
Fëmijët na vdesin me barkun bosh
Qeveritë shpenzojnë për lukse e ahengje
Ekonomia keqësohet shpejtësish.
Thjeshtë njerzit kanë frikë
për të ardhëmen, për jetën e përditshme.
Një krahasim me kohën,
ne jetojmë periudhën më kritike
të historisë kombëtare.
Të mençurit këtë e pranojnë,
por mungon guximi ta thonë ashiqare.
Ndërsa politikanët tanë
Nuk e ndalin përsëritjen e përrallës
për ditët e ardhëshme të jetës
në paqë, lumturi e me sofrat plot,
pa mundur të japin një provë bindëse,
por vetëm premtime kot.
E gjendja jonë pothuaj mbetet po aty.
siç ishim në mbretëri e sulltanat
në oligarki, diktaturë e krajli
edhe tani në demokraci.
Asnjë nuk na ndejti në veti
si kostumi pas trupit i puthitur.
Asnjë s’na solli lumturinë
e gëzimin qe kemi pritur.
E zakonshme dhe rutinore
është bërë padrejtësia.
Dikush ha mishra e bën gostira të shtrenjta
E dikush nuk e shtron sofrën fare
Se ska bukë e kripë tek e vetja.
Kah po shkon Kosova trime?
Ç’ka po ndodh e çka do të ndodhë vallë?
Vriten ëndrrat e vritet liria
Vriten trimat që luftuan me armë.
I shpëtuam plumbit të armikut
i shpëtuan bombave e minahedhësve serb,
Për tu vrarë në liri
komandantë të UÇK-së
para miqve, para shtëpisë
A ka më turp tek shqiptari,
në liri të vritet çlirimtari !
Akoma Kosova ka udhëkryqet e veta
Nënat, motrat nuset e fëmijët
Presin djemtë e dashur dhe vajzat e shtrenjta
të zbulohen nga varrezat masive serbe
Ende shpresojme ne dhe ata,
se të zhdukurit do të gjenden një ditë.
Sepse as dheu nuk frymon si duhet,
as pragjet e oxhaqet nuk janë të qetë si ishin.
Sa rrobat tona akoma nuk janë tharë
nga gjaku e loti i këtij populli trim
S’po e merr vesh as dreqi,
a jemi popull apo jemi fis.
A vritet njeriu për gjëra banale
në këtë kohë kaotike,
kur vritemi për pushtet e për karrige.
Ah, bre burra, ndaleni krimin
se shqiptarë jemi të gjithë
e një gjak ilirësh kemi secili.
Çdo lajm kobi ma vret zemrën,
Se e di që armiqtë gëzohen,
gëzohen servilët dhe qyqarët.
E brenda nesh prodhojmë armiq
si kafshë të zeza që ushqehen te hambarët.
Prandaj na derdhet edhe kobi
para dyerve tona besnike,
duke rrënuar madhështinë e një ushtrie,
lavdinë e UÇK-së heroike.
Pjesa e tetë
Kosova e mbushur me varre
Varre masive e individuale.
Ktheni sytë o njerz e shikoni
me një përkulje ju ti nderoni.
Por me zemër e jo me gjeste
Dhe lexoni me vëmendje e përkujdesje.
Ato mesazhe në lapidare
në ato varreza shqiptare,
dhe mendoni po të ishte gjallë
gjeneral Adem Jashari
dhe shumë shokë që në beteja ranë,
a do na lavdëronin,
apo shumë rëndë do na shanin?!
Do na shanin,
Po, po do na shanin.
Njeriu që ka lindë njeri,
do një atdhe e një liri atdhetare.
E këto arrihen me vlera njerëzore,
e me ndjenja humanitare
Kur kërcet pushka në kohë ndërtimi,
nuk është asnjëherë pushkë gëzimi
Ndaleni dorën pra, o burra shqiptarë
Se s’ka më të keqe poshtërsi,
me vra veten në liri.
Duajeni veten dhe Kosovën,
nderojeni Ademin dhe Rugovën.
Duajeni pra çlirimtarin,
mos ngrini as gishtin mbi atdhetarin.
Se Kosova e Shqipëria
ka ardhur koha të bëhen një
si dikur në Iliri një shpatë e një zë.
O miq të mi shqipëtarë e atdhetarë,
edhe në pleqëri ndihmoni atdheun.
Lidhuni me mirësinë e mbyllni çarjet.
Njeriu duhet të jetë në udhën e Zotit
Mos e pranoni humbjen kudo që jeni.
Mos u zhgënjeni pra,
edhe pse zhgënjim të thellë kemi
Të ia hapim rrugën jetës
Na thërret nuri i Anton Çettës.
Maskaxhinjtë le të digjen në mjerimin e tyre.
Partiakët që duan partinë më shumë se atdheun,
Le të shkojnë te dreqi i mallkuar.
Ata janë njerz pa emër.
Ata s’ mendojnë për të nesërmen.
Dhe askush të mos thotë se kam bërë mjaft.
Për atdheun kurrë shumë nuk është
Duajeni me të gjitha mënyrat vendin tim
Dhe bëni më të mundshmen
për ardhmërinë dhe brezat në kalim
Gabimet që bëmë, mos ti përsëritim.
Të mundohemi të përmirësojmë imazhin.
Dhjetë vite shkuan e Kosova e ndarë sërish.
Kur mendoj se jemi shtet me ura ndasish,
më duket si me më ra tërmeti.
Se matanë urave valëviten flamujt
e atyre që na vranë e na dhunuan në bashkësi.
Me enklava u mbush Kosova
Jo pa qëllim, jo kurrsesi.
Kosova u shpall shtet i pavarur
Por nuk doli asnjë Isa Boletin
të dalë në kalldrëmin e Prishtinës
Si atëherë në kalldërmin e Vlorës heroike
e ta puthë flamurin Kastriotit.
E si të puthet një flamur që ka gjashtë “zvezdica”
Ndërsa flamuri dardan digjej
Në sheshet e Prishtinës me ngrica.
Bota çuditet me vandalizmin tonë.
Por Isa ishte luftëtar i devotshëm
Nuk e digjte ai, por e puthte flamurin
E sot në anën tjetër të Mitrovicës
atje lart në Boletin
Çështë bërë me kullat e atij trimi ?
Se peshë të rëndë ka çdo gur
që bëri kullë Isa Boletini.
Dhe kur hyri NATO çlirimtare,
çlirimtarët tanë kishin liri
të hynin në ato anë e t’i mbronin kullat.
Por kishin harruar se Kosova është Kosovë
edhe përtej urës së Ibrit
Dhe për sa kohë në ato anë
kishin bredhë egërsirat e pyllit
asnjë shpirt njeriu skishte pasë.
Dhe kur panë serbet barbarë,
se shqiptarët çlirimtarë
s’kishin ndërmend ta kalonin urën,
u vërsulën edhe me forca ruse
për t’u fortifikuar vrasës e kriminelë.
Cili popull në botë do ta bënte këtë
Të harrohet që Kosova nuk është akoma një ?
Njerëz të dashur, njerëz të mirë,
atdhetarë, kurbetqarë me zemër të dëlirë,
A keni menduar edhe ju si unë,
Se kur ta bëjmë shtetin tonë,
Do ta bëjmë të lulëzuar, për të na e pasë zili
të tjerët që luftuan me shekuj për liri.
Sepse tek ne shumë breza u bënë dhe’
Shumë gjak, mund e djersë u derdh.
S’ma merrte mendja se shteti do bëhej karrige.
Karrige e cila kishte madhësinë e një ëndërre.
Dhe turmat do bërtitnin “Bacë u kry”
pa u kryer asgjë e pa u vendosur gjërat nëpër vende.
Shteti nuk bëhet me dyqane
me pompa benzine e hotele pa vlerë,
Për tu turpruar para fëmijëve e botës së qytetëruar
Eh sa vështirë lirohemi nga veset menjëherë...
Zemra flakë më qet e shpirti më digjet
Kur shoh se ç’ka ndodhur në dy shtetet tonë.
Sillemi me shtetin si me prona pashallëqesh
Korrupsion, tendere, vjedhje e prostitucion.
Qytetari nuk i paguan obligimet për shtetin
Sepse shteti nuk komunikon me qytetarin.
Thjesht të ndarë janë populli e shteti
Asnjëra palë spo e kupton i dyti të parin.
Se ndaj shtetit nuk duhet të sillemi shkel e shko
Si ndaj një lodre të përdorur nga kushdo.
Hajt se nesër do bëhet më mirë...
Nesër, pasnesë e shkuan dhjetë vite skandaloze.
Si shteti edhe qytetari ynë
shesim mend me makina e kulla luksoze.
Po shteti nuk bëhet për një grusht njerëz,
që të jetojnë parajsën kur vuajnë të tjerët.
Ka ardhur koha ta kuptojmë, o njerëz
Se e kemi shpallë dhe kemi shtetin tonë.
Se bota po na pranon dhe na ndihmon
Pse ne mos ta ndihmojmë shtetin gjithmonë.
Dhe me zemër e shpirt ta pranojmë
të jemi dinjitoz para botës dhe njerzëve tanë
Përndryshe do pyesim shpesh me habi:
ku është ky shteti ynë,
ma tregoni se adresën nuk ia di ?!
Mblidhuni ju njerëz atdhetarë
Ngrijeni zërin kudo jeni në botën mbarë
lini mënjanë hidhërim e mëri,
ta lidhim një besë për Shqipëri,
për një shtet të fortë si në Iliri.
Nderin, kulturën, traditën ta nderojmë
Njëri tjetrit si vllaut t’i ndihmojmë.
Ta ndihmojmë atdheun që u la me gjak.
Përçarje partish e rajonesh të mos ketë aspak.
Mos t’i këndojmë këngët e armikut,
e tonat ti lëmë nën hijen e fikut.
Të na mrizoj kultura e të na mrizoj tradita,
le të dali në ballë të na prij elita.
Të na prijnë ata që kanë bër shkollimin
e jo xhambazët të lozin rolin e trimit.
“Trimat” karagjozë ta ndalojnë veprimin
Shkrimtarë e shkencëtarë të japin kushtrimin.
Të pushojnë hasmëritë brendashqiptare,
Ta bëjmë një jetë të lumtur atdhetare.
Të respektojmë të kaluarën, të mendojmë për ardhmëri
Të duam vëllau - vëllaun me besnikëri
Se po të duam njëri-tjetrin, duam vetveten
Dhe si popull i bashkuar do ta ndërtojmë jetën.
Ka ardhur koha që më ketë vëllazëri,
ta bëjmë më së fundi Shqipërinë - Shqipëri!
FUND.
Kjo ishte shtëpia ime e djegur nga paramilitarët serb. Tani as këtë se kam!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Gashi:KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM-Liber i botuar më 18.06.2011-FALENDERIM
» AGIM GASHI-KOHË E PAKOHË E VENDIT TIM - EDHE MENDIMET E MIQËVE
» Agim Gashi: Koha e pa kohë e vendit tim
» Ah "nënat" e kqija:Poemë e trishtuar nga Agim Gashi
» AGIM GASHI:PO NISEM, KOHA ERDHI!
» AGIM GASHI-KOHË E PAKOHË E VENDIT TIM - EDHE MENDIMET E MIQËVE
» Agim Gashi: Koha e pa kohë e vendit tim
» Ah "nënat" e kqija:Poemë e trishtuar nga Agim Gashi
» AGIM GASHI:PO NISEM, KOHA ERDHI!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi