Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hervis Nakuci: Letra e fundit.

Shko poshtë

Hervis Nakuci: Letra e fundit. Empty Hervis Nakuci: Letra e fundit.

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 13, 2010 12:30 am

Hervis Nakuci: Letra e fundit. 16144_1062074647960_1708782072_128663_1932649_n


Hervis Nakuci: Letra e fundit.


E dashur.
Askujt s'i behet vone
nese ne zemren tone
kjo hene po ndrin,
qielli nxin e toka
me nje ofshame nga shpirti ulerrin.
Sa larg na mbajne !
E mbahen per te drejte,
e shkulin floke e qajne,
per nje shikim te thelle dashurie.
M'i shpove endrrat tej per tej,
sikurse vdes prej bukurie
çdo mengjes, çdo shpirt enderrimtar,
çdo enderr e marre,
çdo fryme mbi varr,
qe shuhet...me ca fjale...
largon prej vetes çdo pendesë,
- Te dua perjete.
Do me mungosh shpirti im,
edhe pse serish te ndjej
edhe pertej
dy metra perposhte dheut te gjej.
Porse nje flake qe ndizet njehere,
shkrumb e hi lë pas perhere.
E zbeha ferrin...
e me flaken time
u shkrine akujt e parajses nga kujtimi,
per te rrjedhur ne syte e tu...ne lote vajtimi,
ne klithma zemerimi...
akuza boshe per nje bote ndertuar brishte,
qe ndan dy shpirtra qe duhen marrezisht,
shuajne etjen çmendurisht,
vrapojne pas fatit me deshire
te shihen perseri me ndjenje te dlirë.
Sonte ndihem i trishtuar,
e prape jam shume i qete.
Porsi kjo merimanga vete
qe lind e vdes sapo lind nje tjeter jete.
I marre jam. I mefshte.
Zhytem thelle ne flake
e terheq nga pas
monumente lyer me gjak...
gdhendur nga jashte te ngjaj si thumb
por i stolisur plot e perplot me plumb...
po aq i rende sa nje mendim,
qe peshon sa t'gjitha dashurite
ngulur ne nje vend...
ketu...ne shpirtin tim.
Sa gjate kam heshtur !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi