Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: FSHESA E ARTË AGIMORE

Shko poshtë

Vullnet Mato: FSHESA E ARTË AGIMORE Empty Vullnet Mato: FSHESA E ARTË AGIMORE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 13, 2010 9:43 pm

Vullnet Mato: FSHESA E ARTË AGIMORE 24519_1225722334368_1568334934_30458708_1709818_n


Vullnet Mato: FSHESA E ARTË AGIMORE 24519_1225045517448_1568334934_30457347_7659030_n
Vullnet Mato

FSHESA E ARTË AGIMORE




Ç’ngazëllim të sodisësh rizgjimin e natyrës
në këto çaste agimore kaq solemne,
kur peizazhi i përgjumur nis lan fytyrën,
në dushin e madh e çudibërës të rrezeve.

Fshesa e artë si amvisë e kujdesshme
fillon të fshijë tokën nga hijet përrallore
dhe zbulon ngadalë konturet e djeshme,
si mozaikë të kredhur nën blozën natësore.

Pllajat e pyllëzuara vështrojnë majëmalet,
dhe nisin të stolisen para pasqyrës së qiellit.
Kumbullat sykaltra përshkëndisin petalet,
për të pritur vizitën madhështore të diellit.

Zogjtë e tulatur nëpër degët ahishte,
shkundin gjumin nga puplat me cicërima.
Qingjat e fjetur nëpër stanet gardhishte,
përgëzojnë agimin me të parat blegërima.

Gonxhet mes gjetheve rihapin gjinjtë
dhe zënë të shkundin kristalet e vesës,
grunjërat e mëndafshta drejtojnë kallinjtë
duke u luhatur në dallgëzimin e dehjes.

Gjithë konturet e së djeshmes dritësore,
shfaqen madhërisht në këtë ripërtëritje,
me zbardhëllimin e së sotmen pranverore,
të mbushur tejpërtej me qumësht drite.





Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi