Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndue Marku: Mund te jesh vetem nje enderr!

Shko poshtë

Ndue Marku: Mund te jesh vetem nje enderr! Empty Ndue Marku: Mund te jesh vetem nje enderr!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 13, 2010 10:37 pm

Ndue Marku: Mund te jesh vetem nje enderr! 5192_1021145865427_1728627750_39196_5877128_n

Ndue Marku: Mund te jesh vetem nje enderr!



Te dua shume ,por je shume larg te t"perqafoj,

Nje deshire me vjen nje puthje te t'dhuroj,

t'me shkrihet akulli im nga ngrotesija e jote

Qe vetem ato buze t'me mbajne ne k'te bote.


T'enderroj ne cdo shqise te ndjenjes time,

te kemi bashke shpirtin dhe lumturine,

Te rrish e ulur ne gjoksin tim, ne zemer e mend,

te ledhatoj floket e tu te puth syrin tend.


Te dua si driten dhe Diellin qe na ndrit e jet na jep,

ne zemren time qe emrin ten thote sa here rreh,

kaq shume je brenda meja ,sa kenge kur degjoj,

Neper livadhet me lule,nen flladin e eres ty shikoj.


Te dua shume,dhe pse vetem nje fantazi,

e pa arritshme mund te jete kjo dashuri,

Edhe pse vdekjen mendoj para lindjes,

edhe pse qe tashti ndjej shijen e dhimbjes .


Ne jete te jeteve sa asgje ne bote te dua,

Edhe pse e di se ti sdo jesh kurre me mua,

kete ndjenje per ty as dheu sdo ta trese,

une vdes por dashuria per ty gjall do mbese!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi