Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ksenofon M. Dilo: Një burrëreshë labe

Shko poshtë

Ksenofon M. Dilo: Një burrëreshë labe Empty Ksenofon M. Dilo: Një burrëreshë labe

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 4:37 am

NJE BURRERESHE LABE
Nga Ksenofon M. Dilo
Dua t’ju tregoj për Mero Kallaratin, për atë labe që e ka stamposur emrin e saj në historinë e burrave. Kush e ka njohur apo dëgjuar për Të, ndjehet i lumtur dhe krenar që është shqiptar.
Kur isha i vogël, ajo ish një grua shumë e re. Kishte një zë shumë të qetë dhe të gëzushëm. Shpesh vinim te ajo derë aq bujare e mirësie, me vëllezër dhe kushërij – dhe teta Merua na priste tërë kënaqësi, na pyeste e na gostitëte të gjithëve me radhë na thoshte edhe ndonjë shaka n’ato ditë trazirash në Tiranë të nentorit 1944-tës.
Kënaqeshim të dëgjonim zërin e saj, që mbetej vazhdimisht i butë, i ëmbël ë shoqëruar me atë buzëqeshje tërë ngrohtësi, si te Ajo e kur kush tjetër!
Gëzim më të madh nuk kish për sejcilin nga ne, kur Hallë IFI (e bija e patriotit të madh Petro Harito, aq e respektushme për të gjithë), ose edhe ndonjë tjetër, na jepte ndonjë porosi për te DEMIR KALLARATI, Demo si e thërrisnin, ose për te e shoqja e Tij, Mero!.
Po, ç’ndodhi pas atij nëntori 44-tër?
Fundi i një kohe dhe fillimi i një tjetre. Mrekullia e lindjes së një fillimi nga i cili u shkaktuan dhe vazhdojnë ti shkaktohen Shqipërisë sonë të shtrënjtë, plagë dhe mjerime…
,,(Ndodhi ajo, që ka përmëndur qysh më 31 korrik 1944 JANI DILO në fjalimin mbi varrin e DHIMITER FALLOS it, në Korçë, vrarë nga dora që gjakoste flamurin me gjak vallai, për t’ja dorëzuar të huajit…
..Në partine komuniste “ç’do parim moral që vleftëson jetën në vet-vehte, familjen dhe kombin, zhduket…të pirëve nga bukuritë satanike, do tu dalë një ditë dehja, Shqipërija do ketë mbetur një pirg me varre e gërmadha, e pazonja të qëndrojë në këmbë për mungesë gjaku e fuqie.. Ahere të rinjtë e tradhëtuar do kenë braktisur radhët e Partisë, plot pendim, por do jetë tepër vonë për ta, për ne që qëndrojmë duar-kryq përpara gjëndjes që përmbys Atdheun, dhe për vetë ekzistencën e Shqipërisë si shtet i lirë dhe i pavarur.. ”
Kjo atmosferë dëshpërimi, boshllëku, konfuzioni e krimi. -, ky realitet i pamëshirëshëm shqiptar që ndeshej brutalisht me ëndërrat rinore vazhdoi deri në 90-të, deri sa ikën djemtë e morën dhenë për një jetë më të mirë, për një shqiptar të lirë, për një SHQIPERI të lirë e të lumtur.. Të magjepsurit e kullës së kuqe nuk dhanë asnjë mesazh paqeje e dashurie po vetëm e vetëm një gjë dini të bënin mirë: si të luftonin popullin e tyre.! ”Të forcojmë luftën e klasave”-thoshin- një luftë kjo, pa qënë në luftë po, ”përça e sundo” që i solli e sjell dëme Shqipërisë, më shumë se dhe nga pushtimi i 5 00 vjetëve të Turqisë! .. Ngadalë gërryen gangrena e veseve, simbol i shprehjes dhe i vdekjes së shpirtit shqiptar, sa mund të mendosh se Nder dhe Drejtësi nuk puqen …Një jetë që, s’është gjë tjetër veçse një formë vdekjeje. e, na bëri me lot gjaku të qajmë përçarjen me njeri tjetrin-heqim e vuajmë se ç’del nga macja gjuan mi-thotë mënçuria e popullit - ”Mora pushkën dolla malit/të luftoja për Atdhe/ ku ta dinja unë i varfëri /që armiku ish me ne/ ja thoshte zagoriti kur filloj katraulla.. kundër shqiptarit)
Armiq me njeri-tjetrin pa nevojë, në vënd që të tërë zotësinë, vyrtytet e fuqinë dhe ta bënim Shqipërinë e re të vëllazëruar, ”zonjë” si e donte rilindasi.. Vetëm idealet e larta demokratike janë ato që forcojnë njerinë e nuk lënë ti thuhet të keqes “mashalla”! oshëtima e sëcilës tronditi jetën që në themel.. e, komunistët festonin e gëzonin nudo stalinisçe:
“1 prill 1946-tregon Merjua që kish kaluar të 80-tat -më arrestojnë burrin, DEMON., ”Fama e herëshme, birin e labërisë-e mori në qafë”.. . Pas 1 ore vinë e më kontrollojnë shtëpinë me tërbim.. s’lanë dhe libër pa kontrolluar nga biblioteka e Tij…deri nëmëngjes! .. Priteshin dhe lakmi të reja! Me gurë varri mbuluan të vërtetën e të mirën! … ”Teknika e taktika e tyre harriti të bëjë “mrekullira”, sa të mos u besonte njeriu syve: “Demir Kallarati-armik populli ?!!”
Shtëpinë e sekuestruan.. Merjon edhe pse në moshë fare te re e internuan! .. Rëndoi mbi të po ajo torturë e tmerrëshme sa mbi gjithë të dhunuarit me punë të rënda së bashku.. Veç, qëndroi ashtu siç dinë të qëndrojnë, vetëm ato që janë MERO, gjithnjë e pamposhtur.
Besnikëria ndaj së vërtetës, besnikëria ndaj fjalës së saj, të tëra këto ishin pjesë përbërëse e mishit, e gjakut të saj. Këtë lartësim ia pohoi dhe i shoqi 2 ditë para se të vdiste, në prani të xhelatëve të kuq, mirësjellja e të cilëve kutërbonte dënim me vdekje:-
”Të lumtë MERO, ti e bëre detyrën si burrat e kaluar burrave! ” Imazhi i këtyre fjalëve të DEMIRIT tepër tronditës-fizionomi që paraqitëte një mendim të tmerrshëm.. atje..
- E kam bërë e do ta bëj si ndaj teje, e njerëzve të tu” – Ishin këto fjalë të përgjigjëjes së Meros, që bashkjetuan me DEMON prapa hekurave të neveritëshme të birucës dhe, e pamundur ti shkitëte nga mëndja e Tij..
- ”Mos prisni më, këshilla e mendime nga unë”, - fjalë ë fundit të DEMIRIT, të dënuarit me vdekje, që më 22/12/ 1948 mbaroi në tortura çnjerëzore …”për të mirën e shoqerisë“! Emri që la pas DEMIRI (miku i ngushtë i Jani Dilo-s, Hysni Lepenicës e Petro Markos) .. është i ndritur.
E, ç’nuk bëri për të shoqin e burgosur, me të vetmin faj se.. ishte demokrate, shumëburrëror! .. dhe, kur dëgjoi që DEMIR KALLARAT s’ka më! .. Nuk ja vleu më barra qiranë të konsumonte fjalë.. Po.. me tërbimin e labes kur nuk i hyn vdekja e saj në sy, u sul mes policëve.. dinte vetëm që dera e të vdekurit hapet nga jashtë.. futet … rrëmbeu brënda kufomëne burrit ….. ..
Po ku ta shpinte?! Ku do ti bënte nderimet e rastit të shoqit?! Shtëpinë nuk e kish më të sajën! Ajo që, habiti.. ishte morali i lartë mbi të cilin ngrihej kjo labe.! Se, të ishe preh e inkuzicionit të kuq, përpara kësaj llatarie.. - vdekja nuk ish gjë, sepse do të thoshte dënim e çfarë dënimi se! Dktatura e kuqe s’linte gjë pa bërë, për të skandalizuar njerinë, qoftë dhe të vdekur.
Përpiqeshin mjeranët të dëshmonin se.. kjo grua kreu një mëkat tjetër të rëndë…Por, ndodheshin përballë një labeje që, spikaste në dhuntinë për të folur në mënyrë bindëse.
E jashtëzakonëshme në aftësinë e saj për të mbushur zëmrat me kurajo edhe atyre që kishin humbur besimin, e tu futëte në shpirt shpresën që dëshpërimi të pushonte së ekzistuari. Partia, sigurimi e hidhte njerinë në mundime të përjetëshme sa, ”më mirë një vdekje me tmerr se, një tmerr pa fund”…
Por, tiranas që nuk u trëmb syri e vunë në sup DEMIRIN nga Kallarati dhe Barjam çela i hapi shtëpinë.. Lajmin e Zi e vuri te porta e tij.. . Plot e përplot me njerëz: shtëpia, oborri e deri në rrugë.. për ti bere nderime burrit që të merrte gjak në vetull. Ay DEMIRI, që dhe me vështrimin e Tij të freskonte zëmrën, u jepte forcë e dritë ditëve të mira e të vështira kur jeta të sulmon me tërë forcën e rrebeshit…tani s’të shoqëron dot më.. Syri i tij që me një të rrotulluar, kuptonte ç’ambient e rrethonte.. nuk lëviz dot më……Dal nga dal do shtrihej me dheun…. i dërmuari nga plagët e torturave të padëgjuara ndonjë-herë, tani s’ka nevojë më për dritë Dielli.. ZOTI i dha dritën e përjetësisë atij, që vuajti me pagjumësi fisnike lajmin e hidhur të vrasjes së Hysni Lepenicës.. Ajo fjalë që i dilte nga goja e përmëndëtëte:Nderet, Besën, Shpresën, ShqipërinDemokracinë, Idealin e atyre që u vranë, lexohej në sytë e gjithë të pranishmëve ;tingëllim aktual i ka dhe në kujtimin te librin”Storia del materialismo” dhuruar Jani Dilo-s, shkruar me dorën e vet:
”Fleta e historisë do ti dënojë injorantet e çarmatosur nga ç’do ndiesi e mirë”. (Demiri, 3/Mars 1941)
– Të nderohet burri -foli Barjami-sipas tradites dhe zakoneve që ka vëndi.. Në këtë hidherim të thellë edhe pse të dëbuar politik nga Tirana djemtë e Ilia Dilo Sheperit gjetën rastin e ti japin lamtumirën e fundit Demirit të shtrënjtë. (Bile Jani nga N. Y. në vazhdimësi dhe nuk ja ndau ndihmën ekonomike –kësaj burrëreshe-Mero! shoqja e mikut të Tij të ngushtë) Heshtjen e akulltë e theu vaji i MEROS që mbahet mënd dhe sot e kësaj dite.
“.. DEMIR zeza në të zi
Ti e di a nuk e di
Sonte dolle në liri
Jemi te miku të dy.. ”

Emocione rrënqethëse… Ajo që i sherbente Demirit kur ish gjallë, tani i sherbente dhe të vdekur… Dramaciteti i vargjeve të saj futëte jetë dhe atje ku ish shuar… Ja pra, sesi jeta dhe vdekja, me të gjitha mundimet e veta marrin kuptim, marrin vlera. Dhimbja - shkallë karalteri - e ngrinte atë MERO në lartësinë e burrit të vërtetë! Njerëzit e pamundur ti mbanin dot lotët…. Vargjet e këtij vaji dhe te efektit. e ngrënë këtë grua në piedestalin e trimave.
“Ne jetë nuk jemi veç kalimtare e lum ai që di të lërë një emër të nderuar - kjo është pasuria me e madhe” - thoshte Merua. që, ne rrugën e jetës, i shikon rrugën e përjetësisë
Edhe kur kaloi të 80-tat gjithë e donin dhe e respektonin, të mëdhej e të vegji. ç’nuk dëgjoje në çastin e takimit,.. ..
Të jesh ballë për ballë me një njeri si Kjo, është diçka e paharruar. E vetme Merua po, kurrë e vetmuar!
Të rejat i mësonte, sigurisht të mira e të këqia përzier Tërë vëmëndje e me zëmër të shtërnguar dëgjonte radion që e mbante pranë mbi komodinë, afër krevatit ”ç'do bëhet vallë? C’do ti thonë këtij populli për krimet që kanë bërë?! .. Gjaku që kanë në duar.. a nuk i tmerron?”.. - tundre kokën … të vështronte… Edhe në atë dhomë të vogël që kish e ngjante me një kënd të vjetër ikonash.., s’ishin të pakta vizitat.. ç’nuk dëgjoje përmes përqafimeve! “Si kaq shpejt u rrite! ”Si ndryshojë kjo kështu! ”.. ”A nuk jam plakur?! ”Pastaj, si me vehte ”Pah, sa i ngjan gjyshes së saj! ”..
Në se e pyesnje: çfarë ke fituar në jetë?
- “Entusiazmin që ta shoh botën më të madhe.. Kënaqësinë kur shoh njerinë e mirë në një moment vërtet suksesi. Qëllimin e madh kur harrihet se, do i bëjë, besoj, dhe “këta të vegjëlit”-njerëz më të mirë. ”
Sillte shëmbuj nga jeta me atë memorje aq të fortë që kish e konkludonte: “Shëndeti, llogjika e shëndoshë nuk janë të dhëna për gjithmonë-mor bir- duhet ç’do ditë, ç’do çast ti rifitojmë.
Nuk besonte, veç në ato që i thosh llogjika e saj! dhe ngrinte zërin:
”Kurrë nuk harrohet Ai, që jeton në botën e shpirtit! .. Trego sinqeritet te vetja jote-dhe, vrapo të gezosh Atdheun, shoqërinë shqiptare”
Merak kish për tërë atë shtëpi ta shihte të sajen, që me aq djersë e mund ndertuar me Demirin. Hidhte hije dyshimi …edhe tani.. që komunizmi vdiq.. ” Eshtë koha e pushtimit të pronës, kjoo”! ! –thoshte Tjetër nuk kuptohet dot, deri sa harrihet të shkelet dhe e drejta e jetës! ! Shih.. drejtësisia është zhveshur, lidhur kokë e këmbë nga mafiozë,! Vjen demokracia e vërtetë ahere kur do ngrihet JANI DILUA. Atë burrë, se bën më Nëna e as besoj në breza ti vijë Shqipërisë… Këta.. po.. si punët e tyre.. njëherë thanë- armik populli!!! Vetë folën vetë dëgjuan!
Pastaj e mohuan. -Si duket ata që vrau “armiku i popullit”…u ngjallënëë.. Si këta e mos këta! .. Oh! si punët e tyre.. ” Dëgjoj radion tani, po.. emrin e Janit nuk e dëgjoj?! .. Vetëm fjalët “forca të errata” “forca të errata”.. përsërit shumë herë e nuk u pëlqen të dënojnë kriminelë!!! Zjarrin duan ta shuajnë me benzine?! ” Po, kane te drejtë se, janë mësuar me gjak “erdhën, me gjak e mbajtën dhe me gjak do ikin” nuk ka ardhë Demokracia e vërtet. Besim te, të pabesët nuk ka.! . Merua s’ harrin dot të sheohi shtëpinë e saj me sy.!! . ”…Kaq i ishin dobësuar shpresat e saj
Ashtu si nuk i iku dot dhimbjes, kjo zëmër bujare që, ish altar therorie e burrërie.. . ashtu nuk i iku dot dhe vdekjes.. kur Demiri (që kurrë nuk e shkitëte nga goja) i bëri zë të vinte …Të dy tani janë më pranë përjetësisë se kurrë.
Aktivizova-i dashur lexues - këto gjurmë kujtimesh të pranishme në sistemin Dje-Sot që të kapërcejnë nga gjurma e kujtesës në ralitetin shqiptar.
Leçe 18/02/09


Për ZSH: K. Zylo
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi